Tag: dhjetëra

  • Përmbyset autobusi, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Përmbyset autobusi, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Një aksident i rëndë është regjistruar në Nuevo Leon, Meksikë.

    Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në Nuevo Leon.
    Guvernatori i zonës tha se autobusi turistik ishte nisur nga Monterrey për në Tampico.

    Mes viktimave ndodhen edhe dy të moshës 5 vjeç.
    Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shoferi është përgjumur ndërsa ka qenë në timon, duke bërë që autobusi të godasë një nga barrierat mbrojtëse dhe me pas të përmbyset.
     
     

  • Si ndodhi shpërthimi i urës që shkaktoi përplasjen e trenave në Rusi, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Si ndodhi shpërthimi i urës që shkaktoi përplasjen e trenave në Rusi, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga shinat në regjionin Bryansk të Rusisë gjatë natës më 31 maj, pas shembjes së një ure, tha Guvernatori i Oblastit Bryansk, Alexander Bogomaz.

    Sipas mediave të huaja, të paktën tre fëmijë janë lënduar, ndërsa shoferi i trenit ka gjetur vdekjen.
    Siç shkruan The Guardian, hetuesit rusë thanë se besonin se “shpërthimet” kishin shkaktuar shembjen e dy urave në rajonet kufitare të Kurskut dhe Bryansk gjatë natës, duke nxjerrë trenat nga shinat, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

    Ndërkohë imazhet e publikuara në mediat sociale duket se tregojnë dëmet e pësuara në tren pas një përplasjeje me urën.
    Mediat raportojnë se një total prej 379 personash ishin në bord të trenit në kohën e daljes nga shinat, rreth orës 22:45 sipas kohës lokale.

    Russian Railways is partially rerouting some trains after an emergency in #Bryansk Oblast; railway workers are taking all necessary measures to restore traffic, the company said.#Moscow #Russia https://t.co/ADkf7bpeAO📌At least seven people died and 30 were injured when a… pic.twitter.com/gxXZtRLINR
    — ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) June 1, 2025

    Treni i pasagjerëve, me numër 86, thuhet se shkon nga qyteti i Klimovos në Oblastin Bryansk drejt kryeqytetit rus të Moskës.

    Top Channel

  • Festimet në Paris për fitoren e PSG kthehen në tragjedi, dy të rinj të vdekur! Dhjetëra të plagosur

    Festimet në Paris për fitoren e PSG kthehen në tragjedi, dy të rinj të vdekur! Dhjetëra të plagosur

    Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik, pasi dy të rinj humbën jetën, dhjetëra të terë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë.

    Djali 17-vjeçar u godit me thikë në gjoks gjatë festimeve të shtunën në mbrëmje (31 maj), në lagjen Dax të Land.
    I mituri, i cili ndodhej në një zonë tifozësh për të festuar suksesin e madh të ekipit të tij, u godit me thikë në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital.
    Sipas një burimi policor, i riu ndërroi jetë nga plagët e marra, megjithëse rrethanat e sakta të sulmit të përgjakshëm nuk dihen ende.
    Ndërkohë një 23-vjeçar që po udhëtonte me skuter, është përplasur për vdekje nga një makinë, në semafor.
    Policia njoftoi se gjatë festimeve ndodhën incidente të shumta, teksa 294 persona u arrestuan.
    Videot janë të tmerrshme dhe tregojnë se si festimet në Francë për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u kthyen në tragjedi dhe kaos.

    Top Channel

  • E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

    E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

    Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, arrestohet një 22 vjeçar në Durrës. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
    ‘Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, shërbimet e DVP Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion policor, të koduar “Porcione”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një vend të përshtatur për të fshehur lëndën narkotike, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra porcione, gati për shitje’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Tragjedi hekurudhore në Rusi/ Dy ura shemben, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tragjedi hekurudhore në Rusi/ Dy ura shemben, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas dy incidenteve tragjike të ndodhura gjatë natës në Rusi, ku u shembën dy ura hekurudhore në rajone të ndryshme të vendit.

    Ngjarja e parë ndodhi në rajonin e Bryanskut, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Moska drejt Klimovit doli nga shinat pasi një urë u shemb mbi të. Si pasojë e aksidentit humbën jetën shtatë persona, përfshirë makinistin, ndërsa 69 të tjerë u plagosën.
    Vetëm disa orë më pas, një tjetër incident u raportua në rajonin e Kurskut, ku një urë tjetër u shemb teksa një tren mallrash po kalonte mbi të. Në këtë rast, një nga makinistët u plagos.

    Autoritetet lokale kanë deklaruar se shkaku i ngjarjeve është ende i paqartë, megjithëse ekziston dyshimi fillestar për ndërhyrje të paligjshme në incidentin e parë. Hetimet janë në vazhdim dhe deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar.

  • Dy ura shemben në Rusi brenda natës, shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Dy ura shemben në Rusi brenda natës, shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shembjes së dy urave në Rusi gjatë natës së kaluar.

    Një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi një urë u shemb mbi të në rajonin e Bryanskut, duke shkaktuar vdekjen e makinistit dhe gjashtë personave të tjerë. Në aksident u plagosën gjithsej 69 persona. Treni po udhëtonte nga Moska drejt Klimovit në momentin e ngjarjes.

    Autoritetet lokale deklaruan fillimisht se incidenti mund të jetë shkaktuar nga “ndërhyrje të paligjshme”.

    Vetëm disa orë më vonë, një tjetër urë u shemb në rajonin e Kurskut, ndërsa një tren mallrash po kalonte mbi të. Sipas zyrtarëve lokalë, një nga makinistët e trenit u plagos gjatë përplasjes.

    Shkaku i të dy incidenteve mbetet ende i panjohur dhe autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar deri tani.

  • Veliaj: Rehabilitimi i lumit të Tiranës shpëtoi dhjetëra familje nga përmbytjet

    Veliaj: Rehabilitimi i lumit të Tiranës shpëtoi dhjetëra familje nga përmbytjet

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale deklaron se falë punës së jashtëzakonshme për rehabilitimin e skarpateve të lumit të Tiranës, janë shmangur përmbytjet në Njësitë 4, 8, 9 dhe 11, duke shpëtuar dhjetëra familje.
    Ky investim siç thekson Veliaj ka rritur vlerën e pronës në zonë.
    “Dje lumi i Tiranës merrte përpara ç’të gjente në Njësitë 4, 8, 9 dhe 11, aq sa uji përmbyste edhe shtëpitë e Rr. “Siri Kodra”. Sot i kemi harruar ato pamje, falë punës së jashtëzakonshme që kemi bërë për rehabilitimin e skarpateve të lumit, duke larguar çdo ndërtesë pa leje brenda shtratit të lumit, për t’i dhënë Tiranës një super investim që ka shpëtuar nga përmbytja dhjetra familje, por edhe i ka shtuar vlerën e pronës”, shkruan ai.

  • SHBA ndalon vizat studentore, Trump urdhër ambasadave! Dhjetëra studentë protestojnë në Universitetin e Harvardit

    SHBA ndalon vizat studentore, Trump urdhër ambasadave! Dhjetëra studentë protestojnë në Universitetin e Harvardit

    Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar një ndalim të përkohshëm të takimeve për viza studentore në ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën, ndërkohë që planifikon zgjerimin e verifikimeve të aplikantëve në platformat e mediave sociale.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një memorandumi të brendshëm të Departamentit të Shtetit, të siguruar nga CBS News.
    Në dokumentin zyrtar, Sekretari i Shtetit Marco Rubio i udhëzoi misionet diplomatike që “të fshijnë të gjitha dokumentet e paplotësuara për viza studentore derisa të jepen udhëzime të reja”, duke nënvizuar se masa është pjesë e një politike më të gjerë sigurie dhe kontrolli.
    Ky vendim ka ngjallur reagime të menjëhershme, sidomos në mesin e studentëve dhe universiteteve të njohura amerikane, të cilat mbështeten ndjeshëm në regjistrimet e studentëve ndërkombëtarë.
    Në Universitetin e Harvardit, dhjetëra studentë protestuan në mbështetje të studentëve të huaj dhe kundër politikave të reja kufizuese.
    Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, deklaroi se “SHBA do të përdorë çdo mjet për të garantuar që ata që hyjnë në vend përmes sistemit të vizave janë të kontrolluar në mënyrë rigoroze”, duke konfirmuar planet për zgjerimin e detyrueshëm të verifikimeve të rrjeteve sociale për të gjithë aplikantët për viza studentore dhe ato të këmbimit kulturor.

    Top Channel

  • Mbollën dhjetëra bimë kanabis/ Media australiane: Belina Pupa përballet me drejtësinë, i refuzohet liria me kusht! Vis Pupa shpallet në kërkim

    Mbollën dhjetëra bimë kanabis/ Media australiane: Belina Pupa përballet me drejtësinë, i refuzohet liria me kusht! Vis Pupa shpallet në kërkim

    Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa është duke u përballur me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike në Australi.Reklama në FieriWeb

    Belinda Pupa terapiste dhe influencer, ka dalë përpara gjykatës në Adelaide, në lidhje me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur që nga nisja e këtij viti e për 4 muaj në vijim.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Dyshohet se Pupa kishte mbjellë dhjetëra bimë, ndërsa mbrojtja e saj ka kërkuar që klientes ti lejohej liria me kusht, në mënyrë që të mund të vijë në Shqipëri për qëllime pune. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Kërkesë kjo që është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga organi i akuzës, pasi sipas tyre edhe bashkëshorti i Belindës, pra aktori Elvis Pupa, gjithashtu i akuzuar për të njëjtën çështje, Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Kriza e urisë “pushton” Gazën, ushtria izraelite vijon ofensivën, dhjetëra të vrarë

    Kriza e urisë “pushton” Gazën, ushtria izraelite vijon ofensivën, dhjetëra të vrarë

    Gaza vijon të mbetet në mëshirë të fatit. 29 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, kanë humbur jetën për shkak të kushteve të rënda të urisë, ndërsa mijëra të tjerë janë në prag të vdekjes.
    Ky bilanc tragjik është shënuar në vetëm dy ditët e fundit, ndërsa shumë familje kanë vuajtur në heshtje, përballë mungesës së ushqimit dhe mundësive për të mbijetuar.
    Lajmi vjen ndërkohë që ofensiva ushtarake izraelite ka rifilluar me intensitet të shtuar, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave të tjerë që nga agimi i ditës së enjte.
    Sipas Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së, rreth 90 nga afro 200 kamionë me furnizime ushqimore dhe mjekësore kanë hyrë në Gaza, por shpërndarja e ndihmave mbetet një sfidë për shkak të pasigurisë, rrezikut të plaçkitjeve dhe koordinimit të vështirë me autoritetet izraelite.
    Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ngritur akuza të forta ndaj liderëve të disa vendeve perëndimore, duke deklaruar se ata kanë shprehur mbështetje të heshtur për Hamasin.
    “I them presidentit Macron, kryeministrit Carney dhe kryeministrit Starmer, kur ju falënderoni vrasësit masivë, dhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit, jeni në anën e gabuar të drejtësisë”, tha ai.
    Ky reagim erdhi pasi liderët e Britanisë, Francës dhe Kanadasë paralajmëruan se nuk do të rrinë duarkryq përballë veprimeve skandaloze të qeverisë së Netanyahut dhe do të ndërmarrin veprime nëse Izraeli nuk e ndal operacionin e tij të ri ushtarak në Rripin e Gazës dhe nuk heq kufizimet për hyrjen e ndihmës humanitare.
    /vizionplus.tv