Tag: dhimbje

  • Ja pse ju dhembin veshkat kur e teproni me ushqimin

    Ja pse ju dhembin veshkat kur e teproni me ushqimin

    Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup.

    Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerkes së keqe.

    Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë.

    Veshkat dhe ushqimet e rënda

    Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë problematike jo vetëm për tretjen dhe urthin por edhe për veshkat.

    Nëse ju keni dhimbje të veshkave pasi keni ngrënë një vakt të rëndë, atëherë problemi, sipas ekspertëve, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me funksionin veshkave.Një vakt i rëndë dhe i yndyrshëm mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe të shkaktojë të përziera, fryrje, parehati dhe dhimbje që shtrihet nga brinjët e deri poshtë në zonën e zorrëve.

    Veshkat ndodhen pikërisht në këtë zonë të ndjeshme ndaj dhimbjes dhe shumë pranë problemit.Dhimbja që mund të përjetoni në veshka pas një vakti në rëndë, mund të jetë pra duke sinjalizuar një tretje problematike por edhe nevojën për të kufizuar ushqimet e yndyrshme.

    Sidoqoftë, kur vjen puna tek shëndeti nuk ka një rregull absolut.

    Nëse ju hani rregullisht ushqime të rënda, të yndyrshme dhe me proteinë, siç mund të jetë bifteku, gjasat që të dëmtoni veshkat në të ardhmen janë të mëdha.

    Ky dëm shkaktohet nga proteina për shpërbërjen e të cilës janë përgjegjëse veshkat.

    Me kalimin e kohës, ushqime të tilla mund të ndikojnë ndjeshëm në funksionin e veshkave.

    Nëse ju tashmë vuani prej problemeve të saj, atëherë ngrënia e ushqimeve të yndyrshme dhe me proteinë duhet të jetë sa më e kufizuar.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun

    Nëse keni ngrënë një vakt të rëndë e të yndyrshëm dhe keni dhimbje veshkash e simptoma të tjera, atëherë duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

    Simptomat e tjera të rëndësishme ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm janë: të vjellat, gjakderdhje në jashtëqitje dhe urinë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të fortë mes shpatullave.

    Ju duhet të konsultoheni me mjekun edhe në rast se dhimbja në veshka pas vaktit zgjat mbi 24 orë.

  • Çfarë po ju thotë stomaku? Llojet e dhimbjeve dhe kur duhet të shqetësoheni

    Çfarë po ju thotë stomaku? Llojet e dhimbjeve dhe kur duhet të shqetësoheni

    Dhimbja e stomakut nuk është gjithmonë e njëjtë, ndonjëherë është një shpim i mprehtë, ndonjëherë një fryrje bezdisëse, e herë të tjera shoqërohet me simptoma të tjera që nuk duhen neglizhuar. Sipas gastroenterologes Dr. Reshma Rakshit, shumë njerëz mësohen me dhimbjen dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësore, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

    Por çfarë sinjalizojnë në të vërtetë këto dhimbje? Më poshtë gjeni disa nga llojet më të zakonshme të dhimbjes së stomakut dhe shpjegimet përkatëse:

    Dhimbje e mprehtë në anën e sipërme të djathtë të barkut
    Kjo dhimbje shpesh lidhet me gurët në tëmth. Ato formohen në fshikëzën e tëmthit dhe mund të shkaktojnë një dhimbje të papritur që përhapet edhe drejt shpatullës së djathtë ose pjesës së sipërme të shpinës. Zakonisht lidhet me një dietë të pasur me yndyrna.

    Fryrje dhe ndjesi gazrash
    Fryrja shpesh është rezultat i gazrave të tepërt në traktin tretës, të shkaktuar nga përtypja e shpejtë, konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra (si perimet jeshile apo fasulet), ëmbëlsuesit artificialë ose çamçakëzi. Megjithatë, nëse fryrja shoqërohet me humbje peshe ose gjak në jashtëqitje, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

    Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut që shtohet pas ngrënies
    Kjo mund të jetë ulçerë. Shkaktarët më të zakonshëm janë ilaçet anti-inflamatore si ibuprofeni dhe aspirina. Dhimbja mund të përhapet në shpinë, dhe në raste të rënda, mund të shfaqen të vjella me gjak, urth ose humbje oreksi.

    Dhimbje që fillon në shpinë dhe shoqërohet me djegie gjatë urinimit
    Kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni të veshkave. Simptoma të tjera përfshijnë marrje mendsh, mungesë energjie dhe ndjesi të përzier. Kërkohet trajtim i menjëhershëm me antibiotikë.

    Dhimbje e mprehtë në pjesën e poshtme të barkut, e shoqëruar me të përziera
    Ky është një tregues i qartë për apendicitin, veçanërisht nëse dhimbja lokalizohet në anën e djathtë poshtë. Nëse nuk trajtohet, apendiksi mund të shpërthejë, një situatë urgjente që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

    Dhimbje barku dhe diarre
    Kjo është shenjë e një gastroenteriti, zakonisht i njohur si “gripi i stomakut”. Shkaktohet nga infeksione bakteriale apo virale, shpesh përmes ushqimit të kontaminuar. Këshillohet pushim, hidratim i mirë dhe higjienë e rreptë, veçanërisht larja e duarve pas tualetit dhe para ngrënies.

    Dhimbje barku e shoqëruar me fryrje të vazhdueshme
    Këto janë simptoma tipike të sindromës së zorrës së irrituar (IBS). Kjo sindromë ndahet në tri forma: ajo me diarre, ajo me kapsllëk, dhe ajo e përzier. Simptomat shpesh përfshijnë ndjenjën e nevojës urgjente për tualet edhe menjëherë pas kryerjes së nevojave.

    Kur duhet të shqetësoheni?
    Nëse përjetoni dhimbje të vazhdueshme, të përkeqësuar nga ushqimi, humbje të pashpjegueshme në peshë, gjak në jashtëqitje apo të vjella me gjak, mos e lini pas dore. Këto janë shenja që kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore.

  • Llojet e dhimbjes së stomakut dhe ja kur duhet të shqetësoheni

    Llojet e dhimbjes së stomakut dhe ja kur duhet të shqetësoheni

    Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni?

    “Zorrët janë një pjesë e rëndësishme e trupit të njeriut dhe lidhen ndjeshëm me sëmundjet e përgjithshme dhe me shëndetin. Sidoqoftë shumë njerëz e durojnë dhimbjen, sepse mendojnë se këto janë të zakonshme”, tha Dr Reshma Rakshit, e cila është konsulente gastroenterologe, sipas “The Sun”.
    Këtu do të gjeni të listuara disa nga dhimbjet më të zakonshme të stomakut si dhe shpjegimet përkatëse për secilën prej tyre.

    Nëse dhimbja është si një goditje e mprehtë në anën e djathtë të stomakut lart, mund të keni gurë në tëmth.
    “Gurët e tëmthit janë gunga të lëndës së ngurtë që formohen në fshikëzën e tëmthit. Ato irritojnë fshikëzën e tëmthit dhe shkaktojnë dhimbje të mprehtë në pjesën e sipërme të barkut. Kjo mund të ndodhë nga përkeqësimi i dietës, e cila mund të përmbajë shumë yndyra. Njerëzit mund të ndjejnë dhimbje edhe në shpatullën e djathtë ose në rreth zonës së shpinës”-, thotë Dr Reshma.
    Nëse dhimbja lidhet me fryrje të pakëndshme. Kjo mund të ndodhë nga gazi i tepërt në stomak.
    “Gazi në traktin tretës vjen nga ajri i gëlltitur dhe ndodh kur hamë shumë shpejt, përtypim çamçakëz, kemi shumë ëmbëlsues artifizialë ose hamë sasi të mëdha të perimeve me gjethe jeshile ose fasule”,- tha Dr Rashima, e cila shtoi: “Gazi i tepërt është një simptomë e zakonshme, por nëse keni simptoma të tjera, të tilla si gjak në jashtëqitje, humbje peshe pa shkak, atëherë mund të shqetësoheni. Fryrja mund të lidhet me probleme serioze të tilla si tumoret, prandaj duhet të bëni një vizitë tek mjeku”.
    Nëse keni dhimbje të lehtë deri në të fortë në pjesën e sipërme të stomakut.
    Zakonisht kjo ngatërrohet me gurët në tëmth dhe anasjelltas. Kjo ndodh kur stomaku është dëmtuar dhe ju vuani nga ulçera. Kjo mund të shkaktohet nga ilaçet kundër dhimbjeve si ibubrofen ose aspirina.
    “Dhimbja mund të përhapet në shpinë dhe zakonisht ndodh para ose pas ngrënies. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë të vjella me gjak. Ju mund të përjetoni edhe urth, humbje të oreksit dhe humbje peshe, prandaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku”,- tha Dr Rashima.
    Nëse dhimbja është e fortë dhe fillon në shpinë. Mund të vuani nga infeksioni i veshkave. Nëse vuani nga një ndjesi djegieje të rëndë kur shkoni në tualet, atëherë mund të keni infeksion në veshka.
    “Simptoma të tjera të këtij infeksioni janë marrje mendsh, të vjella, dhe mungesë energjie. Ju keni nevojë për trajtim të shpejtë me antibiotikë”, – tha Dr Rashima.
    Nëse keni dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të barkut, mund të jetë apendicit.
    “Kjo shkaktohet kur hyrja e apendisitit bllokohet dhe mostrajtimi mund të çojë në shpërthim të tij. Simptoma të tjera janë të vjella, ethe dhe marrje mendsh ose të përziera”,– thotë Dr Rashima
    Nëse keni dhimbje barku dhe diarre. Edhe pse emri i zakonshëm për gastroenteritin është grip si stomakut, problem në fakt është një infeksion i traktit tretës. Kjo shkaktohet kryesisht nga helmimi me ushqim ose nga ndonjë infeksion, sipas Dr Rashima-s.
    Simptoma të tjera që mund të hasni janë diarre, dhimbje stomaku, të vjella dhe ethe. Ju duhet të qëndroni të hidratuar dhe të merrni ilaçe kundër dhimbjeve. Gjithashtu këshillohet që të lani duart pas përdorimit të tualetit dhe pas ngrënies
    Nëse keni dhimbje stomaku shoqëruar me fryrje. Mund të vuani nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS).
    Ekzistojnë tre lloje të  IBS. E para shkakton dhimbje barku shoqëruar me diarre dhe fryrje, e dyta shkakton dhimbje, fryrje dhe kapsllëk, e treta shkakton një përzierje të të dyja llojeve të para.
    Simptomat e tjera përfshijnë nevojën urgjente për të shkuar në tualet pavarësisht se mund të keni pak minuta që keni kryer nevojat tuaja.

  • Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

    Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

    Nxehtësia e verës mund të jetë e lodhshme dhe t’i bëjë aktivitetet e përditshme të vështira, veçanërisht gjatë punës ose një nate pushimi.
    Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz përdorin kondicionerë për të freskuar hapësirën ku ndodhen, qoftë në shtëpi apo në punë.
    Por edhe pse kondicioneri mund të sjellë lehtësim, gjithnjë e më shumë njerëz i ndiejnë efektet e pakëndshme të ftohjes, veçanërisht në zonën e qafës dhe shpinës.
    Ekspertët paralajmërojnë se ajri i ftohtë nga kondicioneri mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, dhe tek njerëzit më të ndjeshëm, mund të përkeqësojë problemet ekzistuese shëndetësore.
    Dhimbje në qafë për shkak të të ftohtit
    Është shumë e zakonshme që kondicioneri të shkaktojë dhimbje në qafë, e njohur si sindroma cervikale, dhe te disa njerëz, shqetësime më serioze në pjesën e sipërme të shpinës.
    Simptoma të tilla ndodhin sepse qafa është më e ekspozuar ndaj fryrjeve të drejtpërdrejta të ajrit të ftohtë. Për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës, muskujt shtrëngohen, gjë që shkakton ngurtësim, dhimbje, marramendje dhe madje edhe dhimbje koke, të cilat shpesh ndodhin si një simptomë shoqëruese e sindromës cervikale, e cila përkeqëson më tej funksionimin e përditshëm.
    Edhe pse dhimbja e shkaktuar nga i ftohti zakonisht është muskulore, njerëzit që vuajnë nga artriti ose artroza duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Për ta, i ftohti mund të veprojë si një faktor shtesë irritues dhe të intensifikojë dhimbjen ekzistuese.
    Nyjet më të ndjeshme në trup ndodhen pikërisht në zonën e shtyllës kurrizore, ku muskujt luajnë një rol kyç në ruajtjen e qëndrimit të duhur.
    Kur këta muskuj shtrëngohen për shkak të të ftohtit, ata ushtrojnë presion shtesë mbi nyjet dhe mund të shkaktojnë edhe më shumë dhimbje.
    Mënyrat për të lehtësuar dhimbjen
    Hapi i parë është të shmangni ekspozimin direkt ndaj ajrit të ftohtë nga kondicioneri. Rekomandohet të mbuloni lehtë qafën me një shall ose llastik, si dhe të rrisni temperaturën e kondicionerit në një nivel më të rehatshëm, në mënyrë që të zvogëloni shokun termik.

    Metodat e mëposhtme janë të dobishme në luftën kundër dhimbjeve të qafës:
    ilaçe anti-inflamatore (në konsultim me një mjek)
    masazh i butë i zonës së prekur
    shtrirje e rregullt e muskujve të qafës dhe shpatullave
    Terapitë osteopatike që synojnë relaksimin e muskujve dhe vendosjen e ekuilibrit të muskujve

    Masazhi mund të ndihmojë, por duhet të jetë i butë. Lëvizjet e papritura ose presioni i tepërt mund të irritojnë më tej muskujt që janë tashmë të tendosur.
    Shtrirja e butë është ideale, dhe trajtimet osteopatike që ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe balancimin e fashës mund të jenë një alternativë efektive.

  • A po ju sëmur kondicioneri? Si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

    A po ju sëmur kondicioneri? Si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

  • Therja nga iriqi i detit mund të shkaktojë ndalimin e frymëmarrjes, madje mund të rrezikojë jetën

    Therja nga iriqi i detit mund të shkaktojë ndalimin e frymëmarrjes, madje mund të rrezikojë jetën

    Therja nga iriqi i detit kërkon largim të menjëhershëm të gjembave dhe trajtim të kujdesshëm të plagëve

    Iriqët e detit janë krijesa të vogla detare të mbuluara me gjemba, që gjenden pothuajse në të gjitha ujërat e botës. Therja nga to shkakton dhimbje të menjëhershme, ndërsa kontakti mund të sjellë skuqje, ënjtje dhe, në raste më të rënda, simptoma serioze si dobësi, shok apo paralizë.

    Iriqët e detit zakonisht gjenden në ujëra të cekëta, aty ku njerëzit pushojnë, prandaj kontakti aksidental dhe therja ndodhin shpesh.

    Kontakti me iriqin e detit, një dhimbje me komplikacione serioze

    Therja nga iriqi i detit është shumë e dhimbshme. Shumica e njerëzve theren kur shkelin padashje mbi to apo i prekin, gjë që ndodh shpesh në ujë të turbullt, pasi gjatë ditës fshihen në çarje të shkëmbinjve.

    Simptomat e therjes nga iriqi i detit

    Therja shkakton dhimbje të fortë dhe të menjëhershme. Në lëkurë shfaqen shpime të vogla që mund të infektohen lehtë nëse nuk trajtohen me kujdes. Zona rreth plagës shpesh skuqet, fryhet dhe, nëse gjemba kalon thellë në lëkurë (gjë që ndodh shpesh), vendi i therjes mund të duket si një mavijosje blu-e zezë, transmeton Telegrafi.

    Therje të shumta e të thella mund të jenë shumë të rrezikshme, sidomos nëse shfaqen këto simptoma:

    ▪ dobësi,
    ▪ dhimbje muskulore,
    ▪ shok,
    ▪ paralizë,
    ▪ lodhje e rënduar.

    Këto mund të çojnë në ndalim frymëmarrjeje dhe kërcënimi për jetën.

    Si ndodh therja?

    Iriqi i detit ka dy mekanizma mbrojtës. I pari është pasiv dhe i përhershëm, gjembat e gjata dhe shpesh helmuese, të cilat mund të shpojnë lehtë lëkurën. Gjembat mund të thyhen dhe të mbeten të ngulitura në trup.

    Mekanizmi i dytë është më aktiv, quhet pedicelari. Këto janë gjemba të vegjël që mund të çlirojnë helm. Therja e drejtpërdrejtë shkakton dhimbje të fortë, sidomos sepse gjembat mund të futen thellë në inde.

    Si të veprohet në shtëpi

    Nëse theresh nga iriqi i detit, të gjitha pjesët e ngulitura duhet të hiqen menjëherë me piskatore.

    Për pjesë shumë të vogla të pedicelarisë mund të përdoret kujdesshëm brisk rroje për t’i hequr pa dëmtuar lëkurën. Më pas zona duhet larë me ujë të ngrohtë dhe sapun.

    Për të lehtësuar dhimbjen fillestare mund të merren qetësues si ibuprofeni apo paracetamoli. Zona mund të lyhet me krem antibiotik 3 herë në ditë. Nëse shfaqet kruajtje, mund të përdoret krem kortikosteroid, si hidrokortizoni.

    Megjithatë, nëse shfaqen shenja infeksioni, si ënjtje, ngrohje, skuqje, temperaturë apo dhimbje në rritje, përdorimi i hidrokortizonit duhet ndërprerë dhe duhet kërkuar ndihmë mjekësore.

    Kur duhet të shkoni te mjeku?

    Në rast plagësh të thella, vizita te mjeku është e domosdoshme, sidomos nëse dhimbja vazhdon më shumë se katër ditë pas therjes.

    Gjithashtu, nëse shfaqen shenja infeksioni ose simptoma si:

    ▪ dobësi muskulore,
    ▪ paralizë,
    ▪ dhimbje të forta muskulore,
    ▪ lodhje ekstreme,
    ▪ duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

    Nëse dyshohet se një gjemb ka mbetur në trup, mjeku mund të rekomandojë një rreze X për të përcaktuar vendndodhjen dhe ta heqë atë. Mund të nevojitet edhe vaksinë kundër tetanozit.

    Nëse ka infeksion, zakonisht jepen antibiotikë që duhet të përdoren deri në fund të periudhës së rekomanduar, edhe nëse simptomat zhduken më herët. Për infeksione më të rënda mund të kërkohet shtrim në spital dhe trajtim me antibiotikë intravenoz.

    Nëse gjembat janë futur thellë ose ndodhen afër nyjeve, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për t’i larguar.

    A mund të shkaktojë therja probleme të tjera shëndetësore?

    Nëse nuk trajtohet, therja nga iriqi i detit mund të sjellë komplikime serioze. Më e zakonshmja është infeksioni i plagës, që mund të përkeqësohet shpejt.

    Gjembat e mbetura mund të lëvizin më thellë në inde, duke dëmtuar muskuj, kocka ose nerva. Kjo mund të shkaktojë nekrozë (vdekje të indeve), ngurtësim nyjesh ose artrit. Nëse dyshohet për nekrozë, duhet shkuar menjëherë në spital.

    Në raste shumë të rralla mund të ndodhë vështirësi në frymëmarrje ose ndalim i saj, një situatë që kërkon trajtim urgjent me oksigjen dhe, në disa raste, frymëmarrje të asistuar.

  • Ju sëmur kondicioneri, ja si të shpëtoni nga dhimbjet e shpinës

    Ju sëmur kondicioneri, ja si të shpëtoni nga dhimbjet e shpinës

    Nxehtësia e verës mund të jetë e lodhshme dhe t’i bëjë aktivitetet e përditshme të vështira, veçanërisht gjatë punës ose një nate pushimi.

    Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz përdorin kondicionerë për të freskuar hapësirën ku ndodhen, qoftë në shtëpi apo në punë.
    Por edhe pse kondicioneri mund të sjellë lehtësim, gjithnjë e më shumë njerëz i ndiejnë efektet e pakëndshme të ftohjes, veçanërisht në zonën e qafës dhe shpinës.

    Ekspertët paralajmërojnë se ajri i ftohtë nga kondicioneri mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, dhe tek njerëzit më të ndjeshëm, mund të përkeqësojë problemet ekzistuese shëndetësore.
    Dhimbje në qafë për shkak të të ftohtit
    Është shumë e zakonshme që kondicioneri të shkaktojë dhimbje në qafë, e njohur si sindroma cervikale, dhe te disa njerëz, shqetësime më serioze në pjesën e sipërme të shpinës.
    Simptoma të tilla ndodhin sepse qafa është më e ekspozuar ndaj fryrjeve të drejtpërdrejta të ajrit të ftohtë. Për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës, muskujt shtrëngohen, gjë që shkakton ngurtësim, dhimbje, marramendje dhe madje edhe dhimbje koke, të cilat shpesh ndodhin si një simptomë shoqëruese e sindromës cervikale, e cila përkeqëson më tej funksionimin e përditshëm.
    Edhe pse dhimbja e shkaktuar nga i ftohti zakonisht është muskulore, njerëzit që vuajnë nga artriti ose artroza duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Për ta, i ftohti mund të veprojë si një faktor shtesë irritues dhe të intensifikojë dhimbjen ekzistuese.
    Nyjet më të ndjeshme në trup ndodhen pikërisht në zonën e shtyllës kurrizore, ku muskujt luajnë një rol kyç në ruajtjen e qëndrimit të duhur.
    Kur këta muskuj shtrëngohen për shkak të të ftohtit, ata ushtrojnë presion shtesë mbi nyjet dhe mund të shkaktojnë edhe më shumë dhimbje.
    Mënyrat për të lehtësuar dhimbjen
    Hapi i parë është të shmangni ekspozimin direkt ndaj ajrit të ftohtë nga kondicioneri. Rekomandohet të mbuloni lehtë qafën me një shall ose llastik, si dhe të rrisni temperaturën e kondicionerit në një nivel më të rehatshëm, në mënyrë që të zvogëloni shokun termik.
    Metodat e mëposhtme janë të dobishme në luftën kundër dhimbjeve të qafës:
    ilaçe anti-inflamatore (në konsultim me një mjek)
    masazh i butë i zonës së prekur
    shtrirje e rregullt e muskujve të qafës dhe shpatullave
    Terapitë osteopatike që synojnë relaksimin e muskujve dhe vendosjen e ekuilibrit të muskujve
    Masazhi mund të ndihmojë, por duhet të jetë i butë. Lëvizjet e papritura ose presioni i tepërt mund të irritojnë më tej muskujt që janë tashmë të tendosur.
    Shtrirja e butë është ideale, dhe trajtimet osteopatike që ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe balancimin e fashës mund të jenë një alternativë efektive.

  • Përcillet në banesën e fundit Arben Anamali! Bashkëshortja e heroit: Dhimbje shumë e madhe për ne

    Përcillet në banesën e fundit Arben Anamali! Bashkëshortja e heroit: Dhimbje shumë e madhe për ne

    Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një grup turistësh izraelitë që po rrezikonin të mbyteshin në Liqenin e Shkodrës.

    Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk hezitoi të hidhej në ujë për t’u ardhur në ndihmë turistëve. Pasi u hodhi jelekët e shpëtimit, përfshirë edhe atë që kishte vetë, turistët arritën të ngjiteshin sërish në anije. Por, Arben Anamali nuk u kthye më.
    “Më njoftoi një koleg, që ka punuar bashkë me të në anije. Më tha që Beni ka pësuar një aksident. Se mendova kurrë se ishte mbytur, se ishte shumë i fortë. Është dhimbje shumë e madhe për ne”, u shpreh bashkëshortja e viktimës, Najada Isufi.
    Trupi i tij u gjet pas tre ditësh kërkimesh intensive. Të afërmit shpresojnë që emri dhe sakrifica e tij të mbeten në kujtesën e çdo shqiptari, si një shembull i rrallë humanizmi.
    “Për aktin e tij nuk kemi çfarë të them, sepse kanë folur të gjithë. Shpresojmë mos të harrohet dhe të respektohet”, u shpreh nipi i viktimës, Mirsad Isufi.
    Për aktin heroik të kryer në shërbim të jetës, kapiten Arben Anamali është shpallur nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut”.

    Top Channel

  • A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

    A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës