Tag: dhomë

  • E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

    E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

    Një situatë e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjës.
    Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi.

    Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë votimi dhe kanë ushtruar të drejtën.

  • VIDEO LAJM/ E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

    VIDEO LAJM/ E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

    Një situatë e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjës.

    Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi.
    Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë votimi dhe kanë ushtruar të drejtën.

    Top Channel

  • “Gjurmë gjaku në çdo dhomë”, detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës në Itali, zgjerohen hetimet

    “Gjurmë gjaku në çdo dhomë”, detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës në Itali, zgjerohen hetimet

    Të dhëna të reja tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali , e cila u vra brutalisht nga Mark Antony Samson. Sipas raporteve të policisë mjeko-ligjore të siguruara nga agjencia LaPresse, krimi ka ndodhur në banesën e Samsonit në Via Homs 8, në lagjen afrikane të Romës, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme gjaku në pothuajse çdo dhomë.
    Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç ka deklaruar i dyshuari në rrëfimin e tij. Viktima është goditur me thikë në zonën e qafës, duke shkaktuar një rrjedhje të madhe gjaku që ka përfunduar në muret e korridorit, dysheme dhe objekte të tjera të banesës.
    Ekspertët kanë përdorur luminol për të zbuluar gjurmët e fshira të gjakut në pllakën e dushit, në lavamanët e banjës dhe kuzhinës. Gjurmë të tjera janë gjetur edhe në dorezat dhe shkopinjtë e furçave të pastrimit, si dhe në një kuti kartoni të fshehur mbi një dollap. Njolla e madhe gjaku është zbuluar gjithashtu në brendësi të derës së përparme të majtë të automjetit të Samsonit, ku u gjetën edhe disa tufë flokësh të gjatë, të cilët dyshohet se i përkasin Ilarias.
    Pavarësisht përpjekjeve për të pastruar vendin e krimit më 26 mars, gjurmët e gjakut nuk janë fshirë plotësisht. Policia ka sekuestruar një faturë të lëshuar nga një dyqan detergjentesh pranë banesës, e cila dëshmon blerjen e produkteve të pastrimit po atë ditë. Hetuesit dyshojnë se disa persona të tjerë mund të kenë ndërhyrë për të ndihmuar në pastrimin dhe fshehjen e provave.
    Trupi i pajetë i Ilarias u zbulua më 2 prill në një shpat mali në Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina, disa ditë pas zhdukjes së saj. Sipas hetimeve, viktima ka qëndruar për të paktën 20 orë në banesën e Samsonit para se të transportohej dhe fshihej në zonën malore.
    Hetimet vazhdojnë, ndërsa organet e drejtësisë po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti që ka tronditur opinionin publik italian dhe më gjerë.

  • “Hyra në dhomë dhe e gjeta duke folur me një tjetër”, vrasësi i Ilaria Sulës ndryshon sërish dëshminë: Kur më ktheu unazën e fejesës…

    “Hyra në dhomë dhe e gjeta duke folur me një tjetër”, vrasësi i Ilaria Sulës ndryshon sërish dëshminë: Kur më ktheu unazën e fejesës…

    Vrasja e Ilaria Sulës ka marrë një vëmendje të madhe në të gjithë Italinë, teksa vijon puna për të zbuluar më shumë detaje nga kjo ngjarje.

    Hetuesja e çështjes ka shkuar në burgun “Regina Coeli”, aty ku ndodhet vrasësi i Ilarias, Mark Antony Samson.
    Ky i fundit, ka ndryshuar sërish dëshminë, pasi më parë kishte deklaruar se iu bë presion nga shqiptarja për notat dhe se ajo kërkoi ndarjen.
    23-vjeçari me prejardhje filipinase dëshmoi para hetueses se e kishte gjetur Ilarian duke folur me mesazhe me një person tjetër, shkruan La Repubblica.
    “U futa në dhomë dhe gjeta Ilarian duke folur me mesazhe me dikë. I kërkova të më tregonte telefonin dhe ajo po fliste me dikë tjetër. Më pas ajo më ktheu unazën e fejesës dhe aty e humba toruan. Nuk e pranova dot ndarjen dhe e vrava”, i tha Samson hetueses në një bisedë prej pesë orësh.
    Prokuroria po vijon punën për të zbardhur detajet, teksa ka zbuluar se përveç nënës së autorit, edhe dy miq të Samsonit janë përfshirë në fshehjen e trupit të Ilarias.

    Top Channel