Tag: dhunuar

  • Me pistoleta e leva hekuri hyjnë në lokalin e rezidencës VIP në Lundër, një i plagosur deri tani

    Me pistoleta e leva hekuri hyjnë në lokalin e rezidencës VIP në Lundër, një i plagosur deri tani

    Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi sherrin e ndodhur në një nga rezidencat e L. Hill, pasditen e së premtes. Sipas burimeve policore dyshohet se është dhunuar një i ri rreth 19 vjeç, Kristi Fufi.
    Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

    Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.
    Njoftimi;
    Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
    Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

  • FOTO/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi! Agresorët e gjetën brenda lokalit dhe…

    FOTO/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi! Agresorët e gjetën brenda lokalit dhe…

    Identifikohet i dhunuari në një nga rezidencat e Rolling Hill në Lundër, pasditen e së premtes. Ai është Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.
    Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.
    Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Kristi Fufi 19 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

  • 22-vjeçarja e dehur u thyen pajisjet, babë e bir e rrahin me grushte

    22-vjeçarja e dehur u thyen pajisjet, babë e bir e rrahin me grushte

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dy persona, babë e bir, kanë dhunuar një 22-vjeçare.
    Autoritetet policore raportojnë se fillimisht ka qenë e reja, e cila në gjendje të dehur ka thyer disa pajisje në një subjekt, dhe më pas babë e bir, e kanë dhunuar me grushte. Të tre ata janë proceduar në gjendje të lirë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Q., 33 vjeç, P. Q., 62 vjeç (babë e bir) dhe A. Q., 22 vjeçe, pasi shtetasja A. Q. dyshohet se në gjëndje të dehur, ka thyer disa pajisje në subjektin e 62-vjeçarit, i cili bashkë me djalin e tij, ka goditur me grushte 22-vjeçaren.” – njofton Policia e Tiranës

  • Alarmohet policia e Tiranës, dyshohet se disa persona kanë dhunuar dhe marrë peng një të ri!

    Alarmohet policia e Tiranës, dyshohet se disa persona kanë dhunuar dhe marrë peng një të ri!

    Policia e Tiranës ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj të cilët dyshohet se kanë dhunuar brutalisht dhe kanë marrë peng një të ri.
    Sipas gazetarit Igli Çelmeta, ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh te ish-sheshi “Shqiponja”.
    Ndërkohë policia është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur në sallën operative.

  • 14-vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

    14-vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

    Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar për pretendimet se një 14-vjeçar është dhunuar në ambientet e komisariatit më datë 12 Prill.
    Njoftimin për këtë rast e ka thënë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku thotë se i mituri ishte shoqëruar në komisariat për hedhje të lëndëve piroteknike te Liqeni Artificial dhe ndaj tij është ushtruar dhunë nga 3 punonjës të Policisë.
    “Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë: Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta.
    Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
    Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025. Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:

    -Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;

    -Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
    -Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.”, njofton policia.
    AMP ka referuar materialet në Prokurori për hetimin e 3 punonjësve të Policisë për “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

  • Dyshohet se dhunuan të miturin e ndaluar në komisariat, hetohen penalisht tre punonjësit e policisë

    Dyshohet se dhunuan të miturin e ndaluar në komisariat, hetohen penalisht tre punonjësit e policisë

    Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:
    Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.
    Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:
    -Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
    -Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
    -Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
    Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025,ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.
    Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve.

  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha se një 14-vjeçar u dhunua në komisariat, reagon policia

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha se një 14-vjeçar u dhunua në komisariat, reagon policia

    Policia e Shteti ka reaguar në një deklaratë publike në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar.
    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

    Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:
    Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.
    Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
    Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025,ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
    Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.
    Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve.

  • 14 vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

    14 vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

    Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar për pretendimet se një 14 vjeçar është dhunuar në ambientet e komisariatit më datë 12 Prill.
    Njoftimin për rastin në fjalë e ka thënë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku thotë se i mituri ishte shoqëruar në komisariat për hedhje të lëndëve piroteknike te Liqeni Artificial. Më pas, thekson se ndaj tij është ushtruar dhunë nga 3 punonjës të Policisë.
    “Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë: Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta.
    Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025. Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:
    -Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
    -Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
    -Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.”

    AMP ka referuar materialet në Prokurori për hetimin e 3 punonjësve të Policisë për “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

  • “Do pres krahun e të fus në burg ty dhe rruspien”, vjehrra inskenon dhunën

    “Do pres krahun e të fus në burg ty dhe rruspien”, vjehrra inskenon dhunën

    Emisioni “Stop” ndodhet në Fier pasi zonja Afërdita Kapllani tregon se pas vdekjes së vjehrrit, ka filluar konflikti me vjehrrën dhe kunatat, të cilat nuk kanë dashur më që në shtëpinë e bashkëshortit të Afërditës nusja të zbresë në katin e parë.“Unë jam Afërdita Kapllani në këtë moment kam prej 25 vitesh që jetoj në Irlandë, këtu kemi ndërtuar një shtëpi prej 28 vitesh bashkë me bashkëshortin tim Kundret, por na ka lindur një konflikt pre Dhjetorit të vitit 2023 me vjehrrën dhe kunatat e mia. Shtëpia është në emër të burrit, e ka financuar burri, por aty kemi marrë dhe prindërit nga shtëpitë e tyre që kishin ndërtuar vetë dhe jetonin të 2 prindërit. Vjehrri ka 3 vjet që është ndarë nga jeta dhe atje jeton vjehrra ime. Për gjithë kohën që kemi jashtë Shqipërisë, kontributin e kemi derdhur tek vjehrri dhe vjehrra, siç është zakoni. Ky është djalë i vetëm dhe ia derdhim të gjithë kontributin vjehrrit. Në këtë kohë paratë i tërhiqte vajza e tyre, kunata jonë. Në momentin që ne e kuptuam që prindërit nuk kishin asnjë lloj të ardhurash dhe jetesa nuk ishte ashtu siç ne e financonim, në ketë moment burri im e ndërpreu financimin. Këtu ka filluar debati. Mua para një viti m’u aksidentua një vëlla, m’u nda nga jeta dhe kur vij këtu, këto më sjellin policinë që unë të mos shkoj në katin e parë, që të mos i jap asnjë lloj shërbimi apo ndihme nënës së tyre. E kam lënë siç e kanë dashur ato për të mos bërë konflikt”, tregon për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja, Afërdita Kapllani.
    Kunata e vjehrra kanë bërë disa kallëzime ndaj Afërditës, pasi pretendojnë se kjo e fundit ka dhunuar vjehrrën. Afërdita e mohon ta ketë bërë ndonjëherë një gjë të tillë.“Kunata bashkë me vjehrrën herë pas herë shkojnë në polici dhe bëjnë akuza të rreme. Më kanë sjellë policinë 5 herë, 2 herë kanë shkuar dhe më kanë bërë padi mua, që unë gjoja dhunoj vjehrrën. Sa herë ka ardhur policia e ka verifikuar që vjehrra nuk është e dhunuar. Për arsye se unë kam kamerat atje për 13 vjet që burri kishte çuar edhe për siguri shtëpie, por edhe që të shikonte prindërit. Nga viti 2023 e deri në vitin 2024 ato i kanë thyer kamerat 4 herë. Marrëdhënia ime me vjehrrën më parë ka qenë shumë mirë pa asnjë lloj problemi. Unë kur vija 2-3 javë, 4-5 ditë i shpenzoja duke i bërë punët vjehrrës që t’i çoja shtëpinë në terezi sepse ishte në pleqëri. Unë kam nënë vetë 90 vjeçe dhe nuk ndjehem mirë që kjo të mos e marrë shërbimin për këto. Pse të jem përpara ligjit për një vepër që nuk është në karakterin, moralin dhe edukatën time. Jam 57 vjeçe, kam 3 djem e 3 nuse”, shton më tej Afërdita Kapllani.
    Vetë e moshuara, Drita pohon se nuk është dhunuar nga nusja e saj, por ka pakënaqësi.
    Gazetarja: Nusja a ju ka dhunuar ndonjëherë?
    Vjehrra: Ne me nusen jemi sqaruar atje, me gjyqe edhe me polici. Nuk kam se çfarë të sqaroj më unë, më lini rehat! I kemi bërë akuzat, policia ka ardhur, i kemi sqaruar edhe në Tiranë vajtëm. Ka ardhur policia 100 herë. Nuset janë nuse, nuk e do vjehrrën.
    Gazetarja: Të ka dhunuar?
    Vjehrra: Për të më rrahur nuk më ka rrahur, por më ka kërkuar që të iki. Më lini rehat se i di vetë unë hallet e mia.
    Gazetarja: Po kamerat këtu pse i keni thyer?
    Vjehrra: Po për çfarë t’i mbaj, që të më dëgjojë se çfarë the unë! Për çfarë më duhen mua kamerat në shtëpi?!
    Përmes kamerave të sigurisë, dëgjohet vjehrra duke sharë e kërcënuar nusen dhe djalin, e duke thënë se edhe dorën do e presë, për të akuzuar ata.
    “Babai kishte grua. Ku e la gruan? Në sytë e tu, që të dalin? O maskara i m…! Që të bën ajo rruspia ububu…. Sjell policat te çupa. Çfarë faji të ka çupa, o maskara! O maskara! Po unë të kam ruajtur, ore qen! Po unë do pres dorën dhe do të fus brenda! Brenda aty qen! Të vdesësh atje në burg! Gjen para ti, mos i hëngshi paratë”, dëgjohet të thotë e moshuara.
    Akti më flagrant është kur vjehrra e kunata thyejnë kamerat, për të zhdukur provat e dhunës dhe inskenimit.

  • Dhunoi kunatën dhe e kërcënoi që të mos e denonconte në Polici, arrestohet 45-vjeçari

    Dhunoi kunatën dhe e kërcënoi që të mos e denonconte në Polici, arrestohet 45-vjeçari

    Një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar motrën e bashkëshortes dhe më pas e ka kërcënuar që të mos e denonconte në Polici është vendosur në pranga nga blutë e Librazhdit.
    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas kallëzimit të një 37-vjeçareje se bashkëshorti i motrës së saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur për të mos kallëzuar, kanë organizuar menjeherë punën dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin N. P., 45 vjeç, banues në Librazhd. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
    Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. P., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.