Tag: dhunuar

  • Avokati i policit që dhunoi kamerierin në Vlorë publikon pamjet dhe tenton të ‘sfumojë’ ngjarjen: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai dy shpulla i futi djalit

    Avokati i policit që dhunoi kamerierin në Vlorë publikon pamjet dhe tenton të ‘sfumojë’ ngjarjen: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai dy shpulla i futi djalit

    Avokati i policit që dhunoi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj teksa ishte duke punuar në një lokal në Vlorë, ka publikuar pamje të tjera ku sipas tij dëshmojnë dhunën që i është bërë klientit të tij pas ngjarës së rëndë.

    Sipas tij klienti i tij është dhunuar nga 15 veta pasi ka ‘qëlluar me dy shpulla fëmijën’, thotë ai. Në këto pamje ai pretendon se shihet qartë kur polici është dhunuar nga 15 persona, dhe se këta të fundit madje sipas tij janë dhe të evidentueshëm në këto pamje.
    Pamjet e postuara prej avokatit që mbron policin që dhunoi një të ri në vendin e punës pa shkak, në fakt nuk duken qartë, por shfaqet në cep të videos një moment përplasjeje apo tensioni mes disa personave.
    Avokati Kujtim Cakrani, në këtë reagim nuk thotë asnjë fjalë për dhunimin që klienti i tij polic i ka bërë të riut që po punonte, por thotë klienti i tij Ardian Isufi, është dhunuar jashtë ambienteve të lokalit dhe se përgjegjësit do të përballen me ligjin.
    Në një reagim pak më herët ai tha se polici nuk e ka dhunuar kamerierin, por i ‘ka futur dy shpulla’ dhe se sipas tij kjo sjellje nuk justifikon që më pas klienti i tij të dhunohej.
    Reagimi i plotë i avokatit:
    Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambientet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.
    Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.
    Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht është fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.
    Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat i policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.
    Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

    Top Channel

  • Polici dhunoi kamarierin! Avokati publikon VIDEON: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai 2 shpulla i futi djalit

    Polici dhunoi kamarierin! Avokati publikon VIDEON: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai 2 shpulla i futi djalit

    Kujtim Cakrani

    TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar, Ron Balaj në Vlorë për një shishe uji. Avokati ka publikuar një tjetër video ku pretendon se efektivi, tashmë i pezulluar është dhunuar nga 15 persona me sende të forta dhe ndodhet në reanimacion të spitalit Vlorës, pasi ka ‘qëlluar me dy shpulla fëmijën’. Pamjet e postuara prej avokatit që mbron policin që dhunoi kamarierin në vendin e punës, nuk duken qartë, por shihet një moment përplasjeje apo tensioni mes disa personave. 

    Avokati, Kujtim Cakrani: Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambjentet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit. Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qënë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta. Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht ëahtë fshehur pjesa tjetër e ngjarjes. Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij. Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes. Kjo histori nuk do përfundoj këtu jo? Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit tij.
    Në një reagim pak më herët ai tha se Polici nuk e ka dhunuar kamerierin, por i ‘ka futur dy shpulla’ dhe se sipas tij kjo sjellje nuk justifikon që më pas klienti i tij të dhunohej. Cakrani tha për mediat se Isufi vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo. Gjithashtu Cakrani kërkon të zbardhet ngjarja dhe sipas tij duhet të merren të plota videot e kamerave të sigurisë.
    “Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri. Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”, shprehet Cakrani.
    Si ndodhi ngjarja
    Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, ku kamarieri 18-vjeçar, kishte çuar në tavolinën ku ndodheshin autorët një shishe uji më shumë se porosia. Kamarieri është dhunuar nga Ardian Isufi, efektiv policie jashtë detyrës dhe ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me të kaluar kriminale në prani të klientëve. Në konflikt ka ndërhyrë edhe pronari i hotelit, Vasil Bedinaj i cili kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur efektivin.

    Kjo ngjarje ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet drejtësi për të riun dhe ndëshkim për autorët e dhunës. Mbi rastin ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar që autori të dalë përpara drejtësisë dhe të përjashtohet përjetësisht nga Policia e Shtetit./ZËRI

  • Mësuesja e kamarierit të dhunuar: Roni model edukate dhe kulture

    Mësuesja e kamarierit të dhunuar: Roni model edukate dhe kulture

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur në një lokal në Vlorë, ku një 18-vjeçar i identifikuar Ron Bala, u dhunua nga një nënkomisar policie për një shishe uji, ka ardhur një reagim prekës nga mësuesja kujdestare e të riut. Ajo ka ndarë publikisht për JOQ vlerësimin e saj për nxënësin, duke hedhur dritë mbi karakterin dhe sjelljen shembullore të tij.
    “Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë,” shkruan ajo.

    Mësuesja e përshkruan të riun si një djalë të mrekullueshëm, i cili, përveçse shkëlqen në mësime, po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Ajo thekson se ai nuk është vetëm një nxënës i mirë, por një shembull për gjithë rininë.
    Ky reagim vjen në një moment kur shoqëria shqiptare po përballet gjithnjë e më shpesh me raste të papërgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve dhe sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të të rinjve që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

  • “Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shef i qarkullimit të Vlorës dhe miku i tij dhunojnë kamerierin

    “Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shef i qarkullimit të Vlorës dhe miku i tij dhunojnë kamerierin

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në barin e një hoteli në zonën e Skelës ku është dhunuar një kamarier nga ana e një efektivi policie jashtë detyrës dhe një personi me një të kaluar të theksuar kriminale.
    Siç duket dhe nga pamjet, dy personat i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar ndërkohë që siç duket dhe në pamje, ka qënë efektivi i policisë Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit të Vlorës ai që e ka prekur të riun ndërsa më pas i sulet një tjetër person që ishte në tavolinë me të duke e goditur disa herë, i quajtur Leart Bino.
    Kamarieri i dhunuar për shkak të detyrës është larguar pasi pasojat mund të ishin fatale për t’i shpëtuar një sulmi tjetër pasi dhunuesit po i afroheshin përsëri. klientë të huaj dhe shqiptarë janë larguar të tmerruar kur kanë parë se si dhunohej në mes të lokalit, një kamarier i cili po kryente vetëm detyrën .
     

     
     
     

  • Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

    Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

    Rastet e dhunës në familje këtë verë në Cërrik kanë qenë jo të pakta. Rasti i fundit është raportuar mëngjesin e sotëm. Marsid Musta, 38 vjeç është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten në sy të fëmijëve të tij.
    Musta rreth mesnatës sipas burimeve zyrtare pas një grindje me bashkëshorten për disa orë ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike, kërcënime e fyerje. Më pas ai e ka dhunuar fizikisht për disa minuta.

    Megjithë ndërhyrjen e fëmijëve të mitur,dhuna ndaj bashkëshortes së tij 29 vjeçe nuk është ndalur. Ajo ka mundur ti shpëtojë burrit dhunues dhe të paraqitet në orën 02:25 në komisariatin e policisë ku ka bërë denoncim për ngjarjen.
    Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e burrit dhunes dhe ndalimin e tij, ndërsa është lëshuar urdhër mbrojtje për 29-vjeçaren e dhunuar.

  • Sherr i dhunshëm në Ksamil, arrestohet autori që rrahu pronarin e biznesit në sy të fëmijës

    Sherr i dhunshëm në Ksamil, arrestohet autori që rrahu pronarin e biznesit në sy të fëmijës

    Një sherr me grushta ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil, ku një person ka dhunuar në sy të familjarëve pronarin e një biznesi.

    Pas sherrit është identifikuar autori i ngjarjes i cili ëhstë arrestuar nga policia, ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë në ngjarje.

    Njoftimi:
    Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

  • U përdhunua nga 50 burra për mbi 10 vite pasi drogohej nga bashkëshorti/ Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

    U përdhunua nga 50 burra për mbi 10 vite pasi drogohej nga bashkëshorti/ Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

    Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.

    Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.
    Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.
    Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.
    Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.
    Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.
    “Dua që të gjitha gratë që janë dhunuar të thonë: Zonja Pelicot ia ka dalë, mundem edhe unë”, u ka thënë më parë ajo gazetarëve, duke treguar se ka vendosur ta bëjë të hapur procesin gjyqësor për “t’ia ndërruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.
    Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurën e saj, duke thënë se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanë inspiruar Francën dhe botën”.
    Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./ REL

    Top Channel

  • Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

    Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

    Gisele Pelicot

    FRANCË- Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës. Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.
    Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë. Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz. Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.
    Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.
    “Dua që të gjitha gratë që janë dhunuar të thonë: Zonja Pelicot ia ka dalë, mundem edhe unë”, u ka thënë më parë ajo gazetarëve, duke treguar se ka vendosur ta bëjë të hapur procesin gjyqësor për “t’ia ndërruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.
    Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurën e saj, duke thënë se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanë inspiruar Francën dhe botën”. Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./REL

  • “Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

    “Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast dhune ndaj një gruaje në ambientet e një farmacie në fshatin Strum, njësia administrative Roskovec.
    Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pesë ditë më parë, ndërsa autori i dyshuar është Ilir Musko, farmacist dhe kandidat për deputet për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.
    Berisha citon një mesazh nga një qytetare, e cila shkruan se viktima është një grua nga fshati Samaticë, e cila kishte shkuar për trajtim me serum në farmacinë e Muskos. Ajo pretendon se gjatë qëndrimit në farmaci është dhunuar fizikisht nga Musko.
    Sipas denoncimit, familjarët e të dhunuarës po përballen me pengesa nga Policia e Roskovecit gjatë përpjekjeve për të bërë kallëzim. Gruaja ka deklaruar se ministrja Belinda Balluku po ndërhyn për të fshehur ngjarjen dhe për të mbrojtur Muskon.
    Denoncimi përmend gjithashtu përplasje fizike mes të afërmve të gruas dhe Muskos, që ka shkaktuar tensione në zonë.
    Postimi i Berishës:

    Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën!

    Lubi Balluku mbron dhunuesin!
    Narko-drejtori gangster i policisë keqtrajton familjarët dhe fsheh krimin.

    Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të Kandidatit gangster Muskaj dhe qendrimin e narko-drejtorit të policisë!

     Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital

    Z. Berisha Pershendetje!
    Jam nje grua nga Roskoveci. Dua te bej nje denoncim te rende qe ka ndodhur ne zonen tone. Kandidati i ps nga Roskoveci ne qarkun e Fierit, Ilir Musko ka dhunuar ne farmacin e tij nje grua. Kjo ngjarje ka ndodhur para 5 ditesh, por policia po fsheh ngjarjen, sepse po nderhyn Belinda Balluku. Gruaja eshte bga fshati Samatice dhe ka shkuar tek Ilir Musko per te bere nje serum tek farmacia e tij se ai eshte farmacist. Dhe aty e ka dhunuar. Edhe babai i tij Kujtim Musko kur ishte drejtor ka dhunuar nje vajze 14 vjec. Familjaret e gruas nga Samatica kane bere denoncim por policia dhe skender hitaj i ka nxjerr nga komisariati. Kete ngjarje e di e gjithe zona e Roskovecit. Ka ndodhur ne fshatin Strum se aty e ka farmacine Ilir Musko.
    Njerezit e gruas nga fshati Samatice e rrahen Ilir Muskon. U be e madhe se ka nisur sherri madh. U perleshen me grushta.

  • Rrëmbyen kameramanin dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

    Rrëmbyen kameramanin dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

    Një 48-vjeçar është marrë me forcë dhe është dhunuar nga katër persona në Durrës.

    Bëhet fjalë për një kameraman të identifikuar si Denis Simaku, i cili është dhunuar nga Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç.
    Policia thotë se autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
    Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel