Një ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë ku një punonjës i pastrimit të qytetit është dhunuar barbarisht nga pre persona, një prej tyre shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas makinës që pastron koshat, dhe kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.
Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit.
Mediat greke kanë publikuar edhe PAMJET nga momenti i dhunimit.
Policia bën me dije se shqiptari është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, me disa precedentë në Greqi.
Tag: dhunuar
-

Skandal në Athinë/ Shqiptari dhe dy të rinj sulmojnë punonjësin e pastrimit, ja arsyeja e pazakontë
-

Djalin e mori nga kopshti me shenja të nxira në fytyrë! Pronarja e ‘Gledis’ denoncon nënën: Më prishi imazhin
djali i dhunuar
TIRANË-Merita Jana, pronarja e kopshtit privat ‘Gledis’ i ndodhur në zonën e Astirit, ka kallëzuar në Polici nënën e djalit, i cili u konfliktua me një fëmijë tjetër më 4 qershor, në ambjentet e institucionit. Nëna raportoi ngjarjen e shqetësuar, duke publikuar foton e djalit të saj me shenja dhune në fytyrë, por pronarja e kopshtit e ka denoncuar për prishje imazhi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2025, shtetasja M. J., 36 vjeçe, pronare e një kopshti privat, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
Ditën e ngjarjes ZËRI kontaktoi me pronaren e kopshtit privat “Gledis”, Merita Jana, e cila pohoi incidentin mes fëmijëve dhe u shpreh e revoltuar se do t’i vendosë çelësin.Ngjarja u raportua më 4 qershor, ku nëna e fëmijës pretendon se askush nga personeli i kopshtit nuk ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin mes të vegjëlve dhe djali i saj ka shkuar i dhunuar në shtëpi. Ky nuk është rasti i parë, që kopshti vendoset në vëmendje të publikut, pasi disa muaj më parë, edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël. 46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë./ZËRI
-

Detaje të reja/ Pasi u godit me thikë e kaçavidë, djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij (Pamjet)
Momenti dramatik kur djali arratiset nga rrëmbyesit e tij, i rrëmbimit të djalit të një biznesmeni grek është dokumentuar në një video të publikuar nga mediat helene.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, kur i riu, i mbajtur peng dhe i dhunuar me thikë e kaçavidë, gjeti rastin të shpëtonte. Pavarësisht dhimbjeve dhe rraskapitjes, ai përfitoi nga një çast pakujdesie për të hapur derën e një makine të bardhë, ku mbahej i mbyllur, dhe ia doli të largohej me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik. Kjo pamje prekëse shton më tej dimensionin tronditës të çështjes që ka angazhuar intensivisht policinë greke.
Sipas informacioneve të bëra publike, katër persona, përfshirë këngëtarin e njohur Ivan Greko, kishin organizuar një rrëmbim me motiv financiar. Viktima ishte marrë me forcë nga një servis automjetesh dhe më pas ishte dhunuar brutalisht përpara se të arrinte të shpëtonte. -

Publikohen pamjet/ Djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij, pasi u godit me thikë e kaçavidë
Ngjarja tronditëse e rrëmbimit të djalit të një biznesmeni grek është dokumentuar në një video të publikuar nga mediat helene, ku shihet momenti dramatik kur djali arratiset nga rrëmbyesit e tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, kur i riu, i mbajtur peng dhe i dhunuar me thikë e kaçavidë, gjeti rastin të shpëtonte.
Pavarësisht dhimbjeve dhe rraskapitjes, ai përfitoi nga një çast pakujdesie për të hapur derën e një makine të bardhë, ku mbahej i mbyllur, dhe ia doli të largohej me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik. Kjo pamje prekëse shton më tej dimensionin tronditës të çështjes që ka angazhuar intensivisht policinë greke.Sipas informacioneve të bëra publike, katër persona, përfshirë këngëtarin e njohur Ivan Greko, kishin organizuar një rrëmbim me motiv financiar. Viktima ishte marrë me forcë nga një servis automjetesh dhe më pas ishte dhunuar brutalisht përpara se të arrinte të shpëtonte.
-

Parandalohet krimi në Patos, 45-vjeçari kanos me jetë bashkëjetuesen 26 vjeçare
Është parandaluar një krim në familje në Patos. Një 45 vjeçar ka rënë në pranga pasi ka dhunuar dhe kanosur se do të vriste bashkëjetuesen.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia. -

U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjecar i cili ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të ish-së dashurës së tij, se më datë 16 maj ai e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.
49-vjecari Admir Plaku u kap nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 të kryeqytetit dhe do ti vihet në dispozicion organeve të drejtësisë.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap shtetasi A. P, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e bluve. -

Krimi në Has/ I dhunuan prindërit një ditë më parë pas sherrit për pronën, djali kthehet nga Anglia dhe vret 34-vjeçarin
Prona është bërë shkak për konfliktin e zhvilluar mes dy familjeve në Has. 34 –vjeçari Ryshyt Sallahu u vra ditën e sotme me armë nga 41-vjeçari Ylber Jaku, për motive pronësie. Sherri sipas informacioneve ka nisur një ditë më parë, ku disa persona të fisit Sallahu në mesin e tyre edhe një vajzë 21 vjeçare kanë dhunuar çiftin e moshuar A. Jaku 65 vjeç dhe V. Jaku 60 vjeçe (bashkëshortë) ku gruaja vijon në spital në gjendje të rëndë.
Ka qenë 21-vjeçarja Artiola Sallahu, ajo e cila me një send të mprehtë, dyshohet sëpatë, ka goditur ciftin Jaku, e cila më pas është arrestuar nga uniformat blu.
Ndërkohë ABC News mëson Ylber Jaku jetonte në Angli, dhe pas konfliktit në të cilin ishin dhunuar prindërit e tij, ka prerë biletën dhe më pas ka mbërritur në Has, aty ku edhe ka kryer vrasjen.
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

I ndaloi një ditë më parë, disa persona dhunojnë efektivin e Policisë Rrugore në Kukës
Foto ilustruese
KUKËS- Një polic i qarkullimit rrugor është dhunuar nga disa persona në Kukës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, sepse efektivi i Policisë i ka ndaluar ata një ditë më parë. Por, disa persona kanë shkuar sot pranë banesës së tij dhe e kanë dhunuar. Efektivi i Policisë është transportuar në spital për trajtim mjekësor për shkak të plagëve të shumta.
Deri më tani, nuk ka informacione rreth personave të përfshirë në këtë konflikt apo rreth identitetit të tyre. /ZËRI -

Dhunohet një efektiv policie në Kukës, dyshohet për shkak të detyrës
Një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Kukës është dhunuar nga disa persona, në një ngjarje që dyshohet se lidhet me detyrën e tij.
Mësohet se ditë më parë efektivi kishte ndaluar disa persona gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa sot ata kanë shkuar pranë banesës së tij dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Si pasojë e goditjeve të marra, efektivi është dërguar në spital ku ka marrë mjekim për plagët e shumta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e sakta të sulmit. -

FOTO/ identifikohet 19-vjeçari i dhunuar në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi!
Identifikohet i dhunuari në një nga rezidencat e Rolling Hill në Lundër, pasditen e së premtes. Ai është Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.
Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Kristi Fufi 19 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.