Tag: dhimbje

  • A ju sëmur kondicioneri?

    A ju sëmur kondicioneri?

    Nxehtësia e verës mund të jetë e lodhshme dhe t’i bëjë aktivitetet e përditshme të vështira, veçanërisht gjatë punës ose një nate pushimi.

    Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz përdorin kondicionerë për të freskuar hapësirën ku ndodhen, qoftë në shtëpi apo në punë.
    Por edhe pse kondicioneri mund të sjellë lehtësim, gjithnjë e më shumë njerëz i ndiejnë efektet e pakëndshme të ftohjes, veçanërisht në zonën e qafës dhe shpinës.

    Ekspertët paralajmërojnë se ajri i ftohtë nga kondicioneri mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, dhe tek njerëzit më të ndjeshëm, mund të përkeqësojë problemet ekzistuese shëndetësore.
    Dhimbje në qafë për shkak të të ftohtit
    Është shumë e zakonshme që kondicioneri të shkaktojë dhimbje në qafë, e njohur si sindroma cervikale, dhe te disa njerëz, shqetësime më serioze në pjesën e sipërme të shpinës.
    Simptoma të tilla ndodhin sepse qafa është më e ekspozuar ndaj fryrjeve të drejtpërdrejta të ajrit të ftohtë. Për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës, muskujt shtrëngohen, gjë që shkakton ngurtësim, dhimbje, marramendje dhe madje edhe dhimbje koke, të cilat shpesh ndodhin si një simptomë shoqëruese e sindromës cervikale, e cila përkeqëson më tej funksionimin e përditshëm.
    Edhe pse dhimbja e shkaktuar nga i ftohti zakonisht është muskulore, njerëzit që vuajnë nga artriti ose artroza duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Për ta, i ftohti mund të veprojë si një faktor shtesë irritues dhe të intensifikojë dhimbjen ekzistuese.
    Nyjet më të ndjeshme në trup ndodhen pikërisht në zonën e shtyllës kurrizore, ku muskujt luajnë një rol kyç në ruajtjen e qëndrimit të duhur.
    Kur këta muskuj shtrëngohen për shkak të të ftohtit, ata ushtrojnë presion shtesë mbi nyjet dhe mund të shkaktojnë edhe më shumë dhimbje.
    Mënyrat për të lehtësuar dhimbjen
    Hapi i parë është të shmangni ekspozimin direkt ndaj ajrit të ftohtë nga kondicioneri. Rekomandohet të mbuloni lehtë qafën me një shall ose llastik, si dhe të rrisni temperaturën e kondicionerit në një nivel më të rehatshëm, në mënyrë që të zvogëloni shokun termik.
    Metodat e mëposhtme janë të dobishme në luftën kundër dhimbjeve të qafës:
    ilaçe anti-inflamatore (në konsultim me një mjek)
    masazh i butë i zonës së prekur
    shtrirje e rregullt e muskujve të qafës dhe shpatullave
    Terapitë osteopatike që synojnë relaksimin e muskujve dhe vendosjen e ekuilibrit të muskujve
    Masazhi mund të ndihmojë, por duhet të jetë i butë. Lëvizjet e papritura ose presioni i tepërt mund të irritojnë më tej muskujt që janë tashmë të tendosur.
    Shtrirja e butë është ideale, dhe trajtimet osteopatike që ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe balancimin e fashës mund të jenë një alternativë efektive.

  • Kruralgjia: çfarë është, si shfaqet dhe kujt t’i drejtoheni

    Kruralgjia: çfarë është, si shfaqet dhe kujt t’i drejtoheni

    Dhimbje në pjesën e përparme të kofshës, parehati që nis nga ijet dhe arrin deri te gjuri, therje që shfaqen edhe në pushim. Kruralgjia është një gjendje pak e njohur, por mjaft e përhapur, që mund të prekë njerëz të çdo moshe, sportistë dhe jo. Për të sqaruar më shumë, foli dr. Franco Fiorentini, reumatolog dhe fizioterapist, përgjegjës i Rehabilitimit Motorik në Institutin Klinik Villa Aprica të Como-s.

    “Kur flasim për Kruralgji, i referohemi një simptomatologjie të caktuar, të lokalizuar në pjesën e përparme ose antero-mediale të kofshës”, shpjegon ai. “Është e rëndësishme ta dallojmë nga shiatikja, që prek pjesën e pasme të këmbës, ose nga çrregullimet e muskujve ischio-crural”.

    Shkaqet e Kruralgjisë

    Sipas dr. Fiorentinit, ato ndahen në tri grupe kryesore:

    Jashtë aparatit lokomotor: p.sh. patologji të ijeve ose prania e hernieve.

    Shkaqe muskoloskeletike:

    Përfshirja e nervit femoral (crural) ose rrënjëve nervore L2-L3 → quhet lombokruralgji, sepse nis nga shtylla lumbare por jep dhimbje në pjesën e përparme të kofshës;
    Problemet e ijeve, si artroza ose konflikti femoro-acetabolar (FAI), që japin dhimbje të shpërndara nga ijet deri te gjuri.

     

    Shkaqe muskulare: përfshirja e kuadricepsit, muskulit pektineal apo aduktorëve; pubalgjia sportive; sindroma e guainës rektus-adduktor-femorale.

    Si shfaqet dhimbja

    Nëse origjina është artikulare (artrozë, konflikt i ijeve) → dhimbje mekanike gjatë lëvizjes, ecjes, disa pozicioneve.

    Nëse origjina është neurologjike (rrënjë nervore, nerv femoral) → dhimbja mund të shfaqet edhe në pushim, natën, është më e vazhdueshme dhe e përhapur.

    Trajtimet

    Forma të lehta/mesatare: fizioterapi (forcim muskulor, stretching, përmirësim të lëvizshmërisë), ndonjëherë infiltrime. Në raste të avancuara, ndërhyrje kirurgjikale ose protezë.

    Kur shkaku është neurologjik: fizioterapi specifike, terapi fizike, konsultë me mjekun e dhimbjes, teknika si ozonoterapia ose infiltrime.

    Kushte të tjera: diabeti mund të dëmtojë nervin femoral (mononeurit), duke shkaktuar dhimbje dhe dobësi muskulore. Në këto raste trajtohet edhe sëmundja bazë.

    Diagnostikimi

    Mjeku specialist vendos për: radiografi, rezonancë magnetike, ekografi të muskujve e tendinave, elektomiografi për nervin femoral.

    “Jo gjithmonë mjeku i familjes ka mjetet për të drejtuar rastet e tilla”, thekson dr. Fiorentini. “Specialistët e duhur janë fizioterapisti, ortopedi, reumatologu dhe për sportistët, mjeku sportiv. Nga këndvështrimi im, fizioterapisti është pika e parë e referimit: ai analizon tërësisht, përshkruan ekzaminimet më të përshtatshme dhe, nëse duhet, e dërgon pacientin te specialistë të tjerë”.

    Mesazhi: Dhimbja në pjesën e përparme të kofshës nuk duhet injoruar, as mbuluar me një diagnozë të përgjithshme. Me një vlerësim të saktë, është e mundur një zgjidhje efektive që përmirëson realisht cilësinë e jetës.

  • Rriten rastet e virusit çikungunja në Kinë. Çfarë duhet të dini për këtë sëmundje të përhapur nga mushkonjat

    Rriten rastet e virusit çikungunja në Kinë. Çfarë duhet të dini për këtë sëmundje të përhapur nga mushkonjat

    Rastet e virusit çikungunja (CHIKV) po shtohen në provincën Guangdong të Kinës, ku janë konfirmuar mbi 8000 raste në javët e fundit. Ky virus transmetohet nga mushkonjat e infektuara aedes aegypti dhe aedes albopictus, dhe shkakton ethe dhe dhimbje të forta në nyje, si dhe simptoma të tjera si dhimbje muskujsh, dhimbje koke, skuqje dhe në raste të rralla probleme neurologjike.

    Çikungunja zakonisht është e përhapur në zonat tropikale, por mushkonjat aedes albopictus janë përshtatur edhe në klimë më të ftohtë, duke e përhapur virusin në rajone nëntropikale si Kina jugore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi u zbulua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952 dhe përhapja e tij u rrit në Azi që nga vitet 1970, me një shpërthim të madh në vitin 2004 në Afrikën Lindore dhe pjesë të Azisë.

    Në Amerikë, virusi është një problem serioz shëndetësor, sidomos në Brazil me mbi 180,000 raste në 2025. Në SHBA rastet janë shumë të pakta dhe kryesisht të lidhura me udhëtime.

    Shpërthimi në Kinë filloi në qershor dhe u përshpejtua gjatë korrikut, duke u përqendruar në qytetin Foshan dhe rrethinat në Guangdong. Autoritetet po marrin masa për të kontrolluar përhapjen, duke përfshirë karantina, inspektime shtëpiake dhe përdorim të mjeteve teknologjike për eliminimin e mushkonjave.

    Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar paralajmërim nivel 2 për udhëtarët në Kinë dhe rekomandon përdorimin e mbrojtjes kundër mushkonjave, si spërkatës kundër insekteve, veshje me mëngë të gjata dhe qëndrimin në ambiente të ajrosura dhe të mbyllura.

    Në SHBA ekzistojnë dy vaksina të miratuara për çikungunjën: IXCHIQ dhe VIMKUNYA, me rekomandime të veçanta për personat mbi 65 vjeç me sëmundje kronike. Nuk ka trajtim antiviral specifik; mjekimi fokusohet në lehtësimin e simptomave me medikamente për ethe dhe dhimbje.

    Ndërsa autoritetet kineze punojnë për të ndalur përhapjen, ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se nuk pritet një pandemi si COVID-19, pasi virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por do të jetë i rëndësishëm të ndiqet për shkak të zgjerimit të zonave ku gjenden mushkonjat infektuese. / Discover Magazine – Syri.net

  • Kim Kardashian udhëton për në Meksikë për trajtim: Ja pse nuk mundi të bënte terapinë me qeliza staminale në SHBA

    Kim Kardashian udhëton për në Meksikë për trajtim: Ja pse nuk mundi të bënte terapinë me qeliza staminale në SHBA

    Kim Kardashian po i tregon botës një kapitull thellësisht personal të shëndetit dhe rrugën jokonvencionale që ndoqi për t’u shëruar. Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësja zbuloi në Instagram se kohët e fundit udhëtoi për në Meksikë për një terapi të përparuar me qeliza staminale, të cilën ajo thotë se i ka ndryshuar jetën.
    Trajtimi, i cili përdor qelizat Dezawa Muse dhe nuk është ende i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, u krye nga Dr. Adeel Khan dhe ekipi i tij në Eterna Health. Kardashian mësoi për herë të parë për terapinë dy vjet më parë, kur një dëmtim në ngritjen e peshave e la me dhimbje të tmerrshme.
    Ndërsa shkenca është premtuese, shumica e trajtimeve me qeliza staminale konsiderohen ende eksperimentale në SHBA, kështu që pacientë si Kardashian udhëtojnë jashtë vendit për t’i aksesuar ato.
    “E këputa shpatullën ndërsa ngrija pesha, duke më lënë në dhimbje të vazhdueshme“, shkroi Kardashian.
    “Provova gjithçka për të gjetur lehtësim, pastaj mësova për potencialin e terapisë me qeliza staminale dhe takova Dr. Adeel Khan në Eterna. Ekipi i tij trajtoi shpatullën time dhe rezultatet ishin të menjëhershme. Rifitova gamën e plotë të lëvizjes dhe shpatulla ime është ndjerë plotësisht normale që atëherë.”
    Takimi i parë la një përshtypje aq të fortë sa Kardashian u rikthye së fundmi në klinikën e Dr. Khan, këtë herë për dhimbje kronike të shpinës me të cilat kishte luftuar prej vitesh.
    “Trajtimi me qeliza staminale Muse ishte përsëri një ndryshim rrënjësor”, tha ajo. “Përjetova lehtësim menjëherë dhe dhimbja e padurueshme më në fund u zhduk. Nëse keni dhimbje shpine, nuk mund ta rekomandoj mjaftueshëm këtë trajtim. Më ka transformuar jetën kur mendoja se trupi im po më shkatërrohej.”

    Kujdes mjekësor që nuk është miratuar në SHBA
    Kardashian theksoi se kjo ishte përvoja e saj personale dhe i nxiti të tjerët të bënin kërkimet e tyre dhe të konsultoheshin me profesionistë mjekësorë përpara se të merrnin në konsideratë terapi të ngjashme. Ajo gjithashtu pranoi privilegjin e saj që mund të udhëtonte jashtë vendit për kujdes mjekësor që aktualisht nuk është i miratuar në SHBA.
    “Meqenëse qelizat staminale Muse nuk janë ende të arritshme në SHBA, më është dashur të udhëtoj për në Meksikë për t’u trajtuar nga ekipi i Dr. Khan,” tha ajo. “Jam thellësisht mirënjohëse për mundësinë dhe burimet për të ndjekur këtë shërim dhe lutem që shkenca të vazhdojë të evoluojë në mënyrë që më shumë njerëz të mund të përfitojnë.”

  • Dante Aligeri: Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim

    Dante Aligeri: Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim

    Dante Aligeri konsiderohet poeti më i madh italian, i njohur më së shumti për Komedinë Hyjnore, një poemë epike që është një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore.

    Poema, e cila është e ndarë në tre pjesë, ndjek një njeri, që përgjithësisht supozohet të jetë vetë Dante, teksa ai viziton Ferrin, Purgatorin dhe Parajsën.

    Dante kontribuoi në zhvillimin e humanizmit, përdorimin e gjuhës popullore në letërsi dhe sfidoi natyrën hegjemoniste të Kishës dhe këto ndihmuan në gjenerimin e ndryshimeve kulturore dhe intelektuale të njohura si Rilindja, të cilat e transformuan botën përgjithmonë.

    Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të tij:

    – Tri gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët.

    – Fytyra tregon ngjyrën e zemrës.

    – Dëgjon më mirë ai që mbanë shënime.

    – Ai që e sheh nevojën e tjetrit dhe pret që t’i kërkohet ndihmë, është po aq i pasjellshëm sa ai që refuzon ta ndihmojë.

    – Kundër shqisave, arsyeja i ka krahët e shkurtër.

    – Dashuron pak ai që arrin të shprehë me fjalë se sa shumë dashuron.

    – Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim.

    – Vendet më përcëlluese të ferrit u rezervohen atyre që në kohë krizash morale të mëdha qëndrojnë neutral.

    – Prejardhja nuk e bën fisnik individin, është individi që e fisnikëron prejardhjen.

    – Prej dhimbjes kafshova të dyja duart.

    – Liria kërkon atë që e vlerëson, atë që është i gatshëm të japë jetën për të.

    – Nuk u krijuat për të jetuar si dështakë, por për të ndjekur virtyte dituri.

    ObserverKult

    ——————————-

    Lexo edhe:

    “DANTE ALIGERI TAKOHET ME BEATRIÇEN”, DASHURIA QË U SKALIT NË ZEMRA DHE U PËRJETËSUA NË ART

  • “7 mijë raste të regjistruara”/ Çfarë është virusi që po “ngre në këmbë” Kinën

    “7 mijë raste të regjistruara”/ Çfarë është virusi që po “ngre në këmbë” Kinën

    Foto ilustruese

    PEKIN- Më shumë se 7,000 raste të një virusi të përhapur nga mushkonjat janë raportuar në të gjithë provincën Guangdong të Kinës që nga korriku, duke nxitur marrjen e masave të ngjashme me ato të marra gjatë pandemisë Covid-19. Në qytetin Foshan, i cili është goditur më rëndë, pacientët me sëmundjen “chikungunya” duhet të qëndrojnë në spital, ku shtretërit e tyre do të mbrohen me rrjeta kundër mushkonjave. Ata mund të dalin nga spitali vetëm pasi të kenë rezultuar negativë me test ose në fund të një qëndrimi 1-javor.
    I përhapur nëpërmjet pickimit të një mushkonje të infektuar, virusi shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, të cilat ndonjëherë mund të zgjasin me vite. Edhe pse të rralla në Kinë, shpërthimet e chikungunya janë të zakonshme në Azinë Jugore dhe Juglindore dhe në pjesë të Afrikës.
    Sa të përhapura janë infeksionet në Kinë?
    Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore të Guangdong kanë raportuar infeksione. Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit. Të hënën, Hong Kongu raportoi rastin e parë – një djalë 12-vjeçar i cili pati ethe, skuqje dhe dhimbje të kyçeve pasi udhëtoi për në Foshan. Virusi nuk është ngjitës dhe përhapet vetëm kur një person i infektuar pickohet nga një mushkonjë.
    Zyrtarët thonë se të gjitha rastet e raportuara deri më tani kanë qenë të lehta, me 95% të pacientëve që janë larguar nga spitali brenda shtatë ditësh. Megjithatë, rastet kanë shkaktuar panik, duke pasur parasysh se virusi nuk njihet gjerësisht në vend.
    SHBA-të u kanë kërkuar udhëtarëve në Kinë të tregojnë “kujdes të shtuar” pas shpërthimit.
    Çfarë tjetër po bën Kina për të frenuar infeksionet?
    Autoritetet në të gjithë provincën Guangdong janë zotuar të marrin “masa vendimtare dhe të fuqishme” për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Ata që kanë simptoma, të tilla si ethe, dhimbje të kyçeve ose skuqje, po nxiten të vizitojnë spitalin më të afërt në mënyrë që të testohen për virusin. Autoritetet u kanë udhëzuar banorëve të largojnë ujin e ndenjur në shtëpitë e tyre, si në vazot e luleve, makinat e kafesë ose shishet rezervë – dhe kanë paralajmëruar për gjoba deri në 10,000 juanë (1,400 dollarë) nëse nuk e ndjekin rregullat. Ata po lëshojnë gjithashtu “mushkonja elefantë” gjigantë që mund të gllabërojnë insekte më të vogla që përhapin chikungunya-n; dhe një ushtri peshqish që hanë mushkonja.
    Javën e kaluar, zyrtarët në Foshan lëshuan 5,000 nga këta peshq që hanë larva në liqenet e qytetit. Në disa pjesë të qytetit, ata madje po përdorin dronë për të zbuluar burimet e ujit të ndenjur.Disa qytete fqinje kishin urdhëruar udhëtarët nga Foshan të kalonin në një karantinë 14-ditore në shtëpi, por ky urdhër është hequr.
    Çfarë është çikungunya?
    Shumica e njerëzve të pickuar nga një mushkonjë e infektuar do të zhvillojnë simptoma brenda tre deri në shtatë ditësh. Përveç etheve dhe dhimbjeve të kyçeve, simptoma të tjera përfshijnë skuqje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të kyçeve. Në shumicën e rasteve, pacientët do të ndihen më mirë brenda një jave. Megjithatë, në raste të rënda, dhimbja e kyçeve mund të zgjasë me muaj ose edhe me vite. Ata që janë në rrezik për sëmundje më të rënda përfshijnë të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore, të tilla si sëmundjet e zemrës ose diabeti.
    Nuk ka kurë, por vdekjet nga chikungunya janë të rralla. Virusi u identifikua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952. Më pas, u përhap në vende të tjera në Afrikën Subsahariane dhe Azinë Juglindore. Deri më sot, është raportuar raste në më shumë se 110 vende.
    Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit është zvogëlimi i pellgjeve të ujit të ndenjur që lejojnë mushkonjat të shumohen./ZËRI
    Marrë nga BBC

  • Vazektomia, dhimbja dhe pendesa: çfarë zbulon forumi online në Reddit për përvojat e burrave

    Vazektomia, dhimbja dhe pendesa: çfarë zbulon forumi online në Reddit për përvojat e burrave

    Vazektomia prej kohësh është konsideruar një formë e përhershme, e sigurt dhe efektive e kontracepsionit. Përfitimet e saj zakonisht përmblidhen si një procedurë minimale invazive dhe pothuajse pa rreziqe.

    Por kjo ndoshta nuk është e gjithë e vërteta.

    Në vitet e fundit, shkalla e kryerjes së vazektomisë në Mbretërinë e Bashkuar është ulur ndjeshëm. Është një prirje e çuditshme, duke qenë se efikasiteti i procedurës nuk ka ndryshuar. Ajo që ndoshta ka ndryshuar është mënyra se si burrat flasin për të. Jo në zyrat e mjekëve, por online.

    Si studiues i inteligjencës artificiale që punoj me të dhëna të mëdha publike, unë udhëhoqa një studim në vitin 2025 duke përdorur përpunimin natyror të gjuhës (NLP), një degë e inteligjencës artificiale që analizon modelet në gjuhën njerëzore, për të shqyrtuar mijëra postime nga r/vasectomy dhe r/postvasectomypain, të cilat janë nënsubreddite (forume diskutimi me tema të caktuara) në Reddit, një platformë ku përdoruesit ndajnë dhe komentojnë përmbajtje në komunitete të specializuara.

    Qëllimi im nuk ishte të jap një opinion mjekësor për urologjinë (nuk jam ai lloj doktori), por të shqyrtoj tonin emocional dhe rezultatet e vetëraportuara në hapësira digjitale ku përdoruesit flasin hapur dhe në kohë reale.

    Frikë, pendesë dhe dhimbje?

    Reagimi emocional më i zakonshëm ndaj vazektomisë, qoftë në fazën e mendimit apo pas kryerjes së saj, është frika. Për ta vlerësuar këtë, përdorëm një mjet të quajtur NRClex, një klasifikues emocionesh i trajnuar nga turma. Ky është një model IA i trajnuar mbi mijëra shembuj të etiketuar për të zbuluar tonin emocional në tekst. Ai zbuloi se “frika” dominonte mbi 70% të përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit.

    Kjo nuk është befasuese. Burrat në Reddit bëjnë pyetje si: “Sa e madhe është dhimbja?”, “Sa zgjat?” dhe “A do të pendohem?” Këto nuk janë shqetësime të rralla: ato janë në qendër të diskutimit.

    Ndërsa analiza e përgjithshme e ndjenjave tregon se shumica e përdoruesve raportojnë përvoja pozitive, një pakicë domethënëse shpreh pendesë të thellë dhe dhimbje të vazhdueshme, që ndonjëherë zgjat me vite pas operacionit.

    Kjo dhimbje shpesh përshkruhet si sindroma e dhimbjes pas-vazektomisë (PVPS), një gjendje relativisht e panjohur e përcaktuar nga dhimbje e re apo kronike në skrotum që vazhdon për më shumë se tre muaj pas procedurës.

    PVPS është pak e kuptuar dhe mund të ketë disa shkaqe: disa anatomike, disa neurologjike dhe disa ende të paqarta. Edhe pse disa autoritete shëndetësore e përshkruajnë atë si “të rrallë”, të dhënat nga Reddit sugjerojnë se ajo mund të jetë më e zakonshme, ose të paktën më shqetësuese, sesa pranohet aktualisht.

    Ne analizuam më shumë se 11,000 postime në Reddit dhe zbuluam se fjala “dhimbje” shfaqej në mbi 3700 prej tyre; rreth një e treta. Në shumë raste, dhimbja e përshkruar zgjaste përtej periudhës së pritshme të shërimit. Fjala “muaj” u përmend në gati 900 postime që lidhen me dhimbjen, ndërsa “vit” u përmend në mbi 600.

    Kjo është e rëndësishme. Dhimbja pas operacionit zakonisht pritet të zhduket brenda ditëve ose javëve. Por të dhënat tona sugjerojnë se 6%–8% e përdoruesve të Reddit që diskutojnë për vazektominë raportojnë shqetësime afatgjata, një normë që përputhet me vlerësimet më të larta në studimet urologjike. Kërkime më të fundit, përfshirë një studim pas-operativ në shkallë të gjerë, pretendojnë se incidenca mund të jetë shumë më e ulët, ndoshta nën 1%.

    Sigurisht, duhet të theksohet se këto janë përvoja të vetëraportuara. Jo çdo përmendje e “dhimbjes” përbën një diagnozë formale të PVPS. Po ashtu, njerëzit që janë të pakënaqur me një procedurë mjekësore priren më shumë të postojnë për të online, një paragjykim i njohur në të dhënat sociale. Megjithatë, vëllimi, qëndrueshmëria dhe intensiteti emocional i këtyre postimeve sugjerojnë se çështja meriton vëmendje më të afërt nga klinicistët dhe studiuesit.

    Për më tepër, rreth 2% e postimeve përmendin si “dhimbjen” ashtu edhe “pendesën”, duke nënkuptuar pasoja serioze, potencialisht jetësore, për një grup të vogël por të rëndësishëm njerëzish.

    Në r/postvasectomypain, një subreddit i përkushtuar posaçërisht për diskutimin e PVPS, toni është edhe më i zymtë. Jo çuditërisht, 74% e postimeve përshkruajnë dhimbje të vazhdueshme dhe afatgjatë. Gjithashtu, 23% përmendin dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe 27% raportojnë ndryshime në ndjeshmëri.

    Postimet në këtë forum gjithashtu përmendin shpesh kirurgjinë e rikthimit të vazektomisë, shumë më tepër sesa ndërhyrje më të specializuara si denervimi mikrokirurgjikal, një procedurë e ndërlikuar për heqjen e nervave që përdoret në rastet e dhimbjes kronike të rëndë të testikujve, zakonisht kur trajtimet e tjera kanë dështuar.

    Nga IA te andrologjia: një udhëkryq etik

    Pse një profesor i IA-së dhe fizikës po analizon dhimbjen në forume urologjike?

    Sepse në botën e sotme digjitale, njerëzit gjithnjë e më shumë i drejtohen platformave si Reddit për këshilla shëndetësore, mbështetje nga bashkëmoshatarët dhe marrje vendimesh, shpesh përpara se të flasin me një mjek. Si studiues i IA-së, besoj se kemi një përgjegjësi për të shqyrtuar se si këto diskutime formojnë kuptimin publik dhe çfarë mund të na mësojnë për sfidat reale të kujdesit shëndetësor.

    Në këtë rast, është e mundur që rënia e përdorimit të vazektomisë të jetë e lidhur, të paktën pjesërisht, me ndarjen e hapur dhe emocionale të përvojave negative online. Këto postime nuk janë alarmiste. Ato janë të detajuara, të sinqerta dhe shpesh shumë specifike. Ato përfaqësojnë një lloj prove nga jeta reale që studimet klinike dhe hulumtimet formale nuk e kapin gjithmonë.

    Pra, çfarë duhet të marrim nga e gjitha kjo?

    Termat si “e rrallë”, që shpesh përdoren në formularët e pranimit dhe bisedat klinike, mund të fshehin kompleksitetin dhe ndryshueshmërinë e përvojave të pacientëve. Dhimbja pas vazektomisë, qoftë e lehtë, e përkohshme, kronike apo shkatërruese, duket se është mjaftueshëm e zakonshme për të kërkuar një komunikim më të qartë dhe të nuancuar.

    Ky nuk është një argument kundër vazektomisë. Ajo mbetet një mundësi e sigurt, efektive dhe fuqizuese për planifikimin riprodhues. Por pranimi i informuar në të vërtetë duhet të pasqyrojë si literaturën klinike, ashtu edhe përvojat e atyre që e kanë kaluar procedurën, veçanërisht tani që këto përvoja janë në dispozicion publik në vëllime të mëdha.

    Në një botë ku forumet online shërbejnë njëkohësisht si ditarë shëndetësorë, rrjete mbështetjeje dhe regjistra joformalë kërkimesh, duhet t’i marrim seriozisht. Gjuha mjekësore ka rëndësi. Terma si “e rrallë”, “e pazakontë” apo “rrezik i ulët” mbartin peshë të vërtetë emocionale dhe morale. Ato formësojnë pritshmëritë dhe ndikojnë në vendimmarrje.

    Nëse edhe një përqindje e vogël e burrave përjetojnë dhimbje afatgjatë pas vazektomisë, ky rrezik duhet të komunikohet qartë, në gjuhë të thjeshtë, idealisht me një gamë përqindjesh të nxjerra nga studime të botuara. / The Conversation – Syri.net

     

  • Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

    Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

    Gjatë ditëve përvëluese të verës, pak gjëra duken më joshëse se një gotë ujë me akull. E freskët, e kthjellët dhe e menjëhershme në efekt, ajo krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë përnjëherë.

    Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh.

    Lexoni më poshtë për të kuptuar pse pirja e ujit me akull nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe si mund të ndikojë në funksionet tuaja bazë trupore.

    1. Shkakton dhimbje të menjëhershme koke

    Ashtu si akullorja që nganjëherë “godet” kokën me dhimbje të papritur, edhe uji shumë i ftohtë mund të shkaktojë të njëjtin efekt. Kjo ndodh për shkak të stimulimit të nervave të ndjeshëm në pjesën e pasme të qafës dhe shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje akute të përkohshme.

    2. Nxit dehidratim, jo hidratim

    Duket kundërintuitive, por uji i akullt mund të ngadalësojë përthithjen e lëngjeve. Trupi duhet fillimisht ta sjellë ujin në temperaturën e tij para se ta përdorë për funksionet hidratuese, duke vonuar procesin dhe nganjëherë duke e ngatërruar ndjesinë e etjes.

    Një konsum i befasishëm i ujit shumë të ftohtë mund të stimulojë nervin vagus, i cili ndikon drejtpërdrejt në ritmin e zemrës. Si reagim mbrojtës, zemra ngadalësohet përkohësisht, duke krijuar ndjesi marramendjeje apo rënie të energjisë.

    Temperaturat e ulëta çojnë në tkurrjen e enëve të gjakut në stomak dhe zorrë, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke reduktuar efektivitetin e enzimeve tretëse. Rezultati? Fryrje, dhimbje barku, ndjesi të pakëndshme apo vështirësi në përpunimin e ushqimit.

    3. Rrit prodhimin e mukusit dhe mund të irritojë fytin

    Një lëng i ftohtë stimulon prodhimin e tepërt të mukusit në fyt, si reagim i trupit për ta “ngrohur” atë. Kjo mund të çojë në ndjesi irritimi, zë të ngjirur apo dhimbje fyti të ngjashme me ato që përjetojmë në dimër.

    4. Ju lodh më shumë se sa mendoni

    Edhe pse fillimisht ju freskon, trupi shpenzon energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në nivel normal. Kjo përpjekje metabolike e panevojshme, në periudha të përsëritura, mund të ndikojë në ndjenjën e lodhjes ose mungesës së energjisë gjatë ditës.

    5. Rrezik për kapsllëk dhe ngadalësim të lëvizjes së zorrëve

    Uji i ftohtë mund të ndikojë në ngurtësimin e ushqimit që ndodhet në sistemin tretës dhe të shkaktojë tkurrje të zorrëve, duke e bërë më të vështirë për trupin të lëvizë masën ushqimore në mënyrë të natyrshme, një nga shkaqet e zakonshme të konstipacionit.

    Çfarë të bëni në vend të kësaj?

    Zgjidhja nuk është të shmangni ujin, përkundrazi, hidrimi është thelbësor, sidomos në verë. Por në vend të ujit me akull, zgjidhni ujë në temperaturë ambienti ose të ftohur lehtë. Është më i sigurt për tretjen, zemrën dhe energjinë tuaj.

  • Zbut etjen, por jo efektet në trup! Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

    Zbut etjen, por jo efektet në trup! Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

    Gjatë ditëve përvëluese të verës, pak gjëra duken më joshëse se një gotë ujë me akull. E freskët, e kthjellët dhe e menjëhershme në efekt, ajo krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë përnjëherë.

    Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh.

    Lexoni më poshtë për të kuptuar pse pirja e ujit me akull nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe si mund të ndikojë në funksionet tuaja bazë trupore.

    1. Shkakton dhimbje të menjëhershme koke

    Ashtu si akullorja që nganjëherë “godet” kokën me dhimbje të papritur, edhe uji shumë i ftohtë mund të shkaktojë të njëjtin efekt. Kjo ndodh për shkak të stimulimit të nervave të ndjeshëm në pjesën e pasme të qafës dhe shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje akute të përkohshme.

    2. Nxit dehidratim, jo hidratim

    Duket kundërintuitive, por uji i akullt mund të ngadalësojë përthithjen e lëngjeve. Trupi duhet fillimisht ta sjellë ujin në temperaturën e tij para se ta përdorë për funksionet hidratuese, duke vonuar procesin dhe nganjëherë duke e ngatërruar ndjesinë e etjes.

    3. Ul ritmin e zemrës

    Një konsum i befasishëm i ujit shumë të ftohtë mund të stimulojë nervin vagus, i cili ndikon drejtpërdrejt në ritmin e zemrës. Si reagim mbrojtës, zemra ngadalësohet përkohësisht, duke krijuar ndjesi marramendjeje apo rënie të energjisë, transmeton Telegrafi.

    4. Pengon tretjen normale

    Temperaturat e ulëta çojnë në tkurrjen e enëve të gjakut në stomak dhe zorrë, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke reduktuar efektivitetin e enzimeve tretëse. Rezultati? Fryrje, dhimbje barku, ndjesi të pakëndshme apo vështirësi në përpunimin e ushqimit.

    5. Rrit prodhimin e mukusit dhe mund të irritojë fytin

    Një lëng i ftohtë stimulon prodhimin e tepërt të mukusit në fyt, si reagim i trupit për ta “ngrohur” atë. Kjo mund të çojë në ndjesi irritimi, zë të ngjirur apo dhimbje fyti të ngjashme me ato që përjetojmë në dimër.

    6. Ju lodh më shumë se sa mendoni

    Edhe pse fillimisht ju freskon, trupi shpenzon energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në nivel normal. Kjo përpjekje metabolike e panevojshme, në periudha të përsëritura, mund të ndikojë në ndjenjën e lodhjes ose mungesës së energjisë gjatë ditës.

    7. Rrezik për kapsllëk dhe ngadalësim të lëvizjes së zorrëve

    Uji i ftohtë mund të ndikojë në ngurtësimin e ushqimit që ndodhet në sistemin tretës dhe të shkaktojë tkurrje të zorrëve, duke e bërë më të vështirë për trupin të lëvizë masën ushqimore në mënyrë të natyrshme, një nga shkaqet e zakonshme të konstipacionit.

    Çfarë të bëni në vend të kësaj?

    Zgjidhja nuk është të shmangni ujin, përkundrazi, hidrimi është thelbësor, sidomos në verë. Por në vend të ujit me akull, zgjidhni ujë në temperaturë ambienti ose të ftohur lehtë. Është më i sigurt për tretjen, zemrën dhe energjinë tuaj.

  • A keni migrenë të shpeshtë? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e kësaj erëze

    A keni migrenë të shpeshtë? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e kësaj erëze

    Migrena është një lloj dhimbjeje koke që shfaqet papritur, shpesh me dhimbje të forta dhe simptoma shoqëruese si të përziera, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, si dhe lodhje. Për shumë njerëz, ajo mund të prishë aktivitetet e përditshme dhe të zgjasë për orë të tëra ose edhe ditë.

    Edhe pse migrena trajtohet më shpesh me ilaçe, ekzistojnë metoda natyrale që mund të lehtësojnë simptomat në fazat e hershme të sulmit. Midis tyre, një qasje e thjeshtë por efektive mund të ndihmojë në uljen e intensitetit të dhimbjes dhe shqetësimit.

    Një nga këto metoda është të konsumoni gjysmë luge çaji kripë të tretur në një gotë me ujë. Ky kombinim i thjeshtë mund të ndihmojë në stabilizimin e trupit kur shfaqen simptomat e para të migrenës.

    Tretësira e kripës në ujë mund të ndikojë në ekuilibrin e elektroliteve në trup, veçanërisht të natriumit, i cili luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit nervor dhe enëve të gjakut. Kur ky ekuilibër prishet, mund të shfaqen simptoma të tilla si dhimbje koke, marramendje ose të përziera – pikërisht ato që shpesh shoqërojnë një migrenë. Në këto raste, një tretësirë kripe mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimit dhe të ofrojë lehtësim të shpejtë.

    Është e rëndësishme të theksohet se kjo metodë duhet të përdoret me kursim dhe me kujdes, veçanërisht tek njerëzit që kanë probleme me tensionin e gjakut ose veshkat.