Tag: dhomat

  • U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

    U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

    Arrestohet në Kavajë Nazmi Eduart Liçi, i shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan.

    Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ai është i dyshuar edhe për 5 vjedhje në Kavajë dhe Golem.
    Liçi u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024.

    Top Channel

  • VIDEO/ Eleminuan Partizanin, estonezët e “djegin” në “Air Albania”, festë e madhe në dhomat e zhveshjes

    VIDEO/ Eleminuan Partizanin, estonezët e “djegin” në “Air Albania”, festë e madhe në dhomat e zhveshjes

    Nomme Kalju u kualifikua për në turin e dytë të Conference League, pasi eliminoi Partizanin. Ekipi estonez, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, ia doli që të triumfojë 0-1 në Tiranë ndaj të kuqtë.
    Pas sfidës së “Air Albania”, festa i takoi e gjitha Nomme Kalju, me lojtarët dhe stafin që krijuan atmosferë në dhomat e zhveshjes.

    Si lojtarët, ashtu edhe stafi, bashkë me presidentin, të gjithë u bënë një. Nomme Kalju do përballet me irlandezët e ST Patrick në turin tjetër.
     

  • 16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian, banorët: Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë, më pas…

    16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian, banorët: Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë, më pas…

    16 persona u lënduan nga sulmet iraniane që u raportuan këtë mëngjes në Tel Aviv, sipas autoriteteve izraelite.
    Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ndodhet në lagjen Ramat Aviv në kryeqytetin izraelit, ku një raketë iraniane goditi një bllok banimi rreth orës 08:00 të mëngjesit.
    Banorët e lagjes po evakuohen, po dërgohen në qendrat e pritjes, qeveria ka marrë masat për të larguar dhe për të strehuar personat, të cilëve u janë dëmtuar banesat, raporton gazetari.
    Një nga banorët rrëfeu për Top Channel momentin kur dëgjuan sirenat dhe u strehuan në dhomat e sigurisë.
    “Emri im është Gotan. Jetoj në këtë lagje që fëmijë. Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë në shtëpinë e fqinjve.
    Pasi sirenat ndaluan dhe qeveria deklaroi se mund të dalim, u larguam në këmbë dhe pamë dëmet e shkaktuara… shpresoj që askush të mos jetë lënduar.
    Jam i sigurt se forcat e sigurisë dhe ushtria po bëjnë një punë të mrekullueshme, shpresojmë për ditë më të mira për Izraelin”, u shpreh banori.

  • 16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian sipas autoriteteve izraelite, banorët flasin për Top Channel: Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë, më pas…

    16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian sipas autoriteteve izraelite, banorët flasin për Top Channel: Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë, më pas…

    16 persona u lënduan nga sulmet iraniane që u raportuan këtë mëngjes në Tel Aviv, sipas autoriteteve izraelite.

    Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ndodhet në lagjen Ramat Aviv në kryeqytetin izraelit, ku një raketë iraniane goditi një bllok banimi rreth orës 08:00 të mëngjesit.
    Banorët e lagjes po evakuohen, po dërgohen në qendrat e pritjes, qeveria ka marrë masat për të larguar dhe për të strehuar personat, të cilëve u janë dëmtuar banesat, raporton gazetari.
    Një nga banorët rrëfeu për Top Channel momentin kur dëgjuan sirenat dhe u strehuan në dhomat e sigurisë.
    “Emri im është Gotan. Jetoj në këtë lagje që fëmijë. Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë në shtëpinë e fqinjve. Pasi sirenat ndaluan dhe qeveria deklaroi se mund të dalim, u larguam në këmbë dhe pamë dëmet e shkaktuara… shpresoj që askush të mos jetë lënduar. Jam i sigurt se forcat e sigurisë dhe ushtria po bëjnë një punë të mrekullueshme, shpresojmë për ditë më të mira për Izraelin”, u shpreh banori.

    Top Channel

  • E rëndë/ 58-vjeçari i jep fund jetës në Berat, vetëvaret në një nga dhomat e shtëpisë

    E rëndë/ 58-vjeçari i jep fund jetës në Berat, vetëvaret në një nga dhomat e shtëpisë

    Një 58-vjeçar ka vendosur t’i jap fund jetës duke u vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë në lagjen “13 Shtatori” në Berat.

    Ka qënë bashkëshortja ajo që e ka gjetur të varur në dhomën e gjumit dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
    Burimet policore bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima Ylli Reka është vetëvarur në gjendje të rënduar psikologjike.
    Sipas burimeve policore në vendngjarje, mësohet se viktima Ylli Reka, para aktit të vetëvrasjes i kishte lënë një letër bashkëshortes ku i kërkonte falje por duke qënë i sëmurë dhe drejt paralizimit të plotë nuk donte ti bëhej barrë askujt.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • E rëndë në Korçë! Roja i spitalit hyn i dehur në dhomat e pacientëve, godet familjarin e një prej tyre

    E rëndë në Korçë! Roja i spitalit hyn i dehur në dhomat e pacientëve, godet familjarin e një prej tyre

    Një incident është regjistruar sot në Spitalin Rajonal të Korçës, ku roja i sigurisë është përfshirë në debate të forta me pacientë, infermierë dhe mjekë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në pavionin e sanatoriumit, teksa raportohet se roja ka qenë në gjendje të dehur.

    Sipas burimeve, roja ka hyrë në pavion dhe në dhomat e pacientëve, ku ka filluar t’i ofendojë dhe t’i shajë. Sjellja e tij alarmoi stafin mjekësor, i cili ndërhyri për ta ndalur, por situata agravoi edhe më tej, pasi roja ka debatuar dhe është përplasur edhe me infermierët. Kulmi i incidentit ndodhi kur roja goditi një familjar të një pacienti të shtruar në pavion, çka detyroi thirrjen e menjëhershme të policisë.
    Efektivët ndërhynë për të neutralizuar situatën dhe më pas shoqëruan rojën në komisariat.

  • E pazakontë në futbollin shqiptar! FNSH blindon hyrjen në dhomat e zhveshjeve pas kaosit në fushë

    E pazakontë në futbollin shqiptar! FNSH blindon hyrjen në dhomat e zhveshjeve pas kaosit në fushë

    Fundi kaotik i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Besës është shoqëruar me një situatë të pazakontë në stadiumin e qytetit të Vlorës.
    Forcat e shumta të FNSH-së, të cilat ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes meqë ekzistonte frika e problemeve në këtë sfidë, kanë bllokuar hyrjen në dhomat e zhveshjeve dhe ambienteve të brendshme të stadiumit. Një situatë që ndodhi pas kaosit në fushë, ku forcat e shtuara të sigurisë nuk mjaftuan për të ndalur furinë e tifozëve që hynë dhe sulmuan stafin e Besës në mbyllje të sfidës.