Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për “luks të pakontrollueshëm” dhe “shkëputje totale nga realiteti i shqiptarëve”.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi denoncon se Rama ka kryer katër udhëtime me charter brenda dhjetë ditësh, ndërsa vendi përballet me varfëri dhe pasiguri të thellë.
“Fluturimet luksoze të kryeministrit të vendit më të varfër të Europës! Në një kohë kur bijtë dhe bijat e shqiptarëve çdo ditë presin biletën e largimit nga vendi, Edi Rama gjen mundësinë të bëjë katër udhëtime me charter në dhjetë ditë,” shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Fluturimet luksoze të kryeminstrit të vendit më të varfër të Europës!
Në një kohë kur bijtë dhe bijat e shqiptarëve çdo ditë gjejnë mundësinë të presin biletën e largimit nga Shqipëria për shkak të varfërisë e pasigurisë në vend, Edi Rama gjen mundësinë të bëjë katër udhëtime me charter brenda dhjetë ditësh.
Ky luks i pakontrollueshëm dhe distancim nga populli i thjeshtë është pasojë e mentalitetit dhe politikave të tij të drejtpërdrejta.
Shqiptarët prej tij shihen si qytetarë të dorës së dytë, për t’u sunduar dhe mbajtur në distancë.
Legjitimitetin kryeministri e merr nga padronët e tij jashtë vendit, aty ku gatuhen politikat që shqiptarët i pësojnë dhe në vendimmarrjen për të cilat nuk marrin kurrë pjesë.
Jo më kot Rama shëtit në forumet e organizuar nga Sorosi, aty ku raporton për “arritjet” e tij dhe zbatimin e axhendave të organizatës Soros për Shqipërinë dhe rajonin.
Në kontekstin politik ndërkombëtar ku ndodhemi, organizata Soros është ekspozuar, diskredituar dhe shfuqizuar, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara e më tej në Europë.
Është koha që edhe shqiptarët të presin fijet e ndikimeve të paligjshme në qeverisjen e vendit të tyre dhe të marrin në dorë fatet e veta.
Tag: dhjetë
-

Këlliçi akuzon Ramën për luks të pakontrollueshëm: Katër fluturime luksoze në dhjetë ditë
-

Edicioni i dhjetë i “Luleborë”, Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish” shpallet fitues i festivalit
Glerdit Turmetaj, me këngën “Ta dish”, një krijim me tekst dhe muzikë të Leon Lekaj dhe orkestrim të Ilirian Zogës u shpall fitues i ediconit të dhjetë jubile të festivalit “Luleborë” në Shkodër.
Kënga e krijuar pas një shkëputje 38 vjecare të muzikantit Lekaj, u veçua për finesën melodike, emocionin e brendshëm dhe interpretimin plot ndjeshmëri, duke fituar zemrat e publikut dhe vlerësimin e jurisë profesioniste.
Për dy netë me radhë skena e teatrit “Migjeni” u kthye në një festë të bukur muzikore, ku u ngjitën 16 krijime të reja artistike, si dhe emra që ndër vite kanë ruajtur e kultivuar këngën qytetare.Një tjetër element që i dha këtij edicioni një shkëlqim të veçantë ishte drejtimi artistik i sopranos me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit të madh Zef Çoba.
Çmimi i dytë i festivalit shkoi për Laorjan Ejlli me këngën “Shkodër Loce” dhe çmimi i tretë për Martina Serreqi me këngën “Në rrugicat e Shkodrës”.
Kjo larmi krijimesh e shndërroi festivalin në një mozaik emocionesh, ku muzika e re takoi traditën, dhe ku çdo këngë u bë një dëshmi e përkushtimit ndaj artit, gjuhës dhe identitetit shqiptar./vizionplus.tv -

Rusia vijon të bombardojë Ukrainën, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur në Kiev
Të paktën një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën në Kiev gjatë natës, pasi një valë raketash balistike, të hedhura nga Rusia, shkaktoi shpërthime të fuqishme dhe zjarre në mbarë kryeqytetin ukrainas, thanë autoritetet ushtarake të qytetit më 25 tetor.
Një kopsht fëmijësh në distriktin Dniprovskiy u dëmtua dhe shpërthyen zjarre të mëdha në zona jorezidenciale të distrikteve Desnianskiy dhe Darnytskiy.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kreu një sulm të madh të përzier gjatë natës në të gjithë vendin, duke lëshuar nëntë raketa balistike Iskander-M nga rajonet Rostov dhe Kursk dhe 62 dronë sulmues nga disa drejtime, përfshirë Kursk dhe Oryol në Rusi dhe Hvardiiske në Krimenë e pushtuar.
Ushtria tha se mbrojtja ajrore rrëzoi katër raketa dhe 50 dronë, ndërsa konfirmoi goditje në 11 lokacione, teksa vlerësimet e mëngjesit ende ishin në zhvillim e sipër.
Përshkallëzimi gjatë natës gjithashtu përkoi me një sinjal të ri diplomatik nga Moska.
Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i presidentit rus, Vladimir Putin, për investime dhe bashkëpunim ekonomik, tha se beson që Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia janë “mjaft afër” një zgjidhjeje diplomatike.
Dmitriev ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe raportet e mediave amerikane sugjerojnë se ai do të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, në Miami më 25 tetor. /relTop Channel
-

Platini thyen heshtjen: “Tani fillon kundërsulmi im!”
“Ishin dhjetë vjet ferr, por nuk mundën të më shkatërronin”, tha ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini, duke vizituar Festivalin e Drejtësisë Penale në Sassuolo.
Platini ishte i ftuar në Teatro Carani në Sassuolo në Festivalin e Drejtësisë Penale dhe u intervistua nga zëvendësredaktori i Il Messaggera, Alvaro Moretti.
Ish-presidenti i organizatës ombrellë të futbollit europian foli për akuzat për korrupsion, vitet e gjyqit dhe lirimin nga akuzat.
Gjithçka filloi në shtator 2015 kur hetuesit trokitën në derën e tij. Ai u akuzua për mashtrim, falsifikim dhe ryshfet të presidentit të atëhershëm të FIFA-s, Sepp Blatter, me dy milionë franga zvicerane.
Në atë moment, fituesi tre herë i Topit të Artë ndjeu jetën e tij duke u shkatërruar. Ajo që pasoi ishte një dekadë dyshimesh, gjyqesh, sanksionesh dhe titujsh mediatikë që e portretizuan atë si një simbol të korrupsionit në futbollin botëror.
“Isha i befasuar. Ndodhi në FIFA gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv, me shumë gazetarë. Ishte e çuditshme. FIFA më kritikoi ashpër, thanë se isha i korruptuar, nuk më donin si president. Gjithçka ishte e qartë që nga fillimi. Ishin dhjetë vjet ferr,” kujton ai.
Pas gati dhjetë vitesh dhe dy lirimeve, i gjithë rasti përfundoi në mars të këtij viti kur Këshilli i Jashtëzakonshëm i Apelit në Muttenz të Zvicrës i shpalli Blatter-in dhe Platini-në të pafajshëm.
Platini gjithmonë ka pohuar se marrëveshja ishte legjitime, e nënshkruar dhe e raportuar te autoritetet tatimore.
“Do të isha personi i parë i korruptuar në histori që do të paguaja një taksë ryshfeti”, bëri shaka ai.
“Nuk jam njeri i thyer. Kam jetuar një jetë të mirë, familja dhe miqtë e mi më ndihmuan. Nuk u bëra president i FIFA-s, por kujt i intereson”, tha ai.
Ai beson se ata donin ta hiqnin qafe që ai të mos bëhej president i FIFA-s.
“Kishte 150 aleanca me mua. Ata thjesht donin të më hiqnin qafe. Më e keqja ishte për familjen time, nipërve dhe mbesave të mia u thanë në shkollë: ‘Gjyshi juaj është i korruptuar’”
“Ishte poshtëruese, por nuk u dorëzova”, pranon ai.
Në vitin 2022, një gjykatë zvicerane e liroi për herë të parë, duke konstatuar se “mashtrimi nuk ishte vërtetuar me siguri të arsyeshme”. Megjithatë, prokuroria apeloi. Më në fund, në mars të vitit 2025, Gjykata Federale konfirmoi pafajësinë e tij dhe muaj më vonë çështja u mbyll përgjithmonë.
“Lirimi nga akuzat është i plotë. Nuk ka më asnjë hije dyshimi”, tha Platini.
Sot, 70-vjeçari Platini duket i qetë, por gjithashtu njofton një “kundërsulm”.
“Jam i zemëruar me ata që më lënduan. Do të luftoj kundër padrejtësisë. Tani fillon kundërsulmi im”, tha ai. /tesheshi.com/ -

Vritet brutalisht në orët e para të mëngjesit me dhjetë thika biznesmeni 39 vjeçar
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Romë, ku një biznesmen italian është vrarë brutalisht me thikë në mes të rrugës.
Viktima është identifikuar si Marco Veronese, 39 vjeç, babai i tre fëmijëve dhe pronar i kompanisë “M & M Service”, e specializuar në instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe interfonë.
Sipas mediave italiane, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:30 të mëngjesit, në kryqëzimin mes Via Sobotino dhe Corso Francia, ku Veronese u gjet i plagosur rëndë me dhjetë goditje thike në trup. Dëshmitarët tregojnë se një burrë me kapuç iu afrua viktimës dhe e qëlloi disa herë, përpara se të largoheshte me shpejtësi nga vendngjarja.
Një banor i zonës njoftoi menjëherë ambulancën, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 39-vjeçari ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
“Dëgjova dikë që thërriste ‘ndihmë, ndihmë’, por mendova se ishin fëmijët që bënin zhurmë si zakonisht. Fatkeqësisht, nuk zbrita poshtë. Jam mësuar me zhurmat e natës,” – rrëfeu një prej banorëve të zonës për mediat italiane. -

Zlatko Daliç shpjegon se si u bë trajner i Kroacisë
“Robert Markulin më telefonoi dhe më pyeti nëse doja të bëhesha trajner i ekipit kombëtar, nëse mund të më rekomandonte për këtë punë. I thashë se mund ta bënte menjëherë, por nuk mendoja se kisha shans. Pas telefonatës, hipa në makinë dhe shkova në Zagreb. Po hyja në një botë të re: këta janë yje të mëdhenj dhe duhej të krijoja kontakte dhe të gjeja kombinimin e duhur.”
“Rreth dhjetë ditë para se të merrja telefonatën për t’u bërë trajner i ekipit kombëtar, isha në Dubai. Po negocioja me një klub në Arabinë Saudite dhe po mendoja ta pranoja punën. Por pastaj familja ime më bindi të mos largohesha nga shtëpia. Më thanë të prisja edhe pak, se diçka më e mirë do të vinte. Dhe kështu ndodhi, dhjetë ditë më vonë. Falë familjes sime, u bëra trajner i ekipit kombëtar.”
Vazhdo leximin
-

Edhe një mesele për trima
Ish kanë një burrë i zoti me e pa. U shitke trim, edhe dukej kreshnik që thonë njerëzia. Mirëpo nuk kishte kurfarë autoriteti në popull, edhe një ditë mendon çka me ba diçka që me i dal zani në popull si burrë i zoti.Një ditë takohet me Sylejman agën e Batushës. Aga ish kanë çaush atëherë. I thotë:– Lum aga, ndihmom pak me u ba i njofshëm në popull, se nuk po e din kush që jam gjallë.– Qysh me të ndihmua unë? – i thotë Aga.– Unë po dalë me armë në çarshi. Ti je me ushtarët e tu, edhe më drejtohesh mua: ‘Dorëzoji armët!’ E unë nuk po i dorëzoj.Ti banu sikur po don me kërsitë pushka e merri ushtarët edhe largohu prej çarshisë. Populli e shkep fjalën që Çaush Aga nuk mujti me më çarmatosë.
Aga e pranoi këtë gjë edhe bënë marrëveshje. E lanë takimin në të nesërmen në mes të Çarshisë në kohën kur plot njerëz ishte qyteti. Kur doli ky me armë, Çaush Aga e rrethoi edhe i tha:-Dorëzoji armët! Ashtu siç ishin pajtuar.Ky i tha:-Jo kurrë nuk i dorëzoj’Aga u tha ushtarëve:-Mos ma l’shoni!Ushtarët i kthyen pushkët drejt ti.Ky u djersitë, i shikonte dhjetë gryka të pushkëve që e kishin marr në nishan. U ligështua edhe e lëshoi pushkën edhe alltinë në tokë, i dorëzoi armët.Aga i tha:– Pse, t’vraftë zoti i dorëzove armët? A e di qysh i kemi pasë fjalët?– He, more Agë, ta kishe pasë ti gishtin n’tâna ato pushkë s’pata me i dorëzue, po k’tu, dhjetë ushtarë, dhjetë gishta n’pushkë. Bani e luejti gishtin veç nja, mue m’shkoi jeta. Spo due hiç me kanë i zoti.
-

Marsela Neni: Nëna ime kishte dhjetë duar
Nëna ime kishte dhjetë duar.Ato mund t’i shihje veç ditën,nëse përditën e shihje në iris të syrit.Kur të gjithë i mundte gjumi,ato zhdukeshin, mbeteshin veç dy.Të gjithë flinin, por jo unë, unë përgjoja,nëna flinte, por…duart e nënës nuk flinin kurrë,si dy engjëj nate të mermertëato përkundnin detin në sytë e migjersa qetësohej çdo valë.Duhet të kesh sy prej fëmijepër t’i parë mrekullitë:Nuk ka gjë më magjikese duart e një gruaje!
*Titulli i origjinalit: “Duart e një gruaje“
ObserverKult
————————————————————————-
Lexo edhe:
MARSELA NENI: ERDHA, POR NUK TË GJETA, TIRANË
Poezi nga Marsela Neni
Kryeqytetit natën eci me duarkëmbët më kalamburen në qiejsy ciklopësh, hije përbindëshashmbi sheshin si lugë e përmbysurkullën e sahatit një katallane ka zënë për grykenën këmbët e shtatores së Skënderbeutlahuta nderur në litarët e territnuk bien telatveç ndonjë ere prej perëndimitia përvlon ndonjë çast krelat
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
MARSELA NENI: NUK KISHA MJAFTUESHËM PARA PËR TA BLERË NJË LIBËR…
Sot nuk kisha mjaftueshëm parapër ta blerë një libër,ushqim për shpirtin.Dola në rrugëe lexova në sytë e njerëzve:në kafene në vetmi mes miqve,në dyert e dyqaneve me qeska t’lehta në duar,në qoshet e rrugëve ku lypet buka e gojës,në klinikat e mbushura me trupa që lëngojnë,në parqe lojrash ku nuk luajnë fëmijë,në bankat e zbrazura të klasave në shkolla,në dheun që nuk hidhet për respekt të të vdekurve,
në listën e borxheve në qetapet e farmacive,në ballkonin e një nënë ku kursehet drita,por jo lotët që mblidhen në filxhanin e vetëmtë kafesë,…u trishtova sa nuk ta rrëfej dot!Në sytë e njerëzve
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Dhjetë vjet më vonë: si gjykohet Merkel nga gjermanët për politikën e saj të migracionit
Një shumicë e madhe e qytetarëve gjermanë thonë se fjalia e famshme e ish-Kancelares Angela Merkel “ne mund ta bëjmë” nga viti 2015 ishte e paduhur. Fjalia nënkuptonte që Gjermania mund të pranonte qindra mijëra refugjatë, siç bëri atëherë.
Dhjetë vjet më vonë, 71 përqind e të anketuarve në një anketë thanë se fjalët e Merkelit ishin “më pak realiste” ose “krejtësisht të paduhura “.
Vetëm 23 përqind thanë se deklarata ishte e duhur – se Gjermania “mund ta bënte”.
Merkel kohët e fundit përsëriti se i qëndron vendimit të saj në atë kohë dhe se një zgjidhje e ndryshme do të thoshte largimi i njerëzve nga kufiri, gjë që ajo tha se ishte plotësisht e papranueshme për të.
Pikëpamja e qytetarëve gjermanë mbi pasojat politike të pranimit të refugjatëve në vitin 2015 tregon gjithashtu një qëndrim të qartë – 63 përqind thanë se Merkel kontribuoi ndjeshëm në forcimin e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD).
Ndërsa 27 përqind kanë mendim të kundërt e dhjetë përqind ishin të pavendosur.
Rreth 2,500 pjesëmarrës të regjistruar dhe të verifikuar në platformën Civey morën pjesë në anketë më 28 dhe 29 gusht.
Sipas institutit, rezultatet janë përfaqësuese, raporton dpa. /tesheshi.com/ -

Detaje nga sulmi në SHBA, dy fëmijë të vdekur! Autori kishte me vete tre armë zjarri
Dy fëmijë të mitur, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, janë viktimat e sulmit të armatosur që ndodhi këtë të mërkurë, 27 gusht Minneapoli. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një shkolle katolike, në jug të qytetit.
Shefi i policisë, Michael O’Hara, gjatë një deklaratë për mediat tha se sulmuesi ishte i armatosur me tri armë, një pushkë automatike, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai hapi zjarr në mënyrë të papritur, duke krijuar panik dhe viktima në pak sekonda. Autoritetet konfirmojnë po ashtu se autori i sulmit ka ndërruar jetë.
“Dy fëmijë të vegjël, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, u vranë aty ku ishin ulur në banka. Prindërit e tyre janë njoftuar për humbjen tragjike,” tha O’Hara, i cili e cilësoi sulmin si akt brutal.
Në total, sipas autoriteteve, 17 persona janë plagosur, prej të cilëve 14 janë fëmijë. Dhjetë prej të cilëve ndodhen në gjendje kritik. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Në një postim në Truth Social, Trump shkruan se është “plotësisht i informuar” për situatën dhe se FBI ka shkuar në vendngjarje.
“Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju ftoj të bashkoheni me mua në lutje për të gjithë personat e përfshirë,” tha Trump.