Tag: dhunë

  • Boçi akuzon PS-në/ ‘21 janari’, ngjarje e stisur nga socialistët

    Boçi akuzon PS-në/ ‘21 janari’, ngjarje e stisur nga socialistët

    Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes protestave të opozitës sot dhe të 12 viteve më parë, u ndal edhe te ngjarja e 21 janarit.
    I ftuar në një studio televizive, Boçi i cilësoi demonstratat e 21 janarit të vitit 2011 si një ngjarje e stisur nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, me qëllim marrjen me dhunë të pushtetit.
    “Opozita e atëhershme nuk bëri protestë, por tentativë me dhunë për marrjen e pushtetit. Ajo ngjarje nuk erdhi në mënyrë natyrale. Ajo ngjarje ishte e stisur, e spinuar, e shtyrë, e organizuar, e paguar nga një forcë politike, për të marrë pushtetin. Ishte për të shfrytëzuar momentumin historik. Po ta krahasosh me qeverisjen, nuk u gjend në korrupsion masiv. Doli video për shkak të një partie aleatë të PD-së. Ajo ngjarje nuk prodhoi rezultat politik”,-u shpreh Boçi.

  • Në kërkim për vjedhje me dhunë të një makine, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë! Në pranga edhe një tjetër(EMRAT-VIDEO)

    Në kërkim për vjedhje me dhunë të një makine, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë! Në pranga edhe një tjetër(EMRAT-VIDEO)

    Dy persona nga Lushnja kanë rënë në prangat e policisë. 
    Xheni Xhumari alias Shkëlzen Xhumari, 46 vjeç është arrestuar pasi ishte në kërkim për vjedhjen e një makine në muajin maj. Ndërkohë në kërkim është bashkëpunëtori i tij 31-vjeç. 
    “Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit: 
    -Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. S., 31 vjeç, në datë 29.05.2025, i kanë vjedhur me dhunë automjetin, një shtetasi 41 vjeç. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit”, njoftoi sot policia. 
    Armand Pepa, ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit në makinën e tij blutë gjetën një shkop metalik. 47-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë. 
    “A. P., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik, në cilësinë e armës së ftohtë. 47-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje me armë”, thuhet në njoftim. 
    Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 30-vjeçat pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë sportive. 
    “Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në fshatin Shegas, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetë dhe sekuestrua një pistoletë sportive”, informoi policia. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 
     

  • Fier, policia vë në pranga dy shtetas, një për “Vjedhje me dhunë”, tjetri me precedent për grabitje me armë

    Fier, policia vë në pranga dy shtetas, një për “Vjedhje me dhunë”, tjetri me precedent për grabitje me armë

    DVP Fier/Kontrolle të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërive.Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë”.Arrestohet 1 shtetas me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës me armë, të cilit iu gjetë armë e ftohtë në automjet, si dhe procedohet 1 tjetër pasi mbante armë sportive me vete.

    Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit:-Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. S., 31 vjeç, në datë 29.05.2025, i kanë vjedhur me dhunë automjetin, një shtetasi 41 vjeç. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit;-A. P., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik, në cilësinë e armës së ftohtë. 47-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje me armë.Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në fshatin Shegas, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetë dhe sekuestrua një pistoletë sportive.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • OBSH/ 1 në 3 gra në botë kanë përjetuar dhunë

    OBSH/ 1 në 3 gra në botë kanë përjetuar dhunë

    Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi sot, të mërkurën, më 19 nëntor, një raport tronditës mbi përhapjen e dhunës ndaj grave në mbarë botën, duke e përshkruar situatën si një nga krizat më të thella dhe më pak të adresuara të të drejtave të njeriut.
    Sipas OBSH-së, rreth 840 milionë gra, ose pothuajse një në tre, kanë përjetuar dhunë fizike apo seksuale në një moment të jetës së tyre, qoftë nga partneri tyre, qoftë nga persona të tjerë.
    “Dhuna ndaj grave mbetet një nga krizat më të vazhdueshme dhe të paadresuara të të drejtave të njeriut në botë, me shumë pak përparim të bërë në dy dekada”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.
    Raporti thekson se në vetëm 12 muajt e fundit, 316 milionë gra — përkatësisht 11% e të gjitha grave mbi 15 vjeç — kanë qenë viktimë e dhunës nga partneri intim.
    Organizata i bëri thirrje shteteve të veprojnë me urgjencë për të forcuar mbrojtjen e grave, duke e cilësuar këtë fenomen “një plagë globale që prek çdo shtresë të shoqërisë” dhe që kërkon investim serioz në parandalim, mbështetje dhe drejtësi.

  • Bie në prangat e policisë 30-vjeçari/ Grabiti me dhunë paratë e një shtetasi, me precedentë në vjedhje dhe…

    Bie në prangat e policisë 30-vjeçari/ Grabiti me dhunë paratë e një shtetasi, me precedentë në vjedhje dhe…

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
    – N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje. Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.

  • Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, pranga 30-vjeçarit në Tiranë

    Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, pranga 30-vjeçarit në Tiranë

    Një 30-vjeçar është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
    – N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.
    Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.
    Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, arrestohet “skifteri i errësirës” në Tiranë

    pamje nga policia

    TIRANË- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentua t’i grabiste me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira. 30-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve. Ndërkohë që është zbardhur një tjetër rast i vjedhjes me dhunë nga ky shtetas. 
    Njoftimi:
    Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Darkness”.
    Tentoi ti vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira, falë reagimit të shpejtë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
    30-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.
    Zbardhet dhe dokumentohet edhe 1 rast i vjedhjes me dhunë, i kryer më herët nga ky shtetas.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
    – N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.
    Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.
    Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar
    Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se, autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar.
    Deklarata u bë pas përfundimit të dëshmisë së tij në SPAK, teksa në komunikimin me gazetarët jashtë këtij institucioni Berisha tha se Rama e organizoi 21 janarit, për shkak të egos së tij për pushtet, në atë që e cilësoi si protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
    “Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.
    Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
    Ky ishte shkaku i mosthirrjes.
    Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune.
    Ku janë ata mbështetësit e saj?
    Nuk janë këtu.
    Ta marrin vesh ata, pra kishte agjendë dhune.
    Kjo është e vërteta.
    Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.
    Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë”, tha Berisha.

  • “Dumani po pinte kafe me Farrukun”, Berisha: Ndërkombëtarët e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    “Dumani po pinte kafe me Farrukun”, Berisha: Ndërkombëtarët e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar. Këtë deklaroi Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku u pyet për 21 janarin e 14 viteve më parë, ku u vranë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas Berishës
    “Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte agjendë dhune. Ku janë ata mbështetësit e saj? Nuk janë këtu. Ta marrin vesh ata, pra kishte agjendë dhune. Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.”.
    Berisha theksoi se thirrja e tij në SPAK është procedurë normale, por u përdor për propagandë socialiste.
    “Thirrja për të dëshmuar është procedura më normale, por nuk është publike. Kurse këta Dumani, Troplini mos them Dumani, pa marrë unë njoftimin ua shpërndau mediave, në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është institucion banal propagande socialiste. Pse duhet ta marrë vesh publiku që unë jam thirrur të pyetem për 21 janarin. Një procedurë që është diskrete ua jep mediave ,para se të ma japë mua dhe 2 javë furnizon studiot e televizioneve të kontrolluara nga qeveria, që të mos bëjnë debate për vjedhjet, por të merren që Sali Berishën e kanë thirrur pas 13 vjetësh në një gjë që duhet ta kishin thirrur”.
    Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në SPAK gjeti Altin Dumanin që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. Për këtë të fundit më herët Berisha ka thënë se është i kërkuar nga drejtësia italiane
    “Ishte një proces normal, duhet ta pohoj këtu. Në qoftë se këta që ishin aty, zhvilluan një procedurë në përputhje me ligjin dhe rregullat, kjo nuk mund të thuhet për Dumanin që po pinte kafe, jo me Pojën, po me këtë të fundit që i mori 5 milionë, Kreshnik Farrukun. Po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. Po, i shkoi edhe në Manzë Kreshnik Farrukut. Dhe nuk flet gjë, hesht si fija e barit. Ai do heshtë, por unë nuk hesht se do mbroj interesat publike”.

  • Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante në banesë një pistoletë, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë

    Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante në banesë një pistoletë, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë

    Një 49-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, teksa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një pistoletë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.
    Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, u kap dhe u arrestua në flagrancë i dyshuari për rastin, shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel