Tag: dhunën

  • “Po jep shfaqje të shëmtuara në fushata”/ Përplasja në Elbasan, analisti Çupi: Dhuna në PD, ciklike…

    “Po jep shfaqje të shëmtuara në fushata”/ Përplasja në Elbasan, analisti Çupi: Dhuna në PD, ciklike…

    Teksa iu referua përplasjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur, djali i deputetit demokrat, Luçiano Boçi Analisti Frrok Çupi thotë se dhuna në PD është ciklike. Në një intervistë televizive analisti u shpreh se PD po jep shfaqje të shëmtuara në fushata.
    “Është ciklike, që kur ka lindur PD, ka lindur me dhunën. Dhuna është kthyer në bërthamën e vet, PD është vetëm dhunë. Dhuna po ushtrohet brenda për brenda PD. Ky është biri i një politikani të dhunshëm. PD e ka jetë dhunën. PD është duke u përçarë dhe po përçahet një e keqe. Mund të ndodhë që, mund të kishim frikë gjatë periudhës 2 ditore nga zgjedhjet, që mund ta nxjerrin dhunën jashtë shtëpisë, por pak gjasa ka. Vetë PD, në vitet e para, menjëherë zbriti në dhunë, pas ’90. Të thuash PD sot, është të thuash një oaz ku është mbledhur sekti më i keq. Më shumë shpresoj, por ka edhe një realitet. Teksa shoqëria është e shëndetshme, do hapë rrugë. Por këta kanë mbetur aq pak. Këta, fjalën e parë kanë armën”, theksoi Çupi.

  • Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi

    Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar sërish studentët që protestojnë prej muajsh kundër regjimit të tij. Në një deklaratë këtë të hënë, Vuçiç paralajmëroi se vendi do të zgjedhë momentin se kur do t’i përgjigjet dhunës.

    “Në momentin që nuk do të mund të tolerojmë më dhunën, do të jetë fundi,” u tha ai gazetarëve në Çaçak. Sipas kreut të shtetit serb, bllokadat janë dhunë, sepse çdo bllokadë është “bullizëm i pastër”.
    “Është e rëndësishme që njerëzit ta shohin këtë dhe ta dënojnë çdo ditë e më shumë. Ata e shkatërruan vendin tonë për gjashtë muaj”, tha Vuçiç për protestat e studentëve, të cilat nisën pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.
    Mediat në Beograd raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur pranë Fakultetit të Sportit në Novi Sad, ku, siç thuhet, studentët kanë bllokuar hyrjen e dekanit dhe janë sulmuar nga xhandarmëria.
    Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç pretendon se policia është sulmuar nga protestuesit dhe dënoi ashpër dhunën.

  • “PD, repart dhune”, Çupi: Nëse voton PD, ke votuar dhunën

    “PD, repart dhune”, Çupi: Nëse voton PD, ke votuar dhunën

    Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit në garën elektorale të 11 majit. Lidhur me dhunën e ushtruar nga kandidati Xhelal Mziu, Çupi u shpreh se PD është një repart dhune dhe kush ka votuar PD, ka votuar dhunën. Më tej, analisti tha se i duhet thënë stop dhunës nga politika.
    “Është vonuar shumë që të ndodh kjo gjë, këta janë zgjedhur fillimisht si kandidatë dhe si besnikët e njeriut më të dhunshëm.  Mziu bëri thirrje në zgjedhjet e kaluara që kështu do e pësojnë si kandidati i Elbasanit i cili u vra. PD është repart dhune, herë është konsideruar paramilitar ose militar, është në raportin e dhunës.
    Në zgjedhjet e ardhshme zor se kemi PD, i jep një shpresë qytetarëve që do zvogëlohet dhuna. Nëse do votohen këta, ke votuar dhunën. Problemi për mua nuk janë këta, janë institucionet e shtetit që janë ende të dobëta edhe kur vjen nga politika. Mziu është paraqitur në SPAK po të jesh i sigurt që do dal i palagur, ashtu siç nuk u hetua Gaz Bardhi për vrasjen në Elbasan, ashtu siç nuk thërritet në SPAK kryetari i PD që u thotë zonjave të PS dashnore të Gadaf etj.”