Zjarri që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë ka marrë përmasa alarmante, duke çuar në djegien e 11 banesave, përfshirë edhe një strukturë të destinuar për agrobiznes. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, përveç shtëpive që janë djegur, flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.
Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar me kohë familjet që rrezikoheshin nga zjarri.
Për të përballuar situatën, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
gijotina.com/
Tag: dhimitrit
-

Zjarri në Senicë djeg 11 shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit
-

Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë
Pas më shumë se dy javësh nën zjarr, mësohet se situata në zonën e Dukatit është neutralizuar, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të mundësisë së riaktivizimit nga era apo temperaturat e larta.
Ndërkohë, mësohet se flakët janë përhapur në drejtim të Smokthinës, pas djegieve në Sevaster dhe Ploç. Në Delvinë, zjarret janë aktivë në Tatzat, Senicë dhe Vergo, ku përveç banesave është djegur edhe kisha e Shën Dhimitrit, monument kulture.
Në Kalasë, Senicë dhe Tatzat mungon energjia elektrike prej orësh për shkak të dëmtimit të linjave nga flakët.
Po vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll zjarrin në zonën e Dishnicës, në Korçë, ndërsa në Gjirokastër janë shuar vatrat në fshatrat Plesat, Kardhiq dhe Prongji.
Në muajin korrik, Shqipëria është përballur me një valë të fortë zjarresh, të shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta, era dhe faktorët njerëzorë. Vatrat kryesore kanë qenë në jug të vendit, duke përfshirë zonat e Dukatit, Delvinës, Sarandës dhe Korçës. Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, pasuri dhe infrastrukturë, duke rrezikuar banesa dhe monumente kulture./tvklan.al -

Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë! Dukati në flakë prej më shumë se dy javësh
Pas më shumë se dy javësh nën zjarr, mësohet se situata në zonën e Dukatit është neutralizuar, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të mundësisë së riaktivizimit nga era apo temperaturat e larta.
Ndërkohë, mësohet se flakët janë përhapur në drejtim të Smokthinës, pas djegieve në Sevaster dhe Ploç. Në Delvinë, zjarret janë aktivë në Tatzat, Senicë dhe Vergo, ku përveç banesave është djegur edhe kisha e Shën Dhimitrit, monument kulture.
Në Kalasë, Senicë dhe Tatzat mungon energjia elektrike prej orësh për shkak të dëmtimit të linjave nga flakët.
Po vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll zjarrin në zonën e Dishnicës, në Korçë, ndërsa në Gjirokastër janë shuar vatrat në fshatrat Plesat, Kardhiq dhe Prongji.
Në muajin korrik, Shqipëria është përballur me një valë të fortë zjarresh, të shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta, era dhe faktorët njerëzorë. Vatrat kryesore kanë qenë në jug të vendit, duke përfshirë zonat e Dukatit, Delvinës, Sarandës dhe Korçës. Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, pasuri dhe infrastrukturë, duke rrezikuar banesa dhe monumente kulture. -

Zjarri në Senicë, digjen disa banesa të fshatit, flakët nuk kursejnë as Kishën e Shën Dhimitrit
Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë sot fshatin Senicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, disa shtëpi janë djegur, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.
Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar me kohë familjet që rrezikoheshin nga zjarri. Për të përballuar situatën, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.