Tag: dhunoi

  • Korçë/ Dhunoi vajzën e mitur në rrugë, procedohet penalisht një 33-vjeçar

    Korçë/ Dhunoi vajzën e mitur në rrugë, procedohet penalisht një 33-vjeçar

    Foto ilustruese

    KORÇË- Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në rrugët e Korçës, ku një burrë është filmuar teksa ushtron dhunë fizike ndaj një vajze të mitur, duke e kapur dhe tërhequr me forcë nga flokët në sy të kalimtarëve.
    Pamjet, të cilat u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, nxitën reagimin e menjëhershëm të Policisë së Korçës. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të rendit, u bë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i dy personave që shfaqeshin në video.
    Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, rezultoi se burri në fjalë është babai biologjik i vajzës. Ai është identifikuar si shtetasi holandez M. U., 33 vjeç.
    Pas veprimeve të para hetimore, ndaj tij është nisur procedim penal për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturit”. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
    Policia njofton se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo formë dhune ndaj fëmijëve, duke theksuar se mbrojtja e të miturve mbetet një prioritet absolut. /ZËRI/
     

  • Polici që dhunoi kamarierin përfundon në spital, iu “përgjigjën” pronarët e hotelit

    Polici që dhunoi kamarierin përfundon në spital, iu “përgjigjën” pronarët e hotelit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur të Skelës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës nga një oficer policie.

    Pasi dhunoi kamarierin, polici u konfliktua dhe me pronarët e hotelit, të cilët iu “përgjigjën” aktit të tij të dhunshëm.
    Sipas burimeve, polici ka përfunduar në reanimacion pasi mori goditje në kokë, fytyrë dhe shpatull, por është jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • Dhunoi kamarierin për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë (Emri)

    Dhunoi kamarierin për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë (Emri)

    Pas përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grushte një kamarier, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare, është pezulluar nga detyra.
    Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të policisë dhe minojnë besimin e publikut ndaj institucionit.
    “Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, Nënkomisar A.I., jashtë detyrës dhe në shoqërinë e një shtetasi tjetër, L.B.,57 vjeç, është konfliktuar fillimisht fizikisht me një 18-vjeçar, A. B. Më pas, konflikti është përshkallëzuar duke përfshirë edhe pronarin e një hoteli në zonë, V. B., 53 vjeç, si dhe shtetasin E. M”, sqaron policia.
    Po sipas Policisë së Shtetit, nënkomisari ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa hetimet procedurale po vijojnë nga oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

  • Dhunoi për vdekje të moshuarin që nuk i shiti alkool, dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj

    Dhunoi për vdekje të moshuarin që nuk i shiti alkool, dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj

    Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg Ilir Nukajn, i cili dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi, pas një konflikti të ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

    Ngjarja ndodhi më 13 tetor 2023, në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Sipas hetimeve, konflikti nisi pasi Rustemi nuk pranoi t’i shiste alkool të pandehurit, i cili reagoi me dhunë fizike duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

    Prokuroria e Fierit e akuzoi Nukajn për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, ndërsa kërkoi dënimin e tij me 10 vite burg. Megjithatë, trupa gjykuese me kryesuese Klodiana Kryeziu dhe anëtarët Noel Veizi dhe Alfred Konomi vendosën dënimin me 12 vite burgim.
    Vendimi i gjykatës shkaktoi reagime të ashpra në sallën e gjyqit nga familjarët e viktimës, të cilët kundërshtuan vendimin duke ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarët. Mbesa e viktimës, e shoqëruar më pas nga policia, ka kundërshtuar largimin nga ambientet e gjykatës dhe ka thyer xhamin e derës kryesore, për çka ndaj saj është nisur një procedim penal nga Prokuroria.

  • E rëndë/ Dhunoi dhe mori me forcë në makinë 40-vjeçarin, zbardhen detajet e para

    E rëndë/ Dhunoi dhe mori me forcë në makinë 40-vjeçarin, zbardhen detajet e para

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, identifikuar si L. R. (P.), banues në kryeqytet, pasi mori me forcë në automjet një 40-vjeçar dhe e dhunoi fizikisht.
    Sapo u mor informacioni për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa automjeti i përdorur u sekuestrua si provë materiale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.
    Njoftimi i policisë:
    Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari.
    Sekuestrohet automjeti.
    Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Pasi e dhunoi, 51-vjeçari nga Mirdita i sulmon kunatit shtëpinë me breshëri plumbash

    Pasi e dhunoi, 51-vjeçari nga Mirdita i sulmon kunatit shtëpinë me breshëri plumbash

    Pasi e dhunoi në një konflikt familjar, i sulmon me armë zjarri edhe shtëpinë gjatë natës kunatit të tij 30-vjeçar (vëllai i gruas).
    Policia e Mirditës bëri me dije se shpalli në kërkim autorin e dyshuar të krimit, 51-vjeçarin Luan Vukaj. Nga hetimet paraprake rezulton se shënjestër ka qenë banesa e E. Ç., dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm (20 qershor).
    I riu njoftoi sallën operative të Komisariatit pas brëshërive të plumbave, kurse për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetëm momente terrori.
    “Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., 30 vjeç”, tha policia vendore.
    Policia sqaroi se autori është burri i motrës së shënjestrës dhe shkak ka qenë një konflikt familjar që kanë pasur mes tyre.
    Nga verifikimet rezultoi se autori i dyshuar Vukaj, ishte shpallur në kërkim një ditë më parë (para sulmit me armë), pasi kishte ushtruar dhunë fizike po ndaj kunatit të tij.
    “Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia vendore.

  • EMRI/ Dhunoi punonjësin e bashkisë së Athinës, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

    EMRI/ Dhunoi punonjësin e bashkisë së Athinës, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

    Është arrestuar shqiptari Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

    Disa ditë më parë, 34-vjeçari, godi rëndë dhe dhunoi një punonjës të bashkisë të Athinës pasi tentoi ta parakalonte me makinë.
    Korrespodenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, raporton se 34 vjeçari u arrestua pa bërë shumë rezistencë. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.
    Autoritetet greke thonë se Romeo Nazifi konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Ai ka pas edhe në të kaluarën precedentë të rëndë penalë.

    Top Channel

  • I dhunoi vajzën,vëllai qëllon me kallash ndaj vëllait! Parandalohet krimi në Paskuqan

    I dhunoi vajzën,vëllai qëllon me kallash ndaj vëllait! Parandalohet krimi në Paskuqan

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan. Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent). Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit. Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.
    Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Dhunoi të birin dhe mbante në banesë granatë e karikatorë, pranga 70 vjeçarit

    Dhunoi të birin dhe mbante në banesë granatë e karikatorë, pranga 70 vjeçarit

    Është arrestuar në Divjakë një shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë. Sipas policia, ky shtetas dhunoi edhe për motive të dobëta djalin e tij.
    “Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.
    Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos

    Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos

    Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar në Patos, një ngjarje kriminale në një familje.
    Uniformat blu kanë vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov.
    Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe arma e zjarrit me municion.
    “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.
    Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al