Tag: dhjetëra

  • Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

    Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

    Një grua në Britaninë e Madhe ka përfunduar në spital me simptoma të rënda, pasi bëri një trajtim të zakonshëm anti-rrudhë duke besuar se po merrte injeksione Botox.
    Nicola Fairley, 42 vjeç, është një nga dhjetëra pacientë që janë prekur nga botulizmi, një sëmundje shumë e rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse, pasi u injektuan me produkte të dyshuara si të palicencuara.
    Ajo kishte fituar një konkurs në Facebook për trajtim estetik në tre zona të fytyrës dhe iu drejtua estetistes së saj të zakonshme. Por vetëm disa orë pas injeksioneve, nisi të ndiente mpirje në fytyrë, vështirësi në të folur dhe paaftësi për të gëlltitur.
    “Brenda dy apo tre orësh, balli dhe anët e syve të mi filluan të mpihen. Në fillim mendova ‘mahnitëse’, pikërisht këtë doja, por pastaj nuk ndaloi më”, tha ajo.
    Në urgjencën e spitalit në Durham, ajo u takua me disa pacientë të tjerë që kishin simptoma të ngjashme. Mjekët ishin të habitur.
    “Ata menduan se kisha pësuar një goditje në tru”, thotë ajo.
    Mësohet se të gjithë pacientët kohët e fundit kishin bërë injeksione anti-rrudhë që përmbanin toksinën botulinike.
    Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se bëhej fjalë për produkte të importuara dhe të paligjshme.
    Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar deri tani 38 raste botulizmi të lidhura me injeksione kozmetike me toksinë.
    Rastet filluan në pjesën verilindore të Anglisë, por tashmë janë raportuar raste edhe në Lindjen e Anglisë dhe në East Midlands.
    Prej vitesh bë Angli po zhvillohen konsultime për të rregulluar industrinë estetike, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.
    Qeveria britanike shprehet se planifikon të rregullojë disa procedura, por nuk ka deklaruar ende se si apo kur do ta bëjë këtë.

  • SYRI TV/ Elbasan, ujërat e zeza ‘rrethojnë’ pallatin, dhjetëra banorë në frikë nga infeksionet

    SYRI TV/ Elbasan, ujërat e zeza ‘rrethojnë’ pallatin, dhjetëra banorë në frikë nga infeksionet

    Dhjetëra banorë të një pallati në Elbasan, bashkëjetojnë me ujërat e zeza. Në mungesë të kanalizimeve, ujërat e zeza kanë rrethuar pallatin duke u kthyer në vatër infeksioni. Banorët akuzojnë bashkinë se nuk merr masa për situatën.

    Syri TV

    Kjo është pamja, që përballen çdo ditë dhjetëra banorë të pallatit 100/1 në lagjen Shënkoll në Elbasan. Ujërat e zeza kanë rrethuar pallatin, ndërsa ajri i rëndë është kthyer në makth për shëndetin e këtyre banorëve.

    Banorët shprehen se është kthyer prej kohësh në një vatër të madhe infeksioni.

    Dhe pse jo pak herë, banorët kanë ngritur zërin në institucionet përkatëse bashki e prefekturë veç premtimeve se do të vijnë të shohin gjendjen askush nuk vjen në këtë pallat për të parë nga afër situatën skandaloze të ujërave të zeza.

    Ata kërkojnë në mënyrë urgjente të merren masa për këtë problematikë që i shqetëson prej 14 vitesh.

  • Konkursi për gradat në Policinë e Shtetit, “digjen” dhjetëra oficerë!

    Konkursi për gradat në Policinë e Shtetit, “digjen” dhjetëra oficerë!

    Fiks Fare denoncoi veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Shtetit, e cila u ka djegur gradën dhjetëra oficerëve.
    Në vitin 2024 u bë një konkurs për gradën nga nkomisar në komisar. Fitonin gradë ata që merrnin mbi 70 % të pikëve. Gradën e fituan 406 oficerë. 320 u emëruan direkt (dhe morën gradën) dhe pjesa tjetër në listë pritje. Kishte një klauzolë që, nëse nuk emërohej në vend pune ekuivalente me gradën e re, atëherë digjej grada.
    Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” janë ankuar dhjetëra oficerë policie që kanë konkurruar në vitin 2024 për gradën nga n/komisar në komisar. Pas konkursit, 320 oficerë janë emëruar në vendet vakante apo në ato që kanë qenë dhe kanë përfituar gradën e re. Ndërkohë, në atë kohë ka pasur dhjetëra vende vakante të tjera dhe oficeret që kanë marrë mbi 70 % ishin në liste pritje.
    Fiks Fare ka faktuar se, nga muaji maj 2024 deri në muajin prill 2025 janë emëruar dhjetëra oficerë policie në vendet vakante, por jo sipas renditjes së konkursit, por sipas preferencave. Policia e Shtetit bëri emërime nga kjo listë pritje jo sipas renditjes, përshembull të emërohej i 321-ti, 322 e me radhë, por emëroi dhe u dha gradë oficerëve të renditur poshtë tyre, 327, 341, 382, 399, 406! Janë të paktën 12 emërime të kryera të verifikuara nga Fiks Fare në bazë preferenciale, ndërkohë që lista është shumë herë më e gjatë.
    Mësohet se është bërë një diferencim, ku p.sh oficeri i renditur i 321 nuk është emëruar dhe për rrjedhojë i është djegur grada dhe nga ana tjetër kanë marrë gradë dhjetëra oficerë të renditur pas tij! Gjithashtu kanë marrë gradë edhe ata oficerë që kanë qenë me vende pune që korrespondonte me gradën komisar. Fiksi ka mësuar se disa oficerë i janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative, duke paditur Policinë e Shtetit. Proceset janë në vijim e sipër. Sipas ankesave, e njëjta situatë ka qenë edhe me konkursin e gradës nga komisar ne kryekomisar, ku janë emëruar 200 oficerë dhe pjesa tjetër janë në liste pritje. ​
    Fiksi bisedoi edhe me kreun e Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta. Ai tha se ka një mori problematikash me konkurset e gradave në Policinë e Shtetit. Sipas tij, emërimet janë preferenciale dhe nuk zbatohet meritokracia. Më tej shton se, janë bërë ligje dhe rregullore që i japin disa kompetenca drejtorit të Policisë së Shtetit, si për shembull të mbajë deri në 1 vit një oficeret në poste drejtuese edhe pa gradë.
    “Gjatë këtij viti bën konkurs dhe ky oficer, edhe nëse nuk është ndër të parët (siç ka ndodhur edhe në konkursin e 2024-ës), e merr gradën edhe para atyre të renditur më sipër me pikë” shton ai. Fishta thotë se nëse ka oficerë që s’kanë qenë në pozicione pune ekuivalente me gradën dhe janë emëruar gjatë vitit të fundit dhe kanë marrë gradë, atëherë kemi shkelje dhe shpërdorim detyre.
    Fiksi i dërgoi disa pyetje Policisë së Shtetit se çfarë ka ndodhur me oficerët që s’u emëruan? Duhet të futen sërish në konkurrim? Sipas ankesave, e njëjta situatë ka qenë edhe me konkursin e gradës nga komisar në kryekomisar, ku janë emëruar 200 oficerë dhe pjesa tjetër në listë pritje. Çfarë do të ndodhë me oficerët që s’u emëruan? Dhe, a ka aktualisht meritokraci në radhët e Policisë së Shtetit? Nëse po, në çfarë përqindje? Policia thotë se ka zbatuar rregulloret dhe ligjin, por pa specifikuar veprimet se u emëruan oficerë jashtë renditjes.
    Fiks Fare

  • Zjarr masiv në Verrnik, flakët afër kufirit me Greqinë, dhjetëra forca në terren, pritet ndërhyrja nga shteti grek

    Zjarr masiv në Verrnik, flakët afër kufirit me Greqinë, dhjetëra forca në terren, pritet ndërhyrja nga shteti grek

    Një vatër zjarri është përhapur masivisht gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek. Konkretisht flakët masive janë përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës.
    Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës dhjetëra forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, por edhe vullnetarë. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.
    Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë, ku si pasojë kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe. Gjithashtu shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë

  • Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura

    Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura

    Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive.

    Flakët, që kanë nisur që në mesditë, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë.
    Shërbimet zjarrfikëse, të ndihmuara nga mjetet e ushtrisë, po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë të vështirë izolimin dhe vënien nën kontroll të tyre.
    Ndërkohë, aktive mbeten edhe vatrat e zjarrit në kodrat e Gorishovës, por me intensitet më të ulët.

    Top Channel

  • Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

    Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

    Të paktën 33 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga goditjet e rrufeve gjatë stuhive të forta të dy ditëve të fundit në shtetin verilindor indian të Biharit, thanë autoritetet.

    Shumica e viktimave u goditën nga rrufeja ndërsa punonin në fusha, tha për AFP Vijay Kumar Mandal, kreu i agjencisë lokale të menaxhimit të emergjencave.
    Sipas autoriteteve të Biharit, rrufetë vranë të paktën 243 persona në vitin 2024 dhe 275 vitin e kaluar në shtet.
    Çdo vit, India lindore përjeton përmbytje masive që shkaktojnë dhjetëra vdekje dhe zhvendosin qindra mijëra njerëz gjatë sezonit të musoneve të verës (qershor-shtator).
    Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po rrit ashpërsinë dhe frekuencën e këtyre fenomeneve të motit.

    Top Channel

  • Masakër në Sudan! 300 civilë vriten gjatë luftës në shtetin afrikan, në shënjestër vihen gratë dhe fëmijët

    Masakër në Sudan! 300 civilë vriten gjatë luftës në shtetin afrikan, në shënjestër vihen gratë dhe fëmijët

    Sudani vijon të përfshihet nga një prej krizave më të mëdha humanitare në botë, ndërsa luftimet mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) janë intensifikuar në javët e fundit.

    Sipas aktivistëve vendas dhe grupeve për të drejtat e njeriut, gati 300 civilë janë vrarë në shtetin e Kordofanit të Veriut gjatë sulmeve të filluara të shtunën nga RSF, shkruan Guardian.
    Grupi “Avokatët e Emergjencës” raportoi se forcat e RSF-së sulmuan disa fshatra pranë qytetit të Barës, të cilin e kontrollojnë paraushtarakët. Në fshatin Shag Alnom u vranë mbi 200 persona, ndërsa në Hilat Hamid u raportuan 46 viktima – përfshirë gra shtatzëna dhe fëmijë. Në fshatra të tjera, sulmet me karakter plaçkitës shkaktuan vdekjen e 38 civilëve dhe dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur.
    Organizata thotë se fshatrat e goditura nuk kishin asnjë objektiv ushtarak, çka e bën masakrën një shkelje të qartë të të drejtës ndërkombëtare humanitare. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, ende nuk ka asnjë përgjegjësi të vendosur, ndonëse udhëheqësit e RSF-së kanë deklaruar se do të nxjerrin para drejtësisë autorët e këtyre krimeve.
    Sipas OKB-së, mbi 3,400 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm nga këto sulme të fundit në Kordofanin e Veriut.
    Përshkallëzimi i dhunës ka prekur edhe El Fasherin, kryeqytetin e Darfurit të Veriut dhe qytetin e fundit të madh në rajon që mbetet nën kontrollin e ushtrisë. Më 11 korrik, RSF-ja pushtoi një treg bagëtish, një burg dhe një bazë ushtarake, duke hyrë përkohësisht në qendër të qytetit. Ushtria reagoi dhe e shtyu prapa RSF-në, por sulmet nga ajri me dronë kanë vazhduar.
    Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen drejt zonës së afërt të Tawilës, ndërsa El Fasher përjeton një krizë ekstreme të ushqimit, ujit dhe shërbimeve mjekësore.
    Një raport nga Médecins Sans Frontières publikuar në fillim të korrikut dokumenton dhunë sistematike ndaj civilëve në këtë qytet, duke përfshirë vrasje masive, plaçkitje, përdhunime, rrëmbime dhe sulme ndaj spitaleve dhe infrastrukturës jetësore.
    Lufta civile, e cila nisi në prill të vitit 2023, ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, ndërsa mbi 12 milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. OKB ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet më tej për shkak të sezonit të shirave që pritet të zgjasë deri në tetor – duke rritur rrezikun për përmbytje, mungesë ndihme dhe shpërthime të sëmundjeve si kolera.
    SHBA-të dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë akuzuar RSF-në për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ndërsa reagimi humanitar global ka qenë i vonuar për shkak të uljes së ndihmës ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet në Siri

    Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet në Siri

    Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën.

    Dhjetëra persona u plagosën gjithashtu.
    Dhuna u zhvillua mes fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica fetare Druze në qytetin Sueida.

    Ministria e Brendshme e Sirisë tha se së paku 30 persona janë vrarë, ndërsa Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut – grup që monitoron luftën – raportoi se numri i të vdekurve është 37.
    Luftërat midis grupeve të ndryshme minoritare në Siri u përshkallëzuan që nga rënia e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në dhjetor.
    Për vendosjen e rregullit brenda vendit tashmë është duke punuar një qeveri islamike.Ministria e Brendshme siriane tha të hënën herët se forcat e saj do të ndërhyjnë drejtpërdrejt për të zgjidhur konfliktin dheqQ3 për të ndaluar përleshjet në Sueida.
    Guvernatori i këtij qyteti, Mustapha al-Bakur, u bëri thirrje zgjedhësve të tij që “të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’u përgjigjen thirrjeve kombëtare për reforma”.
    Udhëheqësit shpirtërorë bënë gjithashtu thirrje për qetësi.
    Në prill dhe maj, përleshjet midis forcave të reja të sigurisë dhe luftëtarëve të pakicës Druze lanë dhjetëra njerëz të vrarë.
    Besimi Druze është një degë e Islamit Shiit, që ka komunitete të konsiderueshme edhe në Liban, Jordani dhe Izrael.
    Nën regjimin e Asadit, shumë prej tyre ishin besnikë të qetë ndaj shtetit, me shpresën se do t’iu ofronte mbrojtje gjatë luftës civile 13-vjeçare.
    Në frontin diplomatik, vendet perëndimore janë duke bërë përpjekje për t’i rivendosur marrëdhëniet me Sirinë.
    Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara e hoqën grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – që ka marrë kontrollin e vendit – nga lista e organizatave të huaja terroriste./REL

  • “Zemra e Thethit është pushtuar”, Rama: Nuk janë as banorë, ka dhjetëra kallëzime dhe prokuroria nuk ka vepruar

    “Zemra e Thethit është pushtuar”, Rama: Nuk janë as banorë, ka dhjetëra kallëzime dhe prokuroria nuk ka vepruar

    Edi Rama

    TIRANË- Në një takim të mbajtur me deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtues të pushtetit vendor, Kryeministri Edi Rama ndali vëmendjen tek një nga aksionet më të debatueshme të verës, ndërhyrja brutale në peizazhin e mbrojtur të Thethit.
    Ai e cilësoi situatën si një “pushtim kriminal të zemrës së Thethit”, duke u shprehur se ndryshe nga sa po tentohet të perceptohet në opinionin publik, ndërtimet nuk janë bërë nga banorë të zonës që kërkojnë të mbijetojnë, por nga persona të jashtëm, të panjohur, që nuk kanë asnjë lidhje me komunitetin vendas. “Janë ndërtuar jo shtëpi për strehim, por struktura për fitim”, theksoi Rama.
    Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe valës së komenteve që kritikojnë shtetin për ndërhyrje të vonuar, duke theksuar se përgjegjësia institucionale nuk mohohet, por nuk mund të përdoret për të amnistuar ata që kanë shkelur ligjin në mënyrë të hapur.
    “Po flitet për të ‘shkretë’ që kanë ndërtuar me djersën e ballit, por në fakt kemi të bëjmë me njerëz që s’janë as banorë, që nuk kanë shfaqur asnjë pretendim, që janë futur tinëz dhe kanë ndërtuar pa asnjë dokument,” tha Rama.
    Ai theksoi se policia është në hetim të plotë për të zbuluar se kush fshihet pas këtyre veprimeve dhe cilët janë aktorët e vërtetë të këtij “pushtimi”. Në këtë kuadër, u përmend edhe rasti i prokurores Anita Gjeli, e cila sipas Ramës ka neglizhuar çështjen, duke mos ndjekur kallëzimet e paraqitura për më shumë se 40 subjekte ndërtuese. Vendimi për të, sipas Ramës, tashmë i përket Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
    “Ka dhjetëra kallëzime, dhe prokuroria s’ka lëvizur. Kjo është arsyeja pse është përfshirë dhe KLP,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se mosveprimi institucional ka qenë pjesë e problemit./ZËRI

  • Dhjetëra mjete lundruese të bllokuara në jug të vendit, 18 persona shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

    Dhjetëra mjete lundruese të bllokuara në jug të vendit, 18 persona shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

    Gjatë një jave në jug të vendit janë bllokuar dhjetëra mjete lundruese.

    Ndërkohë që 18 persona, shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar në det, pas problemeve.
    Përmbledhje një javore:
    -36 mjete lundruese të bllokuara, nga Ksamili në Koman.
    -18 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare.
    -Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.
    -Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.
    -13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.
    -Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

    Top Channel