Tag: dhjetë

  • “Kemi fituar 9 zgjedhje”, Rama në Poliçan: Më 11 maj fitorja e dhjetë. Populli është top, këneta e sëmurë

    “Kemi fituar 9 zgjedhje”, Rama në Poliçan: Më 11 maj fitorja e dhjetë. Populli është top, këneta e sëmurë

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në Poliçan ku zhvilloi takimin e radhës për zgjedhjet e 11 majit. 

    Kryeministri tha në fjalën e tij se po kërkon fitoren e dhjetë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Më tej tha se 11 maji është koha e duhur për t’u ndarë nga e shkuara.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Rama: Duam të rihapim kombinatin në kushtet kur Europa është e interesuar për pika prodhimi ushtarake, e kemi rifilluar këtë proces.

    Kemi bërë shumë zgjedhje së bashku. Kemi fituar 9. Kjo do jetë fitorja e dhjetë. Pa asnjë diskutim.

    Edhe sondazhisti i Donald Trump, që është kontraktuar nga tv shqiptar na nxori në një avantazh domethënës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Keni parë se po të jetë puna për politikë një të marrësh nga turma ta çosh në studio është 1000 më mirë si analistë se ata atje. Rrinin edhe thoshin si ka mundësi.

    Kjo tregon se ky popull është i sëmurë. Të sëmurët janë ata.

    Populli është top. Nuk është thjesht fitorja aritmetike që ka rëndësi.

    Por ka rëndësi që shqiptarët të bashkohen sa më shumë si në marsin e 1992, kur u votua PD.

    Jo se ishin të gjithë me PD, por ishte koha për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.

    Mos e harroni janë qindra vjet që fati i këtij kombi është i lidhur me Europën nga heroi ynë Skënderbeu.

  • Namik Dokle në “Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet”

    Namik Dokle në “Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet”

    Namik Dokle ka filluar si gazetar, korrekt dhe hulumtues, me pas politikan që mbeti 24 -karatsh si socialist i pandreqshëm me dinjitet dhe parimor, po vazhdon si shkrimtar me 7 libra të botuar në 10 vite.
    Së fundmi Dokle ka botuar një status në facebook ku shkruan:

    Narrativë…
    Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet
    ( 2015-2025 )
    Një ditë prej ditësh, VAJZAT E MJEGULLËS dolën në bjeshkët e Kallabakut për të mbledhur LULET E SKAJBOTËS, të cilat kishin çelur më të bukura se çdo pranëverë tjetër. U lumturuan nga ajo bukuri e natyrës, por kur u kthyen në fshatin e tyre, Bukojna, kishin nisur DITËT E LAKURIQËVE TË NATËS . Në ato ditë të frikshme, disa nga vajzat u sëmurën nga KOLERA NË KOHË TË DASHURISË, ndërsa të tjerët, sidomos të moshuarit, i zuri COVID-1984. Nga frika e këtyre sëmundjeve, shumë prej tyre ikën në qytetin e Meslumasit, ku dëgjuan një gjë të  çuditshme, të pandodhur më parë në ato anë: dikush, në një kioskë, shiste në qese të vogla nga DHJETË GRAMË NDER. Të trembura nga kjo gjë e padëgjuar, tre nga VAJZAT E MJEGULLËS, Borjana,Ilina dhe Jelica, u kthyen përsëri në fshatin e tyre dhe, një natë, shkuan te lëmi i Vejselit, u çveshën lakuriq, e zbritën hënën nga qielli dhe, pas një imte,  u bashkuan të tría në një VALLËZIM ME HËNËN, i cili zgjati deri sa kënduan gjelat e parë të mëngjesit.

    Por Namik Dokle nuk harron edhe politikën, që tashmë e bën në kafe me miqtë e vjetër. Kjo foto tregon ikonat e dikurshme te PS.

    “Bisedë e mendime të kthjellta në kohë të turbullta, me miqtë e mi Ethem Ruka, Rexhep Meidani, Sherif Bundo dhe Ylli Bufi” – shkruan Dokle.
     

  • Ushtria izraelite ndërpret 10 raketa, Izraeli: U lëshuan nga Gaza

    Ushtria izraelite ndërpret 10 raketa, Izraeli: U lëshuan nga Gaza

    Rreth dhjetë raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit sot në hapësirën e disa minutave, tha ushtria izraelite, duke shtuar se shumica e tyre u ndërprenë.

    “Sirenat e paralajmërimit të raketave në hyrje ranë midis orës 21:01 dhe 21:02 në zonën e Lakishit në jug, rreth dhjetë raketa u zbuluan në territorin izraelit me origjinë nga Rripi i Gazës. Shumica e tyre u kapën me sukses”, tha ushtria.
    Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar. Sulmi shënon breshërinë më të madhe të raketave të lëshuara në Izrael nga enklava palestineze në muajt e fundit, sipas Times of Israel.

    Top Channel