Tag: dhjetëra

  • Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

    Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

    Prurjet e shtuara të lumit Seman kanë shkaktuar probleme serioze në zonat e Kallmit dhe Belinës, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën pushtetin e ujit.
    Përmbytjet kanë prekur gjithashtu rreth 40 puse nafte, duke rritur rrezikun për dëmtime të infrastrukturës dhe ndotje.
    Ndërkohë, ekipet e bordit të kullimit në Bashkinë Fier ndodhen në terren që prej mëngjesit të sotëm.
    Specialistët po punojnë për përforcimin e argjinaturës në Belinë, në pikat më kritike, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të ujit dhe minimizimin e dëmeve.
    Situata mbetet e paqëndrueshme dhe autoritetet lokale po monitorojnë nga afër rrjedhën e Semanit, teksa priten reshje të tjera.

  • Semani nuk ‘fal’ as Fierin/ Alarm në Zharrëz, përmbytjet dëmtojnë dhjetëra hektarë me grurë

    Semani nuk ‘fal’ as Fierin/ Alarm në Zharrëz, përmbytjet dëmtojnë dhjetëra hektarë me grurë

    Dhjetëra hektarë tokë në Belinë të Njësisë Administrative Zharrëz, të kultivuara kryesisht me grurë, ndodhen nën ujë, pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

    I gjithë prodhimi është dëmtuar, ndërsa banorët thonë se një nivel i tillë prurjesh, që çoi në prishjen e argjinaturës së lumit, nuk është parë prej vitesh në zonë. Nën ujë janë edhe disa puse aktivë nafte të kompanisë “Bankers”, ku që të premten është ndalur puna. Dëme janë raportuar edhe në koshere bletësh, që janë shkatërruar nga përmbytjet.Ndërkohë, në qarkun e Fierit, raportohet për 110 hektarë tokë me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras.

    Top Channel

  • Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje nga moti i keq

    Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje nga moti i keq

    Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale të Bashkisë Maliq dhe njësitë administrative të Pogradecit, duke izoluar dhjetëra banorë dhe vështirësuar qarkullimin.
    Në fshatin Dushar raportohen rreth 30 familje të bllokuara, pasi rruga është bërë e pakalueshme. Për një rast emergjent, banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë, duke hapur përkohësisht rrugën për të mundësuar kalimin dhe duke shmangur një situatë edhe më të rëndë.
    Sipas verifikimeve në terren dhe kontakteve me kryepleqtë, në njësinë Dardhas janë konstatuar problematika serioze:
    Në fshatin Stropckë, një lagje është bllokuar nga shembja dheut.
    Në Dardhas ka shembje dhe gërryerje të rrugës që kërkon ndërhyrje.
    Rruga që lidh Dardhasin me fshatrat e sipërm është bërë e pakalueshme duke izoluar gati 6 fshatra të Gorës. (Osnat, Dërdushë, Niçë, Prenisht, Lekas, Stërkanj)
    Në Dërdushë është bllokuar një përrua nga inertet.

  • Gjirokastra pa drita, dhjetëra fshatra pa energji elektrike nga moti i keq

    Gjirokastra pa drita, dhjetëra fshatra pa energji elektrike nga moti i keq

    Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

    Kjo si pasojë e problemeve me motin, çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta, kryesisht malore. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.
    Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës, ku në orët e mbrëmjes, duke vijuar edhe sot, ka mungesë të energjisë në lagjet e sipërme.
    Ndërkaq, situata paraqitet problematike, pasi disa zona janë pa energji elektrike për më shumë se 12 orë, si njësitë administrative të Lopësit dhe Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës dhe Qesaratit në Memaliaj, si edhe të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokastër.
    Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të rikuperuar dëmet e shumta që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

    Top Channel

  • Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër prej 12 orësh pa energji

    Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër prej 12 orësh pa energji

    Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta e kryesisht malore. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar dhe dëme në fidrat që lidhin fshatra me rrjetin energjetik.
    Raportohet se mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës ku në orët e mbrëmjes duke vazhduar edhe sot, ka mungesë të korrentit në lagjet e sipërme.
    Ndërkaq situata paraqitet problematike dhe pa energji elektrike për më shumë se 12 orë në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagories, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxhërisë në Gjirokastër.
    Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të rikuperuar dëmet e shumta që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

  • Kongo/ Shembet miniera, dhjetëra minatorë humbin jetën

    Kongo/ Shembet miniera, dhjetëra minatorë humbin jetën

    Një tragjedi ka ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos, ku të paktën 32 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure në minierën e bakrit dhe kobaltit në Kalando.

    Ngjarja u shkaktua nga mbipopullimi, pasi dhjetëra minatorë ilegalë kishin hyrë në zonë, pavarësisht ndalimit zyrtar për shkak të reshjeve të dendura.

    Sipas ministrit të Brendshëm të provincës Lualaba, minatorët kishin hyrë me forcë në galeri, duke rritur rrezikun e rrëshqitjes së dheut. Ura provizore që u përdor për të kaluar një kanal të përmbytur u shemb, teksa mbi të ishin qindra persona.

    Një raport i SAEMAPE tha se të shtënat e ushtarëve në vendngjarje shkaktuan panik, duke nxitur turmën të vraponte drejt urës. Raporti përmend se numri i viktimave mund të jetë mbi 40.

    Miniera prej kohësh është në qendër të një konflikti mes minatorëve artizanalë, një kooperative lokale dhe operatorëve zyrtarë kinezë. Autoritetet provinciale pezulluan të gjitha aktivitetet në zonë.

    Organizatat e të drejtave të njeriut kërkuan një hetim të pavarur për rolin e ushtrisë në këtë incident tragjik. Industria e kobaltit në Kongo është shpesh në qendër të kritikave për kushtet e pasigurta të punës, punësimin e të miturve dhe korrupsionin e vazhdueshëm.

  • Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali

    Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali

    Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas motin ekstrem të shkaktuar nga stuhia Claudia në Portugali.

    Në një deklaratë të shkurtër, presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa shprehu “solidaritetin e tij me familjet e viktimave, pas kalimit të stuhisë tropikale Claudia që goditi Albufeiran këtë mëngjes”. Mbrojtja Civile kishte raportuar më parë në llogaritë e saj në mediat sociale se erërat e forta shkaktuan lëndimin e dy personave.Ndërkohë, në një restorant buzë detit pranë Albufeiras, “shembja e pjesshme e një çatie (…) shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile. Shumë zona të Portugalisë jugore u vunë sot në alarm portokalli për shkak të motit të keq që ka goditur vendin ditët e fundit.

    An 85-year-old British woman has died at a holiday campsite after Storm Claudia hit the Portuguese city of Albufeira
    Regional commander of the Algarve, Vitor Vaz Pinto, said dozens of people were injured in the area. pic.twitter.com/kZ1XrByVgH
    — Sky News (@SkyNews) November 15, 2025

    Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur pardje, të enjten, në shtëpinë e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të natës së kaluar. Mbrojtja Civile e Portugalisë tha këtë mëngjes se kishte regjistruar më shumë se 3,300 incidente që nga e mërkura, kryesisht përmbytje dhe pemë të rrëzuara në të gjithë territorin portugez, si pasojë e stuhisë tropikale Claudia.

    Top Channel

  • ‘Miq të Ramaduros’, Berisha: Dje DASH shpalli organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa

    ‘Miq të Ramaduros’, Berisha: Dje DASH shpalli organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, ku komentoi zhvillimet ndërkombëtare dhe lidhjet e dyshuara kriminale që lidhen me Shqipërinë.
    Sipas Berishës, vëllezërit Hysa, të shpallur së fundmi organizatë terroriste me sanksione të thella nga autoritetet ndërkombëtare, janë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e etiketoi si “Noriega i Shqipërisë” ose “Ramaduro i Europës”.
    Berisha theksoi se sipas raportimeve botërore, “perandoria ekonomike” e këtyre individëve shtrihet në shumë vende, duke përfshirë Kanada, Itali dhe Shqipëri, me qindra biznese, kryesisht kazino dhe lojëra fati, që sipas tij përdoren për pastrimin e parave të kartelit. Ai përmendi si shembull restorantin “Mirela”, që mban emrin e bashkëshortes së njërit prej të dyshuarve, dhe që thuhet se ka transferuar dhjetëra milionë euro në Shqipëri.
    Berisha krahasoi reagimin e Meksikës dhe autoriteteve ndërkombëtare me Shqipërinë, duke thënë se ndërkohë që 13 kazino janë mbyllur në Meksikë, në vendin tonë nuk është marrë asnjë masë ndaj lojërave të fatit që dyshohet të jenë të lidhura me këtë grup kriminal.
     
    Berisha: Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës.Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros.Mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës.Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë.Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale.Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende.Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik.Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube.Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës.Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë.Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën.Meksika i mbyll 13 kazino. Shqipëria asnjë.Asnjë kazino nuk i mbyll.Tjetër. Qeveria e Meksikës dhe Thesari godasin grupin kriminal të sektorit të bixhozit, lojërave të fatit. Lajm tjetër është. Lajm botëror.
     

  • Tragjedi në brigjet e Malajzisë, përmbyset varka me 90 emigrantë, një i vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

    Tragjedi në brigjet e Malajzisë, përmbyset varka me 90 emigrantë, një i vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

    Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që mbante rreth 90 emigrantë u përmbys pranë kufirit detar mes Malajzisë dhe Tajlandës.

    Mediat e huaja raportojnë se deri tani janë gjetur gjallë vetëm gjashtë persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë.
    Shefi i policisë së shtetit të Kedahut, Anjli Abu Sa, tha se incidenti ka ndodhur tre ditë më parë dhe se dy varka të tjera, të cilat besohet se transportonin një numër të ngjashëm emigrantësh, rezultojnë ende të zhdukura.
    Autoritetet kanë shpëtuar edhe 10 emigrantë të tjerë që dyshohet se ishin nisur me anije nga Mianmari. Zyrtari i autoritetit, Admirali Romly Mustafa, bëri të ditur se mes të shpëtuarve ka tre shtetas nga Mianmari, dy persona të pakicës Rohingya dhe një shtetas nga Bangladeshi.
    Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe për gjetjen e të zhdukurve, ndërsa rriten shqetësimet për tragjedi të tjera të mundshme, për shkak të dy varkave të pazbuluara ende.

    Top Channel

  • Moti i keq në Barcelonë, aeroporti anulon dhjetëra fluturime

    Moti i keq në Barcelonë, aeroporti anulon dhjetëra fluturime

    Shiu i rrëmbyeshëm detyroi anulimin e të paktën 47 fluturimeve dhe vonoi dhjetëra të tjera në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, njoftoi operatori spanjoll i aeroportit “Aena”.
    Zona bregdetare e provincës së Barcelonës, përfshirë kryeqytetin, mbeti në alarm portokalli për reshje të dendura shiu dhe erëra të forta deri në mes të pasdites, pasi “Aena” që këshilloi që udhëtarët vendas dhe të huaj të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të shkonin në aeroport.
    Reshjet e dendura dhe erërat e forta ndërprenë gjithashtu trafikun rrugor, duke përmbytur rrugë dhe nënkalime, duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme në të gjithë zonën metropolitane.

    Imazhet nga qytete të tilla si Sant Cugat del Valles tregojnë rrugë të përmbytura, ndërsa disa lumenj dhe përrenj kërcënojnë të dalin nga shtrati i tyre.
    Presidenti katalonjas Salvador Illa u bëri thirrje banorëve të tregojnë “kujdes maksimal”.
    “Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të emergjencës, shmangni udhëtimet e panevojshme dhe mos u afrohuni lumenjve, përrenjve ose rrjedhave”, shkroi ai në mediat sociale.
    Brigada e zjarrfikësve të Barcelonës tha se u është përgjigjur gati 40 thirrjeve emergjente të lidhura me shirat ndërsa shërbimi rajonal i zjarrfikësve katalonjas raportoi rreth 300 incidente në të gjithë provincën.
    Sistemi i stuhive po lëviz në veri drejt Gironas dhe pritet të ndikojë gjithashtu në Ishujt Baleare. Diku tjetër, rajonet bregdetare, përfshirë Galician, Asturias dhe Granadën, janë në gatishmëri për dallgë që arrijnë deri në 7 metra.
    Stuhia vjen pothuajse një vit pas përmbytjeve shkatërruese në Valencia, ku si pasojë humbën jetën 237 persona.