Tag: dhjetë

  • Dhjetë të vdekur nga të shtënat me armë në një shtëpi në Meksikë, përfshirë fëmijë

    Dhjetë të vdekur nga të shtënat me armë në një shtëpi në Meksikë, përfshirë fëmijë

    Të paktën 10 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në një të shtënë me armë zjarri në një shtëpi në qytetin meksikan qendror Irapuato të martën në mbrëmje, një rajon i prekur nga dhuna e lidhur me krimin e organizuar.

    Midis të plagosurve ishte një djalë 2-vjeçar i cili u qëllua në sy dhe është në gjendje kritike. Mediat lokale raportuan se të shtënat ndodhën gjatë një feste fetare. Një grup personash të armatosur hynë në shtëpi pak para mesnatës dhe filluan të qëllonin pa dallim përpara se të iknin.
    “Kjo është një vrasje e tmerrshme e shumëfishtë dhe një hetim është duke u zhvilluar”, tha presidentja meksikane Claudia Sheinbaum, duke shtuar se midis të vdekurve kishte edhe fëmijë.
    Autoritetet thanë se kishin nisur një operacion për të gjetur autorët. Krimi ndodhi në Guanajuato, shteti më i dhunshëm i vendit. Ishte masakra e 17-të në shtet deri më tani këtë vit.

    Top Channel

  • Bedriu nga Fieri – “Më akuzojnë se kam dy gra!” Ndihma kthehet në barrë, kunata me tri vajza i zapton shtëpinë

    Bedriu nga Fieri – “Më akuzojnë se kam dy gra!” Ndihma kthehet në barrë, kunata me tri vajza i zapton shtëpinë

    Prej dhjetë vjetësh, Bedriu mban në shtëpi kunatën e tij, Zamirën. Ky qëndrim i zgjatur ka shkaktuar një konflikt mes tyre dhe Bedriu i kërkon publikisht në “Shihemi në Gjyq” që ajo të largohet. Zamira ngulmon për të kundërtën dhe thotë se s’ka zgjidhje tjetër, por situata është bërë e sikletshme.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Bedriu tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se për shkak të këtyre rrethanave, njerëzit kanë nisur të mendojnë se ka dy gra.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Zamira: Takoj një shok, bëj muhabet, kam shumë konfidenca me të. “Unë një grua kam, ti u bëre me dy”, tha. “Të lumtë ty”, tha ai.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Zamira: Po jazëk u qoftë atyre! Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Zamira: Do e bëj gati sëpatën unë për ty moj!Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Eni Çobani: Zamira, por kjo është shumë e rëndë. Jetojmë në Shqipëri, mentaliteti i tillë është. Të  shikojnë ty që hyn e del, dhjetë vjet.

    Zamira: Po edhe unë nga halli e kam.

    Eni Çobani: Dakord, nga halli, por dhjetë vjet nuk i rrihet Bedriut në shtëpi! Mirë tani, e dëgjon se çfarë i kanë thënë? Ke dy gra! Po tani më vjen keq! Unë e pranoj deri në një moment të caktuar që  Bedriu të ka hapur derën bashkë me motrën dhe të ka thënë mos rri në rrugë të madhe se të nxori  jashtë burri që jetove dhjetë vjet, bëre edhe fëmijë me të, bëre edhe biznes me të, ke bërë tre, t’i kesh me jetë. Pra me tre fëmijë, ty të lë burri dhe me tre fëmijë futesh te Bedriu. Po kush është ai Bedri që të mban moj? Po ky qenka Bedri i madh shumë!

    Zamira, e cila është e divorcuar nga bashkëshorti me të cilin pati një martesë dhjetëvjeçare dhe nënë e tri vajzave, ka qëndruar bashkë me to në shtëpinë e Bedriut. Vajza e madhe tashmë është bërë edhe nënë e një djali dhe në hapësirën vetëm 64 metra katrorë, qëndron edhe ajo. Bedriu kërkon të largohet se nuk ka vend, por Zamira s’tundet nga e saja.

    Bedri: Nuk ka atje, vetëm t’i fus në rafte.

    Zamira: Avash ti avash, do të na fusësh në rafte ne ti! Pse, çfarë u bëmë neve, kartonë të animuar të na fusësh nëpër rafte?

    Bedri: Ku ka vend atje?

    Zamira: Atje do të rrimë të tre! Do të hamë, do të pijmë bashkë atje! Pesë lekë, pesë lekë, sa të jenë! Bukë me vaj ulliri! Boll që jam brenda në shtëpi, nuk jam rrugëve!

    Ardit Gjebrea: Të tria vajzat janë aty?

    Zamira: Të tria vajzat janë me mua dhe i kam rritur unë 20 vjet!

    Eni Çobani: Jo, i ka rritur edhe Bedriu.

    Zamira: Ai, është gjallë sot dhe të na dëgjojë, asnjë kokërr leku, asnjë qindarkë!

    Ardit Gjebrea: Vajza që është bërë me fëmijë, prapë me ty është?

    Zamira: Me mua, te shtëpia ime!

    Ardit Gjebrea: Domethënë te shtëpia  e Bedriut?

    Zamira: Te shtëpia e Bedriut. Kur nuk kam më lekë të paguaj qiranë, shkoj te Bedriu. S’kam lekë të paguaj qiranë, jam papunë./tvklan.al

  • Shpërthim në një uzinë petrokimike në Iran, tre të vrarë dhe dhjetë të plagosur

    Shpërthim në një uzinë petrokimike në Iran, tre të vrarë dhe dhjetë të plagosur

    Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu të mërkurën në një kompleks petrokimik në Iranin jugor ka shkaktuar tre viktima dhe dhjetë të plagosur, sipas raportimeve të televizionit shtetëror iranian. Autoritetet paralajmërojnë se numri i të prekurve mund të rritet, duke pasur parasysh përmasat e incidentit.

    Flakët përfshinë Kompleksin Petrokimik Kaveh në provincën bregdetare Bushehr, rreth 1,200 kilometra në jug të Teheranit. Pamjet e transmetuara në media treguan re të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi strukturën industriale, ndërsa një video në rrjetet sociale shfaqte flakë të mëdha që digjnin objektin.
    Kryetari i bashkisë së qytetit portual Dayyer, Alireza Sajadi, konfirmoi se zjarri shpërtheu në portin industrial të kompleksit dhe nënvizoi se situata tashmë është vënë nën kontroll. Megjithatë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.

    Ky incident ndodh vetëm dy muaj pas një tjetër shpërthimi tragjik në portin Shahid Rajaei pranë qytetit Bandar Abbas, ku humbën jetën të paktën 70 persona dhe u plagosën rreth 1,000 të tjerë

  • Ndalohen dy persona, dyshohet se mashtruan dhjetë ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

    Ndalohen dy persona, dyshohet se mashtruan dhjetë ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

    Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe një është liruar në procedurë të rregullt, teksa ata dyshohen se mashtruan dhjetë gra.

    Sipas njoftimit, R.D, V.G, dhe A.H, kishin mashtruar dhjetë gra, të gjitha ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak, duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë e Kosovës.
    “Viktimat janë bindur që të aplikojnë për marrjen e donacioneve në një institucion mikrofinanciar me seli në Prishtinë duke ju prezantuar se ato do të marrin donacion, por që në realitet kanë nënshkruar kontrata për kredi në vlerë prej 4.500.00 deri në 5.000 euro”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Autoritetet thanë se R.D, kishte identifikuar viktimat dhe i kishte dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim. V.G, që ishte zyrtar në këtë institucion, kishte përpiluar dosjet dhe kontratat, ndërkaq i dyshuari A.H kishte aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit të këtij institucioni.
    “Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve ankuese, i dyshuari [R.D] ka shkuar së bashku me palët në banka duke tërhequr mjete më pas të gjithave iu ka dhënë nga 500 euro, ndërsa mjete tjera i ka marrë në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet”, tha Policia.
    Sipas autoritetet, palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin vetëm kur institucioni mikrofinanciar u ka kërkuar që të nisin pagesën e kredisë.
    Dëmi që u është shkaktuar palëve, sipas autoriteteve të sigurisë, llogaritet të jetë 45.000 euro./REL

  • Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri/ Dhjetë të vdekur, mes viktimave nxënës dhe mësues, autori vret veten

    Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri/ Dhjetë të vdekur, mes viktimave nxënës dhe mësues, autori vret veten

    Dhjetë të vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Gracit.

    I dyshuari, një ish-student 22-vjeçar që mbante dy armë, një pistoletë dhe një pushkë qëlloi në drejtim të nxënësve dhe mësuesve në shkollën BORG Dreierschützengasse.
    Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues.
    Nxënës dhe mësues janë midis viktimave dhe se autori i krimit besohet se ka qëlluar veten dhe është gjetur i vdekur në tualetin e shkollës.

    Top Channel

  • Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

    Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

    Hamasi ka dorëzuar përgjigjen për propozimin e armëpushimit që u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, drejtuar ndërmjetësve.
    Grupi palestinez thotë në një deklaratë zyrtare, se sipas marrëveshjes, do të lirojë dhjetë pengje dhe 18 trupa të pajetë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.
    “Ky propozim synon të arrijë një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe të sigurojë ndihmat për popullin dhe familjet tona. Vendimi u mor pas një sërë konsultash ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
    Kujtojmë se Izraeli e paralajmëroi më herët Hamas-in, që të pranonte këtë armëpushim, përndryshe do të përballej me pasoja tejet serioze.

  • Dashuria do të magjepsë çdo shenjë! Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

    Dashuria do të magjepsë çdo shenjë! Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

    Java e Hënës së Re në Binjakë sjell ndryshime dhe ndikime të veçanta për çdo 12-të shenjat e horoskopit. Astrologia Meri Shehu në një emision televiziv analizoi ndikimin e kësaj Hëne të re.

    Kjo Hënë e re sipas astrologes ndodh në një moment të rëndësishëm astrologjik: me Diellin, Mërkurin dhe Hënën në shenjën e Binjakëve, ndërkohë që Saturni ka hyrë në Dash. Kjo përputhje planetare sjell energji të reja, fillime të rëndësishme dhe mundësi për zhvillime personale, emocionale dhe profesionale.
    “Kjo është java e Hënës së re në Binjak dhe nesër kemi Hënën e re në Binjak. Por, kemi dhe një takim të Mërkurit që është futur sot në Binjak, me Diellin në Binjak, në datën 27. Kjo do të thotë që këta që duan të bëjnë takime të rëndësishme, ose i ka marrë malli për një njeri të dashur, ose duan të shprehin një ide, ose duan të duken bukur, në datën 27 le t’i lënë takimet. Nesër kemi Hënën e re”, tha astrologia Meri Shehu.
    Më poshtë do të gjeni dhe vlerësimet me yje, që astrologia dha për secilën shenjë. Shenja më me fat për këtë javë është Binjaku, i cili mori 5 yje.
    Dashi, 3 yje – Hëna e re në Binjak për Dashët do të thotë që kemi një ide të re, por mbi të gjitha është futur Saturni në Dash dhe kontakton bukur me këtë Hënën e re. Ata që kanë lindur ditët e para të shenjës së Dashit kryesisht do të kenë një takim shumë emocional, shumë profesional, shumë erotike, por do të bëjnë dhe një hapje të re. Kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës, të tjerët do të shikojnë që kanë shumë erotizëm. Dhjetë ditësh i tretë shpërthen nga dashuria.
    Demi, 2 yje – Saturni në Dash dhe Hëna e re në Binjak nuk janë disi komponentë shumë pozitivë. Hëna në Binjak, megjithatë do të ndihmojë në një çështje ekonomike këto dy-tre ditë. Nëse Demët e lindur në dhjetë ditëshin e parë kanë lënë një situatë ekonomike ose një bisedë të ngrirë, besoj se kjo bisedë do të shkrijë dhe do të kemi një rezultat pozitiv për Demët këtë periudhë.
    Binjakët, 5 yje – Është futur Dielli në Binjak, Hëna e re në Binjak dhe bëjnë një lidhje të bukur me Saturnin që është futur në Dash. Mesa duket Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, iu plotësohet një dëshirë, iu ndodh një mrekulli. Kjo vlen vetëm për Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, të tjerët do të kenë çështje erotike.
    Gaforrja, 2 yje – Janë një shenjë që me Saturnin në Dash duan të tregojnë që janë aty gjithmonë, ose vigjilentë, ose që kanë një punë që nuk ua merr kush. Me Hënën e re në Binjak do të bëhet një ndryshim, por do të jetë i fshehtë në lidhje me punën e tyre. Shumë Gaforre të lindura në dhjetë ditëshin e parë do të bëjnë një marrëveshje të fshehtë këto ditë, e cila do të tregojë më vonë se çfarë avantazhesh do të marrin Gaforret për të qëndruar në pozicionet e tyre të rëndësishme.
    Luani, 4 yje – Si shenjë zjarri Luanët ndikohen nga Hëna e re, kështu që nga nesër do të bëjnë një fillim të ri, një hapje të re në lidhje me punën, kontaktet me jashtë, ose me çështjet ligjore. Përfitojnë një favorizim kryesisht Luanët e lindur në dhjetë ditëshin e parë të shenjës së tyre, të tjerët me Afërditën në Dash do të kenë një njohje në jetën erotike.
    Virgjëresha, 3 yje – Janë zhytur dhe kanë përveshur mëngët në çështjet ekonomike dhe e ndjejnë që në këtë tre vjeçar me futjen e Saturnit në Dash do të merren më shumë me menaxhimin e çështjeve të tyre ekonomike. Duan që ai xhepi i tyre të jetë gjithmonë i kontrolluar. Kështu, që në çështjet trashëgimish dhe parash do të jenë shumë të rëndësishme. Por, një gjë është e sigurt, që Virgjëreshët nuk do të investojnë dot kaq kollaj. Është një periudhë që Virgjëreshët duhet të qëndrojnë kontrollues.
    Peshorja, 3 yje – Janë një nga shenjat e favorizuara me Hënën e re në Binjak. Nesër do të marrin një lajm të mirë për një udhëtim, për një çështje studimore, për një kontakt me jashtë, do i aprovohet një lutje, një kërkesë, pse jo një martesë dhe një propozim. Por, kryesisht të lindurit në ditët e para të shënjës. Të tjerët ndoshta do të martohen me një buxhet të mirë ekonomik, që do iu vijë nga një bashkëpunim, sidomos atyre të lindurve në dhjetë ditëshin e tretë.
    Akrepi, 2 yje – Hëna e re do i favorizojë në çështjet ekonomike. Kështu që një lajm të mirë ekonomik do e marrin Akrepët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, kurse ata të dhjetë ditëshit të tretë do të kenë një lajm të mirë pune. Të tjerët do të kenë angari pune dhe do të lodhen nga pak. Kujdes shëndetin!
    Shigjetari, 3 yje – Hëna e re përballë shenjës së tyre, për Shigjetarët do të thotë që një mundësin e re dhe një bisedë shumë serioze që do të bëjnë me dike të afërt do i vendosë Shigjetarët në një plan familjar. Të gjithë Shigjetarët e dhjetë ditëshit të parë që kanë pasur një problem familjar, ose një biznes familjar, supozohet që ta rregullojnë këto dy-tre ditë. Një takim shumë i rëndësishëm ndodh për Shigjetarët në datën 27 me takimin e Mërkurit përballë shenjës së tyre me Diellin në Binjak.
    Bricjapi, 1 yll – Kanë futur “zjarrin në shtëpi”, sepse është futur Saturni aty, është dhe Afërdita, kështu që kanë një pasiguri në çështjet familjare. Hëna e re do i ndihmojë për mirë që të ngrenë atë murin e rrëzuar që është krijuar në një çështje familjare, por në lidhje me njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. Është gremisur një mur i rëndësishëm, por do të ngrenë. Por, kujdes mos i merr euforia dhe fantazia, u duk sikur po ngrenë “Murin Kinez” dhe kjo do të ishte fatale.
    Ujori, 4 yje – Një nga shenjat do të jenë dominante edhe për këtë tre vjeçar, sepse Saturni në Dash do të tregojë që kanë pjekurinë për të çuar ide të rëndësishme dhe momente krize, për t’i çuar përpara dhe t’i rregullojnë. Kështu që këto ditë do të kenë lajme të mira, vendimmarrje dhe kontakte shumë pozitive në jetën personale. Mbi të gjitha do të vendosin për një çështje personale me një ndryshim. Do të ndryshojnë me kë do rrinë dhe do të avancojnë në jetën e tyre erotike.
    Peshqit, 3 yje – Do të merren vetëm ekonominë. Kemi një takim të bukur të Mërkurit midis Mërkurit dhe lidhjes me Neptunin që është në shenjën e Dashit dhe për Peshqit është një fantazi në çështjet ekonomike. Duke ëndërruar shumë ekonomikisht, mund të ëndërrojnë dhe një gjë që mund të quhet si një mrekulli, e cila do i realizohet vetëm Peshqve të lindur në ditët e para të shenjës së tyre.

  • Javë e re, Meri Shehu tregon yjet për 12 shenjat e horoskopit

    Javë e re, Meri Shehu tregon yjet për 12 shenjat e horoskopit

    Dashi, 3 yje-Hëna e re në Binjak për Dashët do të thotë që kemi një ide të re, por mbi të gjitha është futur Saturni në Dash dhe kontakton bukur me këtë Hënën e re. Ata që kanë lindur ditët e para të shenjës së Dashit kryesisht do të kenë një takim shumë emocional, shumë profesional, shumë erotike, por do të bëjnë dhe një hapje të re. Kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës, të tjerët do të shikojnë që kanë shumë erotizëm. Dhjetë ditësh i tretë shpërthen nga dashuria.
    Demi, 2 yje-Saturni në Dash dhe Hëna e re në Binjak nuk janë disi komponentë shumë pozitivë. Hëna në Binjak, megjithatë do të ndihmojë në një çështje ekonomike këto dy-tre ditë. Nëse Demët e lindur në dhjetë ditëshin e parë kanë lënë një situatë ekonomike ose një bisedë të ngrirë, besoj se kjo bisedë do të shkrijë dhe do të kemi një rezultat pozitiv për Demët këtë periudhë.

    Binjakët, 5 yje-Është futur Dielli në Binjak, Hëna e re në Binjak dhe bëjnë një lidhje të bukur me Saturnin që është futur në Dash. Mesa duket Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, iu plotësohet një dëshirë, iu ndodh një mrekulli. Kjo vlen vetëm për Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, të tjerët do të kenë çështje erotike.
    Gaforrja, 2 yje-Janë një shenjë që me Saturnin në Dash duan të tregojnë që janë aty gjithmonë, ose vigjilentë, ose që kanë një punë që nuk ua merr kush. Me Hënën e re në Binjak do të bëhet një ndryshim, por do të jetë i fshehtë në lidhje me punën e tyre. Shumë Gaforre të lindura në dhjetë ditëshin e parë do të bëjnë një marrëveshje të fshehtë këto ditë, e cila do të tregojë më vonë se çfarë avantazhesh do të marrin Gaforret për të qëndruar në pozicionet e tyre të rëndësishme.
    Luani, 4 yje-Si shenjë zjarri Luanët ndikohen nga Hëna e re, kështu që nga nesër do të bëjnë një fillim të ri, një hapje të re në lidhje me punën, kontaktet me jashtë, ose me çështjet ligjore. Përfitojnë një favorizim kryesisht Luanët e lindur në dhjetë ditëshin e parë të shenjës së tyre, të tjerët me Afërditën në Dash do të kenë një njohje në jetën erotike.
    Virgjëresha, 3 yje-Janë zhytur dhe kanë përveshur mëngët në çështjet ekonomike dhe e ndjejnë që në këtë tre vjeçar me futjen e Saturnit në Dash do të merren më shumë me menaxhimin e çështjeve të tyre ekonomike. Duan që ai xhepi i tyre të jetë gjithmonë i kontrolluar. Kështu, që në çështjet trashëgimish dhe parash do të jenë shumë të rëndësishme. Por, një gjë është e sigurt, që Virgjëreshët nuk do të investojnë dot kaq kollaj. Është një periudhë që Virgjëreshët duhet të qëndrojnë kontrollues.
    Peshorja, 3 yje-Janë një nga shenjat e favorizuara me Hënën e re në Binjak. Nesër do të marrin një lajm të mirë për një udhëtim, për një çështje studimore, për një kontakt me jashtë, do i aprovohet një lutje, një kërkesë, pse jo një martesë dhe një propozim. Por, kryesisht të lindurit në ditët e para të shënjës. Të tjerët ndoshta do të martohen me një buxhet të mirë ekonomik, që do iu vijë nga një bashkëpunim, sidomos atyre të lindurve në dhjetë ditëshin e tretë.
    Akrepi, 2 yje-Hëna e re do i favorizojë në çështjet ekonomike. Kështu që një lajm të mirë ekonomik do e marrin Akrepët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, kurse ata të dhjetë ditëshit të tretë do të kenë një lajm të mirë pune. Të tjerët do të kenë angari pune dhe do të lodhen nga pak. Kujdes shëndetin!
    Shigjetari, 3 yje-Hëna e re përballë shenjës së tyre, për Shigjetarët do të thotë që një mundësin e re dhe një bisedë shumë serioze që do të bëjnë me dike të afërt do i vendosë Shigjetarët në një plan familjar. Të gjithë Shigjetarët e dhjetë ditëshit të parë që kanë pasur një problem familjar, ose një biznes familjar, supozohet që ta rregullojnë këto dy-tre ditë. Një takim shumë i rëndësishëm ndodh për Shigjetarët në datën 27 me takimin e Mërkurit përballë shenjës së tyre me Diellin në Binjak.
    Bricjapi, 1 yll-Kanë futur “zjarrin në shtëpi”, sepse është futur Saturni aty, është dhe Afërdita, kështu që kanë një pasiguri në çështjet familjare. Hëna e re do i ndihmojë për mirë që të ngrenë atë murin e rrëzuar që është krijuar në një çështje familjare, por në lidhje me njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. Është gremisur një mur i rëndësishëm, por do të ngrenë. Por, kujdes mos i merr euforia dhe fantazia, u duk sikur po ngrenë “Murin Kinez” dhe kjo do të ishte fatale.
    Ujori, 4 yje-Një nga shenjat do të jenë dominante edhe për këtë tre vjeçar, sepse Saturni në Dash do të tregojë që kanë pjekurinë për të çuar ide të rëndësishme dhe momente krize, për t’i çuar përpara dhe t’i rregullojnë. Kështu që këto ditë do të kenë lajme të mira, vendimmarrje dhe kontakte shumë pozitive në jetën personale. Mbi të gjitha do të vendosin për një çështje personale me një ndryshim. Do të ndryshojnë me kë do rrinë dhe do të avancojnë në jetën e tyre erotike.
    Peshqit, 3 yje-Do të merren vetëm ekonominë. Kemi një takim të bukur të Mërkurit midis Mërkurit dhe lidhjes me Neptunin që është në shenjën e Dashit dhe për Peshqit është një fantazi në çështjet ekonomike. Duke ëndërruar shumë ekonomikisht, mund të ëndërrojnë dhe një gjë që mund të quhet si një mrekulli, e cila do i realizohet vetëm Peshqve të lindur në ditët e para të shenjës së tyre.

  • Ngec sërish konstituimi në Kosovë, dështon edhe seanca e dhjetë, partitë akuzojnë njëra-tjetrën për krizën

    Ngec sërish konstituimi në Kosovë, dështon edhe seanca e dhjetë, partitë akuzojnë njëra-tjetrën për krizën

    Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e dhjetë e deputetëve për konsituimin e Kuvendit të Kosovës duke e thelluar më tej ngërcin institucional në vend.
    Ligjvënësit refuzuan sërish formimin e një komisioni për votim të fshehtë të propozuar nga partia e parë Vetëvendosje, për të zgjedhur kryetarin e ri.Lexo edhe :Related Posts
    Seanca e rradhës do të mbahet të hënën.

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas dështimit të seancës akuzoi partitë e tjera për bllokim të qëllimshëm të procesit.
    Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Vetëvendosje po tenton të mbajë pushtetin me çdo kusht.
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përsëriti qëndrimin se ndryshimi i mënyrës së votimit, është jokushtetues.
    Seanca konstituive e legjislaturës ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e
    Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
    Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit e cila kërkon të paktën 61 vota./vizionplus.tv

  • Kosovë, sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

    Kosovë, sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

    Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë sot për herë të dhjetë të fitojë votat që po i mungojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Nëntë përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa sukses, pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i merr 61 votat e nevojshme.Ajo është propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve gjashtë herë, por jo edhe herën e fundit, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk gjeti mbështetje pasi dështoi formimi paraprak i komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e kësaj procedure.Për këtë propozim, nga 110 deputetët prezentë në sallë, kanë votuar 56, prej tyre  55 pro, një kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk ka votuar.Kujtojmë, seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe nuk është mbyllur as më 1 maj, kështu që sot nga ora 10:00 do të ketë një tjetër vazhdim – për herë të dhjetë, raporton KosovaPress.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë sot për herë të dhjetë të fitojë votat që po i mungojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Nëntë përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa sukses, pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i merr 61 votat e nevojshme.Ajo është propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve gjashtë herë, por jo edhe herën e fundit, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk gjeti mbështetje pasi dështoi formimi paraprak i komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e kësaj procedure.Për këtë propozim, nga 110 deputetët prezentë në sallë, kanë votuar 56, prej tyre  55 pro, një kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk ka votuar.Kujtojmë, seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe nuk është mbyllur as më 1 maj, kështu që sot nga ora 10:00 do të ketë një tjetër vazhdim – për herë të dhjetë, raporton KosovaPress.