Tag: dhimbje

  • Tre ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse vuani nga migrena

    Tre ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse vuani nga migrena

    Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke është një gjendje neurologjike e dhimbshme, shpesh shoqëruar me ndjeshmëri ndaj dritës, zërit, të përziera dhe madje çrregullime në shikim. Për shumë persona që vuajnë nga migrena, një nga shkaktarët më të zakonshëm është ushqimi. Disa produkte që konsumojmë çdo ditë pa menduar, mund të jenë nxitës të fortë të krizave të migrenës.

    Nëse migrena është pjesë e jetës suaj, këto janë tre ushqimet që duhet të shmangni me çdo kusht:

    Djathërat e stazhionuar (si parmixhano, gorgonzola, çedar)

    Djathërat e vjetëruar përmbajnë tiraminë, një substancë që ngushton ose zgjeron enët e gjakut në tru dhe mund të shkaktojë shpërthime të menjëhershme të migrenës. Sa më i vjetër dhe i fermentuar djathi, aq më i madh rreziku.

    Salçicet dhe mishrat e përpunuar

    Produktet si sallami, proshuta, hot-dogët dhe salçiçet përmbajnë nitrate dhe nitrite, konservues që ndikojnë në qarkullimin cerebral dhe shkaktojnë tension të enëve të gjakut – një shkak i njohur i krizave migrenoze.

    Çokollata (veçanërisht ato me përqindje të lartë kakaoje)

    Edhe pse shumë e dashur për të gjithë, çokollata përmban kafeinë dhe feniletilaminë, të cilat te disa individë ndihmojnë migrenën të shfaqet më shpejt. Nëse ndjeni dhimbje koke disa orë pas konsumit të çokollatës, kjo mund të jetë arsyeja.

    Kujdes: Migrena është shumë individuale.
    Çfarë shkakton dhimbje te një person, mund të mos ndikojë fare te një tjetër. Por mbajtja e një “ditari ushqimor” dhe shmangia e këtyre tre ushqimeve, ka ndihmuar shumë persona të reduktojnë intensitetin dhe shpeshtësinë e krizave.

  • Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

    Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

    Hernia diskale ndodh si pasojë e rrëshqitjes e një disku ndërvertebror që ndodhet mes rruazave të shtyllës kurrizore dhe që mundësojnë lëvizjen dhe përkuljen e shpinës.

    Hernia diskale shkakton vështirësi në lëvizje dhe dhimbje të forta.

    Disku i rrëshqitur shtyp një nga nervat e shpinës dhe këtu është edhe burimi i dhimbjes dhe mpirjes.

    Cilat Janë Simptomat E Hernies Diskale

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hernia diskale mund të shfaqet në çdo pjesë të shtyllës kurrizore, që nga qafa e deri në fundshpinë.

    Zakonisht pjesa më e zakontë ku shfaqet hernia diskale është mesi ose poshtë tij.

    Simptomat e hernies diskale përfshijnë:

    Dhimbjet dhe mpirjen në njërën anë të trupit

    Dhimbje që përhapet tek krahët ose këmbët

    Dhimbje që përkeqësohet gjatë natës ose për shkak të disa lëvizjeve.

    Dhimbje që bëhet më e fortë pas qëndrimit në këmbë ose ulur.

    Hernia diskale shkaktohet si pasojë e lëvizjeve të caktuara por edhe moshës.

    Një disk ndërvertebror rrëshqet kur përpiqeni të ngrini një objekt shumë të rëndë që rrit presionin në zonën e mesit.

    Njerëzit që kryejnë punë të rënda janë më të predispozuar të vuajnë nga hernia diskale.

    Njerëzit mbipeshë janë gjithashtu të rrezikuar sepse shtylla kurrizore bëhet më e brishtë për shkak të peshës.

    Me kalimin e moshës, njerëzit bëhen më të predispozuar të vuajnë nga hernia diskale për shkak të përtharjes së vertebrave.

    Komplikacionet E Hernies Diskale

    Sipas studimeve te cilave u referohet AgroWeb.org, nëse nuk trajtohet, hernia diskale mund të shkaktojë dëmtime nervore të përhershme.

    Hernia diskale mund të shkaktojë edhe humbjen e ndjeshmërisë në këmbë, pulpat e këmbës e të tjerë.

    Trajtimet Natyrale Të Hernies Diskale
    AgroWeb.org rekomandon para së gjithash të shkoni te mjeku nëse keni këto simptoma.

    Gjithsesi ka disa trajtime natyrale për lehtësimin e dhimbjeve në shtëpi.

    Një nga metodat përmes së cilës mund të trajtohen dhimbjet që shkakton hernia diskale është piperi i kuq djegës.

    Mund të përgatitet fare lehtë dhe në kushtet e shtëpisë. Dy përbërësit që ju duhen janë dy lugë gjelle me ujë dhe një lugë gjelle me piper të kuq djegës pluhur.

    Në një tas përziheni masën derisa të formohet një pastë.

    Me këtë pastë lyeni zonën që ju shkakton kriza, dhe lëreni përreth 10-15 minuta.

    AgroWeb.org ju këshillon që të mos e lani menjëherë zonën ku kishit vendosur pastën me piperin e kuq, pasi kështu nuk do të ketë efekt.

    Piperi i kuq ka afësinë që lehtësojë dhimbjet dhe inflamacionin e shkaktuar nga disku i zhvendosur i shtyllës kurrizore.

    Nëse dëshironi mund të konsumoni dhe çajin e piperit të kuq një herë në ditë. /AgroWeb.org

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Burimi: U.S. National Library of Medicine

  • Robert Redford: Pas shkëlqimit të Hollivudit, një jetë e mbushur me dhimbje, humbja e nënës dhe vdekja e dy djemve

    Robert Redford: Pas shkëlqimit të Hollivudit, një jetë e mbushur me dhimbje, humbja e nënës dhe vdekja e dy djemve

    Robert Redford, një nga ikonat më të mëdha të Hollivudit, la pas jo vetëm një karrierë brilante në aktrim dhe regji, por edhe një histori personale të mbushur me sfida dhe dhimbje të thella. Ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në Utah, duke lënë një trashëgimi të paharrueshme në botën e kinemasë.
    I lindur në Kaliforninë Jugore në vitin 1936, Redford u përball që në fëmijëri me poliomielitin, të cilin e mori pasi ishte larë në oqean, në kohën kur vaksina kundër tij nuk ekzistonte ende. Rinia e tij nuk ishte pa tronditje, në shkollë të mesme iu bashkua një bande dhe u arrestua një herë për shkak të një makine me bizhuteri të vjedhura. Më pas ndoqi kolegjin në Universitetin e Kolorados me bursë bejsbolli, por e humbi shkurtimisht këtë mundësi për shkak të problemeve me alkoolin dhe festave.
    Një goditje e madhe në jetën e tij erdhi në vitin 1955, kur në moshën 18-vjeçare humbi nënën, Martha Hart, e cila ndërroi jetë pas lindjes së binjakëve që fatkeqësisht nuk mbijetuan. Kjo humbje e thelloi dhe ndikoi fort në jetën dhe karrierën e Redford.
    Në familjen e tij, dhimbjet nuk pushuan. Djali i tij i parë, Scott, vdiq në moshën vetëm 10 javëshe nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës (SIDS). Djali tjetër, Jamie, luftoi gjatë me probleme shëndetësore dhe ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2020. Vajza e tij Shauna kaloi një aksident serioz dhe humbi partnerin në mënyrë tragjike.
    Edhe pse këto dhimbje ishin të mëdha, Redford i përballoi me forcë dhe i mbajti shpesh private, duke lënë që arti dhe puna t’i flasin për të.
    Në karrierën e tij, Redford u bë i njohur për role në filma klasikë si “Butch Cassidy and the Sundance Kid”, “The Sting” dhe “All the President’s Men”. Ai la gjurmë edhe si regjisor dhe themelues i Festivalit të Filmit Sundance, që sot është një nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e kinemasë.
    Robert Redford do të mbahet mend jo vetëm për talentin e tij, por edhe për qëndrueshmërinë dhe humanizmin që shfaqte, pavarësisht sfidave të jetës së tij personale.

  • E goditën me thikë për t’i grabitur orën, iu mbyll karriera 27 vjeç: Ende kam dhimbje nga plagët…

    E goditën me thikë për t’i grabitur orën, iu mbyll karriera 27 vjeç: Ende kam dhimbje nga plagët…

    13 Shtator 2025

    12:41

    Alfred Lleshi

    Ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe Derby County, Andre Wisdom, ka rrëfyer episodin që i ndryshoi jetën. Pas një karriere premtuese në Premier League, në vitin 2020 u sulmua brutalisht nga disa persona me maska në Liverpool, vetëm për t’i vjedhur orën. “Ende kam dhimbje në trup nga ajo natë. Nuk do të thoja që ma shkatërroi karrierën, por e ndryshoi përgjithmonë. Një pjesë e imja iku atë ditë”, – tha ai për “BBC Sport”.
    Edhe pse u rikthye në stërvitje, trupi i tij nuk reagoi më njësoj. Pas disa provave të pasuksesshme me klube të ndryshme, në moshën 27-vjeçare u detyrua ta braktiste futbollin profesionist: “U ktheva shumë shpejt, nuk doja të rrija në shtëpi e të mendoja për gjithçka që ndodhi, por nuk kisha më të njëjtin shpërthim e shpejtësi”.
    Wisdom gjeti një rrugë të re në biznesin e pasurive të paluajtshme, duke i dhënë me qira shumë prej shtëpive të tij në Liverpool për lojtarët e rinj. “Kjo ishte mënyra ime për t’i ndihmuar djemtë e rinj, që janë aty ku kam qenë unë dikur”. Në vitin 2023, për dashurinë ndaj futbollit, ai u rikthye në fushë me ekipin gjysmëprofesionist FC United of Manchester.
     

  • Nis Asambleja e PS-së, Rama: Nuk mban më! Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës

    Nis Asambleja e PS-së, Rama: Nuk mban më! Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës

    Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Gjatë Asamblesë, kryeministri do të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe do të prezantojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.  Rama e nisi me batuta fjalën e tij, lidhur me situatën e motit.
    “Shiu po bie me të madhe për të lajmëruar bereqetin e punës për Shqipërinë 2030 në BE”, tha kreu i qeverisë.
    Pika e parë në të cilën u ndal ishte drejtimi i Tiranës, bashkia e të cilës është pa kryetar që nga shkurti i këtij viti pas arrestimit të Veliajt. Rama tha se duhet adresuar emergjenca e krijuar me drejtimin e Tiranës, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë.

    Rama: Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit të katërt qeverisë, i cili nis pas pak ditësh. Por do na duhet të adresojmë menjëherë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më. Duhet ta them sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë mbi raportin tonë me të. Ne, PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e një çështjeje të drejtësisë. Aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thën deri në fund fjalën e saj.
    Nuk e kemi bërë këtë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë. Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi të paktën, për sa kohë unë do jem në krye të kësaj familejje, asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësië, me Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.
    E kemi ditur që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit, do të sillte dhimbje. Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik, qoftë kur ato dhimbje vijnë nga rënia e atyre mes nes në mëkatin e përfitimit të paligjshëm apo nga rënia e atyre që hetojnë dhe gjykojnë të pavariur prej nesh në mëkatin e forcës disproporcioanle. Ne do durojmë edhe kur ato dhimbje vijnë nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se ne e kemi kapur këtë drejtësi. Unë jam krenar për PS, e cila në këtë temë madhore thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, për lirinë, pavarësinë, mbbshtetjen e madhe politke dhe financiare pa kushte dhe pa luhatje./vizionplus.tv 

  • “Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!

    “Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!

    Rama: “Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta, të zgjedhura krejtësisht jashtë vullnetit të partive politike. Kush flet për kapje të pushtetit nga ana jonë, me urdhra nga lartë, ose nuk di çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal, për një vend që nuk ka pasur kurrë pavarësi të prokurorëve dhe gjykatësve. E kam ditur që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit, do të sillte dhimbje dhe do na bënte dëshmitarë të një lindje dhe të rritje të vështirë, të krijesës së drejtësisë së pavarur, që për 100 e kusur vjet nuk ishte as e lirë, as e pavarur e as e paanshme. Por ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik të pavarësisë së drejtësisë. Qoftë se vijnë nga mëkati i atyre prej nesh, ose nga atyre që gjykojnë të pavarur ndaj nesh. Ne do durojmë kur ato dhimbje vijnë nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se ne e kemi kapur këtë drejtësi, që për herë të parë po godet njerëz me pushtet politik. Kjo e drejtësisë është prova më e egër e zjarrit të Partisë Socialiste.

    Top Channel

  • ‘E dinim që do të sillte dhimbje’, Rama: Kush do “kapje të drejtësisë”, s’do të pranojë të vërtetën e madhe të ndryshimit!

    ‘E dinim që do të sillte dhimbje’, Rama: Kush do “kapje të drejtësisë”, s’do të pranojë të vërtetën e madhe të ndryshimit!

    Kryeministri Edi Rama tha se i dhanë pushtetit gjyqësor mundësinë të qeverisë vetë.
    “I dhamë pushtetit gjyqësor të qeverisë vetë, punët e veta përmes organeve të parashikuara nga reforma në drejtësi dhe të zgjedhura jashtë vullnetit të partive politike. Kush flet për kapje, kontroll apo ushtrim të pushtetit të drejtësisë nga ana jonë, me urdhra nga lart apo me presione rreth e rrotull ose nuk di ça flet ose nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal për një vend kur kurrë, asnjëherë nuk ka pasur pavarësisë të prokurorëve dhe gjykatësve nga cilido pushtet politik. E kam ditur, dhe të tjerë këtu, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit do të sillte dhimbje dhe do të na bënte edhe dëshmitarë të një lindjeje dhe rritjeje të vështirë të krijesës së një drejtësie të pavarur në shtratin e përgjakur dhe të pistë të drejtësisë që për 100 e kusur vjet nuk qe kurrë as e lirë, as e pavarur dhe e paanshme.Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik pavarësimi të drejtësisë qoftë kur vijë nga rënia e atryre mes nesh në mëkatin e përfitimit të paligjshëm apo rënia e atyre që hetojnë dhe gjykon ë të pavarur prej nesh në mëkatin e forcës dispropocionale do të durojmë. Do të durojmë edhe kur ato dhimbje vijnë nga helm ii atyre të tjerëve që na akuzojnë se kemi kapur drejtësinë e cila po godet njerëz me pushtet politik.”, tha Rama.

  • Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

    Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

    Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku kurrizor rrëshqet nga trupi i tij. Kjo mund të prekë nervat e afërt, duke çuar në dhimbje, mpirje ose dobësi në gjymtyrë. Edhe pse ndonjëherë mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme, hernia diskale ka shumë mundësi trajtimi. Simptomat normalisht zvogëlohen ose zgjidhen pas disa javësh, por një person mund të ketë nevojë për kirurgji nëse ato vazhdojnë ose përkeqësohen. Në këtë artikull do të shqyrtojmë shkaqet, diagnozën dhe trajtimin e hernies diskale. 

    Shkaqet e hernies diskale

    Hernia diskale ose rrëshqitja e diskut ndodh kur pjesa e brendshme dhe e butë e një disku kurrizor (bërthama) rrëshqet jashtë përmes një çarje në rreshtimin fijor të diskut. Kjo ndodh më së shpeshti në pjesën e poshtme të shpinës, por mund të ndodhë edhe në shtyllën kurrizore të zonës së qafës dhe në mes të shpinës.

    Shkaku i një hernie diskale është zakonisht konsumimi gradual i vertebrave të shtyllës kurrizore si rezultat i lëvizjeve të përsëritura me kalimin e kohës. Tek njerëzit e moshuar, disqet e shtyllës kurrizore bëhen më të thata dhe më të dobëta, duke e bërë më të mundshme krijimin e një hernie diskale.

    Disa probleme shëndetësore mund të rrisin rrezikun e hernies diskale, duke përfshirë stenozën kurrizore dhe çrregullimet e indit lidhës.

    Simptomat e hernies diskale

    Hernia diskale mund të shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje. Ajo gjithashtu mund të ushtrojë presion mbi nervat përreth duke shkaktuar dhimbje përmes ngjeshjes së tyre.

    Në disa raste, një person mund të mos ketë simptoma. Megjithatë, simptomat e zakonshme mund të përfshijnë:

    Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash: Kjo mund të ndodhë kur një hernie diskale shtyp palcën kurrizore ose nervat që dalin nga palca kurrizore. Kjo ndjesi mund të përhapet përgjatë nervit, në krahë ose këmbë.

    Dobësia e muskujve: Kur një hernie diskale shtyp një nerv, muskujt e lidhur me nervin mund të dobësohen. Kjo mund të shkaktojë pengesë gjatë ecjes.

    Dhimbje: Zakonisht dhimbja shfaqet në shpinë dhe mund të përhapet në krahë ose këmbë. Njerëzit ndonjëherë e përshkruajnë ndjesinë si djegie ose të therrje.

    Simptomat e një hernie diskale mund të ndryshojnë gjithashtu sipas vendndodhjes së problemit.

    Hernia diskale e rëndë në çdo zonë të shpinës mund të shkaktojë probleme me kontrollin e zorrëve ose fshikëzës. Nëse një person ka dhimbje shpine dhe ndryshime të papritura në kontrollin e fshikëzës ose zorrëve, kjo do të thotë se ata kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

    Pjesa e poshtme e shpinës 

    Nëse hernia e diskut është në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbja shpesh prek të pasmet, kofshët dhe vithet. Dhimbja që përhapet përgjatë rrugës së nervit shiatik, nga vithet dhe poshtë këmbëve, njihet si nervi shiatik.

    Pjesa e qafës

    Nëse problemi shfaqet në qafë, dhimbja ka më shumë gjasa të përhapet në shpatulla dhe krahë. Një hernie serioze në zonën e qafës mund të shkaktojë gjithashtu ngurtësi, dobësi dhe mpirje në këmbë.

    Mesi i shpinës

    Një hernie diskale në mes të shpinës ka të ngjarë të shkaktojë dhimbje rreth kafazit të kraharorit në pjesën e përparme të trupit. Kjo është zona më pak e zakonshme e shfaqjes së hernies diskale.

    Trajtimi i hernies diskale

    Në shumicën e rasteve, njerëzit mund t’i lehtësojnë simptomat e hernies diskale duke shmangur lëvizjet që shkaktojnë dhimbje dhe duke ndjekur regjimin e ushtrimeve fizike për menaxhimin e dhimbjeve që rekomandon mjeku. Opsionet e trajtimit të hernies diskale përfshijnë mjekimin, terapi fizike, injeksione dhe kirurgji.

    Mjekimi

    Medikamente pa recetë : Ilaçet anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs) si ibuprofeni dhe naprokseni mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjes.

    Opioidet: Nëse dhimbja është e fortë dhe medikamentet pa recetë nuk e lehtësojnë shqetësimin, një mjek mund të përshkruajë ilaçe opioid. Është e rëndësishme të diskutoni rreziqet e mundshme dhe efektet anësore të ilaçeve opioid me një mjek nëse ai rekomandon këtë opsion trajtimi.

    Relaksuesit e muskujve: Këto ilaçe mund të ndihmojnë në relaksimin e zonave të dhimbshme, por ato gjithashtu mund të shkaktojnë lodhje dhe efekte të tjera anësore serioze.

    Medikamente për dhimbje nervore: Nëse simptomat vazhdojnë me kalimin e kohës, një mjek mund t’ju japë ilaçe antikonvulsante që përdoren për dhimbje nervore, të tilla si gabapentina. Megjithatë, këto medikamente mund të shkaktojnë edhe efekte anësore si përgjumje.

    Terapi fizike

    Një fizioterapist mund të rekomandojë pozicione dhe ushtrime që minimizojnë dhimbjen e hernies diskale. 

    Meqënëse simptomat e hernies diskale shpesh zgjidhen vetë, terapia fizike zakonisht nuk rekomandohet që në 3 javët e para të shfaqjes së simptomave. Një mjek mund të bëjë rekomandime më specifike për një rast individual.

    Është e rëndësishme që gjithmonë të konsultoheni me një mjek kur filloni një program të ri ushtrimesh ose terapie fizike.

    Injeksione

    Një mjek mund të përdorë medikamente me injeksion për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të hernies diskale. Procedura njihet edhe si bllokim nervor.

    Procedurat e injektimit që mjekët përdorin për të trajtuar një hernie diskale përfshijnë injeksione epidurale dhe injeksione të nervit kurrizor.

  • Çfarë i shkakton dhimbjet e muskujve në kraharor

    Çfarë i shkakton dhimbjet e muskujve në kraharor

    Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës.
    Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar.
    Këto dhimbje mund të variojnë që nga dëmtimet e kraharorit, infeksionet apo probleme me organet e brendëshme.

    Më poshtë gjeni të listuara disa nga shkaqet kryesore që e provokojnë këtë gjendje.
    Dëmtimet e kraharorit
    Dëmtimet e brinjëve apo të zonës së gjoksit mund të jenë nga më të dhimbshmet, në varësi të shkallës së dëmtimit.
    Nëse keni përjetuar trauma të forta fizike si rënie apo përplasje të forta kjo me siguri do t’ju shkaktojë probleme.
    Edhe kollitjet e fuqishme në shumë raste krijojnë dhimbje ose djegie brenda në kraharor.
    Gjithashtu personat që kanë kryer operacione në ate zonë herë pas here mund të ndjejnë dhimbje të plagës.
    Trajtimet
    Trajtimet për këto dëmtime variojnë sigurisht nga masa e dhimbjes dhe dëmit të shkaktuar në trup.
    Kur bëhet fjalë për dëmtime apo djegie të vogla të kraharorit, ato mund të trajtohen fare lehtë në shtëpi.
    Mjafton të merrni pak akull dhe ta aplikoni në zonën nga ku vjen dhimbja për 20 minuta.
    Kjo metodë do të ndihmojë në qetësimin e kësaj pjese të trupit dhe do të largojë ndjesinë e dhimbjes.
    Në rastet kur dhimbja është akoma e fortë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, atëherë është e rendësishme të shkoni tek mjeku.
    Tërheqja muskulare
    Është e mundur që muskujt e kraharorit të tërhiqen dhe të shkaktojnë dhimbje të mëdha.
    Kjo varet edhe nga muskuli që dëmtohet për këtë shkak dhimbja mund të shfaqet vetëm në një anë.
    Këto dhimbje mund të shkaktohen nga ngritja e peshave të mëdha gjatë punës apo ngritja e peshave në palestër.
    Trajtimet
    Tërheqjet muskulare zakonisht qetësohen kur pushoni.
    Një ndihmesë mund të jetë aplikimi i akullit në zonën ku ndjeni dhimbje dhe qëndrimi shtrirë.
    Gjithashtu qetësuesit natyralë si çaji i kamomilit mund të ndihmojë në zvogëlimin simptomave.
    Cikli menstrual
    Tek femrat një nga arsyet e provokimit të dhimbjeve të zonës së kraharorit dhe barkut është cilki i përmuajshëm menstrual.
    Fluksi i madh i hormoneve që shfaqen gjatë ciklit mund të shkaktojnë fryrje të kraharorit dhe ngurtësim të tij.
    Trajtimet
    Një nga këshillat që AgroËeb.org ju jep për këtë simptomë është të konsumoni shumë ujë në mënyrë që të relaksoni kraharorin.
    Kjo dhimbje mund të zgjasë një apo dy javë dhe zakonisht qetësohet me kohën.
    Në çdo rast nëse dhimbjet që përjetoni janë të forta AgroËeb.org ju këshillon të konsultoheni gjithnjë me mjekun tuaj.

  • Pse dhimbja e shpinës përkeqësohet me kalimin e moshës? Çfarë mund të bëni

    Pse dhimbja e shpinës përkeqësohet me kalimin e moshës? Çfarë mund të bëni

    Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës.

    Edhe pse nuk mund të parandalohet gjithmonë, të kuptuarit e shkaqeve mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shqetësimet.

    Por, çfarë fshihet pas shqetësimit, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta larguar atë? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjet më poshtë.

    Arsyet pse dhimbja e shpinës mund të përkeqësohet me moshën

    Ekziston një listë problemesh që mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë, shumë prej të cilave bëhen më të forta me kalimin e moshës. Disa nga shkaqet më të mundshme janë:

    Pas dekadash pune të palodhur, pjesë të shtyllës kurrizore mund të fillojnë të konsumohen.

    Kjo ndodh në zona të shumta të saj, duke përfshirë disqet dhe nyjet, të cilat mund të manifestohen me dhimbje shpine.

    Nga konsumimi, ka shumë të ngjarë që dhimbja të shfaqet kryesisht në pjesën e poshtme të shpinës. Për shkak se kjo zonë mban pjesën më të madhe të peshës tuaj.

    Rritja e rrezikut për probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

    Konsumimi normal që ndodh me kalimin e moshës ndonjëherë mund të krijojë hapësirë për sëmundje kronike të shpinës. Disa nga shkakatarët më të zakonshëm përfshijnë:

    Stenozën kspinale, ku palca kurrizore dhe nervat ngjeshen dhe shkaktojnë dhimbje të shpinës, qafës dhe dobësi në krahë ose këmbë.

    Spondilolisteza, e cila ndodh kur një rruazë në shtyllën kurrizore pëson zhvendosje.

    Artriti, ku kërci në shtyllën kurrizore bëhet i hollë dhe acarohet.

    Një problem tjetër që ka më shumë gjasa të shfaqet është osteoporoza, ku kockat bëhen më të dobëta dhe më të brishta. Kjo mund të shkaktojë dhimbje nëse preken kockat në shtyllën kurrizore.

    Mundësi më të mëdha lëndimi

    Duke folur për osteoporozën, është e mundur që gjendja të shkaktojë fraktura të vogla të shtyllës kurrizore të quajtura mikrofraktura.

    Këto fraktura nuk ndodhin nga një aksident si rrëzimi, por mund të zhvillohen kur kockat në shtyllën kurrizore nuk janë mjaft të forta për të mbajtur peshën tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme.

    Zakonet e jetesës jo të shëndetshme

    Qëndrimi ulur për periudha të gjata mund t’i dobësojë muskujt e shpinës, duke ju bërë të prirur ndaj lëndimeve dhe qëndrimit jo korrekt.

    Shtimi në peshë, gjë që bëhet edhe më e zakonshme me kalimin e moshës, mund të shkaktojë tendosje të tepërt në shpinë dhe të çojë në dhimbje.

    Si të trajtoni dhimbjet e shpinës që lidhen me moshën

    Trajtimi varet nga shkaku kryesor i dhimbjes. Ndryshimet e stilit të jetesës zakonisht mund të jenë të dobishme, por ndonjëherë mund të nevojiten trajtime të tjera si mjekimi apo edhe kirurgjia.

    ‌-Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj. Mbani shtyllën kurrizore sa më të drejtë të mundeni.

    -Jini aktiv, pasi qëndrimi ulur i bën muskujt më të dobët, duke përkeqësuar kështu gjendejn tuaj.

    -Përpiquni të bëni aktivitete për forcimin e shpinës dhe fleksibilitetin, si ngritja e peshave ose joga, por kini kujdes që t’i bëni në mënyrë korrekte.

    ‌-Aplikoni një krem në zonën ku ndjeni dhimbje, i cili është i përshtatshëm për trajtimin e inflamacionit.

    -Konsideroni terapinë fizike. Një fizioterapist mund t’ju mësojë ushtrime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes tuaj.

    -Bisedoni me mjekun tuaj për të marrë medikamente kundër dhimbjeve, që mund të lehtësojnë inflamacionin.

    -Injeksionet steroide dhe procedurat invazive mund të ofrojnë lehtësim nëse dhimbjet janë shumë të forta. /AgroWeb.org/