Tag: dhunës

  • Shqipëria lufton dhunën online/ Propozohet gjobë deri në gjysmë milioni lekë për bullizmin  ndaj grave

    Shqipëria lufton dhunën online/ Propozohet gjobë deri në gjysmë milioni lekë për bullizmin ndaj grave

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hedhur për konsultim publik një projektligj që ka në bazë të tij trajtimin e çdo lloj forme dhune ndaj grave dhe vajzave.
    Ky projektligj synon që të vendos afate për administruesit e faqeve dhe platformave online, që nuk zbatojnë urdhrat e gjykatave.Sipas projektligjit, për mosveprim brenda afatit 12 deri në 24 orë pas njoftimit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të vendosë gjobë administrative për çdo 24 orë vonesë në heqjen ose bllokimin e përmbajtjes.
    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në rast keqpërdorimi të imazheve intime pa pëlqim, dhunës e përndjekjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, dhe gjuhën e urrejtjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, vendos gjobë administrative nga 50 000 deri në 500 000 lekë për çdo 24 orësh vonesë, nëse kjo masë është vendosur nga gjykata.
    Ky ligj ka për qëllim parandalimin, reduktimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në veprimtarinë publike, private, përfshirë dhunën në mjedisin digjital.
    Në projektligj, theksohet se fokusi është në sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, përmes mjeteve ligjore, civile dhe administrative, masave të tjera të nevojshme dhe politikave të integruara dhe gjithëpërfshirëse, me në qendër viktimën, duke i kushtuar vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme.
    Projektligji synon parandalimin, mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, nëpërmjet krijimit të një rrjeti të koordinuar institucionesh përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor si dhe organizatave të shoqërisë civile, me qasje të integruar duke pasur në qendër viktimën.Gjithashtu, forcimi i sistemit gjyqësor për marrjen e masave të menjëhershme të mbrojtjes ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një tjetër pikë e projektligjit.
    Një tjetër element është garantimi për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të aksesit të shpejtë, falas dhe të thjeshtuar në mjetet juridike pranë gjykatave ose organeve të tjera përgjegjëse sipas këtij ligji.
    Ky projektligj do të zbatohet në të gjitha mjediset e veprimtarisë publike dhe private përfshirë ato të ndërmjetësuara nga teknologjia, me kujdesin e duhur në mjedisin e familjes dhe pa kufizim në të gjitha mjediset e cenueshme nga dhuna.
    Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në proceset administrative dhe civile, duke përfshirë edhe viktimat e dhunës të veprave penale të parashikuara në Kodin Penal, si edhe viktimat e dhunës në kohë paqeje, në situata konflikti të armatosur dhe në situata emergjente.
    Sipas projektligjit, dhunë është çdo veprim ose mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër, përfshirë dhunën digjitale, që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.
    Projektligji cilësosn se dhunë ndaj grave është çdo akt dhune i drejtuar kundër një gruaje ose vajze për shkak se është grua ose vajzë, që ndikon në mënyrë disproporcionale te gratë ose vajzat, dhe është një formë diskriminimi kundër grave, që sjell ose ka gjasa të sjellë dëme ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike, përfshirë kërcënimet për veprime të tilla, shtrëngimin ose privimin arbitrar të lirisë, pavarësisht nëse ndodhin në jetën publike, private përfshirë dhunën e lehtësuara nga teknologjia.Projektligji përfshin edhe dhunën në familje, si akt që ndodh brenda ose jashtë njësisë së banimit, mes pjesëtarëve që janë ose kanë qenë në marrëdhënie familjare për shkaqe natyrore ose juridike sipas përcaktimeve të këtij ligji, dhe pavarësisht nga fakti nëse dhunuesi ndan ose ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën.

  • “Rama nxit dhunë me gjuhë gangsteri”/ Këlliçi shpërthen pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Rrasjani në lule të ballit

    “Rama nxit dhunë me gjuhë gangsteri”/ Këlliçi shpërthen pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Rrasjani në lule të ballit

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një video të kryeministrit Edi Rama, ku dëgjohet se i drejtohet qytetarëve me fjalët: “Rrasjani në lule të ballit, për të marrë hakun tuaj…”.
    Kjo video e publikuar nga Këlliçi vjen vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba brenda seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit.
    Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se gjuha e dhunës dhe nxitja e urrejtjes vijnë pikërisht nga vetë kreu i qeverisë, duke e cilësuar retorikën e Ramës si shprehje prej “gangsteri ordiner” që, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një klime të rrezikshme në vend.
    Postimi i plotë:
    “Rrasjani në lule të ballit.”Nëse do të flasim për gjuhën e dhunës dhe nxitjen e urrejtjes nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg. Mjafton të shohim kryeministrin e vendit dhe shprehjet e tij prej gangsteri ordiner, për të kuptuar klimën e rënduar të dhunës në vend”.

  • ‘Rrasjani në lule të ballit’, Këlliçi publikon videon: Ja si Rama nxit dhunë me gjuhë gangsteri

    ‘Rrasjani në lule të ballit’, Këlliçi publikon videon: Ja si Rama nxit dhunë me gjuhë gangsteri

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një video të kryeministrit Edi Rama, ku dëgjohet se i drejtohet qytetarëve me fjalët: “Rrasjani në lule të ballit, për të marrë hakun tuaj…”.
    Kjo video e publikuar nga Këlliçi vjen vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba brenda seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit.
    Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se gjuha e dhunës dhe nxitja e urrejtjes vijnë pikërisht nga vetë kreu i qeverisë, duke e cilësuar retorikën e Ramës si shprehje prej “gangsteri ordiner” që, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një klime të rrezikshme në vend.
    Postimi:
    “Rrasjani në lule të ballit.”Nëse do të flasim për gjuhën e dhunës dhe nxitjen e urrejtjes nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg.Mjafton të shohim kryeministrin e vendit dhe shprehjet e tij prej gangsteri ordiner, për të kuptuar klimën e rënduar të dhunës në vend.

  • ‘Rrasjani në lule të ballit’, Këlliçi: Rama përdor gjuhë urrejtjeje, kjo është klima që prodhon dhunë

    ‘Rrasjani në lule të ballit’, Këlliçi: Rama përdor gjuhë urrejtjeje, kjo është klima që prodhon dhunë

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një video të kryeministrit Edi Rama, ku dëgjohet se i drejtohet qytetarëve me fjalët: “Rrasjani në lule të ballit, për të marrë hakun tuaj…”.

    Kjo video e publikuar nga Këlliçi vjen vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba brenda seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

    Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se gjuha e dhunës dhe nxitja e urrejtjes vijnë pikërisht nga vetë kreu i qeverisë, duke e cilësuar retorikën e Ramës si shprehje prej “gangsteri ordiner” që, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një klime të rrezikshme në vend.

    Postimi:

    “Rrasjani në lule të ballit.”
    Nëse do të flasim për gjuhën e dhunës dhe nxitjen e urrejtjes nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg.
    Mjafton të shohim kryeministrin e vendit dhe shprehjet e tij prej gangsteri ordiner, për të kuptuar klimën e rënduar të dhunës në vend.

     

  • ‘160 gra viktima të dhunës në familje’, Vokshi: Qeveria totalisht indiferente

    ‘160 gra viktima të dhunës në familje’, Vokshi: Qeveria totalisht indiferente

    Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se gratë kanë përjetuar periudhën më të vështirë përgjatë dekadës së fundit, për shkak se janë braktisur nga qeveria.
    Vokshi theksoi se 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje në vend, dhe sipas saj, në këto raste qeveria ka zgjedhur të bëhet palë me dhunuesit.
    Vokshi: Në deklaratën e fundit gratë shqiptare kanë përjetuar një peridu8hë të vështirë. Të braktisura nga qeveria, të diskriminuara, pushuara nga puna, të spiunuara, shantazhuara. Janë përballur me papunësi të lartë, paga të padrejta, mungesë mbështetje për familjen.
    Shpesh herë janë detyruar të emigrojnë jo vetëm burra, por edhe gra. Kemi parë që në fushatat gjejmë shumë dyer bosh. Sepse gati gjysma e familjeve në ndërtesa janë bosh nuk hapen ato dyer. Dhe nuk e dimë nëse do hapen sepse familje të tëra po largohen çdo ditë.
     
     
    Numri i zonjave, viktima të dhunës është tronditës. 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje. Kjo ndodh sepse shpesh herë qeveria është bërë palë me dhunuesit, dhe nuk kanë marrë në mbrojtje gratë e dhunuara. Dhe sepse mekanizmi i dhunës në familje nuk funksionon më.

  • ‘Qeveria është bërë palë me dhunuesit’/ Vokshi: Gratë janë diskriminuar për një dekadë të tërë

    ‘Qeveria është bërë palë me dhunuesit’/ Vokshi: Gratë janë diskriminuar për një dekadë të tërë

    Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se gratë kanë përjetuar periudhën më të vështirë përgjatë dekadës së fundit, për shkak se janë braktisur nga qeveria.

    Vokshi theksoi se 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje në vend, dhe sipas saj, në këto raste qeveria ka zgjedhur të bëhet palë me dhunuesit.

    Vokshi: Në deklaratën e fundit gratë shqiptare kanë përjetuar një peridu8hë të vështirë. Të braktisura nga qeveria, të diskriminuara, pushuara nga puna, të spiunuara, shantazhuara. Janë përballur me papunësi të lartë, paga të padrejta, mungesë mbështetje për familjen.

    Shpesh herë janë detyruar të emigrojnë jo vetëm burra, por edhe gra. Kemi parë që në fushatat gjejmë shumë dyer bosh. Sepse gati gjysma e familjeve në ndërtesa janë bosh nuk hapen ato dyer. Dhe nuk e dimë nëse do hapen sepse familje të tëra po largohen çdo ditë.

    Numri i zonjave, viktima të dhunës është tronditës. 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje. Kjo ndodh sepse shpesh herë qeveria është bërë palë me dhunuesit, dhe nuk kanë marrë në mbrojtje gratë e dhunuara. Dhe sepse mekanizmi i dhunës në familje nuk funksionon më.

  • Skandal në policinë e Londrës, gazetari i BBC infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Skandal në policinë e Londrës, gazetari i BBC infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Një hetim i fshehtë shtatëmujor i realizuar nga BBC Panorama ka zbuluar sjellje të papërshtatshme, abuzive dhe diskriminuese nga oficerë të Policisë Metropolitane në stacionin e paraburgimit në Charing Cross, Londër.

    Gazetari i infiltruar i BBC-së, punoi si punonjës civil në dhomën e paraburgimit dhe përmes filmimeve të fshehta dokumentoi një kulturë të theksuar të misogjinisë, racizmit dhe dhunës së panevojshme.
    Një nga figurat kyçe në hetim ishte rreshteri, Joe McIlvenny, me gati 20 vite përvojë në Polici, i cili u filmua duke bërë komente seksiste dhe shumë të papërshtatshme, përfshirë për jetën e tij seksuale dhe trupin e grave. Ai gjithashtu u tregua shpërfillës ndaj një rasti të dhunës në familje dhe përdhunimit të pretenduar ndaj një gruaje shtatzënë, duke e minimizuar ngjarjen.
    Pavarësisht rolit të tij si autoritar që merr vendime kritike mbi lirinë apo ndalimin e të dyshuarve, rreshteri shfaqte një mungesë serioze profesionalizmi dhe ndjeshmërie ndaj rasteve të dhunës ndaj grave. Ai u hetua edhe për një incident tjetër, ku dyshohet se i kishte bërë komente raciste një gruaje aziatike në paraburgim.
    Në një sërë rastesh, oficerët përshkruan me krenari situata ku përdorën forcë ndaj të paraburgosurve. Polici Martin Borg tregoi sesi rreshteri Steve Stamp kishte shkelur me çizme këmbën e një të dyshuari gjatë ndalimit. Pamjet nga CCTV e konfirmuan dhunën, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kishte provokim nga i ndaluari. Polici Borg qeshi ndërsa tregonte sesi kishte ofruar të shkruante një deklaratë të rreme për të mbrojtur rreshterin.
    Gjithashtu, një tjetër oficer përshkroi sesi përdorte qëllimisht teknikën e tërheqjes së gishtave për të dëmtuar të ndaluarit që refuzonin të jepnin gjurmët e tyre. Një tjetër përshkroi një incident ku kishte qëlluar me grushta një të ndaluar në pjesën e pasme të këmbëve. Të gjitha këto dëshmi tregojnë një tolerancë të rrezikshme ndaj dhunës dhe një mungesë totale etike.
    Oficerët, sidomos gjatë momenteve jashtë detyrës, shprehën hapur pikëpamje raciste dhe islamofobe. Myslimanët, emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe sidomos azilkërkuesit, u quajtën “llum”, “pushtues” dhe “shumë të shëmtuar”. Polici Phil Neilson tha se një emigrant duhej “të qëllohej në kokë” dhe ata që kryejnë përdhunime duhet të dëmtohen fizikisht në mënyrë barbare.
    Këto deklarata u bënë në mënyrë të përsëritur dhe pa ndonjë ndjenjë frike për pasojat. Edhe pse disa oficerë përpiqeshin të fshehnin pikëpamjet e tyre në prani të të panjohurve, shumë prej tyre e konsideronin këtë thjesht si pjesë të “maskës” që duhej mbajtur derisa të kuptoheshe se me kë mund të flisje lirshëm.
    Pas marrjes së provave nga Panorama, Policia Metropolitane pezulloi tetë oficerë dhe një punonjës civil, ndërsa dy të tjerë u hoqën nga detyrat e tyre të kontaktit me publikun. Komisioneri i Metropolitane, Sir Mark Rowley, e cilësoi sjelljen e kapur në pamje si “të turpshme, të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe standardet e policisë”.
    Ai konfirmoi se i kishte dërguar rastet për hetim në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) dhe se forca kishte ndërmarrë “veprime të menjëhershme dhe të pashembullta”. Stacioni i paraburgimit në Charing Cross është shpërbërë dhe është në hetim të thelluar.
    Ish-shefja e policisë, Sue Fish, e cila më parë ka përjetuar sulme seksuale nga kolegët, tha se pamjet e Panorama tregojnë një kulturë të përhapur toksike, ku dominon sjellja mashkullore hiperseksualizuar, racizmi dhe një mungesë e plotë e ndjeshmërisë ndaj grave dhe minoriteteve. Ajo kritikoi udhëheqjen e Metropolitane për dështimin në adresimin e këtyre problemeve në rrënjë.
    Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Dominic Grieve, tha se ishte i tronditur nga mungesa e disiplinës dhe standardeve morale nga njerëzit që duhet të jenë shembull. Ai theksoi se kjo lloj sjelljeje minon themelet e “policimit me pëlqim” dhe dëmton seriozisht marrëdhënien e besimit mes policisë dhe publikut.
    Stacioni Charing Cross ka qenë më parë objekt hetimi për sjellje diskriminuese dhe seksiste, por megjithatë, sjellje të tilla vazhduan edhe pas premtimeve për reformë. Këto zbulime vijnë pas vrasjes së Sarah Everard në vitin 2021 nga një oficer i Policisë Metropolitane, që tronditi besimin e publikut dhe nxiti një shqyrtim të thellë të kulturës brenda forcës.
    Në raportin e Baroneshës Louise Casey, Metropolitane u cilësua si institucionale mizogjine, raciste dhe homofobe. Ndërkohë që komisioneri Rowley ka premtuar reforma, shumë ekspertë besojnë se problemet janë sistemike dhe kërkojnë masa të thella strukturore, jo vetëm pezullime të izoluara.
     

    Top Channel

  • Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

    Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

    Britania nuk do t’ua dorëzojë flamurin e saj atyre që dëshirojnë ta përdorin atë si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes, tha kryeministri Keir Starmer, në një reagim pas protestave masive në vend.

    Kryeministri tha se flamuri përfaqëson “vendin tonë të larmishëm” dhe se ai nuk do të lejojë që njerëzit të ndihen të frikësuar në “rrugët tona për shkak të prejardhjes ose ngjyrës së lëkurës së tyre”.
    Komentet e tij erdhën pasi më shumë se 150,000 njerëz dolën në rrugët e Londrës qendrore për një marshim “Bashkoni Mbretërinë” të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson, dhe rreth 5,000 morën pjesë në një kundërprotestë, të koordinuar nga Stand Up To Racism.
    Më herët, Sekretari i Biznesit Peter Kyle tha se marshuesit po “demonstrojnë lirinë e shoqërimit dhe lirinë e fjalës”.
    “Njerëzit kanë të drejtë për protesta paqësore. Kjo është thelbësore për vlerat e vendit tonë. Por ne nuk do të tolerojmë sulmet ndaj oficerëve të policisë që kryejnë punën e tyre ose që njerëzit të ndihen të frikësuar në rrugët tona për shkak të prejardhjes ose ngjyrës së lëkurës së tyre”, tha kryeministri.
    “Britania është një komb i ndërtuar me krenari mbi tolerancën, diversitetin dhe respektin. Flamuri ynë përfaqëson vendin tonë të larmishëm dhe ne kurrë nuk do t’ia dorëzojmë atë atyre që e përdorin atë si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes“, shtoi ai.

    Top Channel

  • Skandali i Phica.eu – një kronikë e dhunës digjitale ndaj grave

    Skandali i Phica.eu – një kronikë e dhunës digjitale ndaj grave

    Nga Alba Kepi 

    Prej gati dy dekadash funksiononte në heshtje një nga faqet më të errëta të internetit italian: Phica.eu. Një portal i hapur në vitin 2005, që u shndërrua me kalimin e kohës në një forum me mbi 200 mijë përdorues aktivë, ku shpërndaheshin pa pëlqim imazhe të grave të marra nga rrjetet sociale, nga momentet private apo të manipuluara në formë deepfake. Për viktimat – shumica gra të zakonshme, por edhe politikane të njohura – ky ishte një dënim publik digjital, i shoqëruar me mijëra komente seksiste e të dhunshme.

    Alarmi i parë

    Alarmi i parë u dha nga Valeria Campagna, 27 vjeç, këshilltare e Partisë Demokratike dhe nënsekretare e PD Lazio. Ajo zbuloi se një seksion i tërë i faqes ishte ndërtuar rreth imazheve të saj, të postuara e të komentuar çdo herë që shfaqej një foto e re.

    “Nuk është thjesht problemi im, është problemi i të gjitha grave. Kjo është kulturë përdhunimi: e neveritshme, e papranueshme, që trajton trupin e gruas si mall për t’u konsumuar”, – denoncoi Campagna.

    Rrëfimi i saj zbuloi një botë të tërë të dhunës seksuale virtuale: gra të ekspozuara pa dijeninë e tyre, foto të marra nga pushimet, nga momentet e jetës publike e private, të shndërruara në material për komente të turpshme e kërcënuese.

    Politikanet në shënjestër

    Një seksion i posaçëm i forumit i dedikohej grave në politikë. Në listë gjendeshin emrat e kryeministres Giorgia Meloni, sekretares së PD Elly Schlein, si dhe deputeteve, ministreve e ish-ministreve si Alessandra Moretti, Alessia Morani, Maria Elena Boschi, Mara Carfagna, Mariastella Gelmini, Licia Ronzulli, Anna Maria Bernini, Daniela Santanché, Susanna Ceccardi, Chiara Appendino, Alessandra Mussolini e të tjera.

    Imazhet ishin të marra nga rrjetet sociale, të zmadhura në mënyrë abuzive apo të manipuluara me deepfake pornografikë. Një “gogje digjitale” që synonte të zhveshte publikisht figurat femërore të jetës politike italiane.

    Hetimet dhe mbyllja e faqes

    Pas denoncimeve publike dhe reagimit të dhjetëra politikaneve, Policia Postale hapi një hetim penal kundër administratorëve të faqes. Faqja u bllokua dhe më pas u mbyll. Por ndërkohë doli në dritë një praktikë edhe më alarmuese: viktimave u kërkohej të dërgonin dokumente identiteti ose të paguanin shuma parash për të fshirë imazhet, një formë shantazhi e pastër.

    Një plagë shoqërore

    Skandali i Phica.eu vjen pak ditë pas mbylljes së grupit famëkeq në Facebook “Mia moglie”, me mbi 32 mijë anëtarë. Dy raste që dëshmojnë se dhuna seksiste digjitale nuk është episod i izoluar, por pjesë e një kulture të rrënjosur patriarkale, e cila e sheh trupin e gruas si pronë të tjetrit dhe jo si subjekt të lirë.

    Ky rast ka hapur një debat politik e shoqëror mbi mungesën e mbrojtjes ligjore efektive dhe mbi nevojën për një strategji të qartë kombëtare e evropiane kundër dhunës digjitale me bazë gjinore.

  • Dhuna në familje, viktimat nuk njoftohen për daljen nga burgu të dhunuesit

    Dhuna në familje, viktimat nuk njoftohen për daljen nga burgu të dhunuesit

    Shtatë gjykata në vend u monitoruan për zbatimin e legjislacionit penal, procedural dhe material si dhe të legjislacionit të posaçëm lidhur me veprat penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.
    Problemi më kyç i konstatuar është mosnjoftimi i viktimave për lirimin e dhunuesit nga burgu.
    “Viktimat takohen rastësisht në rrugë apo në banesën e përbashkët me dhunuesit që e ekspozon përpara një dhune potenciale që mund t’i kanos jetën dhe shëndetin në çdo moment”, u shpreh avokatja Lirie Dina.
    Tjetër problem mbetet mosnjohja e viktimës me të drejtat procedurale, ndërsa shumë pak prej tyre kërkojnë ndihmë juridike falas.
    “Sugjerohet që të kemi një unifikim të praktikës së gjykatave të njoftimit të letrave të të drejtave të viktimës. Mungesa e informimit sjell dhe e vendos viktimën në një pozitë procedurale të dobët, duke i pamundësuara saj pjesëmarrjen aktive në procese dhe gjithë përfshirjen. Një numër shumë i ulët i viktimave të dhunës në familje apo me bazë gjinore kanë aplikuar për të përfituar ndihmë juridike dytësore falas, viktimat janë të pambrojtura dhe të pa përfaqësuara në proceset gjyqësore”, tha Dina.
    Ndryshimi i qëndrimit të viktimave përballë dhunuesve mbetet fenomen i përhapur.
    “34% e viktimave ndryshojnë qëndrimin e tyre nga qëndrimi fillestar kur kanë bërë kallëzimin”, tha ajo.
    Shërbimet mbështetëse vijojnë të mbeten sfidë ndërsa në aktet e dhunës është vërejtur edhe vepra penale e armëmbajtjes pa leje nga dhunuesit.
    “Është e rëndësishme edhe zgjerimi i gamës së shërbimit, ku përfshihet rehabilitimi, riintegrimi, shërbimet mbështetëse jo vetëm për viktimat e dhunës por përfitues të jenë edhe vetë autorët dhe dhunuesit. Kemi përsëritje të dhunës në familje”, tha avokatja.
    Ky monitorim u realizua nga Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare lidhur me zbatimin e të drejtave të viktimës në proces penal në bashkëpunim me UN Women.