Tag: dhjetëra

  • Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

    Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

    Disa persona janë arrestuar mëngjesin e 30 qershorit, teksa policia serbe hoqi të gjitha bllokadat e vendosura në rrugët në Beograd, njoftoi Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë.

    Policia po ashtu tha se po heq barrikadat e vendosura në qytet tjera, të cilat u vendosën nga protestuesit në dhjetëra lokacione një natë më parë si formë e “mosbindjes civile”, pas protestës së madhe studentore në Beograd.

    Në këtë protestë, ku u arrestuan dhjetëra persona, vlerësohet se morën pjesë 140.000 protestues.

    Në njoftimin e policisë serbe nuk u specifikua numri i personave të arrestuar pas heqjes së bllokadave.

    Studentët që po bllokojnë fakultetet në Beograd kanë publikuar video të arrestimeve në rrjetet sociale, duke thënë se “të arrestuarit u rrahën dhe u privuan nga liria”.

    Pamje të arrestimeve, ku shihet përdorimi i forcës nga policia, u publikuan nga bllokadat në afërsi të Fakultetit Juridik në qendër të Beogradit, por edhe në lokacione të tjera në kryeqytetin serb.

    Ministria e Brendshme serbe, ndërkaq vlerësoi se policia veproi “në mënyrë shumë profesionale”.

    Ajo pretendoi se policia arrestoi protestuesit për shkak të sulmeve dhe fyerjeve ndaj policëve dhe për prishje të rendit publik.

    Trafiku në Beograd, sipas policisë, është kthyer në “normalitet”.

    Vendosja e barrikadave në dhjetëra lokacione në mbarë Serbinë nisi pasditen e 29 qershorit.

    Protestat po organizohen nga qytetarët, me ftesën e studentëve, të cilët që shtatë muaj po bllokojnë dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

    Protestuesit kanë paraqitur tri kërkesa për Qeverinë serbe. Ata po kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, lirimin e të gjithë të arrestuarve pas protestës së 28 qershorit, si dhe po kërkojnë heqjen e kampit të ngritur në qendër të Beogradit, ku për disa muaj po qëndrojnë kundërshtarët e studentëve protestues.

    Studentët protestues kanë bërë thirrje për protesta të reja në kuadër të “mosbindjes civile”, por po ashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga barrikadat “me qetësi dhe pa panik” në rast se policia shkon me pajisje për të shpërndarë protestën. Më pas, sipas tyre, protestuesit mund të rigrupohen.

    Në një ueb-faqe të krijuar më herët nga studentët u publikuan rreth 50 lokacione ku ishin vendosur bllokadat një natë më parë – përfshirë në rrugët dhe urat në Beograd.

    Në listë ishin përfshirë edhe 20 qytete të tjera në mbarë Serbinë ku u ngritën barrikada – nga Subotica, në Novi Sadi, Zranjanini, Çaçaku, Uzhice, Kragujevci dhe Nishi.

    Protestuesit vendosën kosha të mbeturinave, goma, barrikada metalike në rrugë apo parkuan veturat e tyre.

    Në tetë muajt e fundit, mijëra serbë, shpesh të udhëhequr nga grupe studentore, të cilëve gjithnjë e më shumë po u bashkohen qytetarë të tjerë, kanë protestuar kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeverisë së tij.

    Protestat u nxitën pasi 16 persona vdiqën kur u shemb një strehë betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

    Protestuesit thanë se tragjedia u shkaktua nga korrupsioni dhe paaftësia e autoriteteve dhe protestat shpejt u shpërndan shpejt, duke reflektuar një zemërim më të gjerë ndaj Vuçiqit, mandati pesëvjeçar i të cilit pritet të përfundojë më 2027.

    Vuçiq është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe paraprakisht për tre vjet kishte qenë kryeministër.

    Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen në fund të vitit të ardhshëm.

    Vuçiq dhe Qeveria e tij kanë mohuar akuzat për korrupsion dhe kanë deklaruar se janë duke hetuar tragjedinë në Novi Sad, ku dhjetëra zyrtarë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje.

    Gjatë fundjavës, grupe më të vogla të mbështetësve të Qeverisë po ashtu kanë protestuar në Beograd.

    Vuçiq, i cili po përpiqet të balancojë lidhjet me aleaten tradicionale Rusinë dhe Perëndimin – duke synuar që shteti i tij të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian – ka akuzuar “fuqitë e huaja” – duke mos treguar se për kë e ka fjalën – si nxitëse të protestave të fundit.

    “Shteti do të mbrohet dhe banditët do të përballen me drejtësinë”, u tha ai gazetarëve pas natës së parë të protestave./rel

  • Dhjetëra shtëpi të shkrumbuara nga flakët në Greqi! Zjarri del nga kontrolli, autoritetet e mbrojtjes civile paralajmërojnë…

    Dhjetëra shtëpi të shkrumbuara nga flakët në Greqi! Zjarri del nga kontrolli, autoritetet e mbrojtjes civile paralajmërojnë…

    Në ditën më të nxehtë të qershorit kur temperaturat në shumë zona të vendit kanë kaluar mbi 38 gradë celcius , 130 zjarrfikës dhe dhjetëra vullnetarë po përpiqen për orë të tëra të kontrollojnë disa vatra zjarri pranë qytetit bregdetar të Palaia Fokaias, 40 km) në jug të Athinës.

    Mbi 1000 persona janë evakuuar nga katër fshatra Triantafyllia, Charakas, Katafygi, Tourkolimano dhe qyteza e Thymarit pas mesazheve të njëpasnjëshme nga numri i emergjencës civile 112.
    Dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar dhe të tjera kanë pësuar dëme, ndërsa ndihmë për evakuimin e banorëve që rrezikoheshin nga zjarri dhe tymi i dendur që ka mbytur zonën, kanë dhënë edhe forcat policore.
    Deri në orët e mbrëmjes së të enjtes 12 avionë dhe 12 helikopterë zjarrfikës, forca të Ushtrisë dhe të Rojës Bregdetare, autocisterna uji të bashkive lokale dhe vullnetarë janë përpjekur për të kontrolluar vatrat e shpërndara dhe për të parandaluar që flakët të shkojnë drejt pyllit të virgjër të Lavrios.
    Anije të Rojës Bregdetare dhe një barkë Zjarrfikëse janë vendosur në vijën bregdetare për të shuar zjarrin.
    Zjarret kanë qenë të shumta gjatë gjithë javës në vend dhe autoritetet e Mbrojtjes civile paralajmërojnë për rrezikshmëri edhe në orët e ardhshmë deri nëf undjavë kur pritet të bien temperaturat dhe fuqia e erës.
    Megjithëse qeveria greke ka rritur buxhetin e mjeteve mbrojtëse dhe ka përforcuar brigadat e zjarrfikësve me mjete dhe njerëz , zjarret vazhdojnë të djegin shumë zona edhe për shkak të thatësirës dhe temperaturave tepër të larta.

    Top Channel

  • Tragjedi në Afrikën Qendrore, dhjetëra fëmijë shkelen gjatë provimeve të shkollës

    Tragjedi në Afrikën Qendrore, dhjetëra fëmijë shkelen gjatë provimeve të shkollës

    Të paktën 29 fëmijë kanë vdekur në Republikën e Afrikës Qendrore, pasi një rrëmujë gjatë provimeve të fundvititshkaktoi panik pasi një transformator shpërtheu në ndërtesë, duke i tmerruar nxënësit, raporton BBC.

    Zhurma dhe tymi bënë që rreth 6,000 nxënës, nga pesë shkolla të ndryshme, të nxitonin për të dalë nga ndërtesa.
    Dëshmitarët thanë se turma e madhe dhe daljet e ngushta shkaktuan një rrëmujë, duke rezultuar në dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur.
    Presidenti Touandera shpalli një periudhë zie kombëtare dhe bëri thirrje për trajtim falas për më shumë se 280 të plagosurit.

    Top Channel

  • “Lushnjës i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr që s’e kam babën, se …

    “Lushnjës i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr që s’e kam babën, se …

    Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka ironizuar situatën aktuale në Lushnjë gjatë fjalës në Kuvend.

    “Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje e do i kthejë sërish në Tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat.
    Lushnjës i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki, dritat nuk do të lidheshin me urgjencë, koshat e plehrave janë mullar si para lufte, koshat do vijnë sërish aromë pordhë të plevitosur, Lushnjen e mori malli për zgjedhjet. Vendet e punës u shitën, lozin me bukën e kalamajve.
    Kur mendoj arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët por edhe deputetët, them shyqyr që nuk e kam babën, se tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba”, tha Korreshi.

    Top Channel

  • VIDEO| Tragjedi në futboll, shembet tribuna, ka viktima dhe dhjetëra të plagosur

    VIDEO| Tragjedi në futboll, shembet tribuna, ka viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Tre persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një tribune në stadium, menjëherë pas shpalljes kampion të skuadrës Mouloudia Club d’Alger në Algjeri.
    Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes MC Alger dhe NC Magra, që përfundoi në barazim pa gola, rezultat që i mjaftoi ekipit të kryeqytetit për të siguruar titullin kampion të Algjerisë. Sipas mediave lokale, një barrierë sigurie u shemb në momentin kur tifozët kishin nisur festimet dhe po përpiqeshin të afrohen më shumë pranë fushës, shkruan A2 CNN.

    Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e sakta të incidentit tragjik. Ndërkohë, dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet e kryeqytetit.

  • Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë, flakët përfshijnë edhe magazinat e fermerëve

    Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë, flakët përfshijnë edhe magazinat e fermerëve

    Një zjarr i rënë pasditen e sotme në periferi të Karbunarës ka djegur dhjetëra dynymë plantacione me agrume dhe ullishte.
    Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje-Berat në dalje të Karbunarës, zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.
    Zjarri është duke u vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, por ka edhe vatra të vogla të cilat i favorizon era e fortë.
    Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mospërhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave.
    Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjes janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit.

  • Shirat dhe stuhitë godasin Indinë, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet

    Shirat dhe stuhitë godasin Indinë, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet

    Shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 18 persona që nga e hëna në Gujarat të Indisë, tha qeveria e shtetit veriperëndimor indian.

    “18 persona kanë vdekur në aksidente të lidhura me shirat dhe dhjetëra të tjerë që jetojnë në zona të ulëta janë shpëtuar”, tha qeveria e Gujaratit në një deklaratë.
    Me shirat e rrëmbyeshëm që pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, kryeministri i Gujaratit, Bhupendra Patel, ka shqyrtuar masat e marra nga autoritetet.
    Komisioneri përgjegjës për operacionet e shpëtimit në Gujarat, Alok Kumar Pandey, konfirmoi se 18 persona vdiqën, pasi u goditën nga rrufeja ose u bllokuan në ndërtesa të shembura.
    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit të musoneve (periudhë me ndryshime drastike të motit në vendet tropikale), i cili zgjat nga korriku deri në shtator.
    Shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës po i bën këto fenomene më të shpeshta, intensive dhe të paparashikueshme.

    #WATCH | Severe waterlogging in #Gujarat following incessant rains, leading to the closure of the Gadgda Road near the Botad Circle #Waterlogging #Rain pic.twitter.com/L994AWtP2Z
    — TIMES NOW (@TimesNow) June 17, 2025

    Top Channel

  • Ndalohen shpërndarësit në Korçë, kishin gati dhjetëra doza kanabis

    Ndalohen shpërndarësit në Korçë, kishin gati dhjetëra doza kanabis

    Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar “Dozat”.
    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili u kap duke shitur doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kanabis.
    Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga i arrestuari.
    Si rezultat i operacionit, policia sekuestroi si prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, dy peshore elektronike si dhe dy aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

  • Protestat masive në Los Angelos, vendi i kufizuar me orë policore! Aksion arrestimesh masive

    Protestat masive në Los Angelos, vendi i kufizuar me orë policore! Aksion arrestimesh masive

    Një shtetrrethim është vendosur aktualisht në disa zona të qendrës së Los Anxhelosit, ndërsa autoritetet raportojnë për dhjetëra arrestime të protestuesve.

    Demonstratat kundër Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe politikave të administratës Trump janë përhapur në dhjetëra qytete në mbarë vendin, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe Teksasin, ku është aktivizuar edhe Garda Kombëtare.
    Sipas kryetares së bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, ndalimi i qarkullimit është në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00 dhe mund të zgjasë për disa ditë. Masat prekin një zonë të kufizuar rreth 1 milje katrore dhe ndikojnë në më pak se 100,000 banorë.
    “Ky është një reagim ndaj përshkallëzimit të situatës në terren. Qëllimi është mbrojtja e sigurisë publike, jo shtypja e zërit qytetar,” tha Bass në një deklaratë të martën në mbrëmje.
    Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmoi se ka kryer arrestime masive, duke ndaluar qindra persona për mosshpërndarje nga zona të paligjshme tubimi. Të paktën 378 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave të premten e kaluar.
    Protestat u nxitën nga bastisjet e ICE-së që filluan të premten dhe që kanë çuar në arrestimin e dhjetëra personave, përfshirë në vendet e punës. Autoritetet lokale në Kaliforni thonë se nuk informohen paraprakisht për operacionet e ICE-së, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës.

    Top Channel

  • Berisha për Altin Dumanin: Pas Edi Ramës, është autori i dytë i farsës elektorale të 11 majit

    Berisha për Altin Dumanin: Pas Edi Ramës, është autori i dytë i farsës elektorale të 11 majit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, është autori i dytë i farsës elektorale në zgjedhjet e 11 majit.
    Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se nëse autorët që ishin në dosjet 184 dhe 339 do ishin dënuar, atëherë sipas tij, askush nuk do kishte guxuar të kryente krime elektorale.
    Ai tha gjithashtu se Dumani anuloi hetimet për dhjetëra e dhjetëra raste të krimeve zgjedhore, që sipas ish-kryeministrit, kanë kryer nga kartele droge që i ka denoncuar më herët PD.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim.
    …Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi.
    Dhe këto janë në votim, kjo është tavolina e votimit, regjistrimi për votim është tjetër.
    … Ku? Për turshi? Skapi është autor kryesor. Nuk ka asnjë përgjegjësi Skapi. Për Skapin ekziston mbulesa. Altin Dumani është bashkëautor në krimin elektoral me Edi Ramën. Altin Dumani është bashkëautor.
    Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha.
    Pra në qoftëse ka një të dytë në krimin elektoral, farsën elektorale është Altin Dumani. Pse? Sepse në qoftë se dosjet 184-339 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë. Jo. Do mendonin se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Po mbrojtja që ai u bëri atyre, amnistia që u bëri u hapi rrugën.
    Po Poja. A nuk e denoncova me dhjetëra herë unë Pojën, kartelin e Troplinit për ndërhyrjet në zgjedhjet në Durrës, për Arkend Ballën dhe deputetë të tjerë.
    Çfarë pësoi? Ai mbante në xhep fletë-arrestin e tij dhe e njoftoi të largohej pas zgjedhjeve. Kush e informoi atë. Keni marrë vesh të ketë një hetim se kush informoi ‘El Chiapon’ të largohej? Ai që kishte në xhep fletën.
    Kësaj here nuk kap dot as policë, tu thonë, se herë të tjera ka një e dy dhe ja veshin policisë, edhe kur i dekonspiron dhe kur nuk i dekonspiron policia, siç ndodhi me atë që kapën në Kosovë.
    Jo tha ai, e kam nga Skapi njoftimin dhe e kish nga Skapi. Këta jo po policia. Kësaj here nuk guxoi të thotë policia se i kishte në xhep vetë. Dhe kur u bë operacioni ai kishte 1 javë që kishte ikur, ja kishte mbathur se, ishte njoftuar.