Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit
SPAK njoftoi të hënën se kishte marrë të pandehur zv.kryeministren Belinda Balluku dhe pesë vartës të saj lidhur me aferën e tenderit të tunelit të Llogarasë.
Sipas SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro dhe akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Por Ola Xama thotë se pasi ka lexuar argumentimet e akuzës që SPAK ka bërë për zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH, ngre pyetjen se përse nuk ka përgjegjës për fryrjen e fondit limit.
“A ka patur qëllim që në fillim të përfitohen dhjetëra milion euro? Nëse po, kush i ka përfituar dhe ku kanë shkuar? Nëse zyrtarët kanë favorizuar një kompani pjesëmarrëse në garë, a duhet të hetohet dhe nëse ka patur tentativa nga kompania për të ndërhyrë dhe për të dhënë përfitime të paligjshme për zyrtarët?”, shtron pyetjen gazetarja.
Reagimi i gazetares Ola Xama:
Nga sa lexova te argumentimet e akuzës që SPAK ka bërë për zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH, sërish nuk kuptova se përse nuk ka përgjegjës për fryrjen e fondit limit. Këtu nis qëllimi për krijimin e dëmit ekonomik me vlerë dhjetra milion euro.
Nëse ka shkelje të barazisë në tendera me pasojë dëmin ekonomik, dëmi ekonomik më i madh është shkaktuar me anullimin e procedurës së parë. Siç vërtetohet në komunikime, anullimi është bërë jo për arsye ligjore e profesionale, por për shkak të ndjesisë së keqe që kishte ministrja Belinda Balluku dhe me urdhër të saj.
Oferta më e ulët në tenderin e parë ishte 143.7 milion euro (kursi i sotëm). Në dosje konsiderohet se dëmi nga shkelja e barazisë në tendera ka ardhur nga skualifikimi i opertatorit me ofertën më të ulët (158 milion euro) në procedurën e dytë të tenderit.
SPAK duhet të sqarojë se si dhe me çfarë qëllimi u fry fondi limit. Si mund të hapet gara për një vepër që do të kushtojë 190 milion euro vetëm me një projekt-ide (thjesht render) dhe një preventiv të hartuar me përafërsi? E gjithë procedura është bërë për 4 ditë, pa asnjë oponencë, pa u miratuar në Këshill Teknik dhe e dirigjuar nga persona të afërt të ministres. Si dështoi gjithë zinxhiri institucional, ministri e Financave, Thesar dhe APP të lejojnë të ndodhë kjo?
A ka patur qëllim që në fillim të përfitohen dhjetëra milion euro? Nëse po, kush i ka përfituar dhe ku kanë shkuar? Nëse zyrtarët kanë favorizuar një kompani pjesëmarrëse në garë, a duhet të hetohet dhe nëse ka patur tentativa nga kompania për të ndërhyrë dhe për të dhënë përfitime të paligjshme për zyrtarët?
Tag: dhjetëra
-

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit
-

Dhjetëra të arrestuar për korrupsion në sindikatën më të madhe tregtare të Izraelit
Policia izraelite njoftoi arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për korrupsion brenda Histadrut, sindikatës më të madhe tregtare në vend.
Sipas një deklarate zyrtare, hetuesit specialë ndaluan të dyshuar për korrupsion, mashtrim financiar, shkelje të besimit, pastrim parash dhe mashtrim tatimor.
Hetimi, i zhvilluar gjatë dy viteve të fundit, përfshiu drejtues të lartë të Histadrut, komunitete lokale dhe kompani publike. Autoritetet dyshojnë për marrje ryshfeti dhe përfitim privilegjesh nga biznesmenë në këmbim të promovimit të interesave dhe fitimeve të tyre financiare.
Kryetari i sindikatës, Arnon Bar-David, u arrestua dhe u paraqit para një gjyqtari, i cili caktoi paraburgimin e tij për tetë ditë. Bar-David, i njohur për kundërshtimin e politkave të kryeministrit Benjamin Netanyahu, kishte bërë thirrje për greva të përgjithshme, duke përfshirë paralajmërime gjatë luftës në Gaza për të kërkuar lirimin e pengjeve.
Në një reagim, Histadrut deklaroi se është i bindur për pafajësinë e bashkëpunëtorëve të saj dhe se aktivitetet e sindikatës vazhdojnë normalisht, ndërsa bashkëpunon me autoritetet. Kryetari i bashkisë së Kiryat Gat, Kfir Suisa, anëtar i partisë Likud, njoftoi gjithashtu se ishte marrë në pyetje nga policia në lidhje me këtë rast.Top Channel
-

Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës
Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga Fierit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Në shenjë respekti për figurën e tij, Bashkia Fier ka vënë në dispozicion dy autobusë që u nisën në orën 07:00.Fieri, i njohur si një nga bastionet tradicionale të socialistëve, ka treguar gjithmonë vlerësim dhe respekt të thellë për çdo udhëheqës të kësaj force politike. -

Homazhet për ish-kryeministrin/ Vdekja e Fatos Nanos, dhjetëra qytetarë nga Fieri nisen drejt Tiranës në nderim…
Dhjetëra qytetarë nga Fieri janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të figurës së liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano.
Ka qenë bashkia e Fierit ajo që ka vendosur autobusë në dispozicion të qytetarëve të cilët janë nisur që prej orës 7:00. -

Rritet bilanci i viktimave nga sulmet në Gaza, mes tyre dhjetëra fëmijë/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja
Sulmet izraelite në Gaza i kanë marrë jetën të paktën 104 palestinezëve, përfshirë 46 fëmijë dhe 20 gra.
Sulmet, që kanë goditur zona të banuara, shkolla dhe shtëpi, lanë mbi 250 të plagosur.
Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar, ndërsa numri i viktimave rritet me kalimin e orëve.
Sipas raporteve të forcave izraelite, sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA.
Izraeli ka goditur dhjetëra objektiva, të cilat i konsideron si vend-strehime terroristësh.
Nga ana tjetër, Hamasi ka mohuar akuzat për një sulm ndaj trupave izraelite dhe ka dënuar ashpër bombardimet, duke i quajtur ato shkelje të hapura të armëpushimit.Top Channel
-

Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas aksidentit, dhjetëra pasagjerë digjen të gjallë
Një autobus pasagjerësh shpërtheu në flakë pasi u përplas me një motoçikletë , duke vrarë 25 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në Indinë jugore.
“Zjarri u përhap brenda pak minutash në autobus, duke zënë në kurth dhjetëra pasagjerë. Disa arritën të thyenin xhamat dhe të hidheshin jashtë me lëndime të lehta, ndërsa të tjerë u dogjën para se të mbërrinte ndihma”, tha oficeri i policisë Vikram Patil.
Autobusi mbante 44 persona, shumë prej të cilëve po flinin në kohën e përplasjes. Deri më tani, 15 pasagjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Shoferi i motoçikletës, i cili nuk është identifikuar, gjithashtu u vra.
Sipas autoriteteve, motoçikleta goditi pjesën e pasme të autobusit, duke shkaktuar shkëndija që i vunë flakën rezervuarit të karburantit të automjetit.
“Kur tymi filloi të përhapej, shoferi e ndaloi autobusin dhe u përpoq ta shuante zjarrin me një fikëse zjarri, por zjarri u përhap aq shpejt sa ai nuk mundi ta kontrollonte”, tha oficeri. Një ekip ekspertësh po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.Top Channel
-

Tragjedi në Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes me një motoçikletë, 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 25 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Indi, pasi një autobus u përplas nga një motoçikletë dhe u mbulua nga flakët.
Mediat vendëse raportojnë se zjarri përfshiu autobusin ku u bllokuan dhjetëra pasagjerë përgjatë autostradës.
Sipas një zyrtarit të lartë të policisë, motoçikleta u përplas nga pas me autobusin dhe ngeci nën të, duke shkaktuar shkëndija që ndezën rezervuarin e karburantit të autobusit.
“Disa pasagjerë arritën të thyenin dritaret dhe të hidheshin jashtë, por të tjerë fatkeqësisht u dogjën përpara se ndihma të mbërrinte për ta”, njoftoi policia .
Autobusi, me 44 pasagjerë, po udhëtonte nga Hyderabad në Bengaluru. Shumica e udhëtarëve ishin në gjumë në momentin e përplasjes. Shoferi tentoi të shuante zjarrin, por flakët u përhapën me shpejtësi.
Kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave.Top Channel
-

Aeroporti i Amsterdamit anulon dhjetëra fluturime për shkak të stuhisë
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit anuloi dhjetëra fluturime sot për shkak të një stuhie që pritet të godasë bregdetin holandez nga pasditja.
Sipas faqes së internetit të Schiphol, rreth orës 11:00 të paradites, rreth 75 fluturime që duhej të niseshin nga aeroporti u anuluan, shumica e të cilave ishin planifikuar për në mbrëmje.
Top Channel
-

SYRI TV/ Tatimet ‘sulmojnë’ bizneset në Veri të vendit, dhjetëra kompani të sekuestruara brenda një dite
SYRI TV
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër operacion në veri të vendit ku ka bllokuar dhjetëra biznese në një ditë të vetme me kërkesë të Drejtorisë së Tatimeve. Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar për mbylljen e bizneseve në disa qytete ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e këtij bllokimi masiv. Aksioni për bllokimin e bizneseve vjen pas shembjeve të shtëpizave të drurit në Theth.
Pas fadromave në Theth, tashmë qeveria shqiptare ka marrë një operacion të gjerë kundër bizneseve në zonën e Veriut. Në një ditë të vetme, Drejtoria Tatimore e Rajonit Verior ka njoftuar Qendrën Kombëtare të Biznesit për të bllokuar dhjetëra biznese në qytetet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër e Tropojë.
QKB-ja nuk ka publikuar arsyet e detajuara të këtij bllokimi masiv, por është mjaftuar vetëm me shpalljen e njoftimit, që në çdo rast shoqërohet me titullin “vendosje nën masën e sigurimit të detyrimit tatimor”.
Aksioni i Tatimeve të Rajonit Verior ka prekur kryesisht biznese të vogla familjare dhe, në raste më të rralla, subjekt më të mëdha. Rajoni Verior është zona më e varfër e Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk ka ofruar prej vitesh paketa ndihmëse për bizneset e zonës, të cilat janë në fazë mbijetese, për shkak të fuqisë së pakët blerëse.
Përkundrazi, kabineti i Edi Ramës, pas nisjes së mandatit të katërt qeverisës, u ka rezervuar veriorëve një tjetër aksion, nga ato që kryeministri i quan “operacione kundër paligjshmërisë”. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, Rama u deklaroi qytetarëve dhe bizneseve se do të falte taksa dhe detyrime, si një mënyrë për t’i dhënë frymëmarrjes sipërmarrjes së lirë.
Por, menjëherë pas zgjedhjeve, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij e harruan këtë premtim. Të parët që e ndjenë mashtrimin e kryeministrit ishin banorët e Thethit, të cilët u gjendën nën dhunën e fadromave gjatë sezonit veror. Por, goditja ndaj bizneseve në Theth nuk ishte masa e vetme e qeverisë ndaj Veriut. Tashmë, radhën e kanë bizneset në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës, të cilët po goditen masivisht nga administrata tatimore.
-

VIDEO / Ja si hyn një ish-president me këmbët e veta në burg!
Dhjetëra anëtarë të familjes, mbështetës dhe bashkëpunëtorë morën pjesë në protestën e thirrur nga djali i Nicolas Sarkozy, Louis.
Protesta u mbajt përpara shtëpisë së ish-presidentit.
Sarkozy, thellësisht i prekur, hyri në burgun La Santé. “Unë jam i pafajshëm, e vërteta do të triumfojë.”Sarkozy u dënua në shtator me pesë vjet burg pasi akuzohej se kishte lejuar bashkëpunëtorët që të përpiqeshin të siguronin mbështetje financiare nga regjimi i Muamar Gadafit në Libi në këmbim të favoreve ekonomike dhe diplomatike. Kjo ndodhi pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007, të cilat ai i fitoi.
Ai është kreu i parë i shtetit francez që burgoset që nga koha e Philippe Petain, një bashkëpunëtor famëkeq me nazistët gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore.