Tag: dhjetëra

  • “Dhjetëra fëmijë na u morën…”, Trump viziton Teksasin: Kanë humbur jetën 135 persona

    “Dhjetëra fëmijë na u morën…”, Trump viziton Teksasin: Kanë humbur jetën 135 persona

    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona.

    Kjo është rreth 15 persona mbi atë që dinim më parë.
    “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë“, shtoi Donald Trump ndërsa u ul për të folur me zyrtarët lokalë në Teksas.
    Ai tha se kishte “shumë fëmijë të zhdukur” që ekipet e kërkim-shpëtimit po i kërkonin ende pas përmbytjeve.
    “Dhjetëra e dhjetëra fëmijë na u morën… është e tmerrshme”, theksoi ai.
    Ai tha gjithashtu se ujërat e përmbytjes ishin aq të rrezikshme “saqë edhe surfistët më të mirë në botë do të kishin frikë të bënin surf”.

    Top Channel

  • Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat

    Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat

    Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.
    “Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu”, tha Rama.

  • Policia aksion blic për parkimet kaotike, karrotrecët largojnë dhjetëra makina, ndëshkohen shoferët e papërgjegjshëm

    Policia aksion blic për parkimet kaotike, karrotrecët largojnë dhjetëra makina, ndëshkohen shoferët e papërgjegjshëm

    Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion të gjerë gjatë 24 orëve të fundit për lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjete të parkuara gabimisht, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik.
    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Vlorë, kontrollet janë intensifikuar në qytet dhe në zonat bregdetare, me fokus të veçantë në lagjen “Muradia”, bulevardin “Ismail Qemali”, zonën e Lungomares dhe akset më të frekuentuara të qytetit.
    Gjatë këtij aksioni:
    Janë vendosur qindra gjoba administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe kalimet për këmbësorë;
    Janë larguar me karrotrec dhjetëra mjete që bllokonin qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve të tjera.
    Policia bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe lirinë e hapësirave publike, veçanërisht gjatë sezonit veror, ku qyteti përballet me një shtim të ndjeshëm të trafikut dhe vizitorëve.

  • Policia e Vlorës në aksion/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

    Policia e Vlorës në aksion/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

    Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar veprimet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë gabim automjetet e tyre, duke sjellë problematika në lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve të tjera, me fokus të veçantë zonat më të frekuentuara të qytetit, si: “Muradia”, bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare, si dhe akse të tjera me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik.
    Si rezultat: Janë vendosur qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe rrugëkalimet për këmbësorë; Janë larguar me karrotrec dhjetëra automjete që pengonin qarkullimin në këto zona.
    Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për të garantuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
    Apeli për drejtuesit e automjeteve:
    Parkimi i dyfishtë nuk do të ndëshkohet vetëm administrativisht, por edhe penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal. Respektoni rregullat e qarkullimit, pasi çdo shkelje do të ndëshkohet dhe mjeti do të tërhiqet me karrotrec!

  • Të paktën 3 të vdekur nga përmbytjet në New Mexico, dhjetëra të bllokuar nëpër shtëpi dhe makina

    Të paktën 3 të vdekur nga përmbytjet në New Mexico, dhjetëra të bllokuar nëpër shtëpi dhe makina

    Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme të martën në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, New Mexico, duke lënë të paktën tre viktima, përfshirë dy fëmijë të vegjël, dhe duke bllokuar dhjetëra persona në shtëpitë dhe makinat e tyre në vendpushimin Ruidoso.

    Lajmin e konfirmuan një zyrtar i emergjencave shtetërore dhe autoritetet lokale. Sipas njoftimit nga vetë faqen e tij zyrtare, viktimat përfshijnë dy fëmijë të moshës katër dhe shtatë vjeç, si dhe një burrë, të cilët u rrëmbyen nga ujërat e rrëmbyeshme dhe më pas u gjetën të vdekur.
    Pamjet dramatike të shpërndara në rrjetet sociale dhe të transmetuara nga mediat tregojnë një shtëpi të tërë që rrëzohet nga themelet dhe merret nga ujërat e turbullta dhe të mbushura me baltë të lumit Ruidoso, duke shkatërruar gjithçka.

    🚨 BREAKING: A MASSIVE flooding event is unfolding right now in Ruidoso, New Mexico
    A large structure can be seen being swept down the river
    The water level has risen 20 FEET in a matter of 30 minutes, shattering previous records, per @MaxVelocityWX
    Pray for these folks 🙏🏻 pic.twitter.com/zusPXT2MCP
    — Nick Sortor (@nicksortor) July 8, 2025

    “Nuk e dimë nëse kishte ndokënd brenda në atë shtëpi,” tha Danielle Silva, zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave të New Mexico-s, pas shikimit të videos.
    Ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga forcat lokale të rendit dhe Garda Kombëtare, kryen të paktën 85 operacione shpëtimi në ujë në dhe përreth zonës së Ruidoso-s. Shumë prej këtyre operacioneve përfshinin njerëz të bllokuar në makina apo në shtëpi, ndërsa niveli i ujit vazhdonte të rritej.
    Silva shtoi se lumi u ngrit me shpejtësi të madhe, duke arritur një lartësi prej 6.2 metrash në kulmin e tij — një rekord i lartë sipas të dhënave paraprake. Ndërsa ujërat filluan të tërhiqeshin në mbrëmje, autoritetet nisën kërkimet për të mbijetuarit.
    Këto përmbytje vijnë vetëm katër ditë pas një tjetër fatkeqësie të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në lumin Guadalupe në Teksas, ku humbën jetën të paktën 109 persona dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
    Ruidoso është një vendpushim i njohur veror dhe destinacion popullor për ski në vargmalin Sierra Blanca, në pjesën jug-qendrore të New Mexico-s, rreth 185 kilometra në jug të qytetit më të madh të shtetit, Albuquerque.

    Top Channel

  • Prishja e 11 ndërtimeve pa leje, dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT drejt Thethit

    Prishja e 11 ndërtimeve pa leje, dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT drejt Thethit

    Dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT janë nisur drejt Thethit për prishjen e 11 ndërtimeve pa leje në qendër të fshatit.

    Operacioni është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si pjesë e një aksioni më të gjerë për të vendosur rend dhe kontroll mbi ndërtimet pa leje në zonat me status të veçantë mbrojtjeje.
    Megjithatë, deri me tani, mjetet e rënda të IKMT-së nuk kanë hyrë ende në qendër të Thethit, aty ku do të nisin prishjet. Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri, ndërsa grupet e inspektimit po bëjnë përgatitjet paraprake.
    Burime nga IKMT bëjnë me dije se ky është vetëm fillimi i një operacioni që do të shtrihet edhe në zona të tjera, ku janë konstatuar ndërtime pa leje që bien ndesh me ligjin dhe dëmtojnë mjedisin.
    Mësohet se janë mbi 40 raportime për objekte pa leje në Theth, një pjesë e madhe të ndërtuara gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të Majit.

    Top Channel

  • Vlora në aksion për lirimin e hapësirave publike, hiqen me karrotrec dhjetëra makina të parkuara gabim

    Vlora në aksion për lirimin e hapësirave publike, hiqen me karrotrec dhjetëra makina të parkuara gabim

    Policia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike ku në 48-orët e fundit janë hequr dhjetëra makina me karrotrec, për parkim të gabuar.
    Sipas njoftimit të policisë, gjatë 48-orëve të fundit janë vendosur dhjetëra gjoba për drejtues automjetesh që kanë parkuar gabim, në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare dhe segmente rrugore ku pengohej qarkullimi.
    “Janë larguar me karrotrec automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që krijonin pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.
    Këto kontrolle do të vijojnë pa ndërprerje, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe funksional për banorët dhe turistët”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

  • Rëndohet bilanci i viktimave në Teksas! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, vijon kërkimi për dhjetëra të zhdukur

    Rëndohet bilanci i viktimave në Teksas! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, vijon kërkimi për dhjetëra të zhdukur

    Përmbytje katastrofike kanë goditur Teksasin qendror, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave, përfshirë 15 fëmijë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet të lartë për dhjetëra të zhdukur.

    Zona më e goditur është Qarku Kerr, ku janë raportuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë nga një kamp rinor i krishterë përgjatë lumit Guadalupe vazhdojnë të mungojnë. Shumica e tyre ishin pjesëmarrëse në Camp Mystic, një kamp veror vetëm për vajza. “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjenden të gjithë”, deklaroi sherifi i qarkut, Larry Leitha.
    Viktima janë raportuar edhe në qarqet Travis dhe Tom Green, ndërsa paralajmërimet për përmbytje të menjëhershme mbeten aktive gjatë fundjavës.
    Sipas autoriteteve, rreth 850 persona janë shpëtuar deri më tani, ndërkohë që operacionet fokusohen kryesisht përgjatë lumit Guadalupe, ku besohet se shumë prej viktimave janë rrëmbyer nga uji.
    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme për të intensifikuar përpjekjet e kërkimit dhe ndihmës emergjente. “Ne do të ndalemi vetëm kur puna të përfundojë,” tha ai në një konferencë për shtyp të shtunën.
    Ndërkohë, Presidenti Donald Trump bëri të ditur se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet lokale për menaxhimin e situatës.

    Top Channel

  • Pala greke pezullon sërish punën sot në Qafë Botë, bllokohen dhjetëra makina në doganë

    Pala greke pezullon sërish punën sot në Qafë Botë, bllokohen dhjetëra makina në doganë

    Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht edhe ditën e sotme. Kalimi i në këtë pikë kufitare mund të bëhet vetëm në këmbë. Mësohet se dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganë pasi pala greke ka pezulluar punën.

    Raportohet se ky pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme.

    Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimi është duke vazhduar.

  • Masakër në Gaza, të paktën 20 të vrarë nga një sulm ajror izraelit në një kafene bregdetare

    Masakër në Gaza, të paktën 20 të vrarë nga një sulm ajror izraelit në një kafene bregdetare

    Një sulm ajror izraelit goditi një kafene të njohur përgjatë bregdetit të Gazës të hënën, duke lënë të paktën 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, sipas burimeve mjekësore dhe dëshmitarëve okularë.

    Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, shpëtimtarët evakuuan trupat e pajetë dhe dhjetëra të plagosur nga Al-Baqa Cafeteria, një hapësirë e hapur me tenda në plazh, shumë e frekuentuar nga gazetarë, aktivistë dhe banorë lokalë.
    “Ende po kërkojmë nën rrënoja, krateri i shpërthimit është i thellë dhe skena është e tmerrshme,” tha një zëdhënës për BBC-në.
    Aziz Al-Afifi, një kameraman nga një kompani lokale produksioni, ndodhej pranë vendit kur ndodhi sulmi: “Po shkoja në kafene për të përdorur internetin, isha vetëm disa metra larg kur ndodhi shpërthimi. Vrapova drejt skenës… kolegët e mi ishin atje, njerëz që takoj çdo ditë. Ishte një skenë e tmerrshme – trupa, gjak, britma kudo.”
    Pamje të postuara në rrjetet sociale nga aktivistë tregojnë momentin e goditjes së zonës, e raportuar si pasojë e një rakete të lëshuar nga një avion luftarak izraelit. Pamjet e pasojave ishin shokuese: trupa të shpërndarë dhe rrënoja në një zonë dikur e qetë dhe simbol bashkimi për komunitetin.
    Al-Baqa Cafeteria ishte bërë një pikë e njohur në perëndim të Gazës për punëtorë të pavarur, gazetarë dhe aktivistë, falë aksesit në internet dhe ambientit të hapur buzë detit Mesdhe.
    Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi këtë sulm.
    Ngjarja ndodhi pas një vale tjetër bombardimesh izraelite gjatë natës, të cilat shkaktuan zhvendosjen masive të qindra familjeve palestineze. Në një tjetër incident në Gaza City, pesë trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat dhe dhjetëra të plagosur u transportuan në Spitalin Al-Ahli.
    Sulmet e fundit ndodhën në vijim të një prej urdhrave më të mëdha për evakuim të lëshuara nga Izraeli që prej rifillimit të luftimeve në mars, duke e përshkallëzuar edhe më tej krizën humanitare në Rripin e Gazës.
     

    Top Channel