Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor, raporton Ministria e Brendshme e Talibanëve.
Ekipet e emergjencës janë mobilizuar për të vazhduar përpjekjet e ndihmës në zonat e izoluara nga tërmeti, pranë kufirit me Pakistanin, por ka frikë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Përpjekjet për të arritur tek komunitetet më të izoluara janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut.
Zyrtarët po paralajmërojnë për shifra të larta viktimash ndërsa presin më shumë detaje, largësia e zonës e bën të vështirë dhënien e vlerësimeve të sakta.
Burime nga qeveria talebane thonë se dhjetëra shtëpi janë “nën rrënoja” , ndërsa zyrtarët thonë se fshatra të tëra janë shkatërruar.
Vendësit tregojnë për mediat se rrëshqitjet e dheut kanë izoluar zonat pranë epiqendrës, që do të thotë se do të duhet shumë kohë për të vlerësuar plotësisht dëmin.
Tërmeti ra në një thellësi të cekët prej 8 km, rreth 27 kilometra në verilindje të qytetit Jalalabad dhe tronditi ndërtesat nga Kabuli deri në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.
Tag: dhjetëra
-

DETAJE / Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja
-

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Spanjës, rreth 70 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Një tjetër tragjedi në brigjet e Spanjës. Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në brigjet e Mauritanisë.
Roja bregdetare tha se të paktën 19 persona janë shpëtuar, ndërsa ende vazhdojnë kërkimet për pasagjerë të tjerë. Sipas dëshmive në varkë dyshohet se ishin rreth 160 persona kryesisht nga Gambia dhe Senegali.
Udhëtimi i rrezikshëm përmes Oqeanit Atlantik është bërë një rrugë gjithnjë e më e zakonshme për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë. -

“La emër të madh në teatër… tani iku të luajë në një skenë tjetër”/ Miqtë e kolegët përcjellin me dhimbje Naun Shundin: Artist i rrallë, fliste me veprën e tij
Dramaturgu Naun Shundi u përcoll këtë të premte në banesën e fundit. Homazhet për artistin që kontribuoi me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi u mbajtën në ambientet e Arturbinës, në praninë e familjarëve dhe miqve.
“Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdesë. Askush nuk na e tha! Iku, nuk foli dot”, u shpreh e bija, Rea Shundi.
Shundi u nda nga jeta një ditë më parë pasi humbi betejën me kancerin e lëkurës. Sëmundja ndërpreu në mënyrë të beftë krijimtarinë artistike, teksa po përgatiste shfaqjen e radhës në Teatrin që krijoi dashurinë për artin dhe dëshirën për të krijuar një hapësirë për artistët e rinj
“Nauni ishte nga ata artistë të mëdhenj, kokulur dhe modest, që asnjëherë nuk i ra gjoksit për të thënë ‘jam unë’. Por, vepra e tij, puna e tij ulërinin gjithandej”, tha aktori Bujar Asqeriu.
“Do ta kujtojmë si një kolegë ndër të rrallët, ishte tejet njerëzor”, tha aktorja Elida Janushi.
“Erdha ta falenderoj për emrin e madh që ai la në teatër. Na ka bërë një kolpo… iku të luajë në një skenë tjetër”, u shpreh regjisori Kiço Londo.
Ikja e papritur tronditi kolegët, që prisnin bashkëpunimet e radhës me regjisorin, që e cilësonin frymëzim
“Pasioni i tij për teatrin bëri që si askush tjetër të ngrejë vetë një teatër, në të cilin kanë interpretuar dhjetëra talente të reja”, tha aktori Bujar Kapexhiu.
Me finesë e elegancën që e karakterizonte krijoi dhjetëra vepra, ashtu sikurse vlerësimin e të gjithë artistëve me të cilët ndante skenën.
“Në momentin që mua më erdhi lajmi që një nga filmat, ku ai ka luajtur rolin e Ramizit, hyri në gjysmëfinalen e Festivalit të Filmit në Firence, unë nuk arrita dot t’ia thosha. Dje u njoftova, ndërsa mësova se Shundi na la”, tha regjisori Ilir Harxhi.
“Puna e fundit ishte para dy muajsh, e kam si peng, se ai ishte aq i sëmurë, por unë nuk kuptova asgjë. Bëri gjithçka, na la teatrin, ku të gjithë do të kemi mundësi të shkojmë dhe ta kujtojmë”, tha Robert Budina.
Trashëgimia më e madhe që la pas është teatri i dhomës që ndërtoi në shtëpinë e vetë, Zonja e Bujtinës, ku i mëshonte fort nevojë për të shkruar dhe interpretuar shqip!Top Channel
-

Sulm masiv rus në Kiev me 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
“Të paktën 12 persona u vranë” dhe “dhjetëra të tjerë u plagosën” në një sulm masiv të nisur nga Rusia kundër Kievit gjatë natës, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Një tjetër sulm masiv ndaj qyteteve tona. Edhe më shumë vrasje”, shkroi Zelensky në Telegram, duke akuzuar Rusinë se “ka zgjedhur raketat balistike nga tryeza e negociatave”. “Po zgjedh të vazhdojë vrasjet në vend që t’i japë fund luftës”, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, Zelensky theksoi se Ukraina pret “reagimin” e të gjithë botës, kryesisht vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Ai i bëri thirrje konkretisht Kinës, një aleate e Moskës, dhe Hungarisë, një shtet anëtar i BE-së me lidhje të ngushta me Rusinë, që të mbajnë një qëndrim të qartë.Right now in Kyiv, first responders are clearing the rubble of an ordinary residential building after a Russian strike. Another massive attack against our cities and communities. Killings again. Tragically, at least 8 people have already been confirmed dead. One of them is a… pic.twitter.com/aukkujC9ji
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 28, 2025Më herët, Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko kishte thënë se katër persona kishin vdekur, përfshirë dy fëmijë, dhe shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin.
Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, 38 persona u plagosën në sulmin rus, 30 prej të cilëve janë në spital.Center of Kyiv, two Russian missiles hit a regular residential area pic.twitter.com/wlvdJLQkYD
— Ihor Lachenkov (@igorlachenkov) August 28, 2025Gazetarët e AFP-së dëgjuan shpërthime të shumta e të forta, panë një raketë që u rrëzua dhe mbeturinat që ranë në tokë.
Komanda ushtarake e Kievit tha se sulmi u krye me dronë dhe raketa – balistike, kruz dhe hipersonike – dhe goditi objektiva në më shumë se 20 vende në kryeqytet.
Disa ndërtesa banimi u dëmtuan, përfshirë një ndërtesë pesëkatëshe që u shemb, duke i zënë banorët nën rrënoja, tha i njëjti burim. Një kopsht fëmijësh u dëmtua, ndërsa dhjetëra automjete u shkatërruan dhe një qendër tregtare në lagjen qendrore të Kievit u godit.
“Këtu është gjithçka që duhet të dini rreth shtetit terrorist, rreth (Presidentit rus Vladimir) Putin dhe ‘dëshirës’ së tyre për paqe”, komentoi në Telegram Andriy Yermak, shefi i stafit të Zelensky-t.Top Channel
-

Zjarri në Lushnje, dhjetëra banorë të asfiksuar nga tymi, tre në gjendje më të rëndë
Një shpërthim i ndodhur dje rreth orës 21:00 në një kabinë elektrike në një pallat 15-katësh në lagjen “Çlirimi” në Lushnje ka shkaktuar panik dhe asfiksi për dhjetëra banorë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia dhe shërbimi zjarrfikës, një mbingarkesë në rrjetin elektrik ka bërë që linjat të marrin flakë, duke përfshirë kabllot e gjithë pallatit. Zjarri u pasua nga një sasi e madhe tymi që u përhap nëpër shkallë dhe apartamente, duke bllokuar hyrje-daljen dhe pamundësuar evakuimin e banorëve në katet e sipërme.
Një njësi zjarrfikëse mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe arriti të lokalizojë flakët përpara se ato të përhapeshin në strukturën e ndërtesës. Megjithatë, për shkak të tymit të dendur, shumë banorë mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre.
Zjarrfikësit ndërhynë në çdo apartament për të verifikuar gjendjen e banorëve, ku 10 persona u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Tre prej tyre – dy të moshuar dhe një shtetas i huaj nga Afrika – u mbajtën nën kujdes për shkak të gjendjes më të rënduar nga asfiksia dhe ankthi.
Energjia elektrike në zonë u ndërpre menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie për të ndaluar hyrjen e banorëve deri në normalizimin e situatës. Dy autoambulanca qëndruan pranë pallatit për t’u ardhur në ndihmë banorëve që ndoshta do të kalojnë natën jashtë ose tek të afërmit e tyre.
Autoritetet kanë njoftuar se kthimi në apartamente nuk do të lejohet derisa të sigurohet që nuk ka më rrezik nga zjarri dhe tymi është zhdukur plotësisht. -

Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Dhjetëra banorë bllokohen brenda, persona të tjerë dërgohen në spital, panik dhe frikë
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në Lushnje.
Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Ndërsa dyshohet se shkak ka qenë djegia e panelit elektrik.
Si pasojë e zjarrit, në pallatë mungon energjia dhe nuk punojnë ashensorët. -

Sulmi izraelit ndaj spitalit në Gaza, shkon në 20 numri i viktimave, dhjetëra të tjerë të plagosur
Ushtria izraelite ka shënjestruar spitalin Nasser në Gazën jugore këtë të hënë duke vrarë rreth 20 persona.
Mes viktimave janë 5 gazetarë dhe punonjës mediash.
Sipas raportimeve, një sulm fillestar ndodhi gjatë orëve të paradites në pjesën e sipërme pranë taracës së spitalit.a strike targeted the Vocational Training floor in Nasser Hospital in Khan Yunis, the Vocational Training floor located in the southern part of the Nasser Medical Complex was known to be the floor of Hamas’s Ministry of Internal Affairs in Gaza. pic.twitter.com/L3x7Q373li
— Ph.Gritti (@Philipp27960841) August 25, 2025
Ndërkohë që reporterët dhe fotografët kishin mbërritur për të dëshmuar ngjarjen një sulm Ii dytë në të njëjtin vend i la të vdekur në vend.
Përveç viktimave, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Pamjet e publikuara treguan çantat, mikrofonët dhe paisjet që gazetarët kishin lënë pas si dhe kaosin e shkaktuar nga bombardimi.
Ushtria izraelitke ka konfirmuar sulmin mbi spital por ka mohuar të kishte për shënjestër civilët.⚠️⚠️⚠️UNPRECEDENTEDTargeting Civil Defence officers and paramedics by Israeli jets while evacuating casualties following Israeli bombing of Nasser Hospital! pic.twitter.com/dVgOvDqsXo
— Mr. Alam (@sarware47763) August 25, 2025Autoritetet kanë urdhëruar nisjen e hetimit për zbardhjen e rrethanave.
Sulmi është dënuar nga organizatat ndërkombëtare ndërsa numri i punonjësve të mediave të vrarë gjatë luftës në rripin e Gazës ka shkuar në mbi 200.
Gjatë natës ushtria izraelite shënjestroi edhe Jemenin ku vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.🚨 Breaking News 🚨Journalists have been killed in today’s terrorist attack on Nasser Hospital, Gaza:
• Hossam El-Masry — Reuters• Mohamed Salama — Al Jazeera• Mariam Abu Daqqa — Independent Arabic & AP• Moaz Abu Taha — NBC
Silencing the truth is terrorism.#Gaza pic.twitter.com/WNolU6Xr86
— Mohammad Helles (@Mohammadhelles8) August 25, 2025Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit.
-

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur e dhjetëra të plagosur
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën ndërshtetërore I-90, midis qyteteve Buffalo dhe Rochester, pranë daljes së Pembroke.
Autobusi ishte duke u kthyer nga një udhëtim turistik në Ujëvarat e Niagarës, kur për arsye ende të paqarta, doli nga rruga dhe u përmbys. Sipas autoriteteve lokale, në aksident u përfshi edhe një kamion me rimorkio.
Deri më tani, dyshohet për disa viktima mes të cilëve edhe fëmijë, por edhe dhjetëra të plagosur. Sipas policisë, disa nga pasagjerët janë nxjerrë me urgjencë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar. Shoferi i autobusit ka mbijetuar dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e disa të plagosurve raportohen të jetë kritike, ndërsa numri i saktë i viktimave ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht. Dëshmitarë okularë kanë raportuar se disa pasagjerë u hodhën jashtë automjetit në momentin kur autobusi u përmbys.Shërbimet e urgjencës janë ende në vendngjarje duke vijuar operacionin e shpëtimit. Policia sakaq është në kontakt me kompaninë që zotëron automjetin, ndërsa po hetohen shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, reagoi pas ngjarjes duke e cilësuar aksidentin si “një tragjedi e rëndë që ka prekur shumë familje”. Ajo shprehu ngushëllimet për viktimat dhe tha se po monitoron nga afër situatën.
Në autobus ndodheshin turistë kryesisht me origjinë indiane, kineze dhe filipinase, të cilët ishin në një turne pranë kufirit SHBA-Kanada. -

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë
Udhëheqësit evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naivë kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë, por të përballen me realitetin se do t’u duhet të vendosin dhjetëra mijëra trupa në vend për një periudhë afatgjatë, tha kreu i sindikatës së ushtarëve të Gjermanisë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon të ndërmjetësojë paqen midis Moskës dhe Kievit, por ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë folur të dy në favor të vendosjes së trupave në një zgjidhje pas luftës, si pjesë e një koalicioni të të vullnetshmëve, me kancelarin gjerman Friedrich Merz që gjithashtu sinjalizon hapje ndaj pjesëmarrjes gjermane.
Koloneli Andre ëuestner, kreu i Shoqatës së Forcave të Armatosura Gjermane, u bëri thirrje të enjten udhëheqësve evropianë të mos e nënvlerësojnë detyrën ushtarake, por të jenë të sinqertë në lidhje me sfidat, edhe pse çdo armëpushim i shpejtë dukej i pamundur.
“Nuk do të jetë e mjaftueshme të kesh një grusht gjeneralësh dhe njësi më të vogla ushtarake që drejtojnë një post komande në Ukrainë”, tha për Reuters ëuestner, organizata e të cilit përfaqëson më shumë se 200,000 ushtarë aktivë dhe në pension.
“Që nga fillimi, Putinit duhet t’i bëhet e qartë — dhe me mbështetjen e forcave ndërkombëtare — se ne jemi plotësisht seriozë në lidhje me garancitë e sigurisë”, tha ai.
“Serioz në mbështetjen e Ukrainës, serioz në sigurimin e një armëpushimi dhe serioz në përgjigjen tonë nëse Putini përpiqet të sulmojë një tjetër Ukrainë.”
Ai vlerësoi se secili prej vendeve të mëdha në koalicionin e të gatshëmve, si Britania, Franca dhe Gjermania, do të duhej të vendoste të paktën 10,000 trupa në Ukrainë në planin afatgjatë, duke paraqitur një sfidë të madhe për forcat e tyre tashmë të sforcuara dhe të papajisura mirë.
“Evropianët mbeten ‘xhuxhë’ ushtarakë dhe tashmë po përpiqen të përmbushin angazhimet e reja të NATO-s që morën në samitin e fundit”, tha ëuestner. “Evropa është ende shumë larg të qenit në gjendje të mbrojë veten në mënyrë të pavarur.”
Prandaj, ekziston një nevojë urgjente për të përshpejtuar më në fund armatimin dhe forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s.
-

VIDEO| Dhjetëra të plagosur e qindra të arrestuar, tifozët dhunohen e zhvishen në Argjentinë
Një ndeshje e Copa Sudamericana mes Independiente-s dhe Universidad de Chile u ndërpre mbrëmjen e së mërkurës në Buenos Aires, pasi shpërthyen përleshje të dhunshme mes tifozëve. Dhuna ka lënë pas dhjetëra të plagosur, ndërsa një tifoz nga Kili ndodhet në gjendje kritike pasi ra nga pjesa e sipërme e tribunës në stadiumin Estadio Libertadores de America.
Universidad de Chile konfirmoi se 19 tifozë të saj janë shtruar në spital, ndërsa 97 janë arrestuar – edhe pse mediat argjentinase raportojnë se numri i të ndaluarve kalon 300 persona, shkruan A2 CNN.
Përplasjet nisën gjatë pushimit të ndeshjes, kur nga sektori i miqve u hodhën sende të rënda, pjesë betoni, madje edhe tualete e lavamanë – në drejtim të tribunës së tifozëve vendas. Situata doli jashtë kontrollit në pjesën e dytë, kur tifozë të Independiente-s depërtuan në sektorin e kundërshtarëve, duke i sulmuar dhe detyruar të largoheshin.
Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, reagoi ashpër: “Asgjë nuk justifikon një linçim. Ajo që ndodhi në Avellaneda është e turpshme, nga dhuna mes tifozëve te papërgjegjshmëria organizative. Drejtësia duhet të përcaktojë fajtorët.”
Ndërsa drejtuesit e të dy klubeve akuzuan njëri-tjetrin për përgjegjësinë, Conmebol njoftoi anulimin e përfundimtar të takimit për mungesë garancish sigurie. Çështja tashmë i është kaluar organeve disiplinore të federatës.
Mesazhi më i fortë erdhi nga futbollisti kilian i Independiente-s, Felipe Loyola: “Kjo dhunë është e patolerueshme. Jam i shokuar. Ky nuk është futboll, sporti nuk është dhunë.”