Tag: dhomë

  • ‘Listat u bënë me njohje’, studentët radhë që në 3 të mëngjesit për një dhomë në konvikt

    ‘Listat u bënë me njohje’, studentët radhë që në 3 të mëngjesit për një dhomë në konvikt

    Kjo godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me standardet e një hoteli me disa yje, ka shërbyer si një mollë sherri ndërmjet studentëve që kërkonin të regjistroheshin në të dhe administratës së Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, çka ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë.

    Studentët që nuk arritën të regjistroheshin akuzojnë administratën e kësaj rezidence për korrupsion dhe se dhomat janë dhënë në bazë të njohjeve.
    “Erdhëm që në mëngjes, isha i 44-ti në radhë, por nuk më regjistruan”, thotë një nga studentët.
    Kjo godinë ka 30 dhoma dyshe dhe 1 dhomë për persona me aftësi ndryshe. Kushtet brenda tyre janë shumë të mira krahasuar me dhomat në godina të tjera në Qytetin Studenti.
    “Kam ardhur në 3 të mëngjesit, zura radhën. Ata bënë një listë dhe u regjistrova.”
    Drejtori i kësaj rezidence, i pyetur në lidhje me akuzat e studentëve se ka funksionuar miku për të siguruar një dhomë: “Godina e re është pjesë e projektit të rikonstruksionit të godinave të Qytetit Studenti me efikasitet energjik, ku në fazën e parë ka përfunduar rikonstruksioni i 5 godinave dhe pritet të nisë faza e dytë me 14 godina të tjera.”

  • “Dhomat ndahen me mik”, sherr mes studenteve dhe administratës në “QS”, ndërhyn policia

    “Dhomat ndahen me mik”, sherr mes studenteve dhe administratës në “QS”, ndërhyn policia

    pamjet e perplasjes

    TIRANË– Ndarja e dhomave në Qytetin Studenti është shoqëruar me tensione, ku policia ka ndërhyrë duke shpërndarë me dhunë një grup vajzash, që akuzuan se procesi po bëhet në mënyrë jotransparente. Në një video që është postuar nga JOQ, dërguar nga vetë studentet, thuhet se iu është dashur që të qëndrojnë në radhë dhe pritje deri në orën 3 të mëngjesit, pa mundur që të marrin një dhomë.
    “Përshëndetje, JOQ! Sot, në konviktet e Qytetit Studentit, policia e shtetit ka përdorur dhunë për të nxjerrë studentët që kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të zënë një dhomë në konviktet e reja. Pas futjes së 10 personave, ata mbyllën derën dhe nuk dhanë asnjë sqarim, duke thënë se vendet janë zënë. Ndërkohë, thërrasin policinë për t’i nxjerrë studentët jashtë. Si do të veprojë ky shtet për popullin dhe studentët, të cilët dita-ditës po detyrohen të largohen nga ky vend?”, shkruhet në denoncim.

    /ZËRI 

  • “Me dritën fikur, gjëja e parë që duhet të bëni në një dhomë hoteli”/ ALARMI i ekspertëve: Zakonisht kafshojnë…

    “Me dritën fikur, gjëja e parë që duhet të bëni në një dhomë hoteli”/ ALARMI i ekspertëve: Zakonisht kafshojnë…

    Ekspertja, Halee Whiting, ka zbuluar se cila është gjëja e parë që duhet të bëni kur shkoni në një dhomë hoteli. Ajo ka thënë se duhet të kontrolloni për pleshtat e shtratit me dritën e fikur.
    Ky ishte paralajmërimi që bëri ekspertja, si një mundësi e mirë për t’u akomoduar në një dhomë të re ose për t’u rimborsuar nga hoteli.
    “Bëni fotografi dhe dokumentoni gjithçka. Nëse gjeni një infektim me pleshtat e shtratit gjatë regjistrimit, bëni foto, mbani shënime dhe shkoni te recepsioni”, këshillon Halee Whiting.“Është e rëndësishme të kontrolloni për pleshtat e shtratit para se të shkoni të akomodoheni, përndryshe mund të zgjoheni në mëngjes me pickime në lëkurë. Pleshtat e shtratit janë insekte të vogla, pa krahë, me ngjyrë të verdhë të errët, të kuqe ose kafe me trupa ovale dhe të sheshtë që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve.
    Zakonisht kafshojnë kokën, krahët dhe këmbët, zona që ekspozohen ndërsa flini. Shkakton pickime të kuqe që mund të kruhen, por rrallë shkaktojnë probleme serioze shëndetësore”, shton ekspertja.

  • Bukowski: Vetmia i tmerron njerëzit e dobët dhe i forcon të fortët…

    Bukowski: Vetmia i tmerron njerëzit e dobët dhe i forcon të fortët…

    Nga Charles Bukowski

    Unë kurrë s’kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – jam ndier vetëvrasës. Kam qenë në depresion. Jam ndjerë tmerrshëm – i tmerrshëm përtej gjithçkaje – por kurrë nuk e kam ndjerë se dikush do të futet në dhomë dhe do ta shërojë atë që jam duke e ndjerë… ose ndonjë numër më i madh i njerëzve.

    Me fjalë të tjera, vetmia është diçka me të cilën asnjëherë s’kam qenë i shqetësuar.

    Do ta citoj Ibsenin: “Më të fortit janë më të vetmuarit.” Unë kurrë s’kam menduar që një bjonde e bukur do të vijë tani, të bëjmë qejf dhe pastaj unë do të ndihem mirë. Jo, kjo nuk do të ndihmonte.

    E dini këtë frazën e zakonshme të turmave “wow sonte është e premte, çfarë do të bëni? Do ta kaloni natën i ulur këtu?” Po, sepse nuk ka asgjë atje jashtë. Është vetëm marrëzia. Njerëz të marrë që shoqërohen me njerëz të marrë. Lërini le ta marrosin veten.

    Unë kurrë s’kam i shqetësuar me nevojën për të nxituar jashtë gjatë netëve. Unë fshihem në bare sepse nuk dua të fshihem në fabrika. Kjo është e gjitha. Më pëlqen vetja. Unë jam forma më e mirë e dëfrimit që e kam. Le të pijmë edhe më shumë verë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NA DUHET NJË ANTOLOGJIA E NAIMIT DHE FISHTËS/PLOTËSON NJË MUNGESË, ËSHTË NJË IDE BASHKUESE!

  • Dino Buzzati: Po të isha i pasur

    Dino Buzzati: Po të isha i pasur

    Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi kështu: një paradhomë shumë të vogël, një korridor të ngushtë, një dhomë ndenjeje të mjerueshme, një dhomë gjumi të shkretë, mobilje të varfra e të zhveshura, ca tablo, qilima hiç, perde fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë të përgjithshme parehatie.

    Për sa i përket banjos ama, banjon do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë dhe aty…mermere, majolica, çezma të shndritshme e shumë të fuqishme në vermeil, llambadarë ngadhënjyes; pasqyra pambarim e të lëmuara, tapete të butë prej sfungjeri me ngjyra delikate, sërë e sërë parfumesh të rralla e tepër të kushtueshme; letra higjienike të buta si një psheretimë, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore…me një fjale luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, endje për tu vërtitur lart e poshtë lakuriq, mbase edhe me vrap.Përse arkitektët e ditur nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është e lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri.

    Përktheu Dritan Çela

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Donika Dabishevci: Mos u dorëzo kurrë, çika jem!

  • ‘E trajtonin shumë keq’/ Fqinji: Viktima nuk ishte i dhunshëm, qëndronte veç në një dhomë të vogël

    ‘E trajtonin shumë keq’/ Fqinji: Viktima nuk ishte i dhunshëm, qëndronte veç në një dhomë të vogël

    Fqinji i Anesti Ramës, i cili u vra një ditë më parë nga vajza e tij në fshatin Frashër të Fierit tha se famijarët e trajtonin shumë keq.

    Fqinji u shpreh se viktima nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.
    Fqinji: Nuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.
    Pse mund ta kenë bërë?
    Fqinji: Karakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.
    Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?
    Fqinji: Po në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël.

  • Vrasja e kryefamiljarit në Fier/ Fqinji: E trajtonin shumë keq, qëndronte veç në një dhomë të vogël, nuk ishte i dhunshëm

    Vrasja e kryefamiljarit në Fier/ Fqinji: E trajtonin shumë keq, qëndronte veç në një dhomë të vogël, nuk ishte i dhunshëm

    Fqinji i Anesti Ramës, i cili u vra një ditë më parë nga vajza e tij në fshatin Frashër të Fierit tha se famijarët e trajtonin shumë keq.

    Ai u shpreh për korrespodentin e Top Channel, Neritan Trifoni se ai nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.
    Fqinji: Nuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.
    Pse mund ta kenë bërë?
    Fqinji: Karakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.
    Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?
    Fqinji: Po në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël.

    Top Channel

  • Opera dhome, shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës

    Opera dhome, shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës

    Në Kishën Shën Lucia në Durrës, u shfaq për herë të parë një opera dhome shqiptare, vepër e krijuar nga kompozitori Red Radoja.

    “Ëndrra e Gotfridit”, me muzikë dhe libret nga vetë autori, u ngjit në skenë në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës.
    Radoja, që prej vitesh jeton dhe krijon në Francë, e ka shkruar operën fillimisht në frëngjisht. Tani ajo vjen në versionin shqip, si një premierë e veçantë për skenën shqiptare, ku muzika klasike, motivet shqiptare, ëndrra dhe realiteti ndërthuren në një akt të vetëm.
    Në role u ngjitën emra të njohur të skenës lirike, tenori Neron Kacerja, mezzo-sopranoja Anita Kërhani dhe bas-baritoni Hektor Leka. Vepra u shoqërua nga një kuartet instrumental i drejtuar në piano nga vetë autori.
    “Ëndrra e Gotfridit” u mirëprit nga publiku dhe u përjetua si një moment i veçantë artistik, që bashkon krijimtarinë shqiptare me standardet evropiane të muzikës së dhomës.
     
     

    Top Channel

  • 15-20 mijë euro për pasaportë, sekretet e laboratorit të babë e bir, letra false për në BE e SHBA

    15-20 mijë euro për pasaportë, sekretet e laboratorit të babë e bir, letra false për në BE e SHBA

    Njëlloj si në filma. Ajo që në pamje të parë dukej garderobë e zakonshme në një dhome gjumi, ishte në të vërtetë maskim i një dere sekrete, që të çonte në një dhomë të fshehtë.
    Në këtë dhomë të ndërtuar brenda një banesë në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, Ylli e Pjerin Brahimaj, babë e bir, të arrestuar të shtunën nga Antitrafiqet e kryeqytetit, kishin ngritur një laborator të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara.
    Përmes pajisjeve digjitale e mekanike ata prodhonin pasaporta, kartat identiteti, patentat e deri tek certifikatat e pronësisë. Pas zbulimit të laboratorit të babë e bir, ku u futën duke e shpërthyer derën hyrës, policia vërejti se porta sekrete kishte një mekanizëm të sofistikuar për hapjen.
    Mekanizmi inteligjent i hapjes së derës sekrete bazohej në një çelës të zakonshëm dritash dhe një prizë. Që dera sekrete të hapej, nevojitej që më parë në prizë të ishte futur një karikues telefoni. Më pas, me shtypjen e çelësit dera hapej.
    Ylli Brahimaj angazhohej në këtë laborator të dokumneteve false, ndërkohë që vuante një masë sigurie “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, i dyshuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në falsifikim të dokumenteve.
    Burime pranë policisë thonë se laboratori grupit i zbulohet për herë të parë, duke kompletuar në këtë mënyrë me prova shtesë edhe procedimin penal të SPAK.
    Sipas hetuesve, prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj në këtë laborator arrinte në vlerat nga 15.000 deri në 20.000 euro dhe se dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
    Në hetim nga Antitrafiqet u mor edhe një 62-vjeçar, i cili jo shumë larg shtëpisë ku ishte ngritur laboratori, kishte një studio grafike, ku babë e bir bënin modifikimin e fotove dhe formularëve për t’i falsifikuar.

  • Nëntë viktima nga i nxehti përvëlues në Itali. Qeveria hap “dhomë kontrolli” emergjente

    Nëntë viktima nga i nxehti përvëlues në Itali. Qeveria hap “dhomë kontrolli” emergjente

    Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në Itali për shkak të valës së ashpër të të nxehtit që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Për të menaxhuar emergjencën, ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, njoftoi se duke nisur nga sot, 4 korrik 2025, do të jetë funksionale një “dhomë kontrolli” qeveritare.
    Në këtë strukturë emergjence do të bashkëpunojnë Departamenti i Mbrojtjes Shëndetësore, Departamenti i Mbrojtjes Civile, Departamenti i Parandalimit i Rajonit Lazio dhe agjencia INAIL (sigurimi për aksidentet në vendin e punës).
    Ndërkohë, sipas ANSA, vala përvëluese e të nxehtit vazhdon të “mbysë” qytetet italiane. Piku i saj pritet sot, me 20 qytete në alarm të kuq, një nivel që, sipas ministrisë së Shëndetësisë, tregon se nxehtësia është aq ekstreme sa përbën rrezik jo vetëm për grupet vulnerabël (të moshuar dhe të sëmurë), por edhe për personat e shëndetshëm.
    Qytetet në alarm të kuq janë: Ancona, Bologna, Bolzano, Brescia, Campobasso, Firence, Frosinone, Genova, Latina, Milano, Palermo, Perugia, Pescara, Rieti, Roma, Torino, Trieste, Venecia, Verona dhe Viterbo.
    Ndërkohë, në ministrinë e Punës është firmosur një protokoll mes qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve për të ndaluar punën në ambiente të jashtme gjatë orëve më të nxehta të ditës. Ky protokoll do të zbatohet me një dekret emergjent.
    Sipas ANSA, fundjava pritet të sjellë një lehtësim nga vapa për shkak të stuhi të forta verore, të cilat do të jenë veçanërisht të dhunshme në zonat ku atmosfera është ngarkuar nga temperaturat ekstreme.