Tag: dhunoi

  • Parandalohet krimi në familje në Patos, arrestohet 45-vjeçari që dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do ta vriste

    Parandalohet krimi në familje në Patos, arrestohet 45-vjeçari që dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do ta vriste

    Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.
    Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari.
    Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.
    Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos. Sekuestrohet armë kallashnikov dhe municion

    Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos. Sekuestrohet armë kallashnikov dhe municion

    Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.

    Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari.

    Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

    Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, parandalohet ngjarja e rëndë në Fier

    Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, parandalohet ngjarja e rëndë në Fier

    NJOFTIMI I POLICISË:
     
    Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje. Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Rrëmbeu dhe dhunoi një person, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

    Rrëmbeu dhe dhunoi një person, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

    Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi mori me forcë në makinë një 31-vjeçar, të cilin më pas edhe e dhunoi.
    “Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

    Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

    Gjykata e Kukësit ka ndryshuar ditën e sotme masën e sigurisë për 21-vjeçaren Artjola Sallahu, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
    Ajo u arrestua dy ditë më parë, pasi dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan në spital. Ngjarja ndodhi në fshatin Pla të Hasit.
    Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi Agim Jaku mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij Vera Jaku vijon të jetë ende në kujdesin e mjekëve.
    Konflikti mes tyre ishte për çështje pronësie, më konkretisht për shkak të një rruge që kishte hapur njëra familje dhe që prekte pronën e familjes tjetër.
    Dhunimi i Agim dhe Vera Jakut, nxiti djalin e tyre 41-vjeçarin Ylber Jaku për t’u kthyer nga Britania e Madhe dhe për t’u hakmarrë ndaj dhunimit të prindërve të tij. Pasditen e djeshme ai ekzekutoi me pushkë vëllain e Artjola Sallahut, 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu.
    Pas krimit ai u arrestua, teksa u sekuestrua edhe arma e krimit. Mësohet se konfliktet për pronën mes familjes Jaku dhe Sallahu vijojnë prej mbi 10 vitesh, teksa familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bere nga Agim Jaku, babai i autorit të vrasjes, i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit

  • Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, qëlloi me kallashnikov në drejtim të policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

    Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, qëlloi me kallashnikov në drejtim të policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

    Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Kus.
    Luan Alla, 45 vjeç është vënë në pranga pasi dhunoi  bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre.

    Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit Luan Alla, i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.
    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të 45-vjeçarit.
    Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje./vizionplus.tv

  • Dhunoi dy dajat e tij dhe dëmtoi makinën e njërit me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari!

    Dhunoi dy dajat e tij dhe dëmtoi makinën e njërit me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari!

    Ndërhyrja e shpejtë policore ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli.
    Policia ka arrestuar një 36-vjeçar pasi dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me sëpatë.
    Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
    Procedohet penalisht një 26-vjeçar pasi bashkëpunoi për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.
    “Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.
    Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Berat/ Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari

    Berat/ Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari

    Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari.

    I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen.

    Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.

    Njoftimi:

    Berat/Ndërhyrja e shpejtë policore parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli.

    Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari.

    I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen.

    Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.

    Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti i të arrestuarit dhe sendi i fortë (sëpatë).
    Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.
    Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

     

  • Arrestohet në Shkodër amerikani 57- vjeçar, në gjendje të dehur dhunoi dhe vrau bashkëshorten e tij…

    Arrestohet në Shkodër amerikani 57- vjeçar, në gjendje të dehur dhunoi dhe vrau bashkëshorten e tij…

    Policia e Shkodrës ka njoftuar arrestimin e 57- vjeçarit amerikan Brandon Saporito. Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare të bashkëshortes së tij Sandra Saporito, 54- vjeçare.
    57- vjeçari dhunoi dhe më pas vrau me thikë në një banesë me qira shtetasen amerikane. Çifti, prej rreth një muaji ishte vendosur në lagjen Gjuhadol të Shkodrës.

    NJOFTIMI I POLICISË
    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Dhunoi punonjësen e OSHEE-së gjatë kryerjes së detyrës, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë

    Dhunoi punonjësen e OSHEE-së gjatë kryerjes së detyrës, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasin S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, pas një ngjarjeje të ndodhur më 25 prill 2025, rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja”.
    Sipas hetimeve paraprake, 38-vjeçari dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasen R. H., 37 vjeçe, punonjëse e OSHEE-së, e cila ndodhej në ambientet e lokalit të tij për të kryer kontrollin e sahatit të energjisë elektrike.
    Si pasojë e sulmit, R. H. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Policia vijon punën për kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.