Tag: dhomës

  • Kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

    Kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

     

    Një kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka zënë gjumi, gjatë një mbledhjeje të Dhomës së Përfaqësuesve, që zgjati gjithë natën.

    Sipas mediave të huaja, të cilat kanë publikuar edhe pamjet, bëhet me dije se kongresmenit iu desh të zgjohej kur politikanët amerikanë diskutuan projektligjin e pajtimit që do të përfshinte uljet e taksave të Trump.

    Kur erdhi koha për të votuar për një amendament, anëtarët e Kongresit kuptuan se përfaqësuesi Blake Moore kishte rënë në gjumë në karrigen e tij. Ai u zgjua nga përfaqësuesja Michelle Fischbach, një republikane nga Minesota.

    Gjatë mbledhjes, ligjvënësit debatuan dhe votuan për amendamentet specifike që do të përfshihen në projektligj.

  • “Forconi marrëdhëniet me Amerikën”, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria të përfitojë nga situata

    “Forconi marrëdhëniet me Amerikën”, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria të përfitojë nga situata

    “Shqipëria duhet të përfitojë nga situata, por edhe të negociojë më të mirën me Amerikën.”

    Është kjo thirrja që presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri i drejton bizneseve, por edhe qeverisë, pas politikës së ndjekur nga administrata Trump në vendosjen e tarifave të reja, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
    Grant Van Cleve mbron politikën e re të SHBA-së dhe udhëzon Shqipërinë të mos distancohet.
    “Ndodhemi në një udhëkryq interesant në ekonominë globale, jemi pjesë e një tranzicioni dhe evolucioni masiv. Shqipëria ndodhet në një pozicion shumë interesant për të përfituar nga këto tranzicione. Në lidhje me marrëdhëniet me Amerikën, me mundësinë për të zhvilluar marrëdhënie bilaterale dhe jo vetëm në nivel blloku në Bashkimin Evropian.”
    Sugjerimet e Dhomës Amerikane u paraqitën në një takim me partitë politike, të cilat përballën programet e tyre ekonomike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë takim munguan përfaqësues të Partisë Socialiste.
    “Mungesa e fuqisë punëtore është shqetësimi ynë në 3 vitet e fundit. Vijojmë të mbështesim zhvillimin e kapitalit human. Ndërsa do t’i mëshojmë dialogut të mëtejshëm të institucioneve me bizneset për problematikat aktuale,” shprehet drejtori ekzekutiv i AMCHAM, Nertian Mullaj.
    Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka ndërtuar propozimet e saj mbi 7 shtylla kryesore, përfshirë këtu stabilitetin në taksa, mbështetjen e luftës kundër korrupsionit, si dhe një ligj të ri për investimet e huaja.

    Top Channel

  • Ambasada Amerikane në Tiranë: Klima më e favorshme investimi mund të shtojë praninë e SHBA-së

    Ambasada Amerikane në Tiranë: Klima më e favorshme investimi mund të shtojë praninë e SHBA-së

    E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.

    ”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
    Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane”,-thuhet në deklaratën e Ambasadës.

  • Ambasada Amerikane: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

    Ambasada Amerikane: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

    E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ambasada amerikane, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë detaje nga ky takim.
    Sipas ambasadës, u diskutua se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
    Ambasada amerikane vlerëson mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë. Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.