Tag: dhjetëra

  • Shembet shkolla islame në Indonezi, dhjetëra studentë të bllokuar, 3 të vdekur dhe 99 të plagosur

    Shembet shkolla islame në Indonezi, dhjetëra studentë të bllokuar, 3 të vdekur dhe 99 të plagosur

    Ekipet e shpëtimit në Indonezi po garojnë me kohën për të shpëtuar dhjetëra studentë dhe punëtorë të bllokuar nën rrënojat e një shkolle islame që u shemb të hënën në mbrëmje në qytetin Sidoarjo të Javas Lindore.

    Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 99 të tjerë janë shtruar në spital, disa në gjendje kritike, sipas autoriteteve vendase. Shifrat mund të rriten pasi të paktën 38 persona, shumica djem adoleshentë, mbeten të zhdukur nën rrënoja.
    Ngjarja ndodhi në Shkollën Islamike me Konvikt Al Khoziny, ku studentët ishin mbledhur për lutje kur godina dykatëshe u shemb. Vajzat ndodheshin në një pjesë tjetër të objektit dhe fatmirësisht shpëtuan.
    Mediat e huaja raportojnë se ndërtesa kishte themele të paqëndrueshme dhe nuk ishte projektuar për dy kate shtesë që ishin ndërtuar pa leje.
    Familjarët e të zhdukurve kanë ngritur kampe pranë shkollës dhe po presin me ankth lajme për të fëmijet e tyre.
    Drejtuesi i shkollës, KH Abdus Salam Mujib, kërkoi falje ndaj familjeve të viktimave, duke e quajtur ngjarjen “vullnet i Zotit” dhe shprehu shpresën që Zoti do t’i shpërblejë humbjet me diçka më të mirë.
    Autoritetet lokale deklaruan se shkolla nuk kishte marrë leje ndërtimi për shtesat e reja, duke ngritur shqetësime serioze për mbikëqyrjen e institucioneve fetare edukative në vend.
    Al Khoziny është një shkollë tradicionale islame me konvikt, e cila fokusohet në mësimin e Kuranit dhe ligjit islam, por që gjithashtu ofron arsim të përgjithshëm.

    Top Channel

  • Video/ Tension në OKB, dhjetëra delegatë braktisin sallën kur Netanyahu ngjitet në podium për të folur për Gazën

    Video/ Tension në OKB, dhjetëra delegatë braktisin sallën kur Netanyahu ngjitet në podium për të folur për Gazën

    Fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk kaloi pa tensione.

    Dhjetëra delegatë u larguan nga salla në mënyrë demonstrative, në momentin që ai mori fjalën në podium.
    Pamjet nga salla tregojnë një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish ndërkombëtarë që braktisin sallën në heshtje, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të Izraelit dhe luftës në Gaza.
    Ndërkohë, disa të tjerë e pritën fjalimin me duartrokitje, duke reflektuar polarizimin e thellë që ka shkaktuar ofensiva ushtarake izraelite që nga 7 tetori 2023.
    Për shkak të zhurmës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, kryetari i seancës ndërhyri disa herë, duke bërë thirrje për qetësi me fjalët: “Ju lutem, ruani rendin në sallë!”, ndërsa godiste tavolinën me çekiçin e tij ceremonial.

    Happening now at the UN General Assembly:
    Diplomats walked out during Netanyahu’s speech.
    He is left speaking to an empty room.
    The world is no longer listening to Israel’s propaganda. pic.twitter.com/yV704rh32t
    — sarah (@sahouraxo) September 26, 2025

    Ky moment vjen në një kohë kur qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza mbetet i ndarë, me disa vende që e mbështesin hapur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, ndërsa të tjera kritikojnë ashpër numrin e lartë të viktimave civile dhe shkatërrimin masiv në enklavën palestineze.

    Top Channel

  • Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

    Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

    Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës.

    Për pasojë janë ndaluar dhe më pas proceduar dy vëllezër, banues në Bilisht.
    Në pranga ranë shtetasit me iniciale R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Njoftimi i policisë:
    PKK Kapshticë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.
    Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, për goditjen e paligjshmërive, u kaluan për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.
    Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Gjyqi për ‘Partizanin’/ Malltezi: Proces politik i orkestruar nga qeveria, ka dhjetëra shkelje dhe falsifikime

    Gjyqi për ‘Partizanin’/ Malltezi: Proces politik i orkestruar nga qeveria, ka dhjetëra shkelje dhe falsifikime

    Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore për dosjen ‘Partizani’, Jamambër Malltezi, deklaroi për gazetarët jashtë ambienteve të GJKKO, se ndaj tij është ngritur një proces i pastër politik, i mbushur me dhjetëra shkelje procedurale dhe falsifikime. Ai theksoi se aktakuza është mbajtur e fshehur për tre vite dhe se emrat e të hetuarve janë fshehur qëllimisht për të shmangur të drejtat e tyre ligjore.

    Jamambër Malltezi: Janë depozituar me dhjetëra kërkesa paraprake. Janë depozituar identifikimi i dhjetëra apo qindra shkeljeve procedurale. Nuk është gjë e rastësishme. Të gjitha këto shkelje nuk kanë ndodhur pa një shkak. Ka ndodhur sepse është një proces politik. Është një proces politik siç u dëshmua, sepse janë me dhjetëra dëshmi në Kongresin Amerikan, ku flitet qartë që paratë e taksapaguesve amerikanë u përdorën nga Soros që të kapej drejtësia dhe ta përdorte për luftë politike dhe për të mbyllur gojën opozitës.

    Kemi identifikuar me dhjetëra falsifikime gjithashtu, të dokumentit zyrtar akt-akuzë. Iu paraqitën, janë disa nga avokatët që paraqitën faktin që janë 3 vite që u mbajt e fshehtë, u fshehën emrat e personave ndaj të cilëve zhvilloheshin hetimet, pikërisht që të ndalonin kryerjen e hetimeve apo të drejtat procedurale që kanë personat në çështje.

    U përmend gjithashtu fakti që delikuentja Irena Gjoka mbrohet me një kokëfortësi të çuditshme nga Edi Rama, pikërisht se është përdorur si kamikaze për të luftuar opozitën. Është interesante që Shqipëria ka hedhur në kosh të plehrave konventën për vulat apostile mesa duket, vetëm për hatrin e Irenës.

    Ndonëse ishte vendimi me vulë apostile gjithsesi, e çuam që të merrnim prapë konfirmim nga Greqia, prapë i erdhi vendimi nga Greqia, që është autentik. Vendimi i dënimit të Irenës nuk ka dyshime dhe megjithatë, prapë se prapë ndonëse ligji i detyron që të veprojnë brenda 15 ditëve. KLGJ-ja nuk vepron dhe Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu fshihet pas gishtit. Nuk i mjafton vendimi i formës së prerë, vendimi autentik, me vulë dhe i konfirmuar gjithashtu nga Gjykata e Janinës, po kërkon edhe dosjen e Prokurorisë. A thua se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë ndonjë vlerësim të prokurorisë.

    Jemi në situatën ku e gjithë kjo çështje nuk ka hetim. Po ta marrësh, kanë hedhur në erë gjithë hetimin. Kanë hedhur në erë të drejtat procedurale.

    Më poshtë, kërkesa paraprake e Jamambër Malltezit, seancën e sotme në GJKKO: 

  • Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

    Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

    Kanë kaluar pesë vite nga një prej rasteve më të bujshme në aviacionin amerikan, që vijon të diskutohet ende. Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2020, kur Kina sapo po ndërtonte spitale të përkohshme përballë një virusi ende të panjohur, që më vonë do të shndërrohej në pandeminë globale.
    Një avion i Delta Airlines, me destinacion Shanghain nga Los Anxhelosi, hasi vështirësi në ngritje për shkak të peshës. Për të shmangur një ulje emergjente me peshë të tepërt, piloti vendosi të lëshonte mbi gjashtë tonë karburant në ajër. Avioni u kthye në aeroportin e Los Anxhelosit, por manovra solli pasoja të rënda: dhjetëra mijëra banesa dhe shkolla në zonë u prekën nga shiu i karburantit.
    Banorët ngritën një padi kolektive, duke akuzuar kompaninë se zbrazi karburantin në një zonë të populluar dhe në lartësi shumë të ulët, kur kishte alternativa më të sigurta – siç ishte oqeani Paqësor ose djegia e karburantit gjatë fluturimit në qarqe.
    Pas një beteje gjyqësore disa vjeçare, Delta Airlines pranoi të shlyejë 78,75 milionë dollarë (67 milionë euro), të cilat do të ndahen mes banorëve dhe pronarëve të prekur.
    Megjithatë, kompania vazhdon të mbrojë pilotët, duke theksuar se ata vepruan sipas rregullave federale dhe trajnimit të miratuar nga FAA. Edhe vetë Administrata Federale e Aviacionit, pas hetimeve, i shfajësoi nga çdo shkelje.

  • Nis viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para nuk patën asnjë regjistrim

    Nis viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para nuk patën asnjë regjistrim

    Sot nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës u ulen në bankat e shkollës.
    Permes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024.
    Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.
    Librat janë shpërndarë falas për të vegjlit që i rikthehen shkollës. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Elbasan u bë shpërndarja e librave për fëmijët në çdo shkollë.
    Diku të mirëmbajtura e diku më pak, prindërit në masë kanë nxituar të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, por ndërkohë, sipas buxheteve, ndajnë mendime të ndryshme mbi koston e materialeve të tjera shkollore.
    Ndërkohë, në Korçë viti i ri shkollor nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3 726 më pak, duke e ulur shifrën nga 21 080 në 17 354 nxënës.
    Kjo situatë ka bërë që në qytetin e Korçës disa shkolla të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur pasi nuk kanë pasur regjistrime. Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor. E njejta situatë është edhe në qytete të tjera të vendit.
    Ulja e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit, të cilët mbeten pa ngarkesë mësimore. Një pjesë e tyre pritet të kalojë si mësues ndihmës ose të angazhohet në programe pas shkollore.

  • Nuk kanë të ndalur tërmetet, shkon në 1400 numri i viktimave në Afganistan

    Nuk kanë të ndalur tërmetet, shkon në 1400 numri i viktimave në Afganistan

    Dy tërmete të fuqishme goditën provincat lindore të Afganistanit brenda pak ditësh, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe një bilanc tragjik viktimash. Autoritetet raportojnë mbi 1,400 të vdekur, mijëra të plagosur dhe dhjetëra fshatra të shkatërruar.
    Pas të dielës ku një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Kunar të dielën në mesnatë, duke rrafshuar të paktën tre fshatra dhe duke izoluar shumë zona malore pranë kufirit me Pakistanin. Vetëm dy ditë më pas, këtë të martë, një tërmet tjetër me magnitudë 5.5, po në një thellësi të cekët, tronditi sërish rajonin, duke shtuar dëmet dhe numrin e viktimave.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sharafat Zaman, tha: “Shumë njerëz kanë mbetur ende nën rrënoja. Ne kemi nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare, pasi shumë familje humbën gjithçka.”
    Pamjet nga terreni tregojnë fshatra të rrafshuara, banorë që gërmojnë me duar në rrënoja dhe viktima të mbështjella me qefin e bardhë për t’u varrosur. Helikopterët kanë transportuar dhjetëra të plagosur drejt spitaleve, ndërsa ekipet lokale dhe banorët përpiqen të shpëtojnë të mbijetuarit.
    Organizatat humanitare paralajmërojnë për mungesë ushqimi, ujë të pijshëm dhe rrezik epidemish. “Kjo është një garë me kohën për të shpëtuar jetë,” tha Save the Children.
    Ekspertët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje komunitetit global për mobilizim urgjent, duke theksuar se kapacitetet e shpëtimit në Afganistan janë minimale. Britania njoftoi mbështetje emergjente për të prekurit, ndërsa Shtetet e Bashkuara shprehën ngushëllime, pa bërë ende të ditur nëse do të dërgojnë ndihma.
    Kjo tragjedi ndodh në një vend tashmë të goditur nga krizat ekonomike, mungesa e ndihmës ndërkombëtare dhe politikat kufizuese të regjimit taleban, duke e bërë situatën edhe më dramatike për banorët e prekur.

  • Dhjetëra mijëra protestues në Beograd kundra qeverisë

    Dhjetëra mijëra protestues në Beograd kundra qeverisë

    Dhjetëra mijëra qytetarë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, morën pjesë më 1 shtator në një marshim përkujtimor gjatë një proteste kundër qeverisë, të thirrur nga nxënësit e shkollave të mesme, në kuadër të një bllokade në ditën e parë të vitit shkollor.
    Tubimi përfundoi në Sheshin e Republikës, në qendër të Beogradit, me vendosjen e kurorave dhe trëndafilave të bardhë për 16 viktimat e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad. U mbajt gjithashtu një heshtje 16-minutëshe në nderim të viktimave.

     

  • Nuk ndalen protestat në Beograd, kërkohen zgjedhje të parakohshme

    Nuk ndalen protestat në Beograd, kërkohen zgjedhje të parakohshme

    Dhjetëra mijëra qytetarë marshuan në heshtje të hënën në mbrëmje në Beograd për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe për të kujtuar viktimat e stacionit të trenit në Novi Sad. Protesta, e cila nisi rreth orës 19:00 përpara stacionit të vjetër hekurudhor, u organizua nga nxënës të shkollave të mesme.
    Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të Serbisë, si Novi Sad, Kragujevc dhe Aleksinac.
    Vdekja tragjike e 16 personave në nëntorin e kaluar ka shkaktuar valë protestash në të gjithë vendin, duke ushtruar presion në rritje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet, SNS. Edhe pse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, më 13 gusht u shënuan përleshje ku u plagosën dhjetëra policë dhe civilë.
    Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fajësojnë korrupsionin shtetëror për tragjedinë në stacionin e rinovuar të Novi Sadit. Ata shpresojnë se një proces i ri zgjedhor do të sjellë ndryshim politik dhe do të vendosë përgjegjësi për humbjet njerëzore.

  • Beograd/ Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

    Beograd/ Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

    Dhjetëra mijëra protestues marshuan në heshtje në Beograd të hënën për të përkujtuar vdekjen e 16 personave të vrarë kur u shemb një çati në një stacion hekurudhor të rinovuar, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme që shpresojnë se do të rrëzonin Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij në pushtet SNS.

    Protestuesit, të ftuar nga nxënës të shkollave të mesme, u mblodhën rreth orës 19:00 përpara stacionit të vjetër hekurudhor në Beograd. 16 nxënës të shkollave të mesme ecën në sheshin Savski Trg duke mbajtur nga një trëndafil të bardhë, ndërsa lexoheshin emrat e viktimave.

    Protesta u mbajtën në disa qytete të tjera, përfshirë Novi Sadin, Kragujevcin dhe Aleksinacin.

    “Korrupsioni është rrënja e të gjitha problemeve në shoqërinë tonë. Zgjedhjet mund të jenë zgjidhja e vetme për këtë situatë”, tha Srdjan, një shkencëtar 35-vjeçar që mori pjesë në protestë.

    Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, të shkaktuara nga vdekja e 16 personave nëntorin e kaluar, kanë tronditur Vuçiçin dhe partinë e tij SNS.

    Protestat kanë qenë kryesisht paqësore deri më 13 gusht, kur dhjetëra oficerë policie dhe civilë u plagosën në përleshje.

    Protestuesit kanë fajësuar korrupsionin për katastrofën e stacionit hekurudhor të Novi Sadit dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme me shpresën për të rrëzuar Vuçiçin dhe partinë e tij.