Një ngjarje e rende është regjistruar ne Tiranë ku sipas burime një përson me profil biznesmen është dhunuar nga disa persona.
Sherri ka ndodhur me rrugën e njohur si ish Frigoriferi ne Tirane.
Mësohët se ai ndodhet ne Spitalin e Traumes ku po merr mjekim.
Tag: dhunohet
-

Një biznesmen dhunohet nga disa persona/ Niset drejt ‘Traumës’, ndodhet në gjendje…
-

E rëndë! Dhunohet barbarisht punonjësi i pastrimit në Vlorë
punonjesi
VLORË-Një sulm i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë. Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli 70 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit.
70-vjeçari ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës. I moshuari ka dëshmuar se dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim. Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen. -

Dhunohet rëndë i riu në Korçë: Nuk mbaj mend kush më bëri
Një i ri është gjetur i dhunuar në një lagje periferike të qytetit të Korçës pasditen e kësaj të shtune.
Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave, ndërsa vet i riu shprehet se nuk e mban mend kush e ka dhunuar.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit. -

Tiranë/ 14-vjeçari dhunohet nga dy të panjohur
Një 14-vjeçar është dhunuar nga dy bashkëmoshatarë të tij në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë pas dhunës dy të miturit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu raportohet se i mituri nuk i njeh agresorët.
“Shtetasi i mitur, 14 vjeç, është kanosur nga dy shtetas në dukje bashkëmoshatarë të tij, të cilët nuk i njeh. Punohet për identifikimin e tyre”, thuhet në deklaratë. -

Grabitet dhe dhunohet çifti i të moshuarve në Finiq
Një grabitje ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq.
Dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 78-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij 79 vjeçe.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Dhunohet gazetari i ‘Piranjave’, Edon Kuqi
TIRANË-Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi, ku gazetari investigativ i emisionit Piranja, Edon Kuqi është përballur me një akt dhune dhe kërcënime, teksa po kryente detyrën e tij.
Konkretisht, gazetari Kuqi dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave sipas denoncimeve nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.
Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshm, ndërsa në konflikt u përfshi edhe Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili i mori me forcë telefonin gazetarit.
Në pamjet e publikuara shihet edhe momemti i përplasejes teksa gazetari nxirret jashtë nga një person në tavolinë, i cili i drejtohet duke i thënë se i vendosi në siklet biznesmenët me pyetjet e drejtuara./ZËRI -

Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)
Akt i rëndë vandalizmi në Vrion, Finiq – Dhunohet një varr, rasti denoncohet në Polici
Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është denoncuar pranë autoriteteve policore, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të forta në komunitet.
Sipas informacioneve paraprake, varri është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme, duke përbërë një akt të rëndë fyes ndaj të ndjerit dhe familjarëve të tij. Deri në këto momente, nuk dihet ende nëse ka persona të ndaluar apo të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët dhe motivet e mundshme të këtij veprimi të papranueshëm, i cili cenon rëndë normat shoqërore dhe njerëzore të respektit për të vdekurit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Dhunohet një polic i qarkullimit në Kukës, përfundon në spital me plagë të shumta
Dhunohet një efektiv policie i qarkullimit në Kukës nga disa persona.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës sepse efektivi i ka ndaluar ditë më parë dhe sot i kanë shkuar pranë banesës dhe e kanë dhunuar .Efektivi ka marrë mjekim në spital për shkak të plagëve të shumta. -

Merret peng i riu pasi dhunohet, policia në ndjekje të autorëve
Aktualitet E Enjte, 24 Prill 2025 21:55
Mbrëmjen e sotme policia e Tiranës ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj të cilët dyshohet se kanë dhunuar brutalisht dhe kanë marrë peng një të ri. Ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh te ish-sheshi Shqiponja. Policia është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur në sallën operative.
-

Dhunohet brutalisht dhe merret peng i riu në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve
Mbrëmjen e sotme policia e Tiranës ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj të cilët dyshohet se kanë dhunuar brutalisht dhe kanë marrë peng një të ri.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Doganës, mbrapa rezidencës “Fole”.
Një qytetar ka denoncuar për JOQ se një grup prej rreth 10 deri në 15 djemsh kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu dhe më pas e kanë futur me forcë në një automjet.
“Përshëndetje, doja të raportoja një rast të sapondodhur te ish-Dogana. Nga distanca nuk e kam filmuar mirë, por pashë 10-15 djem që po rrihnin një djalë dhe më pas e futën me zor në makinë,” shkruan denoncuesi, duke shprehur shqetësim për atë që mund të jetë një rast rrëmbimi i mirëorganizuar.
Policia është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur në sallën operative.
Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje si dhe shkaqet që çuan në këtë veprim të tyre.