Tag: dhunuan

  • Morën peng dhe dhunuan 27-vjeçarin, arrestohen dy vajza në Tiranë (Emrat)

    Morën peng dhe dhunuan 27-vjeçarin, arrestohen dy vajza në Tiranë (Emrat)

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetase të shpallura në kërkim tre ditë më parë, të dyshuara si pjesë e një grupi që rrëmbeu dhe dhunoi një 27-vjeçar për ta detyruar t’u jepte para.
    Në pranga ranë 21-vjeçarja Monika Marku dhe 25-vjeçarja Suate Çeloaliaj.
    Dy të rejat akuzohen se bashkëpunuan me katër persona të tjerë, Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza (të arrestuar) dhe Klajdi Limani, për të marrë peng 27-vjeçarin, të cilit i hoqën lirinë për disa orë dhe e dhunuan fizikisht brenda një apartamenti.
    Ndërkohë blutë po punonjnë për kapjen e shtetasit Klajdi Limani, të shpallur në kërkim policor.
     

  • VIDEO- Dhunuan dhe morën peng 27 vjeçarin për 5 mijë euro/ Pranga 2 të rinjve, shpallen në kërkim 3 të tjerë

    VIDEO- Dhunuan dhe morën peng 27 vjeçarin për 5 mijë euro/ Pranga 2 të rinjve, shpallen në kërkim 3 të tjerë

    Rrëmbyen dhe dhunuan një 27-vjeçar për të përfituar 5 mijë euro, arrestohen dy të rinjtë! Shpallen në kërkim tre të tjerë 
    Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume prej 5000 eurosh. 
    Njoftimi i policisë 
    DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”. 
    I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët. 
    Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. 
    Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. 
    Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. 
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. 
    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash. 
    Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
    Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit). 
    Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme. 
     
     

  • Dhunuan dhe morën peng të riun në ‘arrest shtëpiak’, jepen masat e sigurisë për vëllain e deputetit dhe dy të tjerë

    Dhunuan dhe morën peng të riun në ‘arrest shtëpiak’, jepen masat e sigurisë për vëllain e deputetit dhe dy të tjerë

    Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për 40 ditë ndaj Alti Nallbatit, Marsel Buçit dhe Trajan Çelikut, të dyshuar për dhunimin e Ilir Topçiut disa ditë më parë në Devoll.
    Kërkesa për arrest me burg është bërë nga prokurori i çështjes dhe është pranuar nga gjykata. Avokatët mbrojtës kishin kërkuar një masë më të butë, si arrest shtëpie, por gjykata vendosi se personat e përfshirë mund të ndikojnë në provat, ndaj dhe u mor vendimi për burg. Para oficerëve të policisë gjyqësore, Ilir Topçiu ka deklaruar se nuk është marrë peng, por është dhunuar nga tre të dyshuarit.

  • Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD  dhe dy të tjerët

    Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

    Gjykata e Korçësl ë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun të cilët akuzohen se morën peng dhe dhunuan Iilir Topçiun.

    Prokuroria kërkoi këtë masë dhe u pranua nga gjykata.
    Të tre u arrestuan disa ditë më parë pasi morën peng Ilir Topçiun në Devoll, duke e dhunuar në ambientet e një biznesi pasi e nxorën nga shtëpia. Topçiu ishte me arrest shtëpie, u telefonua nga autorët për të dalë jashtë në oborr dhe u mor me forcë nga tre personat.
    Pala mbrojtëse kërkoi masë sigurimi më e lehtë, ‘arrest në shtëpi’, por nuk u pranua. Në këto 40 ditë prokuroria do kryejë të gjitha hetimet. Autorët dhe i dëmtuari kanë qenë miq. E pranuan faktin që e kanë goditur. Avokatët mbrojtës kërkuan të faktohet që është kryer vepra penale e “heqjes së paligjshme të lirisë” pasi këta të fundit pretendojnë që është “plagosje e lehtë”.
     
     

    Top Channel

  • Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

    Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

    Gjykata lë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun të cilët akuzohen se morën peng dhe dhunuan Iilir Topçiun.

    Prokuroria kërkoi këtë masë dhe u pranua nga gjykata.
    Të tre u arrestuan disa ditë më parë pasi morën peng Ilir Topçiun në Devoll, duke e dhunuar në ambientet e një biznesi pasi e nxorën nga shtëpia. Topçiu ishte me arrest shtëpie, u telefonua nga autorët për të dalë jashtë në oborr dhe u mor me forcë nga tre personat.

  • Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin, Policia del me njoftim zyrtar: Tre të arrestuar, mes tyre vëllai i deputetit

    Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin, Policia del me njoftim zyrtar: Tre të arrestuar, mes tyre vëllai i deputetit

    Policia e Devolit ka reaguar me njoftim zyrtar pas ngjarjes së 27 tetorit, ku tre persona morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu.
    Lidhur me ngjarjen janë arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona, Marsel Buci, Trajan Çeliku dhe Altin Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati.
    Tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën me forcë dhe mbajtën për disa orë në një biznes privat Topçiun, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanosën e dhunuan fizikisht.
    Altin Nallbati, 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe Trajan Çeliku, 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
    Ndërsa Marsel Buci 37 vjeç, banues në Devoll, akuzohet  për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

  • Dhunuan bashkëmoshatarin e tyre, procedohen tre të mitur në Elbasan

    Dhunuan bashkëmoshatarin e tyre, procedohen tre të mitur në Elbasan

    Tre të mitur janë proceduar penalisht në Elbasan pasi dhunuan 15-vjeçarin si pasojë e një sherri për motive të dobëta.
    15-vjeçari i lënduar pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar për në banesë.
    NJOFTIMI:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (14, 15 dhe 16 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Çlirimi”, me një 15-vjeçar, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.

  • Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët (Emrat)

    Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët (Emrat)

    Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë. Bëhet fjalë për shtetasit Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj. Dje61 vjecari Kozma Kukli u dhunua fizikisht nga dy persona që janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
    Ngjarja ka ndodhur përballë tregut të Çoles. Kozma Kuklit i kanë ardhur në ndihmë banorët e zonës, njoftuan ambulancën dhe policinë. I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës për mjekim. Mjekët treguan se 61-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe syrin e djathtë e cila i rrezikon shikimin. Siç shihet edhe nga pamjet, këmisha e 61-vjeccarit ishte e gjakosur pësoi dëmtime të rënda për shkak të goditjeve që e lanë të shtrirë në trotuar.

  • “Goditi furgonin me biçikletë”/ Zbardhet dëshmia e dy autorëve që dhunuan punonjësin e pastrimit

    “Goditi furgonin me biçikletë”/ Zbardhet dëshmia e dy autorëve që dhunuan punonjësin e pastrimit

    Një 61-vjeçar është dhunuar ditën e djeshme në Vlorë. 
    Sipas policisë, ngjarja ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Kozma Kukli punonjës i pastrimit ne bashkinë e Vlorës, i cili u dhunua fizikisht mbrëmjen e djeshme nga dy persona,me sende të forta, për motive të dobëta, Ermal Sakaj 37 vjeç dhe Kaludio Nurçaj 30 vjeç me precedent kriminal. 
    Sipas të rinjve të përfshirë në konflikt, qe dhunuan 61 vjeçarin, dyshohet se ky i fundit ka goditur me biçikletë furgonin e tyre, tek pjesa e derës duke u përplasur tek furgoni. 
    Ata kanë deklaruar gjithashtu se ai i ka ndjekur me biçikletë. Kjo ka qenë dhe deklarata e dy personave qe kane dhënë ne OPGJ të policisë së Vlorës. 
     

  • “S’i kam borxh as 100 lekë askujt”, qytetari: Më dhunuan dy djem të rinj pa asnjë arsye

    “S’i kam borxh as 100 lekë askujt”, qytetari: Më dhunuan dy djem të rinj pa asnjë arsye

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë, ku një person është dhunuar pa asnjë shkak nga dy djem të rinj.
    Personi i dhunuar ka marrë plagë të shumta, ndërsa ka folur më pas për mediat, duke u shprehur se është dhunuar pa asnjë shkak dhe se nuk i njeh agresorët, shkruan A2 CNN.
    “Më dhunuan te posta e Çoles në Vlorë. Po ikja me një biçikletë. Më doli para një furgon mallrash nga ku zbritën dy të rinj rreth 25 vjeç dhe më goditën pa asnjë lloj arsye. Doja ti bëja foto, por ma mbuloi gjaku telefonin dhe nuk munda. Mund të ishin 100 veta që bënë sehir dhe nuk askush nuk ndërhyri.
    Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata. Ndoshta kanë pirë drogë. Nuk mund ta imagjinoj me atë rrahje barbare. Unë si kam 100 lekë borxh askujt”, tha personi i dhunuar.
    Ndërkohë, policia bëri të ditur se ka vënë në pranga agresorët.
    “Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
    * E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;
    * K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.