Tag: dhomës

  • Arrestimi i avokatit Bajrami/ ‘Kupa u mbush’, Haxhia: Nëse përsëritet, braktisim me muaj gjyqet

    Arrestimi i avokatit Bajrami/ ‘Kupa u mbush’, Haxhia: Nëse përsëritet, braktisim me muaj gjyqet

    Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Hxhia ka kërcënuar ashpër me bojkot të seancave gjyqësore për muaj me radhë, nëse do të përsëritet rasti ‘Bajrami’.

    Ndërsa Avokatia ka pezulluar të gjitha gjyqet deri më 25 tetor, në një deklaratë për mediat nga Dhoma Penale, Haxhia tha se tashmë kupa është mbushur. 

    Ai kritikoi ashpër edhe organet e reja të drejtësisë, që sipas tij kanë qenë inekzistence pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, ku po zhvillohej seance gjyqësore.

    Qëllimi jonë natyrisht, ato janë janë procese të nxjerrjes së përgjegjësisë administrative dhe penale, por qëllimi jonë nuk është për të vënë para përgjegjësisë, qëllimi madhor them i dhomës, një gjyqtar, një prokuror apo një oficer i policisë gjyqësore, por nëpërmjet rastit t’i kujtojmë, t’i detyrojmë të zbatojnë ligjet në marrëdhëniet me palët në proces. Lidhur me oficerin e policisë gjyqësore ose me prokurorin apo me tjetër kënd, është në vullnetin e personit që që ka qenë i ndaluar për të vazhduar procesin.

    Unë dua të falenderoj edhe shumë kolegë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët kanë mbështetur fuqishëm dhe me telefonata të të menjëhershme që kur ndodhi ngjarja. Duke shprehur mbështetjen dhe suportin dhe shqetësimin njëkohësisht për kolegët e tyre në trajtimin e rastit, por nga rasti edhe trajtimin e problematikës dhe jam shumë i keqardhur nga organet e pushtetit, e drejtuesve të pushtetit gjyqësor, KLP-ja, KLGJ-ja dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që nuk kanë marrë asnjë kontakt, edhe pse i kemi vënë në dijeni në mënyrë zyrtare dhe shumë korrekte, nuk kanë bërë asnjë kontakt. Kjo tregon, kjo tregon plogështinë, kjo tregon inaktivitetin e këtyre organeve, të cilët duhet të riorganizohen dhe i bëj thirrje edhe ata që po merren me me trajtimin e analizës së reformës në drejtësi, të rishikojnë të gjithë strukturat e miratuara.

    Edhe klientët na kanë mbështetur, sepse për ata shtyrja e një seance nuk do të thotë se se rëndohet pozita e tyre.  Atëhere, shiko, unë s’mund të marr përsipër të të them që do bëhet kjo, për arsye sepse unë jam një votë në në në strukturat dhe dhe organet drejtuese të dhomës, por vetëm po them vetëm kaq, që kupa është mbushur dhe po, po qe se do ketë një rast të tillë, po më tepër nga organet drejtuese të sistemit gjyqësor, po ju garantoj që do abandonohen të gjitha proceset dhe për jo për një kohë, jo për një ditë, jo për një javë, po për muaj.

  • Bojkotohen gjyqet për 5 ditë pas arrestimit të avokatit në Elbasan

    Bojkotohen gjyqet për 5 ditë pas arrestimit të avokatit në Elbasan

    Pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, me akuzën se ka kanosur për shkak të detyrës prokurorin Gjergj Ceka, ashtu siç paralajmëroi Dhoma e Avokatisë Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka nisur sot bojkotimi nga të gjithë avokatët e proceseve penale, përfshirë dhe ata pjesë e proceseve gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese.

    Bojkotimi do të jetë nga data 20 tetor e deri më datë 25. Nga ky bojkot përjashtohen seancat që kanë si objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurisë.
    Ky vendim i Dhomës së Avokatisë vjen pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami dy ditë më parë, pas një përplasje në sallën e gjyqit me këtij të fundit dhe prokurorit të çështjes, Gjergj Ceka.

    Bëhet fjalë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Mes të arrestuarve ishte dhe Maksim Suçi, klienti i avokatit Ulian Barjami.

    Vendimi i Dhomës së Avokatisë:

    Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë

    Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë shqyrtoi ngarjen teper te rende lidhur me arrestimin e kolegut Av.Ulian Barjami, pasi mori kontakt personalisht me kolegun Barjami dhe u njoh drejtpërdrejt dhe në detaje me kete ngjarje. Me vendim qarkullues, Komiteti vendosi unanimisht:

    1. Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.

    2. Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.
    3. Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje sherben si baze per fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqeruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtriimit te profesionit.

    4. Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj cështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.

    6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.

    7. Depozitimin e nje kopje vendimi prane Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Keshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    8. Shtyrjen per nje date tjeter te tryezes se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrine e Drejtesise ne daten 20 tetor, me objekt “Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë

     

  • Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet.

    Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital.
    Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit.
    “Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policia.

    Top Channel

  • Trump pjesë e ceremonisë përkujtimore të Charlie Kirk, ja kush e shoqëron presidentin e SHBA-së

    Trump pjesë e ceremonisë përkujtimore të Charlie Kirk, ja kush e shoqëron presidentin e SHBA-së

    Presidenti Trump do të mbajë fjalën e tij në funeralin e Charlie Kirk në Glendale, Arizona, së bashku me figura kyçe të administratës, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe dhëndrin e tij.

    Me Trump në Air Force One janë Mike Johnson, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, dhe Susie Wiles, Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë.
    Gjithashtu në bord ishte Jared Kushner, dhëndri i presidentit dhe mik personal i Charlie Kirk, që kishte bashkëpunuar politikisht me Kirk.
    Një avion i dytë është dërguar nga Shtëpia e Bardhë për të transportuar zyrtarë të tjerë që duan të marrin pjesë, ndërsa Zëvendëspresidenti J.D. Vance fluturoi në një avion të veçantë, sipas protokollit.
    Funerali është një ngjarje me profile të lartë, ku pritet që autoritete të shumta republikane të flasin dhe të nderojnë jetën dhe punën e Kirk.
    Siguria është përforcuar në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të prani të lartë dhe rëndësisë politike të eventit.

    Top Channel

  • Trump pritet të mbërrijë në ceremoninë përkujtimore të Charlie Kirk, ja kush do ta shoqërojë presidentin e SHBA-së

    Trump pritet të mbërrijë në ceremoninë përkujtimore të Charlie Kirk, ja kush do ta shoqërojë presidentin e SHBA-së

    Presidenti Trump pritet të mbërrijë në funeralin e Charlie Kirk në Glendale, Arizona, së bashku me figura kyçe të administratës së tij, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe dhëndrin e tij.

    Me Trump në Air Force One janë Mike Johnson, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, dhe Susie Wiles, Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë.
    Gjithashtu në bord është Jared Kushner, dhëndri i presidentit dhe mik personal i Charlie Kirk, që kishte bashkëpunuar politikisht me Kirk.
    Një avion i dytë është dërguar nga Shtëpia e Bardhë për të transportuar zyrtarë të tjerë që duan të marrin pjesë, ndërsa Zëvendëspresidenti J.D. Vance fluturon në një avion të veçantë, sipas protokollit.
    Funerali është një ngjarje me profile të lartë, ku pritet që autoritete të shumta republikane të flasin dhe të nderojnë jetën dhe punën e Kirk.
    Siguria është përforcuar në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të prani të lartë dhe rëndësisë politike të eventit.

    Top Channel

  • Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

    Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e aktivistit amerikan Charlie Kirk.

    Të martën, autoritetet publikuan mesazhe midis Robinson, 22-vjecarit të identifikuar si vrasës dhe shokut të tij të dhomës. Ky I fundit, sipas deklarimeve ishte transgjinor dhe thuhet se ishte në një marrëdhënie romantike me të pandehurin.
    Sipas një aktakuze, nëna e Robinson i tha policisë se gjatë vitit të fundit, i biri ishte bërë më politik dhe më i krahut të majtë, “më i orientuar pro-homoseksualëve dhe të drejtave transgjinore”.
    Prokurorët thonë se Robinson i la një mesazh shokut të tij të dhomës: “Pata mundësinë ta zhdukja Charlie Kirk dhe do ta pranoj.”
     Gjatë konferencës për shtyp të së martës, prokurori i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, tha se në vend që të fshinte mesazhet siç kërkoi Robinson, shoku i dhomës ia dha ato policisë.
    Përveç kësaj, hetuesit kanë thënë gjithashtu se katër gëzhoja u gjetën së bashku me një pushkë në një zonë të pyllëzuar pranë kampusit të Universitetit të Luginës së Utah-ut. Gëzhojat kishin mesazhe të gdhendura në to, të cilat, para arrestimit të Robinson, ishin ndër të vetmet të dhëna të mundshme për motivin e vrasësit – dhe kanë qenë objekt i shumë spekulimeve.
    Një fishek i paqëlluar kishte fjalët “Hej fashist! Kap!” ndërsa në fishekun e katërt shkruhej: “Nëse e lexon këtë, je gej”
    Ndërkohë sipas mesazheve të publikuara nga prokurorët, i gjithë akti i vrasjes nuk i kishte marrë më shumë se një javë kohë Robinsonit.
    Është e paqartë se çfarë konkretisht Robinson e konsideroi të pakëndshme te Kirk. Është gjithashtu e paqartë se si mund të jetë radikalizuar ai dhe çfarë roli mund të kenë pasur aktivitetet e tij online në atë proces.
    Autoritetet kanë heshtur rreth rolit të politikave të të dyshuarit në sulm. Kur Grey, prokurori i qarkut, u pyet drejtpërdrejt nëse aktivizmi transgjinor frymëzoi të shtënat, ai nuk pranoi të komentonte.

    Top Channel

  • 22-vjeçari që vr*u Charlie Kirk, partneri: Më tha që u mbush kupa me urrejtje

    22-vjeçari që vr*u Charlie Kirk, partneri: Më tha që u mbush kupa me urrejtje

    Bota E Mërkurë, 17 Shtator 2025 18:51
    Tyler Robinson i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk, ka lënë pas një sërë mesazhesh për partnerin e tij. Zbulimet u bënë publike kur Prokurori i Qarkut, Jeff Gray shpalli 7 akuza ndaj që rëndojnë ndaj Tyler Robinson. Më e rënda është akuza për vrasje, e cila mund t’i shkaktojë të riut dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor.
    Sipas Jeff Gray, shoku i dhomës i Tyler, i cili është në proces tranzicioni nga burrë në grua dhe me të cilin ai kishte një lidhje romantike, mori një mesazh nga 22-vjeçari më 10 shtator, pas vrasjes së Charlie Kirk në universitetin Utah Valley në Orem, ku shkruhej: ”Shih poshtë tastierës sime”. Shoku i dhomës gjeti një shënim që shkruante: ”Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe e bëra”.

    Shoku i dhomës e pyeti 2 herë partnerin nëse e kishte seriozisht dhe Tyler i tha se po dhe se ishte penduar që e përfshiu në këtë ngjarje, pasi kishte në plan ta mbante vrasjen sekret deri në vdekje. I pyetur pse e vrau aktivistin e ekstremit të djathtë, Tyler dyshohet se u përgjigj: ”M’u mbush kupa me urrejtjen e tij. Me disa lloje urrejtjesh nuk mund të bëhet kompromis”.

    Tyler dyshohet se nisi t’i dërgonte mesazhe shokut të dhomës ndërsa ishte ende në Orem dhe kishte ndërmend të merrte armën e familjes, të cilën më vonë e përdori për të vrarë Charlie Kirk. Ai përshkroi ankthin që përjetoi për ta marrë dhe fshehur armën, si dhe më tej, se ishte i shqetësuar për gjurmët që kishte lënë. Në fund, i tha partnerit se do të dorëzohej, pasi prindërit e identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe një sherif, mik i familjes e bindi të dorëzohej.

  • Ekzekutoi Charlie Kirk, autori “hermetik”, nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

    Ekzekutoi Charlie Kirk, autori “hermetik”, nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

    Guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka pohuar sot se vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk “nuk po bashkëpunon” me autoritetet dhe nuk ka pranuar se ka kryer krimin.

    Cox tha se i dyshuari për autorësinë, 22-vjeçari Tyler Robinson, do të akuzohet zyrtarisht të martën. Ai mbetet në paraburgim në Utah.
    Hetuesit ende nuk kanë sqaruar pse Robinson dyshohet se u ngjit në çatinë e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah gjatë një aktiviteti në natyrë dhe qëlloi Kirkun në qafë nga një distancë e gjatë të mërkurën e kaluar.
    Robinson nuk ka rrëfyer, tha Cox për emisionin “This Week” të ABC-së. “Ai nuk po bashkëpunon, por të gjithë përreth tij po bashkëpunojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha guvernatori republikan.
    Një nga personat që po flet me autoritetet është shoku i dhomës së Robinson. Cox e përshkroi shokun e dhomës si “një burrë në tranzicion drejt një gruaje” dhe shtoi se ai ka qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues”.
    Kur u pyet nga CNN nëse identiteti gjinor i shokut të dhomës ishte i rëndësishëm për hetimin, Cox u përgjigj: “Kjo është ajo që po përpiqemi të kuptojmë tani… Është e lehtë të nxitohemi në përfundime, por kemi gëzhojat, prova të tjera mjeko-ligjore që po na vijnë në dorë,  dhe po përpiqemi t’i bashkojmë pjesë-pjesë.”

    Top Channel

  • Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve publikon mbi 33 mijë faqe të dosjeve të Jeffrey Epstein

    Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve publikon mbi 33 mijë faqe të dosjeve të Jeffrey Epstein

    Komiteti mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së publikoi të martën mijëra faqe me të dhëna nga Departamenti i Drejtësisë që lidhen me Jeffrey Epstein. Në 33,000 faqet përfshihen dosje gjyqësore të vjetra disa vjeçare në lidhje me Epstein dhe ish-të dashurën dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell, si dhe ato që duket se janë pamje filmike të kamerave të trupit nga kontrollet dhe intervistat policore. Dosjet duket se përmbajnë informacione që tashmë janë të njohura publikisht.
    Të dhënat u postuan në internet ndërsa administrata Trump po përballej me vëmendje të re për hetimin ndaj Epstein. Përfaqësuesit demokratë dhe republikanë kishin planifikuar të mbanin konferenca për shtyp për të kërkuar transparencë më të madhe nga administrata në këtë rast.
    Publikimi i dokumenteve vjen në një kohë kur administrata Trump është përfshirë në muaj të tërë polemikash mbi vendimin e saj për të mos publikuar dosje shtesë në këtë rast.
    Epstein vrau veten në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual dhe u dyshua se kishte abuzuar me qindra vajza.
    Donald Trump, një mik i hershëm i Epstein dhe pjesë e rrethit të tij shoqëror të pasur dhe të fuqishëm, është përpjekur ta shmangë këtë temë në javët e fundit. Më herët këtë vit, ai paditi Wall Street Journal për raportimin e saj mbi marrëdhënien e tij me Epstein në një shënim ditëlindjeje që Trump dyshohet se i kishte shkruar atij. Presidenti e ka quajtur polemikën e fundit për Epstein një mashtrim.

  • 128 demokratë refuzojnë përpjekjen për shkarkimin e Trump

    128 demokratë refuzojnë përpjekjen për shkarkimin e Trump

    Dhoma e Përfaqësuesve votoi sipas vijave dypartiake për të shuar përpjekjen e një ligjvënësi të vetëm progresiv për të shkarkuar Presidentin Donald Trump të martën pasdite.

    Ligjvënësit ranë dakord ta paraqesin masën me një votim 344-79. Ky votim është një mekanizëm procedural që u lejon anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë kundër shqyrtimit të një projektligji pa pasur nevojë të votojnë për vetë projektligjin. 

    Rezoluta u ofrua nga përfaqësuesi Al Green, D-Teksas, i cili u përjashtua nga salla e Kongresit në fillim të këtij viti gjatë kohës që në një seancë të përbashkët ndërpreu në mënyrë të përsëritur presidentin Trump.

    Shumica e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve iu bashkuan ligjvënësve republikanë për të rrëzuar rezolutën e Green, një shenjë se sa politikisht e ashpër duket të jetë përpjekja. Vetëm 79 demokratë votuan për të vazhduar me votimin e shkarkimit, ndërsa 128 votuan për ta ndaluar atë në vend.

    Liberalët që iu bashkuan republikanëve përfshijnë të tre anëtarët e udhëheqjes demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve – Udhëheqësi i Pakicës në Dhomë, Hakeem Jeffries, republikan nga Nju Jorku, Anëtarja e Klubit të Pakicës në Dhomë, Katherine Clark, demokrate nga Masaçusets, dhe Kryetari i Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve, Pete Aguilar, demokrat nga Kalifornia, votuan për ta paraqitur masën në Kongres.

    Green, i cili ka kërcënuar të shkarkojë Trumpin edhe më herët, tha se oferta e tij e fundit synon sulmet e presidentit ndaj Iranit gjatë fundjavës. “Nuk erdha në Kongres për të qenë një vëzhgues ndërsa një president abuzon me pushtetin dhe e degradon demokracinë amerikane në autoritarizëm me veten si një president autoritar,” tha Green në një deklaratë të martën në mëngjes.

    “Bombardimi i paautorizuar i Iranit nga Presidenti Trump përbën një deklaratë de facto lufte. Asnjë president nuk ka të drejtë ta tërheqë këtë komb në luftë pa autorizimin e përfaqësuesve të popullit.” 

    Progresistë të tjerë, përfshirë përfaqësuesen Alexandria Ocasio-Cortez, demokrate nga Nju Jorku, kërkuan shkarkimin e Trumpit për shkak të sulmeve në Iran.

    Trump i talli ata në një postim të gjatë në Truth Social të martën, duke u thënë, “ma bëni ditën”. “Më mirë të fillojnë të shqetësohet për zgjedhjet paraprake, përpara se të mendojë të mposhtë senatorin tonë të madhe palestinez, Chuck Schumer që qan, karriera e të cilit është padyshim një fill shumë të hollë!” shkroi Trump. “Ai dhe miqtë e tij demokratë sapo kanë arritur shifrat më të ulëta të sondazheve në historinë e Kongresit, kështu që vazhdoni dhe provoni të më shkarkoni”, postoi ai.

    Kjo tallje i ka vënë edhe udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve në një pozitë të vështirë. Jeffries anashkaloi pyetjet mbi progresistët që bënin thirrje për shkarkimin e Trump gjatë një konference për shtyp të hënën.

    “Një mjet që është në tryezë tani është të vazhdojmë të kërkojmë që administrata të paraqitet para Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe t’i paraqesë popullit amerikan arsyet pse është ndërmarrë ky hap i jashtëzakonshëm. Ky është hapi i parë”, tha Jeffries.

    “Hapi i dytë është që Rezoluta e Fuqive të Luftës, qoftë ajo që është paraqitur tashmë apo të tjera që mund të paraqiten më pas, të debatohet në Dhomën e Përfaqësuesve, siç duhej të kishte ndodhur tashmë. Dhe pastaj do të shohim se ku jemi më pas.” I pyetur përsëri nëse po i merrte seriozisht thirrjet për shkarkimin e Trump, Jeffries tha: “Ky është një moment i rrezikshëm në të cilin ndodhemi dhe duhet të kalojmë atë që kemi përpara. Dhe ajo që kemi përpara tani është se administrata Trump ka përgjegjësinë të vijë në Kongres, të justifikojë veprimet për të cilat nuk kemi parë prova për të justifikuar forcën e saj ofensive në Iran.”/FoxNews – Syri.net