Tag: dhjetë

  • Dhjetë “urdhëresat” e Niçes

    Dhjetë “urdhëresat” e Niçes

    Këto dhjetë rregulla, Friedrich Nietzsche i parashtroi në një seri letrash, mes 8 dhe 24 gushtit të vitit 1882, dërguar Lou Andreas-Salomé:

    1-Si nevojë e parë e jetës, stili i një autori duhet të jetë i gjallë;

    2-Stili duhet t’i përshtatet tipit të personit të cilit i drejtohet vepra;

    3-Shkrimi është imitim i pastër: para se të nxjerrë jashtë çfarëdo qoftë, shkrimtari duhet ta ketë fare të qartë çka dëshiron të komunikojë dhe si dëshiron ta paraqesë;

    4-Shkrimtari duhet ta mbajë prore në mendje një model shprehjeje, një lloj nevoje personale që duhet të shndërrohet në fjalë të shkruar për ta kuptuar plotësisht domethënien e saj;

    5-Pasuria e fshehur në hollësi është çelësi: shkrimtari duhet të mësojë ta kapë dhe ta perceptojë çdo gjë: nga frazat e gjata dhe të tepërta te pikësimi, zgjedhja e fjalëve të caktuara, pauzave dhe sekuencave të argumentimeve;

    6-Bëj kujdes me periudhat tepër të gjata: vetëm ata që ia dalin ta mbajnë frymën gjatë mund t’i durojnë. Pjesa më e madhe e njerëzve ka nevojë për fraza të thata dhe të shkurtra;

    7-Të kesh stil do të thotë të dëshmosh se i beson një ideje, ta ndiesh e jo vetëm ta mendosh;

    8-Sa më shumë që është abstrakte një e vërtetë të cilën dëshiron ta bësh të kapet, aq më shumë do të kesh nevojë t’i bindësh dëgjuesit e tu ta perceptojnë kuptimin e idesë tënde;

    9-Strategjia e një shkrimtari të zot në prozë konsiston në afrimin kah stili poetik në kompozimet e tij pa u shërbyer me të kurrë në të vërtetë;

    10-Është një sjellje e edukuar dhe me mend t’i lejosh lexuesit të bëjë vërejtje dhe ta zhvillojë një gjykim të vetin përkitazi me atë që është shkruar nga autori; është gjithmonë më mirë t’ia lësh lexuesit mundësinë ta zbulojë që nga konsiston kuintesenca e urtësisë njerëzore. / KultPlus.com

  • Dhjetë fotografitë për të cilat edhe sot flitet, janë të njohura në tërë botën

    Dhjetë fotografitë për të cilat edhe sot flitet, janë të njohura në tërë botën

    Në botë, në periudha të ndryshme kanë ndodhur ngjarje që kanë lënë gjurmë. Shpeshherë, popuj të ndryshëm janë ballafaquar me situata të caktuara, që nga luftërat, epidemitë dhe fenomene tjera shpeshherë fatkeqe.

    Dhe këto ngjarje, gjithashtu, falë medieve, gjegjësisht fotografëve, janë përcjell në botë, përmes imazheve.

    Por nga të gjitha imazhet, janë disa që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjet e njerëzve.

    Ja cilat janë këto dhjetë fotografitë…

    Një 11-vjeçar që vuante nga tumori në tru kërkoi që organet e tij të dhuroheshin, në mënyrë që të shpëtohej jeta e njerëzve që kishin nevojë. Mjekët i shprehën falënderimet djalit dhe nënës së tij.

    17-vjeçarja Jan Rise Kasmir i jep lule një ushtari gjatë protestës anti-luftë pranë Pentagonit, 1967.

    Një kirurg ulet pas një operacioni të suksesshëm 23 orësh transplanti zemre. Asistenti i tij fle në një qoshe.

    Pacienti i tij jo vetëm mbijetoi, por ia kaloi edhe kirurgut që ndërroi jetë në 2009.

    Një i ri nga Rwanda tregon shenjat e marrë në një kamp përqendrimi.

    Një muzikante qan gjatë koncertit homazh për viktimat e 11 shtatorit.

    100.000 murgj luten për paqen në botë.

    Një adoleshent irlandez i bërtet një ushtari britanik gjatë periudhës së trazirave në Irlandën e Veriut.

    Një djalë i vogël nga Kosova kalon përmes telave me gjemba në kampin e refugjatëve tek gjyshërit e tij.

    Një zjarrfikës shpëton një vajzë të vogël, SHBA.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FOTOGRAFITË E RRALLA, JA ÇFARË JETE BËNIN FËMIJËT E SHQIPËRISË DIKUR…

  • ‘S’e dija se dhjetë vjet më i ri se Krishti, do të kryqëzohesha mbi ty’

    ‘S’e dija se dhjetë vjet më i ri se Krishti, do të kryqëzohesha mbi ty’

    Fragment poezie nga Ismail Kadare

    Llora

    -II-

    Tani shiu godet me shkelma qelqeve.Atje qielli i zi si negativi i një shkretëtire.Llora,Më ka marrë malli,Mall bojë hiri.Tani nata si një mbulesë viganeQëndisur me drita anëveKarfosur me paralele dhe meridianëNga lindja në perëndim,Na mbulon e shqetësuar.Ne shtrihemi nën të,Si në ethe zbulohemiTë ndarë,Të largët,Të vetmuar.

    Pati net,I qullur nga stuhia jote,Heshtja pranë teje dhe pasionit të marrë,Mbërthyer mbi krahët dhe këmbët e tuaSi mbi një kryq të madhTë bardhë.

    Në fillim e mora kaq lehtë.Madje s’thosha as fjalën “dashuri”.S’e dija se dhjetë vjet më i ri se KrishtiDo të kryqëzohesha mbi ty./KultPlus.com

  • Vietnam/ Dhjetë të vdekur nga përmbysja e një autobusi, mes viktimave edhe dy fëmijë

    Vietnam/ Dhjetë të vdekur nga përmbysja e një autobusi, mes viktimave edhe dy fëmijë

    Dhjetë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, humbën jetën pasi një autobus u përmbys në një rrugë që lidh Hanojin me Da Nangun, në Vietnamin qendror, njoftoi qeveria.

    Dymbëdhjetë pasagjerë të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë, dhe po marrin trajtim spitalor.

    Të gjitha viktimat ishin shtetas vietnamezë, sqaroi qeveria. Autobusi, i cili kryente një udhëtim gjatë natës, doli nga rruga, u përplas me tabela sinjalistike dhe më pas u përmbys në orët e para të mëngjesit.

    Kryeministri Pham Minh Chinh kërkoi zhvillimin e një hetimi për këtë tragjedi, e cila ndodh vetëm një javë pas vdekjes së 38 personave në një fundosje të një anije turistike në Gjirin e Halongut.

  • Heqja e memorialit në Vermosh, kushtuar dhjetë burrave të asaj zone, të pushkatuar nga regjimi komunist, një akt primitiv dhe vandal

    Heqja e memorialit në Vermosh, kushtuar dhjetë burrave të asaj zone, të pushkatuar nga regjimi komunist, një akt primitiv dhe vandal

    Nga Nikoll Pjetër Curi (Hysaj) – SHBA
    Këto ditë të nxehta korriku, kur e gjithë vëmendja e mbarë opinionit publik është përqendruar në ngjarjet e Thethit, për shkak të ndërtimeve turistike që janë bërë në atë zonë të thellë dhe nga më piktoresket e Shqipërisë, disa km. më në Veri, në Vermosh, ka ndodhur një ngjarje tjetër e shëmtuar dhe e paprecedent, madje në kufijtë e vandalizmit. Persona të papërgjegjshëm, por me vetëdije të plotë, kanë hequr dhe shkatërruar memorialin përkujtimor kushtuar Prek Calit (“Martir i Demokracisë”) dhe nëntë burrave të tjerë të zonës së Vermoshit, të cilat u persekutuan, masakruan dhe u pushkatuan nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, në periudha të ndryshme të sundimit të tij.

    Lidhur me këtë akt të rëndë, sa brutal, aq dhe primitiv të ndodhur para disa ditësh, jemi munduar që të sensibilizojmë të gjithë opinionin publik e bashkëatdhetarët tanë Vermoshas, kudo që ndodhen ata, si këtu në Michigan e në New York, ashtu edhe në Vermosh, pasi ai memorial në përkujtim të dhjetë të pushkatuarve nga regjimi komunist diktatorial, në radhë të parë na përket të gjithëve ne banorëve të asaj zone, që jo vetëm se kemi kontribuar shpirtërisht dhe materialisht për ngritjen e tij, por edhe mbarë vendit, pasi heroi Prek Cali, nuk është një personalitet që i përket vetëm historisë së zonës së Vermoshit, por mbarë Shqipërisë. Dhe së dyti; sepse te ai memorial, ne kemi emrat e prindërve dhe gjyshërve tanë, ku katër prej tyre, ende nuk kanë një varr, pasi edhe sot e kësaj dite, nuk u janë gjetur eshtrat e tyre.

    Ndërsa sa më sipër, Vermoshasit i dinë dhe i kanë të qarta të gjitha këto, për lexuesit dhe mbarë opinionin publik, desha të sqaroj se ai memorial kushtuar dhjetë burrave të krahinës sonë,është përgatitur dhe vendosur aty para 20 vitesh, me nismën dhe punën e përbashkët të gjithë banorëve të Vermoshit, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët kush më shumë e, kush ma pak, me të gjitha mundësitë që kishin, kontribuan për vendosjen e tij. Po ashtu ajo gja u bë realitet, edhe me bekimin e dy klerikëve katolik, Patër Serecës dhe Ambroz Martinit, të cilët së bashku me dy deputetët e Parlamentit Shqiptar të asaj kohe që përfaqësonin zonën tonë e, drejtues të shoqatave të ish-të Përndjekurve dhe Burgosurve Politikë, etj., morën pjesë bashkë me banorët e asaj zone, në përurimin e saj, ku u shtrua edhe një drekë përkujtimore, për të gjithë të ftuarit (mbi 250 veta), në përshpirtje të atyre martirëve që u kushtohej ai memorial. Duke mos u zgjatur më në këtë pikë, si një nga ideatorët,  kontributorët dhe organizatorët e atij memoriali, gjej rastin që t’i falënderoj të gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në këtë vepër përkujtimore, e cila që prej 20 vitesh, pra që nga dita që u përurua, është kthyer dhe ka shërbyer si një vend pelegrinazhi, jo vetëm për të gjithë banorët e zonës së Vermoshit, por edhe për qindra e qindra turistë vendas dhe të huaj, që vizitojnë atë zonë nga më të bukurat e Shqipërisë. Por siç theksova pak më sipër, prej disa ditësh, ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte në asnjë mënyrë, heqja dhe prishja e atij memoriali!
    Sidoqoftë arsyet që i kanë shtyrë ata persona që kanë ndërmarrë atë akt vandal e primitiv, madje pa e tepruar aspak, theksoj se ai është një akt banditesk, sepse nuk duhej që të hiqej në asnjë mënyrë, pa një marrëveshje të përbashkët me të gjitha palët e, kryesisht me ata që kanë familjarët e tyre në atë memorial, ku siç theksova pak më lart, katër prej emrave që janë skalitur aty, nuk kanë ende një varr dhe si i tillë, u ka shërbyer pikërisht ai vend. As pushtuesit e huaj, që nga koha e Turqisë me më pas, (me përjashtim të regjimit komunist të Envevr Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia), nuk dimë që të kenë prekur varret tona apo, vendet e objektet simbolike, kushtuar figurave historike dhe me kontribut në çështjen kombëtare, siç është dhe Prenk Cali me ata nëntë burra.

    Siç theksova pak më lart, të dhjetë këta martirë që kanë emrat në këtë memorial, nuk i përkasin vetëm familjeve dhe fisit të tyre, pasi me veprën dhe kontributin që kanë dhënë në periudha të ndryshme kohore, kanë hyrë dhe janë krenaria e nderi i të gjithë Vermoshit. Në atë vend u pushkatuan Marash Vata Lumaj e Dod Prek Nika (Bujaj), po aty u torturua Pjetër Gjeka Hysaj, pra aty në atë oborr, është gjaku i tyre, ai gjak që vlon dhe do të vloj edhe tek pasardhësit e tyre. Po kështu në bazë të dokeve dhe zakoneve tona, sipas kanunit, ai vend dhe ai memorial përkujtimor, do të mbetet gjithashtu edhe turpi i të gjithë atyre njerëzve që vunë dorë mbi atë vend të bekuar nga dy priftërinj të nderuar, që e bekuan atë para 20 vitesh. Aty është gjaku dhe nderi i atyre dhjetë personave të pafajshëm dhe si i tillë, gjej rastin t’ju u bëj thirrje jo vetëm familjeve të tyre, por të gjithë Vermoshasve që kanë ndjenja kombëtare dhe fetare që, të reflektojnë e ta riparojnë sa më parë atë akt vandal e primitiv, duke e vendosur atë memorial, në një vend që “të mos ua zërë rrugën”, këtyre njerëzve që nuk kanë dëshirë me i pa emrat e atyre dhjetë burrave që janë të skalitura aty dhe që “mos t’u japin shkas” atyre, që ta prishin e ta hedhin përsëri në tokë, ashtu siç kanë bërë para disa ditësh.
    Kjo thirrje, nuk është vetëm e jona, por ajo është edhe e Prenk Calit me Dom Ded Macajn e, me të gjithë ata burrat tjerë, pasi po mos të ishte mençuria, guximi dhe patriotizmi i Prenk Calit me ata burrat e tjerë të Kelmendit, aty do të valëvitej edhe sot flamuri malazez e, jo flamuri shqiptar. Kjo gjë nuk ndodh e nuk ka ndodhur as me autoritetet zyrtare në Mal të Zi, ku jo vetëm nuk i përdhosin figurat kombëtare, por në Tuz, në oborrin e kishës, është busti i Ded Gjon Lulit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut e Tring Smajlja, figura emblematike të Shqipërisë, që as nuk guxon njeri t’i përdhosi, siç ka ndodhur në Vermosh, me memorialin kushtuar atyre dhjetë burrave, me në krye Prek Calin. Për hir të së vërtetës dhe është për të ardhur keq, se memoriali në kujtim të dhjetë burrave të Vermoshit me në krye Prenk Calin, nuk u hoq nga pushteti lokal a qendror, siç po ndodh gjithashtu e në mënyrë të papërgjegjshme me ndërtimet e Thethit, po në këtë formë e hoqën atë disa persona që përbëjnë Këshillin e Kishës, së bashku me përfaqësues së Shoqatës së ish-të Përndjekurve dhe Persekutuarve Politikë, madje bash kryetari i saj, ishte në krye të kësaj “pune”, që ja vuri pirunin e fadromës pa kurrfarë arsye, vetëm se ishte në shërbim e në krye të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, si koordinatori i Partisë Social-Demokrate, e cila doli forcë e dytë në Vermosh, mbas Partisë Socialiste.
    Ndërsa paradoksalisht Partia Demokratike (me kryetar z. Sali Berisha), doli forcë e tretë, edhe pse në një fshat me 29 burra dhe gra të burgosur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës e pasardhësit të tij Ramiz Alia, ku 10 burra u pushkatuan dhe mbi 50 familje u internuan. Është për të ardhur keq gjithashtu, se vetë drejtuesit e Shoqatës së ish-të Përndjekurve dhe Burgosurve Politikë të asaj zone, i kanë pasur aty emrat e familjarëve të tyre, gjë e cila siç dihet tashmë, nuk u intereson forcave politike të majta, që po qeverisin këtë vend prej vitesh. Në atë rast, ka pas disa burra që sot nuk jetojnë më në mesin tonë, që po ta dijnë se pasardhsit e tyre, e kanë hequr memorialin që ata vunë jo pa mund e sakrifica, do të rrotulloheshin në varr, siç thotë një shprehje e urtë popullore. Ata ishin; Gjon Peraj Gjeloshi, Dodë Bujaj, Gjon Çuni, Zek e Gjelosh Marashi Lumaj, Llesh Peci Rexhaj, Gjergj Curi edhe si ndimsa të këtyre burrave, ishin edhe Nik Doni, Nik Peraj, Marash Rrrok Bujaj, Fran Dod Hysaj e, shumë e shumë të tjerë. Kur erdhi puna për ta prishur e përdhosur memorialin, Frati i asaj kishe, i pyeti disa nga ata burra dhe shumë prej tyre nuk ia aprovuan atë gjë. Por përgjigjia më e mirë që mori, ishte ajo nga Marash Rroku (Bujaj), i cili i tha: “Tani mos na pyet ne, por ban siç e keni ju vetë në plan”. Marashi i tha ashtu sepse, siç tregonte ai: “Mua presonalisht, me të drejtë mund të më thotë dikush, se: ti Marash nuk ke financu asgja në ndërtimin e atij memorali?! Po, kjo është më se e vërtetë, pasi unë nuk kam marrë pjesë, sepse aty kisha axhën Dodë, kisha çunin që më kanë pagëzu në kishë dhe nuk kisha zëmër me vu dorë mbi atë përkujtimore, që ishte beku nga dy priftërinj edhe i gjithë populli i Vermoshit. Prandaj i thashë fratit; vetm ti mundesh, se nuk je vëndali, kurse unë po të vë dorë mbi atë memorial, edhe djalit të djalit tim, kanë me i thanë, se; gjyshi jot ka vu dorë mbi heronjtë e Vermoshit, me në krye Prek Calin”!
    Po kështu, kur është mbyllur kisha në Vermosh, është ngritur një person nga turma e popullit, (i indoktrinuar si revolucionar) i cili pasi e ka rrëzu për tokë kryqin, i ka thënë Lulës Dod Marashit, që: “E hoqa cigaren e kishës”! Por ajo, edhe pse disi me frikë, i ka thënë: “Edhe ty ka me ta thye zoti qafën, po si hoqe”! Edhe vërtetë, me kalimin e kohës, po at fat e gjeti atë person! Më vjen keq ta them, por kjo ngjarje është më se e vërtetë, edhe këta që hoqën këtë memorial kushtuar atyre dhjetë heronjëve, kanë me e gjet, herët ose vonë! Se të thuash: “Nuk kemi vënd për këta burra, që kanë derdh gjakun për atë tokë”, nuk është aspak normale e burrnore. Sepse Prek Calit i kanë pas shku kuajt ngarku me flori, (me pare ari), që ai t’ia lëshonte Vermoshin, Malit të Zi, por ai nuk ka pranu në asnjë mënyrë. Jo vetëm që nuk ka pranu, por ka urdhëru pesë burra që ishin aty, me e marrë atë shkjaun me gjithë paret e arit dhe me shku me ja dorzu Krjalit të Malit të Zi edhe me marrë dokument, që i ka dorzu paret mbrapsht. Kurse sot, dalin disa njerëz e thonë se: “S’kemi veënd për këta burra”, e mes ktyre njerzve, fatkeqsisht është dhe frati i asaj kishe! Kjo është turpi ma i madh, pasi këtë gjë e ka pas ba Enver Hoxha me Patër Gjergj Fishtën, që ja ka humb eshtrat në lum!
    Prishja e memorialit në fjalë, nën pretekstin e zhvendosjes dhe vënien e tij në një shesh ku ka grumbullime të popullit edhe ku mund të përfitohet edhe ndonjë lëmoshë apo, se gjoja duan me pastru oborrin e kishës, pra këta dhjetë burra, i krahasojë si mbeturina që u kanë zënë vendin aty, është turpi më i madh që i bëhet jo vetëm atyre dhjetë burrave, por gjithashtu të gjithë historisë së Vermoshit. Kjo gjë ka sjellë një reagim dhe irritim të madh të të gjithë vermoshasve, kudo ku ata ndodhen. Kështu dhe ne në SHBA-ës, jemi mbledhur dhe kemi diskutu gjatë për këtë ngjarje tejet të shëmtuar dhe kemi rënë dakord, që të insistojmë në çdo rrugë morale dhe ligjore, që t’i kthejmë në vendin e merituar ata dhjetë burra me në krye Prenk Calin. Dhe pjesëtarët e këtyre familjeve që jemi angazhuar ta bëjnë sa ma parë këtë gjë, po prononcohemi publikisht, me emra dhe mbiemra, si:
    Mark Rexhaj,
    Gjergj Vat Lekstanj
    Nikolin Dod Rexhaj
    Aleks Gjelosh Lumaj
    Gjyshi, (nipi i Dom Ded Macaj)
    Anton Lajcaj (nipi Prek Calit)
    Kastriot Ndue Rexhaj
    Nikoll Curi
    Nik Peraj
    Ejëll Gjergj Rexhaj
    Gjok Rexhaj
    Ervin Tinaj (avokat)
    Kanto Zef Vushaj
    Gjovalin Vushaj
    Lodovik Pjetri Volaj
    Mark Nikoll Sokoli (Vushaj)
    Kanto Beqi
    Blerim Lumaj
    Petrit Tinaj
    Todi Fran Hysaj
    Ndue Nikollë Hysaj
    Tom Nikolle Hysaj
    Nik Gjeloshaj
    Pëllumb Tinaj

    Po kështu edhe shumë e shumë të tjerë Vermoshas, brenda dhe jashtë vendit që kanë shprehur përkrahjen e kësaj nisme për të vendosur në vendin e duhur atë memorial përkujtimor, të cilët janë jo vetëm në përkrahje morale, por të gatshëm të kontribuojnë edhe nga ana financiare për ringritjen e kësaj vepre, që tashmë prej disa ditësh është e shkatërruar. Po kështu nga kontaktet e ndryshme që kemi përditë, besojmë se kanë me u afru prap edhe persona të tjerë, që duke mos cënuar fondet e kishës së re që është në ndërtim, të ndihmojmë financiarisht në dy këto drejtime, pra kishën dhe memorialin. Gjithashtu t’ju themi e t’ju bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve vendore dhe fetare, që të mos të na pengojnë në këtë drejtim, ashtu siç nuk na kanë penguar kur është vendosur ai memorial 20 vite të shkuara.
    Gjej rastin të përmend këtu një shembull tjetër tolerance fetare dhe mirëkuptimit, siç është ai në qytetin e Shkodrës, ku brenda në oborrin e xhamisë që ndodhet përballë Hotel Turizmit (“Rozafa”), është memoriali përkujtimor kushtuar Pëllumb Nikoll Pëllumbit, djaloshit 17 vjeçar që u vra në kufi nga regjimi komunist në vitin 1990, në tentativë për t’u arratisur nga Shqipëria. Pra atë djalosh të besimit katolik, e nderojnë sot në  atë vend kulti të besimit mysliman, pasi ai i përket të gjithë Shkodrës dhe ai memorial simbolik, është kthyer në një vend pelegrinazhi për të gjithë banorët e qytetit, të të gjitha besimeve.
    Kurse për fat të keq, në Vermosh ka ndodhur krejt e kundërta, pasi tre katër prej atyre martirëve që kanë emrat në atë memorial, si Prenk Cali, Nik Mark Rexhaj dhe Fran Mali Lekstanaj, nuk kanë ende një varr, pasi eshtrat e tyre nuk janëgjetur edhe sot e kësaj dite. Nisur nga ky fakt, jo vetëm familjarët e këtyre tre martirëve, por të gjithë banorët e asaj zone të Vermoshit dhe më gjerë, në këto 20 vite, kanë shkuar aty dhe kanë vendosur nga një tufë lule, në kujtim të jetës dhe veprës së tyre. Kjo gjë është një respekt dhe nderim që u bëhet atyre dhjetë burrave, ku njëri prej tyre, Fran Mali, është i vetmi kelmendas, që ka dhënë jetën me pushkë në dorë, duke luftu në Rikavec, kundër dy palë komunistëve, atyre jugosllavë dhe atyre shqiptarë, duke mos pranuar të dorëzohej i gjallë në dorë të tyre.
    Po kështu, siç dihet tashmë nga historia, Prek Calin e prenë në besë komunistët, me kryqin Krishtit përpara, duke i thënë që të dorëzohej në emrin e zhgunit fetar dhe sapo ai është dorëzuar, besa s’ka zgjatur më shumë se 10 minuta dhe atij i kanë vënë prangat, duke e dërguar në këmbë deri në Shkodër, që ta shikonte e gjithë Malësia dhe për të terrorizuar të gjithë banorët e asaj krahine. Kurse tani pas gati 80 vitesh që nga ajo kohë (dhe 35 vite nga shembja e regjimit komunist), ata persona të papërgjegjshëm që i hoqën memorialin Prek Calit (nën pretekstin se donin me pastru oborrin e kishës), me atë veprim, po ashtu kanë terrorizuar dhe kanë prekur e luajtur me ndjenjat e gjakun, jo vetëm të familjarëve të tyre, por të gjithë Vermoshasve, kudo që ata ndodhen, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
    Për ata që nuk e dinë, desha të theksoj e kujtoj këtu, se kisha e Vermoshit, është mbyllur dhe prishur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, që në vitin 1965, pra dy vjet para kishavet të tjera. Por edhe si reagim ndaj kësaj, që në vitin 1990, shumë Vermoshas në mërgim, edhe mjaft banorë të Vermoshit që nuk ishin larguar nga trojet dhe shtëpitë e tyre, u afruan dhe e rindërtuan atë. Kështu falë bujarisë së tyre, si këtë në SHBA-ës dhe në vendlindje, u bë ajo kishë, që është dhe sot aty. Kështu besoj se do të ndodhi edhe me këtë memorial-simbol të këtyre dhjetë burrave, krenari dhe nderi jo vetëm e Vermoshit por, edhe mbarë Shqipërisë, (siç është dhe do të jetë figura e Prenk Calit), ne do të bashkohemi edhe do t’ja lëmë Vermoshit si kujtim dhe si simbol, që takon asaj toke që është larë me gjakun e tyre, në luftë kundër shkjaut serbo-malazez, kundër turkut edhe kundër komunizmit shqiptaro-jugosllav. Madje aty në Vermosh, meritojnë të jenë edhe shumë përmendore të tjera, apo më saktë një përmendore e madhe, kushtuar edhe gjithë atyre burrave të tjerë që kanë luftuar për ato troje, duke u gdhendur dhe vendosur emrat e tyre në një pllakë, që t’i nderojmë ne dhe brezat që do vijnë pas nesh.

  • Përmbytjet katastrofike në Teksas, konfirmohen 100 jetë të humbura! Enigmë fati i dhjetë vajzave, ndodheshin në kampin që u përpi nga rryma e ujit

    Përmbytjet katastrofike në Teksas, konfirmohen 100 jetë të humbura! Enigmë fati i dhjetë vajzave, ndodheshin në kampin që u përpi nga rryma e ujit

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100.

    Një numër ende i panjohur personash vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Ekipet emergjente vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë, ndonëse shpresat për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar.
    Kampi Mystic – një kamp veror vetëm për vajza – konfirmoi se së paku 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve.
    Dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende. Në Qarkun Kerr, ku edhe ndodhej kampi, vdiqën së paku 84 persona – 56 të rritur dhe 28 fëmijë – pasi lumi Guadalupe u mbush me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbyti zonën.
    Rreth 22 të rritur dhe 10 fëmijë nuk janë identifikuar ende, tha policia e qarkut.
    Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, i hodhi poshtë deklaratat e disa kritikëve se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) mund ta kenë penguar reagimin ndaj katastrofës.
    “Ky ishte një veprim i Zotit”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
    “Nuk është faji i administratës që përmbytja ndodhi në atë kohë… Kishte paralajmërime të hershme dhe të vazhdueshme dhe, prapëseprapë, Shërbimi Kombëtar i Motit e bëri punën e vet”, tha ajo.
    Pse përmbytjet në Teksas ishin aq shkatërruese?
    Ekspertët thonë se janë disa faktorë që kanë kontribuuar në këtë tragjedi, përfshirë: motin ekstrem, vendndodhjen e shtëpive dhe kohën.
    Në atmosferë kishte një sasi të madhe lagështie nga një stuhi tropikale, që kishte shkaktuar përmbytje në Meksikë dhe më pas ishte drejtuar drejt veriut, duke u shuar gradualisht.
    Qarku Kerr, ku humbën jetën 84 persona, është një zonë më kodrinore se qarqet e tjera përreth në Teksas.
    Kjo bëri që ajri me lagështi të ngrihej lart dhe të krijonte re të mëdha stuhie.
    Këto re ishin aq të mëdha saqë u bënë një sistem i veçantë moti, duke shkaktuar reshje të dendura shiu në një zonë të gjerë./ REL

    Top Channel

  • “Duhet të lësh një kafe…”, dalin bisedat mes doganierëve të arrestuar në Qafë Botë

    “Duhet të lësh një kafe…”, dalin bisedat mes doganierëve të arrestuar në Qafë Botë

    Pas finalizimit të një operacioni policor u bë e mundur arrestimi i 14 doganierëve në Qafë Botë, të cilët akuzohen për përfshirje në një grup të organizuar kriminal dhe marrje ryshfeti në bashkëpunim.
    Sipas asaj që autoritetet greke njoftuan më herët, 7 burra dhe 7 gra, mes tyre dhe shefi i doganës, merrnin përfitime të paligjshme financiare në këmbim të moskryerjes së kontrolleve doganore.
    Ndërkohë ,së fundmi janë zbardhur edhe bisedat telefonike që punonjësit e doganës kryenin me njëri-tjetrin.
    Në një prej bisedave, një doganier detyron një shtetas shqiptar që po kalonte kufirin që të paguante shumën prej 150 euro, në vend që të vendoste ndaj tij një shumë prej 3 mijë euro.
    “Eja, këtu, eja këtu. Nuk do të të marr 200. Shko merr 150… Do ta hedh letrën. Bëje copë-copë, shko merr 150 euro, bëje copë-copë dhe ik. Kur do të kthehesh, që të bëjmë një pyetje të mirë?… Do të të fus në punë të martën”, i thotë oficeri shqiptarit, ndërkohë që në një tjetër bisedë të zbardhur vërtetohet qartë se si doganierët shmangin dhënien e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme.
    Më poshtë pjesë nga bisedat e zbardhura:
    Punonjësi më i vjetër: … dhe më vonë do të jesh në… Mendoj se zoti K. të tha…
    Punonjësi i ri: Po, po, më tha.
    A Y: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo xhepi që të duash
    NY: Po, po, ma shpjegoi ai.
    A Y: … prandaj ndryshimi është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.
    Punonjëse: Përshëndetje, kush jeni ju? (red. ajo do të thotë se cilin automjet)
    Qytetari: Unë jam Peugeot.
    C Y: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?
    P: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….
    C Y: A keni ndonjë vaj?
    P: Vaj po….
    CY: Sa?
    P: Dhjetë litra.
    C Y: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?
    P: … Sa peshonte…
    C Y: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.
    Punonjësi mashkull: Çfarë nuk shkon?
    C Y: Sa keni, ju pyes… Dhe keni vaj, dhe keni djathë, dhe keni mish.
    A Y: E pe makinën?
    C Y: … jo, ende po negocioj se çfarë është.
    A Y: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.
    C Y: Hape pak që ta shohë kolegu.
    A Y: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.
    P: A duhet të largohem?
    A Y: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyrni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.
    C Y: Sa kishte ai?
    A Y: Kishte tridhjetë litra naftë.
    C Y: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.
    A Y: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?
    P: … vite me kancer…
    A Y: Hajde, hajde, përshëndetje përshëndetje
    C Y: Pesëdhjetë.
    A Y: Çfarë la ai? Çfarë… Oh! M… Hahaha
    Në një bisedë tjetër, dy punonjës po… e ndajnë mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë me vete.
    Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.
    Punonjëse: Bravo, S…
    A Y: Është një nga ato, ishim të mirë por pak, apo jo?
    CY: Sigurisht.
    A Y: Dymbëdhjetë e gjysmë.
    C Y: Mirë përsëri.
    “Tsakis, sill paratë”
    Punonjësi: Ju keni qenë në Greqi për 7 muaj.
    Qytetari: Si?
    Y: Shtatë muaj në Greqi.
    P: E solli një kushëri.
    Y: Ai nuk ka… Ai ka një shkelje. Po ta konfiskoj makinën, do të të vë një gjobë prej tre mijë. Lëri gjërat e tua, sill makinën këtu dhe… makinën vetëm. Ke një shkelje. Nuk mund të qëndrosh në Paxos për aq gjatë. Me një makinë shqiptare…. Sidoqoftë, ke një shkelje sepse je shtetas grek. Nuk ke të drejtë të kesh një makinë shqiptare. Punon dhe jeton në Paxos… Kudo që të të kap… Gatime tradicionale greke.
    P: Shkëlqyeshëm, në rregull.
    Y: Ulu, ulu në karrige, sepse do të kemi një problem këtu, nuk do të vish…. Do ta lësh makinën time këtu…. Kanë kaluar shtatë muaj?
    P: Jo jo!
    Y: Thuaj të vërtetën tani, do të të lëpij. Mos bërtit tani, policët po të dëgjojnë. Je shtatë muajsh?
    P: Jo, shtatë!
    Y: Gjashtë?
    P: Diku atje…
    Y: A e di sa para janë këto? Tani ulu, ulu. Në jetën time, a e di sa para janë këto? Mbi 3,000.
    P: Në rregull?
    Y: Po…. Shko te makina. Shko merr 150 euro, mos bërtit tani, që të mos të them 200. Nuk do ta shlyej makinën.
    P: A do të shkoj?
    Y: Eja këtu, eja këtu. Nuk do të të marr 200. Shko merr 150… Do ta hedh letrën. Bëje copë-copë, shko merr 150 euro, bëje copë-copë dhe ik. Kur do të kthehesh, që të bëjmë një pyetje të mirë?… Do të të fus në punë të martën.
    P: U bë, u bë.
    Y: … Megjithatë, mos qëndro më shumë se gjashtë muaj…
    P: Jo.
    Y: Nuk do të të them asgjë, do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë. Ku po shkon, do të të pyes.
    P: Do të shkoj në Igumenicë.
    Y: Do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë.

  • “Nëse vaji peshon 10 litra duhet të lësh një kafe që…”zbardhen bisedat mes doganierëve që u arrestuan në Qafë Botë

    “Nëse vaji peshon 10 litra duhet të lësh një kafe që…”zbardhen bisedat mes doganierëve që u arrestuan në Qafë Botë

    Foto ilustrim

    Një operacion i autoriteteve greke ka çuar në arrestimin e 14 oficerëve të doganës në pikën kufitare të Mavromatit (Qafë-Botë), të dyshuar për marrje sistematike ryshfeti në këmbim të lejimit të kalimit pa kontroll të automjeteve.
    Të arrestuarit u paraqitën mëngjesin e së dielës në zyrën e hetuesit në Igumenicë, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza të shumta për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
    Sipas mediave greke, hetimet ndaj tyre kanë nisur që prej muajit mars, pas dyshimeve se oficerët kërkonin ose pranonin shuma parash, që në disa raste shkonin deri në 300 euro, për të mos kryer kontrollet rutinë të makinave që kalonin nga kufiri.
    Në disa raste, pagesat kodoheshin me termin e zakonshëm “kafe”, që përdorej për të shmangur përmendjen e drejtpërdrejtë të ryshfetit në komunikimet e tyre. Biseda të përgjuara nga autoritetet greke kanë zbuluar praktika të përsëritura të mitmarrjes, me mbi 300 raste të dyshuara.
    Biseda mes një punonjëseje të vjetër dhe një punonjëseje të re:
    Punonjësja e vjetër, A.Y.: … dhe më vonë do të jesh edhe ti brenda në… Mendoj se zoti K. të tha…
    Punonjësja e re, N.Y.: Po, po, më tha.
    A.Y.: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo ryshfeti.
    N.Y.: Po, po, ma shpjegoi ai.
    A.Y.: … prandaj turni është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.
    Në një bisedë tjetër, oficerët e doganave shmangin vendosjen e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme:
    Punonjësja: Përshëndetje, kush jeni ju? (do të thotë se cilin automjet)
    Qytetari: Unë jam Peugeot.
    C. Y.: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?
    Qytetari: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….
    C. Y.: A keni ndonjë vaj?
    Qytetari: Vaj po….
    C. Y.: Sa?
    Qytetari: Dhjetë litra.
    C. Y.: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?
    Qytetari: … Sa peshonte…
    C. Y.: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.
    Punonjësi: Çfarë nuk shkon?
    C. Y.: Sa keni, ju pyes… Dhe vaj ke, dhe djathë ke, dhe mish ke.
    A. Y: E pe makinën?
    C. Y.: … jo, ende po negocioj se çfarë është.
    A. Y.: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.
    C. Y: Hape pak që ta shohë kolegu.
    A.Y.: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.
    Qytetari: A duhet të largohem?A. Y.: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.
    C.Y.: Sa kishte ai?
    A.Y.: Kishte tridhjetë litra vaj.
    C.Y.: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.
    A.Y.: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?
    Në një bisedë tjetër, dy punonjës po bëjnë ndarjen mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë.
    Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.
    Punonjësja: Bravo, S…
    Punonjësi: Janë nga, mirë ishim edhe pak, apo jo?
    Punonjësja: Sigurisht.
    Punonjësi: Dymbëdhjetë e gjysmë.
    Punonjësja: Mirë përsëri./ZËRI

  • Skandali në Qafë Botë/ Doganierët kërkojnë “kafe” për të kaluar kufirin, zbardhen përgjimet

    Skandali në Qafë Botë/ Doganierët kërkojnë “kafe” për të kaluar kufirin, zbardhen përgjimet

    Rreth 14 oficerët e doganave të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës për ryshfet u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes.
    Personat e përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë marrë mbi 300 ryshfete, që arrijnë deri në 300 euro, me qëllim që të linin makinat të kalonin pa inspektim.
    Oficerët e doganës filluan operacionin e tyre në mars. Ata dyshohet se i lejuan automjetet të kalonin pa inspektim, edhe nëse u ofrohej një kafe.
    Më poshtë pjesë nga bisedat e zbardhura
    Punonjësi më i vjetër: … dhe më vonë do të jesh në… Mendoj se zoti K. të tha…
    Punonjësi i ri: Po, po, më tha.
    A Y: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo xhepi që të duash
    NY: Po, po, ma shpjegoi ai.
    A Y: … prandaj ndryshimi është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.
    Në një bisedë tjetër, oficerët e doganave shmangin dhënien e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme:
    Punonjëse: Përshëndetje, kush jeni ju? (red. ajo do të thotë se cilin automjet)
    Qytetari: Unë jam Peugeot.
    C Y: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?
    P: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….
    C Y: A keni ndonjë vaj?
    P: Vaj po….
    CY: Sa?
    P: Dhjetë litra.
    C Y: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?
    P: … Sa peshonte…
    C Y: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.
    Punonjësi mashkull: Çfarë nuk shkon?
    C Y: Sa keni, ju pyes… Dhe keni vaj, dhe keni djathë, dhe keni mish.
    A Y: E pe makinën?
    C Y: … jo, ende po negocioj se çfarë është.
    A Y: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.
    C Y: Hape pak që ta shohë kolegu.
    A Y: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.
    P: A duhet të largohem?
    A Y: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyrni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.
    C Y: Sa kishte ai?
    A Y: Kishte tridhjetë litra naftë.
    C Y: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.
    A Y: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?
    P: … vite me kancer…
    A Y: Hajde, hajde, përshëndetje përshëndetje
    C Y: Pesëdhjetë.
    A Y: Çfarë la ai? Çfarë… Oh! M… Hahaha
    Në një bisedë tjetër, dy punonjës po… e ndajnë mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë me vete.
    Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.
    Punonjëse: Bravo, S…
    A Y: Është një nga ato, ishim të mirë por pak, apo jo?
    CY: Sigurisht.
    A Y: Dymbëdhjetë e gjysmë.
    C Y: Mirë përsëri.
    “Tsakis, sill paratë”
    Në një bisedë tjetër, një zyrtar detyron një shtetas shqiptar që po kalonte rrugën të paguajë 150 euro , në vend që të lëshojë një gjobë prej 3,000 eurosh.
    Punonjësi: Ju keni qenë në Greqi për 7 muaj.
    Qytetari: Si?
    Y: Shtatë muaj në Greqi.
    P: E solli një kushëri.
    Y: Ai nuk ka… Ai ka një shkelje. Po ta konfiskoj makinën, do të të vë një gjobë prej tre mijë. Lëri gjërat e tua, sill makinën këtu dhe… makinën vetëm. Ke një shkelje. Nuk mund të qëndrosh në Paxos për aq gjatë. Me një makinë shqiptare…. Sidoqoftë, ke një shkelje sepse je shtetas grek. Nuk ke të drejtë të kesh një makinë shqiptare. Punon dhe jeton në Paxos… Kudo që të të kap… Gatime tradicionale greke.
    P: Shkëlqyeshëm, në rregull.
    Y: Ulu, ulu në karrige, sepse do të kemi një problem këtu, nuk do të vish…. Do ta lësh makinën time këtu…. Kanë kaluar shtatë muaj?
    P: Jo jo!
    Y: Thuaj të vërtetën tani, do të të lëpij. Mos bërtit tani, policët po të dëgjojnë. Je shtatë muajsh?
    P: Jo, shtatë!
    Y: Gjashtë?
    P: Diku atje…
    Y: A e di sa para janë këto? Tani ulu, ulu. Në jetën time, a e di sa para janë këto? Mbi 3,000.
    P: Në rregull?
    Y: Po…. Shko te makina. Shko merr 150 euro, mos bërtit tani, që të mos të them 200. Nuk do ta shlyej makinën.
    P: A do të shkoj?
    Y: Eja këtu, eja këtu. Nuk do të të marr 200. Shko merr 150… Do ta hedh letrën. Bëje copë-copë, shko merr 150 euro, bëje copë-copë dhe ik. Kur do të kthehesh, që të bëjmë një pyetje të mirë?… Do të të fus në punë të martën.
    P: U bë, u bë.
    Y: … Megjithatë, mos qëndro më shumë se gjashtë muaj…
    P: Jo.
    Y: Nuk do të të them asgjë, do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë. Ku po shkon, do të të pyes.
    P: Do të shkoj në Igumenicë.
    Y: Do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë.

  • Korrupsioni në kufirin shqiptaro-grek, zbardhen bisedat e doganierëve grekë: Nëse vaji peshon mbi 10 litra, duhet të lesh një kafe që…

    Korrupsioni në kufirin shqiptaro-grek, zbardhen bisedat e doganierëve grekë: Nëse vaji peshon mbi 10 litra, duhet të lesh një kafe që…

    14 oficerët e doganave të arrestuar në Mavromat (Qafë-Botë) për ryshfet, u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes.

    Personat e përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë marrë mbi 300 ryshfete, që arrijnë deri në 300 euro, me qëllim që të linin makinat të kalonin pa inspektim.
    Sipas mediave greke, oficerët e doganës janë hetuar prej muajit mars. Ata dyshohet se i lejuan automjetet të kalonin pa inspektim, nëse u ofrohej një “kafe”. Mediat greke kanë zbuluar disa prej bisedave të përgjuara.
    Biseda mes një punonjëseje të vjetër dhe një punonjëseje të re:
    Punonjësja e vjetër, A.Y.: … dhe më vonë do të jesh edhe ti brenda në… Mendoj se zoti K. të tha…
    Punonjësja e re, N.Y.: Po, po, më tha.
    A.Y.: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo ryshfeti.
    N.Y.: Po, po, ma shpjegoi ai.
    A.Y.: … prandaj turni është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.
    Në një bisedë tjetër, oficerët e doganave shmangin vendosjen e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme:
    Punonjësja: Përshëndetje, kush jeni ju? (do të thotë se cilin automjet)
    Qytetari: Unë jam Peugeot.
    C. Y.: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?
    Qytetari: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….
    C. Y.: A keni ndonjë vaj?
    Qytetari: Vaj po….
    C. Y.: Sa?
    Qytetari: Dhjetë litra.
    C. Y.: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?
    Qytetari: … Sa peshonte…
    C. Y.: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.
    Punonjësi: Çfarë nuk shkon?
    C. Y.: Sa keni, ju pyes… Dhe vaj ke, dhe djathë ke, dhe mish ke.
    A. Y: E pe makinën?
    C. Y.: … jo, ende po negocioj se çfarë është.
    A. Y.: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.
    C. Y: Hape pak që ta shohë kolegu.
    A.Y.: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.
    Qytetari: A duhet të largohem?A. Y.: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.
    C.Y.: Sa kishte ai?
    A.Y.: Kishte tridhjetë litra vaj.
    C.Y.: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.
    A.Y.: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?
    Në një bisedë tjetër, dy punonjës po bëjnë ndarjen mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë.
    Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.
    Punonjësja: Bravo, S…
    Punonjësi: Janë nga, mirë ishim edhe pak, apo jo?
    Punonjësja: Sigurisht.
    Punonjësi: Dymbëdhjetë e gjysmë.
    Punonjësja: Mirë përsëri.

    Top Channel