Tag: dhunë

  • Arrestime dhe procedime penale në Fier, Divjakë, Lushnjë dhe Mallakastër – dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të qarkullimit rrugor

    Arrestime dhe procedime penale në Fier, Divjakë, Lushnjë dhe Mallakastër – dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të qarkullimit rrugor

    Fier, 4 Prill 2025 – Policia e Fierit ka kryer një sërë veprimesh ligjore në lidhje me ngjarje të ndodhura ditët e fundit në disa bashki të qarkut. Arrestime në flagrancë, referim materialesh në Prokurori dhe nisje procedimesh penale janë ndër masat e marra për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarive të paligjshme.

    Në Divjakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 37 vjeç, pasi goditi me grushte kushëririn e tij dhe i shkaktoi dëme materiale dyqanit të tij. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ndërkohë në Fier, u arrestua shtetasi R. M., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, duke e goditur me grushte dhe me një send të fortë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Po në Fier, janë referuar materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasve B. H., 51 vjeç dhe F. N., 32 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilët dyshohet se kanë kanosur një 37-vjeçar, për motive të dobëta.

    Në Lushnjë, ka nisur procedimi penal për shtetasin A. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori për dy 16-vjeçarë, të cilët u kapën duke drejtuar automjete pa leje drejtimi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndërsa në Mallakastër, Policia ka nisur procedurat për vlerësimin e rrethanave të një ngjarjeje tragjike: Shtetasja T. Z., 88 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj në fshatin Usojë. Sipas të dhënave paraprake, ajo vuante nga depresioni.

    Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Operacioni “Quick Response”/ I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    Operacioni “Quick Response”/ I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar zvicerian, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë celularin një 52-vjeçari në rrugën e Barrikadave.
    Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.
    Falë veprimeve të shpejta të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi J. K., u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • VIDEO/ Dhunoi dhe i grabiti celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    VIDEO/ Dhunoi dhe i grabiti celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    Një 20-vjeçar zvicerian është vënë në pranga nga Policia, pasi vodhi me dhunë një aparat celular në rrugën e Barrikadave.

    Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur i riu, i identifikuar si J. K., ndoqi një 52-vjeçar teksa ky i fundit po kthehej në banesë. Pas një konflikti fizik, 20-vjeçari arriti t’i merrte telefonin dhe u largua.

    Falë hetimeve të shpejta nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, autori u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi si provë materiale celularin e vjedhur.

    Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa ndaj të riut rëndojnë akuzat për grabitje me dhunë.

  • “Çmendet” 35-vjeçari në Fier, dhunon kunatën dhe fëmijët e saj

    “Çmendet” 35-vjeçari në Fier, dhunon kunatën dhe fëmijët e saj

    Policia ka vënë në pranga Marklel Caushaj 35-vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.

    Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier, njoftim:Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Dhunoi kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, pranga 35-vjeçarit në Fier

    Dhunoi kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, pranga 35-vjeçarit në Fier

    Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunoi kunatën dhe fëmijët e saj të mitur, arrestohet 35-vjeçari

    Dhunoi kunatën dhe fëmijët e saj të mitur, arrestohet 35-vjeçari

    Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.

    Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Njoftimi i policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

     

  • “Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë…”/Për çfarë e ka fjalën Dafina Zeqiri?

    “Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë…”/Për çfarë e ka fjalën Dafina Zeqiri?

    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë një foto të dokumentarit të Netflix, “From Rock Star to Killer”, dhe ka lidhur temën e tij me realitetin në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për fenomenin e femicidit, një problem që vazhdon të mbetet i pranishëm. Në një postim në InstaStory, Dafina shkruan:
    Nga rockstar në vrasës – një dokumentar që tregon sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë. Femicidi ende ekziston, edhe në Kosovë dhe ShqipëriMe këtë mesazh, ajo ka tërhequr vëmendjen ndaj këtij fenomeni të rëndë dhe ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe veprim për të luftuar dhunën ndaj grave.
     

  • Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga  2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga 2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për ushtrim dhune ndaj familjarëve të tyre.
    Shtetasja L. K., 38 vjeçe, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur, 17 vjeç. Materialet për rastin e saj janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
    Shtetasi P. R., 55 vjeç, është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.
    Hetimet për të dyja rastet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.