Tag: dhjetëra

  • Dhjetëra të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6 ballë në Indonezi

    Dhjetëra të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6 ballë në Indonezi

    Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi rajonin qendror të Sulawesi në Indonezi të dielën në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

    Sipas deklaratës zyrtare, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe tronditi rajonin Poso, ndërsa u ndje edhe në zonat përreth. Deri më tani janë raportuar 29 persona të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje kritike.
    Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike ku takohen pllakat tektonike të Tokës, gjë që e bën vendin një nga më të rrezikuarit nga tërmetet në botë.

    Autoritetet lokale janë në gatishmëri për ndihmë dhe evakuim nëse do të ketë pasgoditje apo situata të tjera emergjente.

  • Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për cunami

    Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për cunami

    Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror në Indonezi, herët këtë mëngjes.

    Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.
    Bëhet e ditur se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike.
    Nuk ka raportime për vdekje deri më tani.
    Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.
    BMKG — agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë — tha se nuk ka paralajmërim për cunami.

    Top Channel

  • Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë, dhjetëra të lënduar

    Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë, dhjetëra të lënduar

    Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror, Indonezi, herët këtë mëngjes.
    Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.
    Bëhet e ditur se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike.
    Nuk ka raportime për vdekje deri më tani.
    Ndryshe, Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.
    BMKG — agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë — tha se nuk ka paralajmërim për cunami.

    Top Channel

  • Rëndohet bilanci viktimave nga përmbytjet e rënda në Pakistan! Konfirmohen mbi 300 humbje jete, dhjetëra shtëpi të shkatërruara

    Rëndohet bilanci viktimave nga përmbytjet e rënda në Pakistan! Konfirmohen mbi 300 humbje jete, dhjetëra shtëpi të shkatërruara

    Të paktën 307 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e dendura musonike që kanë goditur veriperëndimin e Pakistanit dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.

    Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej. Shumica e viktimave në Khyber Pakhtunkhwa.
    Pjesa më e madhe e vdekjeve është regjistruar në Khyber Pakhtunkhwa, një provincë malore pranë kufirit me Afganistanin, ku të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar rëndë. Një helikopter shpëtimi M-17 u rrëzua për shkak të motit të keq gjatë operacionit në rajonin Bajaur, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.
    Në Kashmirin e administruar nga Pakistani, autoritetet raportuan nëntë viktima, ndërsa pesë persona të tjerë humbën jetën në Gilgit-Baltistan.
    Në pjesën e Kashmirit të administruar nga India, një përmbytje e papritur në një fshat në Himalaje vrau të paktën 60 persona dhe zhduku dhjetëra të tjerë.
    Në Bajaur, banorët u mblodhën për të ndihmuar ekipet e shpëtimit që po gërmonin kodrat me ekskavatorë. Ceremonitë mortore nisën në një kullotë aty pranë, ku trupat e viktimave ishin vendosur nën batanije.
    Shërbimi Meteorologjik i Pakistanit paralajmëron për reshje të dendura deri më 21 gusht, ndërsa disa zona në veriperëndim të vendit janë shpallur zona katastrofe.
     

    Top Channel

  • Tragjedia në Kashmir! Të paktën 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese

    Tragjedia në Kashmir! Të paktën 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese

    Një përmbytje e menjëhershme ka shkaktuar tragjedi të madhe në Kashmirin e administruar nga India, ku të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

    Ngjarja ndodhi të enjten në fshatin Chositi, në distriktin Kishtwar, një zonë e largët dhe e njohur si ndalesë për pelegrinët hindu që vizitojnë faltoren e Machail Mata në Himalaje.
    Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 100 persona janë plagosur, ndërsa shumë të mbijetuar po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e distriktit në Kishtwar.
    Kryeministri i Xhamu dhe Kashmirit, Omar Abdullah, konfirmoi bilancin tragjik gjatë një fjalimi për Ditën e Pavarësisë në Srinagar, duke theksuar se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vijim dhe do të intensifikohen në orët në vijim.
    Sipas raportimeve nga terreni, një rrëke uji, balte dhe mbeturinash u vërshua me shpejtësi të madhe poshtë një kodre, duke përfshirë dhjetëra njerëz dhe duke shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Chositi, si pika e fundit e aksesueshme me automjet përpara se pelegrinët të nisen në këmbë drejt faltores, ishte i mbushur me vizitorë në kohën e fatkeqësisë.
    Zyrtarët dyshojnë se përmbytja mund të jetë shkaktuar nga një breshëri resh, një dukuri e zakonshme në rajonet malore gjatë sezonit të musonit, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga departamenti meteorologjik i Indisë.
    Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur të mbijetuar nën baltë dhe rrënoja, ndërsa dhimbja dhe ankthi rritet mes familjarëve të viktimave dhe pelegrinëve të mbijetuar.

    Top Channel

  • Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

    Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

    Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit.
    Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut.
    Pas një beteje me zjarrin, ai tregon për agjencinë e lajmeve Reuters dëmet që ka pasur.
    “Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku.
    65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë.
    “Jam marrë me objektet. S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”, shtoi ai.
    Çlirimi tregon se ka humbur vreshtat e tij, më shumë se 500 pemë ulliri dhe të gjitha kafshët e tij, përveç qenit të tij besnik, Dasti.
    “Janë rrafshuar 100% të gjitha prodhimet, arat, ullinjtë, vreshtat… vetëm qeni ka shpëtuar. Vajta ia zgjidha zinxhirin dhe erdhi pas meje nga frika. Nuk ndahej pas meje qeni”, tha Çoniku.
    Gruaja e tij, Manushaqja, ishte evakuuar nga zjarrfikësit ditën e martë për shkak të rrezikut nga flakët, pasi zjarri u përhap me shpejtësi nga era në të gjithë fshatin. Por këtë të mërkurë, pas qetësimit të situatës, ajo u lejua të kthehej në shtëpi.
    “Burri ka luftuar ashpër me flakët, por prapë jam shumë e kënaqur që më shpëtoi burri. Për mallin nuk dua ta di, se punoj dhe e bëj prapë”, tha ajo.
    Zjarri, i nxitur nga erërat e forta, shkatërroi një pjesë të madhe të fshatit Skënderbegas. Flakët dogjën dhjetëra shtëpi dhe shkatërruan hektarë të tërë tokë bujqësore dhe sipërfaqe të mëdha me pyje.
    Klan News

  • “Jam e lumtur që im shoq është gjallë” / Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

    “Jam e lumtur që im shoq është gjallë” / Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

    Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit.

    Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut.

    Pas një beteje me zjarrin, ai tregon për agjencinë e lajmeve Reuters dëmet që ka pasur.

    “Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku.

    65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë.

    “Jam marrë me objektet. S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”, shtoi ai.

    Çlirimi tregon se ka humbur vreshtat e tij, më shumë se 500 pemë ulliri dhe të gjitha kafshët e tij, përveç qenit të tij besnik, Dasti.

    “Janë rrafshuar 100% të gjitha prodhimet, arat, ullinjtë, vreshtat… vetëm qeni ka shpëtuar. Vajta ia zgjidha zinxhirin dhe erdhi pas meje nga frika. Nuk ndahej pas meje qeni”, tha Çoniku.

    Gruaja e tij, Manushaqja, ishte evakuuar nga zjarrfikësit ditën e martë për shkak të rrezikut nga flakët, pasi zjarri u përhap me shpejtësi nga era në të gjithë fshatin. Por këtë të mërkurë, pas qetësimit të situatës, ajo u lejua të kthehej në shtëpi.

    “Burri ka luftuar ashpër me flakët, por prapë jam shumë e kënaqur që më shpëtoi burri. Për mallin nuk dua ta di, se punoj dhe e bëj prapë”, tha ajo.

    Zjarri, i nxitur nga erërat e forta, shkatërroi një pjesë të madhe të fshatit Skënderbegas. Flakët dogjën dhjetëra shtëpi dhe shkatërruan hektarë të tërë tokë bujqësore dhe sipërfaqe të mëdha me pyje.

  • “Vendi po përballet me flakë vdekjeprurëse”/ Zjarret masive në Shqipëri në fokusin e mediave prestigjoze ndërkombëtare

    “Vendi po përballet me flakë vdekjeprurëse”/ Zjarret masive në Shqipëri në fokusin e mediave prestigjoze ndërkombëtare

    Zjarret masive që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të Shqipërisë gjatë ditëve të fundit kanë bërë jehonë në mediat më të mëdha ndërkombëtare, përfshirë agjencinë prestigjioze të lajmeve Associated Press (AP).
    Në një raport të publikuar të mërkurën, AP përfshiu Shqipërinë në mesin e vendeve më të prekura nga valët e të nxehtit dhe flakët shkatërruese që kanë pushtuar Mesdheun.
    “Një 80-vjeçar humbi jetën në një zjarr në jug të Tiranës,” shkruan AP, duke theksuar se autoritetet shqiptare kanë evakuuar banorët e katër fshatrave në qendër të vendit, pranë një depoje të vjetër armësh.
    Agjencia raportoi gjithashtu se në qarkun jugor të Korçës janë dëgjuar shpërthime të forta, të shkaktuara nga predha të Luftës së Dytë Botërore të varrosura nëntokë.
    Sipas AP, Shqipëria është bërë pjesë e një përpjekjeje të gjerë rajonale për të përballuar situatën e rënduar të zjarreve, me ndihmë që ka ardhur edhe nga shteti fqinj, Greqia, e cila po përballet me dhjetëra vatra aktive në territorin e saj. “Athina dërgoi ndihmë për Shqipërinë si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të luftuar dhjetëra zjarre,” shkruan agjencia amerikane.
    Zjarret kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi në Shqipëri, ndërsa autoritetet raportojnë dëme të konsiderueshme edhe në pyje dhe sipërfaqe bujqësore. Situata paraqitet e vështirë për shkak të temperaturave ekstreme dhe mungesës së reshjeve, ndërsa ekipet e emergjencës janë në gadishmëri të plotë.
    Përballë një vere gjithnjë e më të ashpër dhe me fenomene ekstreme që po godasin mbarë Mesdheun, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shpesh pjesë e hartës së emergjencave natyrore që ndjekin nga afër edhe mediat ndërkombëtare.

  • Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve

    Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve

    Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj situatës së zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke e cilësuar atë “emergjencë kombëtare jashtë kontrollit”.
    Kryedemokrati u shpreh se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë të humbur dhe viktima.
    Sipas Berishës, ‘qytetarët nga jugu në veri janë lënë të pambrojtur nga shteti, ndërsa zona si Delvina, Fushë-Arrëzi dhe Gramshi ndodhen në rrethim flakësh’.
    Krydemokrati akuzoi qeverinë se, në vend të mobilizimit për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e popullatës, ‘po përdor forcat e armatosura dhe policinë për të marrë pajisjet e gazetarëve’.
    Berisha pretendoi se mjetet e ushtrisë nuk po përdoren për evakuime, por për “plaçkitje” të mjeteve të punës së mediave. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë përgjegjësie dhe shpërdorim fondesh, duke përmendur 21 milionë euro të shpenzuara për udhëtime me çarter, 7 milionë euro për “Giro d’Italia”.
    Sipas tij, këto fonde do të mjaftonin për blerjen e avionëve zjarrfikës dhe dhjetëra mjeteve të reja për emergjenca, ndërsa aktualisht po përdoren vetëm pajisje të blera 15-20 vite më parë.

  • Dy viktima nga zjarret në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

    Dy viktima nga zjarret në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

    Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë, pasi ndez zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, raportohet se tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga zjarri.
    Ndërsa mesohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, raportohet se dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht.
    Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.