Tag: dhomat

  • Lezhë/ Merr flakë banesa, shkrumbohen dhomat e gjumit. Flakët u konstatuan nga fqinjët

    Lezhë/ Merr flakë banesa, shkrumbohen dhomat e gjumit. Flakët u konstatuan nga fqinjët

    Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

    Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.
    Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Top Channel

  • “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten shtëpi dhe toka në Maliq e Korçë, evakuohen disa familje

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten shtëpi dhe toka në Maliq e Korçë, evakuohen disa familje

    Reshje intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në fshatrat e Maliqit dhe Korçës. A2 CNN raporton se situata më problematike paraqitet në fushën e Maliqit, ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten

    Në fshatin Sovjan janë evakuuar nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit disa familje pasi kanalet kulluese kanë dalë jashtë funksionit për shkak të prurjeve të mëdha.

    “Na janë mbushur dhomat me ujë, plot të treja”, thotë një banore për A2 CNN.

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten

    Një tjetër banor thotë se i janë përmbytur patatet e qepët.

    Situata më e rëndë paraqitet edhe në fushën e Korçës, në fshatrat Çiflig, Bulgarec e Lumalas, ku  është përmbytur edhe fusha e aviacionit në Lumalas.

     

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten

  • Kualifikimi i Shqipërisë në Play Off të Kupës së Botës, Sylvinho ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes

    Kualifikimi i Shqipërisë në Play Off të Kupës së Botës, Sylvinho ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes

    Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, ka arritur të kualifikohet në fazën Play Off të Kupës së Botës, pasi mposhti 1-0 Andorrën në transfertë, duke marrë tre pikë të arta.
    Ndeshja që u luajt mbrëmjen e djeshme, bëri jehonë përtej kufijëve ku flitet shqip.Lexo edhe :Related Posts
    Ai që është më i lumtur për këtë arritje është pikërisht trajneri Sylvinho, i cili ka postuar një video të festës së tij me futbollistët në dhomat e zhveshjes të shoqëruar me një mesazh në gjuhën portugeze dhe shqipe.

    “Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën e play off-it të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe drejtueseve…të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse 3 vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për  këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruante trajneri Sylvinho në postimin e tij.
    “O sa mirë me ken shqiptarë”, dëgjohet të këndojnë në korr futbollistët e kombëtares shqiptare./vizionplus.tv

  • Procesi gjyqësor në Hagë, sot nis dëshminë diplomati amerikan

    Procesi gjyqësor në Hagë, sot nis dëshminë diplomati amerikan

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët.
    Anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.
    Sipas kalendarit të gjykatës, Hill do të nisë dëshminë në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.
    Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme.
    Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.
    Gjyqi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023. Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë Dhomat e Specializuara duke thënë se duhet të gjykohen krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë.
    Ata kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndryshojnë ligjin për Specialen, por një gjë e tillë nuk është arritur.
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të 2015-ës, pas një seance maratonike, votuan ndryshimet kushtetuese përmes së cilave u mundësua themelimi i Gjykatës Speciale.

  • Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të njohur: Sherri me lojtarët në dhomat e zhveshjes “mbushi kupën”

    Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të njohur: Sherri me lojtarët në dhomat e zhveshjes “mbushi kupën”

    Igor Tudor është shkarkuar sot nga drejtimi i skuadrës së Juventusit, por lajmi ishte “në ajër” që pas ndeshjes së humbur ndaj Lacios në natën e të dielës. Ekipi nuk dha sinjalet që priteshin dhe tekniku nuk u duk shumë i qetë pas sfidës së humbur me shifrat 1-0.
    Të gjithave i është shtuar edhe një situatë e pazakontë që është zhvilluar në pushimin e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Olimpico”. Sipas mediave italiane, në dhomat e zhveshjeve, Tudor kishte një përballje shumë të ndezur me lojtarët e tij, për paraqitjen që kishin dhuruar në fraksionin e parë të lojës.
    Sigurisht, nuk ishte ajo që vendosi shkarkimin e kroatit, por është e qartë se situata ishte bërë e papërballueshme dhe se e vetmja zgjidhje ishte ndarja mes palëve.

  • Allegri i zemëruar pas barazimit me Pisa, përballje e ashpër në dhomat e zhveshjes

    Allegri i zemëruar pas barazimit me Pisa, përballje e ashpër në dhomat e zhveshjes

    27 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Barazimi 2-2 në shtëpi me Pisa nuk i shkoi për shtat Massimiliano Allegrit. Milani, kryesues para javës së fundit të kampionatit, tani po ndjek nga pas. Problemi kryesor janë golat e pakët nga sulmuesit, një zakon i këtij fillimi sezoni në Serie A, jo vetëm për kuqezinjtë.
    Pas ndeshjes së së shtunës, Allegri nuk i kurseu kritikat. Sipas “Corriere dello Sport”, ai u shpreh qartë në dhomat e zhveshjes se nuk mund të vazhdohet me këtë mentalitet. Duhet më shumë për të konkurruar dhe qenë aty ku duhet në pranverë për objektivat e Milanit.
    Përveç mungesës së golave, ndikojnë edhe pikët e humbura ndaj ekipeve të sapongjitura. Ndaj Cremonese dhe Pisa, skuadra kuqezi ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet në shtëpi. Për golat, Allegri po kërkon zgjidhje. Ai synon t’i vendosë sulmuesit në kushte më të mira, ndërsa mungesat e Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic, lojtarë kyç për stilin e Milanit, e vështirësojnë situatën.
     

  • “Magjepsesh kur dëgjon trajnerin Pep Guardiola të flasë në dhomat e zhveshjes”

    “Magjepsesh kur dëgjon trajnerin Pep Guardiola të flasë në dhomat e zhveshjes”

    17 Tetor 2025

    9:52

    Telesport

    Ka vetëm dy muaj që ndodhet në Manchester dhe që tani portieri italian Gigio Donnarumma flet me superlativa për trajnerin spanjoll Pep Guardiola. I ardhur në momentet e fundit të merkatos, portieri 26-vjeçar zbulon emocionet e reja pas transferimit te City.
    Duke folur për Guardiola, ai tha: “Kur e dëgjon kur flet në dhomat e zhveshjes, magjepsesh. Dhe jo vetëm aty por edhe në stërvitje. E imagjinova kështu, por realiteti është edhe më i mirë nga sa prisja”.
    “Shpresoj të qëndroj në Manchester City sa më gjatë të jetë e mundur, për të pasur një përvojë vërtet unike. Këtu ndihem mirë. Guardiola më kërkoi me ngulm dhe shpresoj t’ia shpërblej mbështetjen”, tha Donnarumma, që menjëherë është bërë protagonist me “citizens”.

  • Nga vërshëllima e fundit e arbitrit, deri në dhomat e zhveshjes. Dalin pamjet e festës kuqezi në Leskovac

    Nga vërshëllima e fundit e arbitrit, deri në dhomat e zhveshjes. Dalin pamjet e festës kuqezi në Leskovac

    Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e festës së Kombëtares, duke nisur nga vërshëllima e fundit e arbitrit e deri në dhomat e zhveshjes.

    Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë, shkruan A2. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.
    Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha.
    Kjo fitore i jep Shqipërisë mundësinë të ëndërrojë për kualifikimin në Botëror.
    Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke lënë pas Serbinë me katër pikë më pak.

  • Edukata vjen e para! Kombëtarja shqiptare pastron dhomat e zhveshjes pas fitores në Serbi

    Edukata vjen e para! Kombëtarja shqiptare pastron dhomat e zhveshjes pas fitores në Serbi

    12 Tetor 2025

    10:08

    Telesport

    Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja shqiptare tregoi edhe një herë kulturë dhe dinjitet.
    Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë gjithçka në rregull.
    Ky veprim tregon se fitorja nuk është vetëm në fushë, por edhe në sjellje, raporton Euronews. Siç shihet edhe nga kjo foto e publikuara, futbollistët tanë e kanë lënë ambientin e dhomës së zhveshjes të pastër dhe të rregullt, duke dhënë një shembull qytetarie dhe respekti.
    Pas përfundimit të ndeshjes dhe fitores së madhe ndaj Serbisë, në dhomat e zhveshjes shpërtheu një festë e çmendur, ku u bashkua edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

  • Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes (VIDEO)

    Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes (VIDEO)

    Shqipëria do të zbresë në fushë në orën 20.45, për ndeshjen kualifikuese të botërorit ndaj Serbisë.
    Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku shihet se kuqezinjtë do të mbajnë të veshur fanellat e bardha, ndërkaq serbët si vendas ato të kuqe.
    Ekipi i Sylvinhos është në vendin e dytë. Të besuarit e Stojkovic janë në vendin e 3-të.