Tag: dhjetëra

  • “Një plumb e zgjidh”/ Bashkëshorti i Osmanit reagon ashpër: Presidentja po merr dhjetëra kërcënime me jetë

    “Një plumb e zgjidh”/ Bashkëshorti i Osmanit reagon ashpër: Presidentja po merr dhjetëra kërcënime me jetë

    Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke përmendur dhjetëra kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.
    Sadriu përmes një postimi në “Facebook” shkruan se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër. Sadriu i cilëson këto si thirrje të hapura për dhunë, që nuk targetojnë vetëm individin, por vetë institucionin e Presidentes së Republikës. Ai thekson se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.
    Në reagimin e tij, ai kritikon ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilëson heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional.
    “Dhjetëra kërcënime publike me jetë ndaj Presidentes së dhe familjes së saj. Jo një. Jo dy. Dhjetëra. Të përsëritura, të drejtpërdrejta, të qarta. Specifike. Nga profile me emra e mbiemra, anonime, por edhe nga zëra të njohur, me emër e mbiemër. Në rrjete sociale. Në komente. Në studio televizive. “Duhet eliminuar.” “Ka ardhur koha për fundin e saj.” “Një plumb e zgjidh.”
    Këto nuk janë fjalë të rastësishme. Janë nxitje të hapura për dhunë. Janë thirrje që shënjestrojnë jo vetëm një individ, por vetë institucionin e Presidentes. Dhe përveç kërcënimeve? Shpifje të panumërta. Të fabrikuara me qëllim të qartë: Për të njollosur personalitetin. Për të legjitimuar urrejtjen. Por mbi të gjitha, Për të krijuar klimën ku dhuna perceptohet si “e merituar”. Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë. Janë sistem. Janë strategji. Dhe mbi të gjitha: janë pasojë direkte e mosveprimit. Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi. Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet.
    Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt. Sot është Presidentja. Nesër dikush tjetër? Rreziku është i qartë. Heshtja është bashkëfajësi. Koha për veprim ka kaluar qëmoti,” shkruan ai.

  • VIDEO/ Tornado shkatërruese në disa shtete të SHBA-ve, 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    VIDEO/ Tornado shkatërruese në disa shtete të SHBA-ve, 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Të paktën 21 persona kanë vdekur nga tornadot që goditën dy shtete amerikane.

    Guvernatori Andy Beshear deklaroi se 14 persona vdiqën në Kentrucky. Ndërsa 7 të tjerë kanë humbur jetën në Missouri.

    Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike nga tornadot në Ëiscosin. Tornadot lanë pas çati, banesa të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara.
    Dhjetëra njerëz dyshohen se janë plagosur në Missouri.

    Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për tornado të mëtejshme që do të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën të shtunën.
    Tornadot e Midwest-it pritej të godisnin edhe Illinoisin, duke u shtrirë deri në New Jersey dhe në bregdetin e Atlantikut.
     

    Top Channel

  • VIDEO/ Tornado në disa shtete të SHBA-ve, ndërrojnë jetë 21 persona dhe dhjetëra të lënduar

    VIDEO/ Tornado në disa shtete të SHBA-ve, ndërrojnë jetë 21 persona dhe dhjetëra të lënduar

    Të paktën 21 persona kanë vdekur nga tornadot që goditën dy shtete amerikane.

    Guvernatori Andy Beshear deklaroi se 14 persona vdiqën në Kentrucky. Ndërsa 7 të tjerë kanë humbur jetën në Missouri.
    Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike nga tornadot në Ëiscosin. Tornadot lanë pas çati, banesa të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara.

    Dhjetëra njerëz dyshohen se janë plagosur në Missouri.

    Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për tornado të mëtejshme që do të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën të shtunën.

    Tornadot e Midwest-it pritej të godisnin edhe Illinoisin, duke u shtrirë deri në New Jersey dhe në bregdetin e Atlantikut.

  • Ndeshja Vllaznia-Egnatia/ Masa dhe kontrolle, shoqërohet 31-vjeçari posedonte dhjetëra fishekzjarre

    Ndeshja Vllaznia-Egnatia/ Masa dhe kontrolle, shoqërohet 31-vjeçari posedonte dhjetëra fishekzjarre

    Për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, Policia e Tiranës është angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë.
    Gjatë kontrolleve Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine.
    Ndërsa njofton se nga ana e policisë janë marrë të gjitha masat, gjithashtu sqarohet se janë kryer edhe kontrolle të tjera në stadium.

  • “Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!

    “Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!

    Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike ka ngritur sot akuza të rënda lidhur me fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke deklaruar se blerja e votës është përshkallëzuar që nga muaji mars dhe ka marrë përmasa shqetësuese në zonat rurale dhe të varfra të vendit.
    Sipas deputetes së PD, blerja e votës është realizuar përmes pagesave në para, ndihmave ushqimore dhe premtimeve për punësime në administratë.
    Ajo shtoi se rrjeti i patronazhimit është riaktivizuar dhe se mijëra punonjës të administratës publike janë angazhuar në fushatën e PS-së, shpeshherë nën presion apo kundër vullnetit të tyre.
    Deputetja Vokshi theksoi gjithashtu se dhjetëra milionë euro janë shpenzuar për tendera që i cilësoi si “asfalt elektoral” dhe punime pa standarde, të cilat, sipas saj, janë denoncuar në SPAK dhe në prokuroritë në rrethe.
    “Është përshkallëzuar blerja e votës që nga marsi. Janë përdorur pagesa para, ndihma ushqimore, premtime për punësime. Raste të tilla më shumë kanë ndodhur në zonat rurale dhe të varfra. Rrjeti i patronazhimit është aktivizuar, puna e tyre është intensifikuar. Mijëra punonjës të administratës janë mobilizuar me hir apo pahir në fushatën e PS. Dhjetëra milionë euro janë shpenzuar për tendera të quajtura asfalt elektoral dhe punime pa standarde që i kemi denoncuar edhe në SPAK sapo prokurori në rrethe”, tha ajo.

  • Takimi përmbyllës në Elbasan, dhjetëra mijëra qytetarë derdhen në shesh për të pritur Sali Berishën

    Takimi përmbyllës në Elbasan, dhjetëra mijëra qytetarë derdhen në shesh për të pritur Sali Berishën

    Me dhjetëra mijëra qytetarë janë derdhur në sheshin para stadiumit të qytetit të Elbasanit për të pritur liderin e opozitës, Sali Berisha, në takimin përmbyllës për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

    Kjo pritje entuziaste për kreun e PD, Sali Berisha tregon se Qarku i Elbasanit do i përgjigjet masivisht ftesës së opozitës për një Shqipëri madhështore, duke dënuar keqqeverisjen 12-vjeçare të narko-diktatorit Edi Rama.

  • Valë shembjesh në Bregun Perëndimor: Familjet largohen nga kampi Nur Shams, dhjetëra mijë të zhvendosur

    Valë shembjesh në Bregun Perëndimor: Familjet largohen nga kampi Nur Shams, dhjetëra mijë të zhvendosur

    Të varura në çatitë e makinave dhe me gjithçka të mbetur ngjeshur brenda, dhjetëra familje palestineze u larguan me ngut të martën nga kampi i refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor të pushtuar, përpara një vale të re prishjesh të planifikuara nga forcat izraelite.

    Sipas Nihad al Shawish, kreut të komitetit në kamp, deri tani janë shkatërruar 120 shtëpi, ndërsa 20 të tjera janë shënjestruar në operacionin e fundit ushtarak. Ofensiva ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz, duke prekur rëndë komunitete të themeluara prej kohësh si ato në Tulkarem dhe vetë kampin Nur Shams.

    Ndërkohë, në Masafer Yatta, buldozerët izraelitë shembën një fshat beduin me arsyetimin e ndërtimeve të paligjshme në një zonë të shpallur ushtarake. Prishjet ndodhën në një territor ku kolonët radikalë po zgjerojnë rrjetin e tyre të post-vendbanimeve, në një klimë që palestinezët e përshkruajnë si të mbështetur nga shteti izraelit.

    Sipas banorëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, kolonët shpesh veprojnë me mbështetjen ose pëlqimin e heshtur të autoriteteve izraelite, të cilat rrallë i ndjekin penalisht për aktet e dhunës ndaj popullsisë palestineze./ Euronews – Syri.Net

  • Rëndohet bilanci në Vankuver, 11 viktima e dhjetëra të plagosur nga sulmi gjatë festivalit

    Rëndohet bilanci në Vankuver, 11 viktima e dhjetëra të plagosur nga sulmi gjatë festivalit

    Ka shkuar në 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur bilanci nga sulmi  në festivalin filipnez në Vankuver  të Kanadasë, kur një makinë hyri në mes të turmës.
    Për autorin e krimit të rëndë 30-vjeçarin  Kai-Ji Adam Lo janë ngritur 8 akuza.Lexo edhe :Related Posts
    Lo, i cili doli para Gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, dyshohet se ka vepruar qëllimisht si dhe kishte probleme të shëndetit mendor.

    Në festivalin qe zhvillohej në Vankuver merrnin pjesë mijëra persona./vizionplus.tv

  • Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli refuzon të heqë bllokadën për ndihmat humanitare

    Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli refuzon të heqë bllokadën për ndihmat humanitare

    Dhjetëra palestinezë humbën jetën nga sulmet e fundit të Izraelit në Gaza.
    Të paktën 10 persona u vranë vetëm në një shkollë ku strehoheshin familje të zhvendosura si pasojë e një sulmi ajror për të cilin Izraeli tha se kishte shënjestër militantët që vepronin nga brenda kompleksit.
    Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe grupi aleat i Xhihadit Islamik po vepronin brenda shkollës dhe se ajo mori masa paraprake për të reduktuar dëmin ndaj civilëve përpara se të godiste atje.

    Që nga prishja e armëpushimit në mes të muajit mars sulmet izraelite kanë vrarë mbi 1600 palestinezë.
    Përveç rikthimit të sulmeve, Izraeli gjithashtu ka vendosur një bllokadë për të gjitha mallrat në Gaza, duke përfshirë karburantin dhe energjinë elektrike, që nga fillimi i marsit.
    Situata në Gaza po kthehet në gjendjen e përpara armëpushimit ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës duket se kanë ngecur, me asnjë përparim në javët e fundit.
    Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe i bënë një thirrje të përbashkët Izraelit që t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe të lejojë kalimin e papenguar të ndihmave humanitare në Gaza.
    Ata kërkuan gjithashtu që të rivendoset armëpushimi dhe të lirohen pengjet e mbetura të mbajtura nga grupi militant Hamas.
    Por ministri i jashtëm izraelit mohoi që të kishte pengim të futjes së mallrave edhe pse terreni tregon të kundërtën./vizionplus.tv

  • Berisha drejt Beratit

    Berisha drejt Beratit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do prezantojë mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë të qarkut të Beratit.
    Edhe pse takimi i prezantimit do të nisë në orën 18:30 të mbrëmjes në Berat, qindra qytetarë me dhjetëra e dhjetëra mjete kanë dalë që ta presion liderin e opozitës që në zonën e Dimalit, ish-Ura Vajgurore.

    Siç edhe duket në pamje, qytetarët mbajnë flamuj shqiptarë, të Amerikës dhe të Partisë Demokratike.