Tag: dhimbje

  • Nga shputa te shtylla kurrizore, si ndikojnë këpucët në shëndetin e trupit

    Nga shputa te shtylla kurrizore, si ndikojnë këpucët në shëndetin e trupit

    Edhe këpucët që duken të rehatshme mund të prishin ekuilibrin natyral të trupit. Ekspertët paralajmërojnë se këpucët e përditshme mund të jenë shkak i dhimbjeve në shpinë, ije, gjunjë dhe pjesë të tjera të trupit, gjithashtu japin këshilla për alternativa më të shëndetshme.

    Ndoshta nuk mendoni shumë për këpucët kur kryeni punët e përditshme kur i çoni fëmijët diku, bëni pazar apo ndaloni në farmaci. Por këpucët që zgjidhni për ato momente të zakonshme ndikojnë në shëndetin tuaj më shumë sesa mendoni.

    Këpucët e papërshtatshme mund të përkeqësojë ose të shkaktojë probleme të këmbëve, siç janë deformimet e gishtave (çuklat), kallot, flluskat apo problemet me thonjtë.

    “Shputat janë themeli i trupit tuaj. Këpucët e papërshtatshme, ose ato që nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme, ndikojnë në gjithë trupin, qoftë përmes lodhjes, qoftë duke krijuar disbalancë në ekuilibrin anatomik,” shpjegon podiatri Miguel Cunha, pronar i Gotham Footcare.

    Të kuptuarit e arsyeve që qëndrojnë pas këtyre ndryshimeve është hapi i parë për të parandaluar dhimbjet që mund të përhapen përtej shputave, shkruan National Geographic.

    Si shkaktojnë këpucët dhimbje

    Që trupi të lëvizë në mënyrë efikase dhe pa dhimbje, shputat kanë nevojë për këpucë që mbështesin lëvizjen e tyre natyrale.

    “Sa herë që ecim, shputat duhet të ndryshojnë formë,” thotë fizioterapisti Otto Lam nga Good Reps Therapy. “Thembra duhet të prekë e para tokën, shputa të rrotullohet përpara, gishtat të hapen para shtytjes, por këpucët e gabuara e prishin këtë sekuencë.”

    Nëse dikush me shputa të gjera mban këpucë të ngushta, nuk do të mund ta përshtatë këmbën me tokën, sqaron Lam.

    Ky kufizim mund të shkurtojë hapin dhe ta detyrojë ijën dhe pjesën e poshtme të shpinës të punojnë më shumë. Me kalimin e kohës, këto kompromise të vogla shkaktojnë dhimbje kronike, prishin ecjen, ngarkojnë nyjat dhe përkeqësojnë ekuilibrin.

    Disa lloje këpucësh krijojnë probleme shtesë. Sandalet japoneze (flip-flops), për shembull, “na detyrojnë të shtrëngojmë gishtat”, thotë Lam. Ky shtrëngim pengon gishtat të relaksohen dhe të hapen, çka është thelbësore për mekanikën normale të ecjes. Kjo jo vetëm që shkakton tension në harkun e shputës, por mund të sjellë edhe dhimbje në pulpa.

    Këpucët e rrafshëta ose të konsumuar pa mbështetje të harkut mund të shkaktojnë dhimbje brenda gjurit. Taket zhvendosin peshën e trupit përpara, duke ngarkuar pjesën ballore të shputës dhe pjesën e poshtme të shpinës. Mokasinat, këpucët minimaliste dhe ato me platformë mund të kufizojnë stabilitetin ose lëvizjen natyrale, duke detyruar muskujt të punojnë tepër.

    Edhe një këpucë e vetme e parehatshme mund të ndryshojë mënyrën e ecjes.

    “Le të themi se këmba e djathtë më shkakton siklet, ndërsa e majta jo, për shkak të asaj këpuce. Atëherë do ta zvogëloj hapin dhe do të vendos më shumë peshë mbi këmbën tjetër, gjë që rrit ngarkesën në gju, ije dhe pjesën e poshtme të shpinës në atë anë“, shpjegon Lam.

    Qoftë nga përshtatja e dobët, shtresa e konsumuar apo mospërputhja mes dizajnit të këpucës dhe formës së shputës, këpucët e gabuara mund të nxisin në heshtje një zinxhir dhimbjesh në trup.

    Si ta kuptoni nëse dhimbja vjen nga këpucët

    Një nga gjërat e para që Cunha kërkon nga pacientët e tij është t’i vendosin këpucët mbi tavolinën e ekzaminimit, sepse shenjat e konsumimit tregojnë shumë.

    “Po ashtu siç ecim të gjithë, këmbët përkulet pak nga brenda, që do të thotë se qendra e shputës ulet. Por nëse përkulen shumë, do ta dëmtoni më shumë pjesën e brendshme të këpucës dhe thembrave“, thotë Kunja

    Kjo shkakton rrotullimin e shputës nga brenda, pastaj edhe të këmbës, gjë që çon në probleme të ndryshme, si fasciti plantar, tendinitin e Akilit, dhimbje në pjesën e brendshme të gjurit, në ije dhe pjesën e poshtme të shpinës.

    Për të zbuluar shkakun, Cunha shpesh bën analiza të ecjes. Ndonjëherë realizohen në ordinancë, por edhe një video e thjeshtë e pacientit duke ecur drejt dhe larg kamerës mund të zbulojë parregullsi në hap ose qëndrim. Këta tregues ndihmojnë të përcaktohet nëse dhimbja vjen nga mekanika e trupit apo nga këpucët e papërshtatshme.

    “Edhe nëse nuk keni probleme me shputat, por ndieni dhimbje në shpinë, unë rekomandoj përdorimin e shollave ortopedike të personalizuara”, thotë Cunha.

    Shollat standarde mund të ndihmojnë në raste të lehta, por ato të personalizuara formohen sipas formës unike të shputës dhe mënyrës së ecjes suaj, duke qenë më efektive për të korrigjuar disbalancat që çojnë në dhimbje kronike.

    Si të zgjidhni këpucët e duhura

    Kur të kuptoni shkakun e dhimbjes, fokusohuni tek gjetja e këpucëve që i përshtaten formës dhe lëvizjes së shputës. Shputat e rrafshëta përfitojnë nga këpucët e qëndrueshme me thembra të forta, ndërsa harku i lartë shpesh ka nevojë për më shumë amortizim. Shputat më të gjera kërkojnë pjesë të përparme më të hapura, ndërsa ato të ngushta duan një përshtatje më të fortë për të shmangur rrëshqitjen.

    Cunha dhe Lam rekomandojnë gjithmonë blerjen e këpucëve në dyqan. Jo vetëm që mund t’i provoni vetë, por edhe stafi mund t’ju masë shputat me matësin Brannock, që përcakton gjatësinë, gjerësinë dhe formën për numrin më të saktë.

    “Gjithmonë u them pacientëve të blejnë këpucë në fund të ditës, kur shputat janë më të fryra dhe në gjendjen e tyre më ‘të keqe’ për shkak të gravitetit”, këshillon Cunha.

    Këpucët që përshtaten mirë duhet t’i sjellin trupit ndjesi lehtësimi. “Do ta ndieni në shpinë. Do të ndiheni më të lehtë. Edhe teksa ecni në dyqan, dhimbja e shpinës do të zbutet”, shton ai.

    Për qëndrueshmëri dhe mbështetje anatomike, Cunha rekomandon këpucë të aprovuara nga Bordi Amerikan i Podologjisë.

    “Markat që rekomandoj janë Hoka, Brooks, Saucony, New Balance dhe ASICS,” thotë ai. “Tek ata, funksioni është mbi modën”

    Duhet pasur parasysh se edhe këpucët më cilësore kanë jetëgjatësi të kufizuar. Atletet për ecje ose vrap zakonisht zgjasin 500-800 km, ose rreth 6-12 muaj përdorimi të rregullt. Këpucët e përditshme mund të zgjasin më shumë, por duhen ndërruar sapo të konsumohet sholla, të rrafshohet pjesa e mesme ose të shfaqen dhimbje të reja.

    Kontrolloni rregullisht shenjat e konsumimit, humbjen e amortizimit ose ndryshimet në mbështetje dhe kushtojini vëmendje dhimbjeve të reja në shputa ose nyje që nuk lidhen me ndryshime aktiviteti, këshillon Lam.

    Në fund, këpucët e duhura janë ato që i përshtaten të dy shputave dhe mbështesin mënyrën tuaj natyrale të lëvizjes.

    “Trupi ynë është i lidhur në mënyrë të ndërsjellë. Duhet të kujdeseni për të tërin dhe për çdo pjesë të tij,” thekson Cunha për National Geographic.

  • Ndarja nga jeta e arbitrit shqiptar, Duka: Dhimbje e madhe

    Ndarja nga jeta e arbitrit shqiptar, Duka: Dhimbje e madhe

    Ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s Lulzim Konçi ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Menjëherë presidenti i FSHF-së Armand Duka ka shpërndarë lajmin në rrjete sociale duke e shoqëruar postimin me ngushëllimet e rastit për familjen.

    Duka:

    “Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të spikatura të arbitrimit shqiptar.

    Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë.

    Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi, të afërmve dhe komunitetit të arbitrimit shqiptar. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar”.

    Vazhdo leximin

  • 10 gjendje shëndetësore që shpesh ngatërrohen me ankthin

    10 gjendje shëndetësore që shpesh ngatërrohen me ankthin

    Shumë gjendje mjekësore mund të imitojnë simptomat e çrregullimeve të ankthit, gjë që çon shpesh në një diagnozë të pasaktë.

    Ankthi përshkruan një ndjenjë të fortë shqetësimi, nervozizmi dhe frike. Çrregullimet e ankthit janë probleme të zakonshme të shëndetit mendor, por ka disa gjendje fizike që shfaqen me simptoma të ngjashme, si:

    – Rrahje të shpejta zemre;

    -Vështirësi në frymëmarrje;

    -Lodhje;

    -Marramendje.

    Kështu që, është e mundur që dikush të ketë një nga gjendjet më poshtë dhe të diagnostikohet gabimisht me ankth. Po ashtu, është gjithashtu e mundur që ankthi të ekzistojë bashkë me këto sëmundje.

    1. Sindroma ortostatike e takikardisë posturale (POTS)

    Një rritje e papritur e rrahjeve të zemrës kur kalon nga pozicioni i shtrirë në këmbë.

    Si imiton ankthin: rrahje të shpejta zemre, marramendje, lodhje; shpesh duken si sulme paniku.

    Si dallon nga ankthi: Simptomat shkaktohen posaçërisht nga ndërrimi i pozicionit të trupit.

    2. Takikardia sinusale e papërshtatshme (IST)

    Zemra rreh më shpejt se zakonisht, pa shkak të dukshëm.

    Si imiton ankthin: rrahje të shpejta zemre janë simptomë e përbashkët.

    Si dallon nga ankthi: zemra rreh shpejt edhe në pushim. 

    3. Endometrioza

    Ind i ngjashëm me atë të mitrës rritet jashtë saj, shkakton dhimbje dhe probleme me fertilitetin.

    Si imiton ankthin: dhimbja kronike dhe lodhja mund të shkaktojnë stres dhe simptoma ankthi.

    Si dallon nga ankthi: simptomat lidhen me ciklin menstrual; dhimbje të forta, cikle të rënda, dhimbje gjatë marrëdhënieve. 

    4. Sindroma e vezores policistike (PCOS)

    Çrregullim hormonal me vezore të mëdha e kiste në sipërfaqe.

    Si imiton ankthin: çrregullimet hormonale sjellin ndryshime humori, lodhje dhe irritim.

    Si dallon nga ankthi: PCOS shkakton nivele të larta të testosteronit (analiza gjaku), cikle të parregullta, rritje të qimeve, akne dhe shtim në peshë.

    5. Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD)

    Përfshin sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulçeroz.

    Si imiton ankthin: dhimbje barku dhe lodhje që nxisin stres.

    Si dallon nga ankthi: diarre kronike, gjak në jashtëqitje, humbje peshe.

    6. Hipertiroidizmi

    Gjendje ku gjëndra tiroide prodhon tepër hormone.

    Si imiton ankthin: rrahje zemre, djersitje, nervozizëm.

    Si dallon nga ankthi: Dridhje, humbje peshe pa shkak, ndjeshmëri ndaj nxehtësisë, zmadhim i tiroides. 

    7. Pamjaftueshmëri e gjëndrave mbiveshkore (Addison)

    Gjëndat mbiveshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone si kortizoli.

    Si imiton ankthin: lodhje, dobësi muskulore, tension i ulët.

    Si dallon nga ankthi: uri për kripë, humbje peshe, nxirje e lëkurës (hiperpigmentim). 

    8. Spondiliti ankilozant (AS)

    Formë e artritit që prek shpinën, shkakton dhimbje dhe ngurtësi kronike.

    Si imiton ankthin: dhimbjet e vazhdueshme dhe lodhja nxisin ankth.

    Si dallon nga ankthi: dhimbja përmirësohet me aktivitet, përkeqësohet në pushim.

    9. Sëmundja Lyme

    Infeksion bakterial nga pickimi i rriqrës.

    Si imiton ankthin: lodhje, dhimbje koke, “mjegullim truri”, vështirësi përqendrimi.

    Si dallon nga ankthi: shfaqje e skuqjes tipike në formë “syri demi”, dhimbje kyçesh, simptoma gripi. 

    10. Fibromialgjia

    Gjendje kronike me dhimbje të përgjithshme në muskuj dhe lodhje.

    Si imiton ankthin: dhimbja dhe lodhja sjellin stres të lartë dhe ankth.

    Si dallon nga ankthi: prekje e pikave të ndjeshme në trup, çrregullime gjumi, vështirësi mendore.

  • ‘Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur, sidoqoftë, dhimbje ka’

    ‘Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur, sidoqoftë, dhimbje ka’

    Poezi nga Teodor Keko

    Trishtimi. Ai vetëm mua më përket!Iku një vajzë. E desha dhe i thashë shko!Jeta ime boheme në dy metra katrore vdes.Vdekja! Ç’fjalë e trishtme dhe e fortë!Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur.Sidoqoftë, dhimbje ka.Edhe vdekja në metastaza dhembjesh është strukur,galopi i tyre baraz me hata.Po bota jeton. Jeton njeriu.Me dhembje, dhe më i lumtur.Unë dua të jetoj.Ajo, gjithashtu. Dhe iku.Trishtimi vetëm mua më përket!Për inat të tij bëhem më i bukur!/KultPlus.com

  • “Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë”/ Dhimbje e madhe në familjen Dhimaku, flet halla e dy motrave:Kërkojmë ndihmë

    “Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë”/ Dhimbje e madhe në familjen Dhimaku, flet halla e dy motrave:Kërkojmë ndihmë

    Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe. Elvisa 22-vjeçare dhe Rezarta 20 vjeç ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në të gjithë ato që i njhinin.
    Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më.
    Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë, pikërisht për të siguruar disa të ardhura më shumë për t’i ardhur në ndihmë vëllait të sëmurë.
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
    Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.

  • Simptomat e para të një goditjeje në tru

    Simptomat e para të një goditjeje në tru

    Një goditje në tru ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të trurit ndërpritet, duke shkaktuar vdekjen e qelizave të trurit.

    Në varësi të zonës së prekur, pasojat mund të ndikojnë në funksionet fizike, njohëse dhe emocionale. Një goditje në tru është një urgjencë mjekësore dhe se shërbimet e urgjencës duhet të thirren menjëherë nëse vërehen shenja.
    Pasojat ndryshojnë në varësi të asaj se cila pjesë e trurit është prekur ato mund të jenë fizike, njohëse ose emocionale.

    Si të njohësh një goditje në tru
    Ekspertët rekomandojnë testin FAST, një mënyrë e lehtë për të dalluar shenjat:
    F – Fytyra : A është njëra anë e fytyrës e relaksuar apo nuk lëviz kur buzëqesh?
    A – Krahët : A mund t’i ngrejë personi të dy krahët në mënyrë të barabartë?
    S – Të folurit : A flet në mënyrë të pakuptueshme ose bën tinguj të çuditshëm?
    T – Koha : Nëse vini re këto simptoma, telefononi menjëherë një ambulancë!
    Shenja shtesë të një goditjeje në tru:
    – Shikim i turbullt
    – Dobësi e papritur e trupit (veçanërisht në njërën anë)
    – Konfuzion
    – Marramendje
    – Dhimbje koke e fortë e papritur
    Goditje e vogël në tru
    Një mini-goditje në tru ose TIA (sulm ishemik kalimtar) duket si një episod i çuditshëm dhe kalimtar. Simptomat zhduken brenda 24 orëve, por kjo nuk do të thotë se është i padëmshëm.
    Më shumë se një në 12 persona përjetojnë një goditje të vërtetë në tru brenda 7 ditëve nga një episod TIA! Njohja dhe trajtimi i hershëm i një TIA mund të shpëtojë një jetë.
    Simptoma të pazakonta të goditjes në tru
    Disa simptoma mund të shfaqen një javë para goditjes në tru . Këto janë tre shenjat më të rrezikshme dhe shpesh të anashkaluara:
    – Dhimbje koke e papritur dhe e fortë
    Kjo dhimbje koke është e ndryshme nga ajo e zakonshme – është e gjatë, intensive dhe shpesh nuk i përgjigjet medikamenteve. Është vërejtur në pothuajse 15% të pacientëve para goditjes në tru.
    – Ritmi i çrregullt i zemrës – fibrilacioni atrial (AF)
    Simptomat përfshijnë:
    – Palpitacione të zemrës
    – Rrahje të ngadalta
    – Lodhje
    – Vështirësi në frymëmarrje
    – Dhimbje në gjoks
    Fibrilacioni atrial rrit rrezikun e goditjes në tru edhe 5 herë!
    – Lodhje ose dobësi e papritur pa asnjë arsye
    Një rënie e papritur e energjisë, një ndjenjë rëndese në gjymtyrë ose dobësi ekstreme mund të jenë një shenjë se truri nuk po merr oksigjen të mjaftueshëm.
    Nëse vini re ndonjë nga simptomat e mësipërme, mos prisni që të kalojnë. Telefononi 911 tani – koha është thelbësore.

  • Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

    Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

    Lëvizjet e thjeshta, të buta dhe efektive mund të jenë arma më e mirë kundër dhimbjes së qafës në mëngjes. Sipas fizioterapistit dhe kinezologut Paolo Colanero, ushtrimi terapeutik është mjeti kryesor për të luftuar shumicën e patologjive që prekin aparatin muskulor e skeletik, përfshirë artrozën cervikale, cervikobrakialgjinë (dhimbje nga inflamacioni ose bllokimi i rrënjëve nervore në qafë), kontrakturat apo ngurtësinë e mëngjesit.

    Ushtrimet e rekomanduara synojnë përmirësimin e lëvizshmërisë dhe forcës së muskujve, duke rritur elasticitetin e indeve dhe duke rikthyer lëvizjen e shëndetshme të qafës e shpinës. Për t’i praktikuar:

    Filloni me lëvizje të buta përkuljeje përpara dhe prapa (si kur themi “po”), duke ngritur dhe ulur kokën.
    Vazhdoni me përkulje anësore, duke afruar veshin drejt shpatullës.
    Shtoni rotacionet e kokës (si kur themi “jo”), duke parë djathtas dhe majtas.
    Përfundoni me rrotullime të plota, sikur vizatoni një rreth me majën e hundës.

    Sipas ekspertit, mjaftojnë vetëm 5 minuta çdo mëngjes, duke mbajtur çdo ushtrim 20-30 sekonda dhe duke përsëritur serinë 2-3 herë. Ushtrimet mund të bëhen edhe gjatë ditës, për shembull pas orëve të gjata në kompjuter ose në mbrëmje për relaksim.

    Kujdes: duhen shmangur lëvizjet e forta, të papritura ose pozicionet e zgjatura që shkaktojnë dhimbje. Filloni gjithmonë me gjeste të buta dhe rrisni gradualisht amplitudën, jo shpejtësinë. Nëse dhimbja vazhdon, mund të kërkohet një vlerësim i detajuar mjekësor.

    Këto ushtrime janë të sigurta për të gjithë dhe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve cervikale pa komplikime.

  • Vdekja e Artur Zhejit/ Noka: Ikja jote e beftë na le me dhimbje

    Vdekja e Artur Zhejit/ Noka: Ikja jote e beftë na le me dhimbje

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të analistit Artur Zheji.

    Noka ka shprehur ngushëllimet për familjen e Zhejit, ndërsa shprehet se, ikja e tij e beftë ka lënë me dhimbje jo vetëm familjen, por dhe miqtë.

    Mesazhi i Flamur Nokës:

    U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate!

    Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik.

    Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithëditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime.

    I përjetshëm kujtimi i tij!

     

  • Pse dhimbja e shpinës nuk duhet injoruar?

    Pse dhimbja e shpinës nuk duhet injoruar?

    Nuk ka person që nuk ka përjetuar dhimbje shpine të paktën një herë në jetën e tij. Zakonisht, dhimbja e shpinës nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe zhduket brenda disa javësh ose muajsh.

    Megjithatë, për disa njerëz, dhimbja e shpinës është kronike, që do të thotë se zgjat më shumë se 12 javë ose përsëritet shpesh. Në këtë rast, ka shumë të ngjarë që diçka më shqetësuese të fshihet.
    Edhe pse dhimbja e shpinës mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë tendosjen e muskujve, qëndrimin e keq ose lëvizjet e papritura, në disa raste ajo mund të jetë e rrënjosur në një gjendje të shtyllës kurrizore.

    Shtylla kurrizore është një strukturë komplekse e përbërë nga rruaza, disqe ndërvertebrore, nerva, muskuj dhe ligamente që punojnë së bashku për të siguruar mbështetje, fleksibilitet dhe mbrojtje për palcën kurrizore. Kur ndonjë nga këto struktura dëmtohet, irritohet ose degjenerohet me kalimin e kohës, mund të shfaqet dhimbje shpine.
    Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së shpinës
    Hernia diskale
    Midis vertebrave ndodhen disqet ndërvertebrale, të cilat funksionojnë për të lehtësuar lëvizjen e vertebrave dhe për të thithur goditjet. Çdo disk ndërvertebral përbëhet nga një bërthamë e butë xhelatinoze dhe një mbulesë e jashtme e fortë e quajtur annulus fibrosus. Një disk i herniuar, ose disk i herniuar, ndodh kur bërthama e butë e një disku ndërvertebral fryhet përmes mbulesës së jashtme të fortë, duke shkaktuar kompresim dhe acarim të nervave aty pranë.
    Një disk i herniuar më shpesh ndodh në pjesën e poshtme të shpinës, duke shkaktuar dhimbje shpine që mund të rrezatojë në gjymtyrët e poshtme, mpirje dhe dobësi në këmbë. Kjo gjendje zakonisht shoqërohet me konsumimin normal të disqeve ndërvertebrale për shkak të plakjes, por mund të përkeqësohet nga faktorë të tillë si pesha e tepërt e trupit, puna fizike që kërkon dhe trashëgimia.
    Trajtimi i një disku të herniuar mund të jetë konservativ, me ilaçe dhe fizioterapi, ose kirurgjikal me mikrodisektomi, varësisht nga ashpërsia e simptomave dhe përgjigja e pacientit ndaj masave konservative të trajtimit.
    Stenoza kurrizore
    Stenoza kurrizore është një gjendje në të cilën kanali kurrizor në shpinën cervikale, torakale ose lumbare ngushtohet, duke rezultuar në kompresim të palcës kurrizore dhe/ose nervave. Ky ngushtim zakonisht është për shkak të ndryshimeve degjenerative në shpinë, siç është rritja e osteofiteve dhe trashja e ligamenteve.
    Nëse gjendja ndodh në shpinën lumbare, simptomat që përjeton pacienti janë dhimbje shpine, një ndjenjë rëndese dhe dobësie në këmbë, të cilat përkeqësohen gjatë ecjes dhe lehtësohen kur pacienti është në pozicion ulur, si dhe një ndjesi shpimi gjilpërash ose djegieje në gjymtyrët e poshtme.
    Trajtimi mund të jetë konservativ, duke përdorur ilaçe anti-inflamatore dhe fizioterapi, ose mikrodekompresion kirurgjikal që synon lirimin e strukturave nervore të kompresuara, varësisht nga ashpërsia e simptomave dhe përgjigja e pacientit ndaj trajtimeve fillestare.
    Spondilolistezë
    Spondilolisteza është një gjendje që ndodh në rajonin lumbar dhe karakterizohet nga rrëshqitja e një vertebre mbi vertebrën themelore, duke shkaktuar dhimbje kronike. Shpesh fillon me spondilolizë, d.m.th. një këputje të kockës midis proceseve artikulare, e cila mund të çojë në paqëndrueshmëri dhe zhvendosje të mëtejshme. Shkaqet kryesore përfshijnë frakturat e stresit nga lëndimet e përsëritura, lëndimet e rënda dhe predispozicioni gjenetik.
    Pacientët mund të përjetojnë dhimbje të forta shpine ose dhimbje shiatike, ndërsa në disa raste gjendja zbulohet rastësisht gjatë një ekzaminimi me rreze X. Trajtimi mund të jetë konservativ, me fizioterapi dhe ilaçe anti-inflamatore, ose kirurgjikal, me qëllim stabilizimin e shtyllës kurrizore dhe lehtësimin e simptomave. Teknika e përshtatshme kirurgjikale zgjidhet bazuar në llojin e deformimit, d.m.th. mund të kryhet ose bashkimi kurrizor lumbar ose bashkimi kurrizor transforaminal minimal invaziv ndërtrupor me një kafaz.
    Sëmundja degjenerative e diskut
    Sëmundja degjenerative e diskut është një gjendje që vjen si pasojë e përkeqësimit gradual të disqeve ndërvertebrale për shkak të plakjes dhe ndryshimeve degjenerative. Ndërsa disqet humbasin elasticitetin dhe përmbajtjen e tyre të ujit, ato bëhen më pak efektive në thithjen e goditjeve dhe në sigurimin e stabilitetit të shtyllës kurrizore. Ky degjenerim mund të çojë në dhimbje kronike shpine, ngurtësim dhe lëvizshmëri të reduktuar.
    Sëmundja degjenerative e diskut është një gjendje progresive që mund të shkaktojë zhvillimin e gjendjeve të tjera të shtyllës kurrizore, siç janë herniet diskale dhe stenoza kurrizore. Edhe pse nuk shkakton gjithmonë simptoma, ata që përjetojnë dhimbje shpesh shohin përmirësim me trajtim konservativ që përfshin terapi fizike, modifikim të aktivitetit dhe medikamente. Megjithatë, nëse gjendja ka kontribuar në shfaqjen e një hernie diskale ose stenozës kurrizore, është e mundur që riparimi kirurgjikal i problemit të jetë i nevojshëm.
    Si trajtohet dhimbja e shpinës?
    Dhimbja e shpinës duhet të trajtohet gjithmonë në një mënyrë të synuar dhe të individualizuar. Pas një vlerësimi të detajuar të gjendjes së pacientit, një kuptimi të plotë të rutinës së tij të përditshme dhe nevojave funksionale, hartohet një plan i përshtatshëm trajtimi.
    Ky plan në shumë raste përbëhet nga masa konservative të trajtimit, siç janë programet e specializuara të terapisë fizike dhe rehabilitimit, modifikimet e aktiviteteve të caktuara, ushtrimet fizike dhe edukimi mbi miratimin e qëndrimit të saktë. Nëse dhimbja e shpinës vazhdon, një zgjidhje tjetër janë injeksionet epidurale perineurale që ofrojnë lehtësim të menjëhershëm.
    Arsyeja e fundit, megjithatë, nëse problemi vazhdon dhe simptomat nuk përmirësohen, është kirurgjia. Gjithmonë bëhet një përpjekje për të aplikuar qasjen më pak invazive, duke përdorur zhvillimet moderne teknologjike, siç janë neuronavigimi dhe kirurgjia robotike e shtyllës kurrizore, kur kjo është e mundur.
    Qëllimi është që trajtimi të përshtatet me nevojat e secilit person, në vend që të aplikohet një trajtim i përgjithshëm për të gjithë pacientët. Një kirurg i specializuar i shtyllës kurrizore është në gjendje të aplikojë teknikat më moderne terapeutike për të lehtësuar çdo simptomë që rrjedh nga sëmundjet e shtyllës kurrizore.