Tag: dhimbje

  • Humbja e 4.5 KG ul 18 KG presion nga gjunjët, ja si ndodh

    Humbja e 4.5 KG ul 18 KG presion nga gjunjët, ja si ndodh

    Ata mbajnë gjithë peshën tonë trupore dhe çdo kilogram i tepërt shumëfishon ngarkesën mbi to. Pikërisht për këtë arsye, edhe një rënie e vogël në peshë ka efekt të menjëhershëm dhe të fuqishëm në lehtësimin e tyre.

    Ekspertët e shëndetit tregojnë se nëse një person humb 4.5 kilogramë, gjunjët çlirohen nga rreth 18 kilogramë presion në çdo hap që hedhim. Kjo do të thotë më pak lodhje, më pak dhimbje dhe një ndjesi më e lehtë në lëvizjet e përditshme – qoftë gjatë ecjes, qoftë kur ngjitemi shkallëve apo kur bëjmë aktivitete fizike.

    Pesha e tepërt, një armik i padukshëm i gjunjëve

    Pesha e shtuar nuk dëmton vetëm pamjen, por është një nga arsyet kryesore pse shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e gjunjëve. Çdo kilogram i tepërt është një barrë e tepërt që gjunjët duhet ta mbajnë, duke shkaktuar ngurtësi, lodhje të shpejtë dhe dhimbje që shpesh kthehen në problem kronik. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se dhimbjet e tyre nuk lidhen gjithmonë me moshën, por me kilogramët e tepërt që gjunjët nuk arrijnë t’i përballojnë.

    Si ndryshon jeta pas humbjes së peshës?

    Njerëzit që arrijnë të dobësohen, edhe në masa të vogla, tregojnë se ndjejnë një ndryshim të madh. Gjunjët nuk kërcasin më si më parë, lodhja zvogëlohet dhe ecja bëhet më e lehtë. Shumë raportohet se dhimbjet e përhershme në këmbë dhe gjunjë u zhduken sapo humbën disa kilogramë. Ky është një mesazh i fortë se nuk duhen humbur dhjetëra kilogramë për të parë përfitime të mëdha.

    Lehtësim, energji dhe jetë më aktive

    Një trup më i lehtë nuk është vetëm estetikë, por një mundësi për të jetuar më gjatë e më shëndetshëm. Përfitimet ndihen në çdo hap: gjunjë më të fortë, më pak dhimbje dhe më shumë energji për të bërë aktivitetet që deri dje duken të lodhshme. Një ulje peshe prej vetëm 4-5 kilogramësh është shpesh mjaftueshëm për të rikthyer lëvizshmërinë dhe për të shtuar dëshirën për të lëvizur më shumë.

    Trupi të shpërblen për çdo hap që bën drejt një peshe më të shëndetshme. Edhe një ndryshim i vogël në peshë sjell një ndryshim të madh për gjunjët. 4.5 kilogramë më pak në peshore = 18 kilogramë më pak në gjunjë.

  • Fryrja, gazrat dhe dhimbja e stomakut nuk janë rastësi, çfarë fshihet pas tyre

    Fryrja, gazrat dhe dhimbja e stomakut nuk janë rastësi, çfarë fshihet pas tyre

    Sa herë jeni ndjerë në siklet sepse stomaku juaj është fryrë, ndjeni presion, gazra apo edhe dhimbje edhe pse nuk keni ngrënë shumë? Shumë njerëz ia atribuojnë këto simptoma “diçkaje që kanë ngrënë”, por e vërteta është se shkaku mund të jetë më i thellë dhe më i zakonshëm nga sa mendojmë.
    Fryrja, gazrat dhe dhimbja e stomakut nuk janë rastësi, por një sinjal se trupi po përpiqet të na tregojë diçka.
    Kur bëhet stomaku i ndjeshëm dhe pse ndodh kjo?

    Stomaku dhe zorrët janë një sistem shumë i ndjeshëm që reagon ndaj shumë më tepër faktorëve nga sa mendojmë. Nuk është vetëm ajo që hamë – është edhe stili ynë i jetesës, nivelet e stresit, modelet e gjumit dhe madje edhe emocionet.
    Shkaqet më të zakonshme të shqetësimit të stomakut përfshijnë:
    – Stresi dhe ankthi, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e zorrëve
    – Dietë e çrregullt ose e dobët (ushqime shumë yndyrore, pije të gazuara, sheqer)
    – Ngrënia e shpejtë dhe gëlltitja e ajrit
    – Ritmi i ndryshuar i zorrëve – kapsllëk, diarre ose alternimi i tyre
    – Ndërprerje në komunikimin midis trurit dhe zorrëve, veçanërisht tek njerëzit me sindromën e zorrës së irritueshme (IBS)
    Si arrin stresi në stomak?
    Mund të mos e keni ditur, por zorrët dhe truri juaj komunikojnë vazhdimisht. Kur jeni të stresuar, kjo nuk qëndron vetëm në kokën tuaj, ajo transmetohet edhe në stomak. Kjo ndodh përmes sistemit nervor dhe hormoneve, të cilat ndikojnë në muskujt dhe funksionin e zorrëve tuaja.
    Rezultati? Drejtim i rrjedhjes së gjakut në organet jetësore, ngadalësim i tretjes, dhimbje barku, gazra dhe dhimbje.
    Prandaj, nuk është e pazakontë që dikush të ketë:
    -fryrje më e shpeshtë
    – gazra të pakëndshme
    -ndjesia e një “nyje” në stomak
    -dhe madje edhe dhimbje të forta në pjesën e poshtme të barkut
    Mikrobioma, një ekuilibër i padukshëm
    Zorrët tona janë shtëpia e miliarda baktereve të dobishme, të cilat përbëjnë të ashtuquajturin mikrobiomë të zorrëve. Ekuilibri i tyre është thelbësor për tretjen normale dhe shëndetin e përgjithshëm.
    Megjithatë, stresi, dieta e dobët dhe ilaçet (p.sh. antibiotikët) mund ta prishin këtë ekuilibër. Kur kjo bëhet kronike, pasojat mund të jenë:
    – fryrje e shpeshtë
    – çekuilibër në zbrazje
    – mbindjeshmëri dhe dhimbje
    Si ta ndihmoni veten?
    Lajmi i mirë është se shumë nga këto simptoma mund të lehtësohen ose edhe të eliminohen me mbështetje të synuar të zorrëve.
    Kjo përfshin:
    – ndryshime në dietë (më shumë fibra, më pak sheqer dhe pije të gazuara)
    -të ngrënit më me vetëdije (më ngadalë, pa nxitim)
    -ulje e stresit (ecje, joga, gjumë cilësor)
    – si dhe përdorimi i preparateve probiotike që kanë efekte të provuara klinikisht.

  • Fryrja, gazrat dhe dhimbja e stomakut nuk janë rastësi, ja çfarë fshihet pas tyre

    Fryrja, gazrat dhe dhimbja e stomakut nuk janë rastësi, ja çfarë fshihet pas tyre

    Sa herë jeni ndjerë në siklet sepse stomaku juaj është fryrë, ndjeni presion, gazra apo edhe dhimbje edhe pse nuk keni ngrënë shumë? Shumë njerëz ia atribuojnë këto simptoma “diçkaje që kanë ngrënë”, por e vërteta është se shkaku mund të jetë më i thellë dhe më i zakonshëm nga sa mendojmë.
    stomaku
    Fryrja, gazrat dhe dhimbja e stomakut nuk janë rastësi, por një sinjal se trupi po përpiqet të na tregojë diçka.
    Kur bëhet stomaku i ndjeshëm dhe pse ndodh kjo?
    Stomaku dhe zorrët janë një sistem shumë i ndjeshëm që reagon ndaj shumë më tepër faktorëve nga sa mendojmë. Nuk është vetëm ajo që hamë – është edhe stili ynë i jetesës, nivelet e stresit, modelet e gjumit dhe madje edhe emocionet.
    Shkaqet më të zakonshme të shqetësimit të stomakut përfshijnë:
    – Stresi dhe ankthi, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e zorrëve
    – Dietë e çrregullt ose e dobët (ushqime shumë yndyrore, pije të gazuara, sheqer)
    – Ngrënia e shpejtë dhe gëlltitja e ajrit
    – Ritmi i ndryshuar i zorrëve – kapsllëk, diarre ose alternimi i tyre
    – Ndërprerje në komunikimin midis trurit dhe zorrëve, veçanërisht tek njerëzit me sindromën e zorrës së irritueshme (IBS)
    Si arrin stresi në stomak?
    Mund të mos e keni ditur, por zorrët dhe truri juaj komunikojnë vazhdimisht. Kur jeni të stresuar, kjo nuk qëndron vetëm në kokën tuaj, ajo transmetohet edhe në stomak. Kjo ndodh përmes sistemit nervor dhe hormoneve, të cilat ndikojnë në muskujt dhe funksionin e zorrëve tuaja.
    Rezultati? Drejtim i rrjedhjes së gjakut në organet jetësore, ngadalësim i tretjes, dhimbje barku, gazra dhe dhimbje.
    Prandaj, nuk është e pazakontë që dikush të ketë:
    -fryrje më e shpeshtë
    – gazra të pakëndshme
    -ndjesia e një “nyje” në stomak
    -dhe madje edhe dhimbje të forta në pjesën e poshtme të barkut
    Mikrobioma, një ekuilibër i padukshëm
    Zorrët tona janë shtëpia e miliarda baktereve të dobishme, të cilat përbëjnë të ashtuquajturin mikrobiomë të zorrëve. Ekuilibri i tyre është thelbësor për tretjen normale dhe shëndetin e përgjithshëm.
    Megjithatë, stresi, dieta e dobët dhe ilaçet (p.sh. antibiotikët) mund ta prishin këtë ekuilibër. Kur kjo bëhet kronike, pasojat mund të jenë:
    – fryrje e shpeshtë
    – çekuilibër në zbrazje
    – mbindjeshmëri dhe dhimbje
    Si ta ndihmoni veten?
    Lajmi i mirë është se shumë nga këto simptoma mund të lehtësohen ose edhe të eliminohen me mbështetje të synuar të zorrëve.
    Kjo përfshin:
    – ndryshime në dietë (më shumë fibra, më pak sheqer dhe pije të gazuara)
    -të ngrënit më me vetëdije (më ngadalë, pa nxitim)
    -ulje e stresit (ecje, joga, gjumë cilësor)
    – si dhe përdorimi i preparateve probiotike që kanë efekte të provuara klinikisht.

  • Miguel de Unamuno: Ka sy që shohin, ka sy që ëndërrojnë

    Miguel de Unamuno: Ka sy që shohin, ka sy që ëndërrojnë

    Ka sy që shohin – ka sy që ëndërrojnëka sy që thërrasin – ka sy që presin,ka sy që qeshin – gazmorë përherë,ka sy që qajnë – me qarje dhimbjeje,disa nga brenda – nga jashtë disa të tjerë.
    Ata janë si lulet – që toka i nxjerr.Sytë e tu jeshilë, – Tereza ime e pavdekshme,ata që më mbërthejnë – si dora jote prej bari,më shikojnë, ëndërrojnë, – thërrasin, presin,më qeshin ëmbël – gazmorë përherë,më qajnë vajtimtarë – me qarje dhimbjejenga brenda tokës, – nga jashtë saj ndonjëherë.
    Në sytë e tu unë lind, – sytë e tu më besojnë,unë jetoj në sytë e tu – diell në timen sferë,në sytë e tu unë vdes, – shtëpia dhe shtegu im,sytë e tu janë varri im – janë toka ime përherë.
    Përktheu: Orjela Stafasani
    ObserverKult 

    Lexo edhe:
    DASHURIA ËSHTË DHIMBJE, DHE SA MË SHUMË DUAM AQ MË SHUMË VUAJMË…
    ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit spanjoll, Miguel de Unamuno:Të ekzistosh është të veprosh.Dashuria është dhimbje, dhe sa më shumë duam aq më shumë vuajmë.Ndërgjegja është sëmundje.Kush udhëton shumë, nuk kërkon vende të reja, por kërkon të largohet prej vendeve të vjetra.Njeriu jeton me arsyetime e mbijeton me ëndrra.Kujtimet e ëndrrat për dashurinë, nuk sjellin dhimbje, aq sa realiteti që s’i ikën dot.
    Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

    “ANIMA”, KOLANA MË E RE E SHTËPISË BOTUESE “DUKAGJINI”
    Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur me kolanën më të re të librave letrarë, të quajtur “Anima”. Pas dy kolanave të mëhershme, me libra eseistikë, filozofikë, historikë dhe atyre nga letërsia shqipe etj., kjo shtëpi botuese nis këtë kolanë të re që është një ekskurs nëpër autorët dhe veprat më të njohura të letërsisë botërore.
    Me një koncept editorial të mirëmenduar, me përzgjedhjen e autorëve dhe përkthyesve, po ashtu me kujdesin e veçantë të redaksisë së “Dukagjinit” synon qendërzimin e vëmendjes së lexuesit në letërsinë e mirëfilltë botërore.
    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
    ObserverKult 

  • Maresca me dhimbje koke, Palmer mungon në stërvitjen e Chelsea dhe rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë

    Maresca me dhimbje koke, Palmer mungon në stërvitjen e Chelsea dhe rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë

    26 Shtator 2025

    10:09

    Telesport

    Cole Palmer ka munguar dje në seancën e hapur stërvitore të Chelsea, për shkak të shqetësimeve rreth dëmtimit të tij në ije.
    Sulmuesi anglez u detyrua të largohej pas 21 minutash lojë në ndeshjen që londinezët humbën 1/2 ndaj Manchester United fundjavën e kaluar në Premier League.
    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka thënë se shpreson që Palmer të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale për këtë problem.
    Siç pritej, Liam Delap gjithashtu mungoi në seancë ndërsa po rikuperohet nga dëmtimi i kofshës, ndërsa por Benoit Badiashile, Marc Guiu, Josh Achempong dhe Romeo Lavia u stërvitën.

  • “Pacientja shtatzënë kishte dhimbje, i sugjerova paracetamol”, gjinekologia tregon frikën e shtatzënisë për autizmin

    “Pacientja shtatzënë kishte dhimbje, i sugjerova paracetamol”, gjinekologia tregon frikën e shtatzënisë për autizmin

    Shumë shqetësuese i ka cilësuar mjekja obstetër-gjinekologe Eglantina Dema, deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump i cili u kërkoi grave shtatzëna të shmangin përdorimin e paracetamolit. Në studio, mjekja tha se paracetamoli është alternativa më e sigurt për gratë shtatzëna në rastet kur ato kanë dhimbje, pasi në bazë të studimeve alternativa të tjera kanë treguar që kanë efekte anësore.
    “Deklarata të tilla janë shumë shqetësues jo vetëm për pacientët e qytetarët por edhe për ne si mjekë se ne përballemi me pacientët dhe sidomos te gratë shtatzëna që ne nuk duam të përdoret asnjë lloj mjekimi, pro kur është e nevojshme për shkak të problematike shëndetësore  atëherë çfarë do të përdorim edhe gratë shtatzëna mund të sëmuren dhe të kenë temperatura dhe ne si mjekë duhet ti japim alternativat më të sigurta. Dhe në bazë të studimeve që janë bërë deri më tani antiperitikët dhe mjekimet e tjera që përdoren për dhimbjen janë parë me efekte më anësore dhe në këtë situatë më i sigurt është parë paracetamoli dhe këto deklarata janë shumë shqetësuese sepse konfuzojnë pacientët. Bazuar në studime vetë temperatura e lartë mund të jetë shumë herë më e dëmshme se përdorimi i paracetamoli dhe përderisa ne kemi vetëm këtë alternativë që është më e sigurt se alterantivat e tjera si ibuprofeni dhe janë parë të kenë efekte anësore, paracetamoli është më i sigurt”, tha ajo.
    Ajo solli në vëmendje edhe rastin me një paciente të saj shtatzënë, së cilës i sugjeroi përdorimin e paracetamolit sepse kishte dhimbje të shtyllës kurrizore.
    “Para një jave pata një paciente shtatzënë. Ne nuk duam që në tremujorin e parë të mos përdoret asnjë lloj mjekimi për arsye te zhvillimeve të ndjeshme në këtë fazë. Pacientja kishte dhimbje shumë të forta të shtyllës kurrizore dhe kërkon ndihmë. Dhe unë i themi paracetamoli në rast se nuk e toleron dot dhimbjen. Ajo tha se kam dëgjuar që shkakton autizëm, dhe ishte shumë e frikësuar i them që unë si mjeke të shpjegova që mos përdorim asnjë mjekim, ti po kërkon ndihmë, atëherë si do veprojmë? Gjithmonë do të peshojmë risqet dhe përfitimet. Në rastet kur jemi të detyruar pacientëve t’u japim një alternativë që është më e sigurt  do të zgjedhim ato gjëra që studimet serioze deri në këto momente na kanë treguar”.

  • Keni dhimbje koke pasi konsumoni verë të kuqe? Shkenca ka një shpjegim për këtë

    Keni dhimbje koke pasi konsumoni verë të kuqe? Shkenca ka një shpjegim për këtë

    Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës…
    ipas një studimi të ri të botuar në revistën Scientific Reports, shkaku se pse vera e kuq ju jep dhimbje koke mund të jetë një antioksidant natyral, i cili ndërhyn në procesin normal të metabolizmit të alkoolit në trup.
    Kërkimet e mëparshme kanë treguar se vera e kuqe ka më shumë gjasa të shkaktojë dhimbje koke te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj alkoolit. Krahasuar me pijet e forta, verën e bardhë ose verën e gazuar, ajo është deri në tre herë më problematike se birra. Madje nuk është e nevojshme të pini shumë, dhimbjet e kokës mund të shfaqen brenda 30 minutash pas vetëm një ose dy gotash.Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës, një flavanol që gjendet natyrshëm në shumë fruta dhe perime, përfshirë rrushin.
    Flavonoidet sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Kvercetina është e njohur si antioksidant i shëndetshëm dhe madje shitet si suplement, por kur kombinohet me alkoolin mund të bëhet problematike. “Kur hyn në qarkullimin e gjakut, trupi e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur kvercetin glukuronid,” shpjegon bashkëautori i studimit, Dr. Andrew Waterhouse, profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.
    Në këtë formë, kvercetina bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar grumbullimin e një toksine të quajtur acetaldehid. Autorja kryesore e studimit, Dr. Apramita Devi, shpjegon: “Acetaldehidi është një toksinë e njohur, irritues që mund të shkaktojë inflamacion. Nivelet e larta të tij lidhen me skuqje, dhimbje koke dhe nauze”. Autorët dyshojnë se te disa individë kvercetina inhibon më lehtë enzimat që shpërbëjnë alkoolin, ose trupi i tyre reagon më fuqishëm ndaj akumulimit të acetaldehidit.“Kvercetina është një antioksidant i fuqishëm dhe zakonisht konsiderohet si përbërës i dobishëm ushqimor i verës së kuqe, por ky studim sugjeron se nuk është gjithmonë kështu,” thotë dietologia e regjistruar Catherine Donelan. Ajo shton se nevojiten studime të tjera për ta konfirmuar këtë, por zbulimet janë me rëndësi të veçantë për adhuruesit e verës që shpesh vuajnë nga dhimbje koke. Studiuesit planifikojnë të testojnë teorinë e tyre tek njerëzit që zakonisht marrin dhimbje koke pas pirjes së alkoolit. “Nëse hipoteza jonë del e saktë, atëherë do të kemi mjete të reja për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve,” thotë Waterhouse, duke shtuar se një provë klinike është tashmë në proces.
    Sasia e kvercentinës ndryshon shumë midis varieteteve të verës së kuqe, sepse ajo ndikohet nga drita e diellit. “Nëse rrushi rritet në diell të plotë, përmbajtja e kvercetinës mund të jetë katër deri në pesë herë më e lartë,” shpjegon Waterhouse. Edhe mënyra e prodhimit ndikon; koha e kontaktit me lëkurën e rrushit gjatë fermentimit, procesi i bistrimit dhe periudha e plakjes së verës. Ajo shton se edhe vetë alkooli kontribuon në dehidratim dhe dëmton sistemin tretës, kardiovaskular, imunitar dhe nervor qendror. Për më tepër, është i klasifikuar si kancerogjen, prandaj sa më pak të konsumoni, aq më i vogël është rreziku. Për të reduktuar rrezikun, Donelan sugjeron të zgjidhni verëra me përmbajtje më të ulët alkooli. Gjithashtu, pini shumë ujë dhe konsumoni një vakt të pasur me proteina dhe fibra përpara ose gjatë pirjes së verës.

  • Hipnoza: Dikur quhej magji, sot po përdoret për dhimbje, trauma dhe varësi

    Hipnoza: Dikur quhej magji, sot po përdoret për dhimbje, trauma dhe varësi

    Hipnoza është një gjendje e thellë përqendrimi dhe relaksimi, në të cilën truri kalon nga lëvizjet e zakonshme të valëve alfa në një gjendje më të qetë, të ngjashme me gjumin por pa e humbur vetëdijen. Ndryshe nga ajo që mendojnë shumë njerëz, hipnoza nuk është manipulim, por një mjet neurologjik për të hyrë në kontakt më të drejtpërdrejtë me mendjen e pavetëdijshme.

    Në këtë gjendje, truri është më i hapur ndaj sugjerimeve pozitive, ndihmon në zhbllokimin e traumave dhe ndryshimin e zakoneve të rrënjosura thellë. Mund të realizohet nga një hipnoterapeut i specializuar ose edhe përmes teknikave të vetë hipnozës.

    Sensacioni i ri në botën mjekësore: Hipnoza po përdoret në vend të ilaçeve dhe rezultatet janë të pabesueshme

    A është kjo një metodë e së ardhmes apo një truk nga e kaluara që sapo po kuptohet sërish?
    • Në SHBA dhe Europë, klinikat e trajtimit të dhimbjes kanë përfshirë hipnozën për pacientë me kancer, migrenë, sëmundje autoimune dhe fibromialgji.
    • Në Francë, një grua iu nënshtrua një operacioni për tumor pa asnjë pikë anestezie vetëm me hipnozë të drejtuar.
    • Pacientë me varësi nga nikotina dhe ushqimi, kanë ndërprerë zakone prej 20 vitesh pas 3–5 seancash.

    Çfarë trajton konkretisht hipnoza?
    • Dhimbje kronike dhe inflamacione të pashpjegueshme
    • Ankth, fobira dhe trauma të vjetra
    • Pagjumësi, stresi dhe mendime kompulsive
    • Varësi nga duhani, alkooli apo ushqimi
    • Zakonet vetëshkatërruese që s’i kontrollon dot vetë

    Disa studime që po tronditin skepticizmin:
    • Harvard Medical School raportoi se pacientët që përdorën hipnozën para ndërhyrjeve kirurgjikale patën 40% më pak dhimbje dhe 70% më pak nevojë për medikamente qetësuese.
    • The Lancet publikoi një rast ku hipnoza ndihmoi një pacient me sindromë të zorrës së irrituar të reduktonte simptomat me mbi 75% brenda 1 muaji.

    Mjekët janë të ndarë pacientët janë të bindur.
    Ndërsa disa profesionistë të shëndetit mendojnë se efektet janë placebo, mijëra njerëz të zakonshëm thonë se hipnoza i ka ndihmuar më shumë se çdo terapi tjetër.

    A funksionon për të gjithë?
    Jo të gjithë janë të ndjeshëm ndaj hipnozës, por shumica mund të përfitojnë nëse janë të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim. Nuk ka të bëjë me “kontrollin e mendjes” por me një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me pavetëdijen.

    Një teknologji e vjetër që po rilind si zgjidhje moderne për shëndetin mendor dhe fizik.

  • Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të fëmijëve? Dhe pse mund të ndihmojnë qasjet jokonvencionale?
    A do ta dërgonit fëmijën tuaj në shkollë me një atak të rëndë migrene? Reagimi spontan i shumicës së prindërve është ndoshta: jo. Megjithatë, ekspertët po bëjnë thirrje që kjo qasje të rishikohet. Ata mendojnë se pavarësisht nga simptomat akute, shkuarja në shkollë mund t’i ndihmojë fëmijët në plan afatgjatë që të mos e lidhin shkollën me dhimbjen e kokës.
    Në këtë mënyrë, shmangia e shkollës mund të parandalohet në rrethana të caktuara. “Duket më e qartë se sa është: dhimbja e kokës ndalet pas një kohe,” shpjegon Peter Kropp, drejtor i Institutit për Psikologjinë Mjekësore në Rostock.

    Migrena te fëmijët në rritje
    Shifrat tregojnë se nevojiten strategji të reja për të luftuar dhimbjen e kokës tek fëmijët. Një krahasim midis viteve 1970 dhe fillimit të viteve 2000 tregon se gjasat që një fëmijë të vuajë nga migrena pa atmosferë (aur)a janë gjashtëfishuar. Dhe gjasat që një fëmijë të diagnostikohet me migrenë me atmosferë – domethënë me çrregullime neurologjike – është rritur tetëfish. Sipas Shoqatës Gjermane të Migrenës dhe Dhimbjes së Kokës, pothuajse dhjetë për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gjermani vuajnë nga migrena.
    Dhimbje koke për shkak të mungesës së ushtrimeve
    Sipas shkencëtarëve, është e vështirë të identifikohen lidhje të qarta midis dhimbjeve të kokës dhe faktorëve mjedisorë. Megjithatë, standardet e ulëta të strehimit, statusi i ulët ekonomik i familjes dhe shumë aktivitete të kohës së lirë shoqërohen me një rrezik të shtuar të dhimbjes së kokës. Dhe: “Studimet tregojnë se rritja e dhimbjeve të kokës tek fëmijët është e lidhur ngushtë me mungesën e lëvizjes”, shpjegon psikologu Peter Kropp. “Tek fëmijët me predispozicion gjenetik, kjo mund të shkaktojë edhe një atak migrene”.
    Kropp thekson se sportet që rrisin rezistencën luajnë një rol vendimtar në parandalimin e migrenës. Jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. “Vrapimi i rregullt, për shembull tri herë në javë për 30 deri në 45 minuta, mund të zvogëlojë migrenën deri në 50%. Përfitojnë gjithashtu personat që nuk vuajnë nga migrena, por vuajnë nga dhimbje koke tensioni të përsëritura”.
    Ndryshe nga migrena, për të cilën ekziston një predispozitë gjenetike, dhimbjet e kokës nga tensioni janë shpesh më tepër shenjë paralajmëruese. “Trupi ynë dëshiron të na thotë, për shembull, se duhet të largohemi nga ekrani, të lëvizim dhe të marrim pak ajër të pastër”, thotë mjeku dhe psikologu Hartmut Göbel nga Klinika e Dhimbjeve në Kiel.
    Dhimbje koke tensioni
    Dhimbjet e kokës nga tensioni shpesh përshkruhen nga personat që vuajnë si ndjenjë sikur kokën e tyre e kanë futur në morsë dhe po e shtrydhin. Ashtu si migrena, ato janë një nga të ashtuquajturat llojet kryesore të dhimbjes së kokës. Në këtë rast, dhimbja është simptomë e sëmundjes. Ndryshe nga dhimbjet dytësore të kokës, të cilat ndodhin, për shembull, si rezultat i një dëmtimi traumatik të trurit ose sëmundjeve të tjera bazë. E përbashkëta e të gjitha dhimbjeve të kokës është se ato nuk e kanë origjinën në tru, por jashtë tij. Vetë truri nuk ka receptorë dhimbjeje dhe për këtë arsye është i pandjeshëm ndaj dhimbjes. Dhimbja e kokës është ndoshta një inflamacion i meninges ose enëve të mëdha të gjakut.
    Dhimbje disa herë në muaj
    Dhimbjet e kokës nga tensioni janë veçanërisht të zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas një sondazhi të Universitetit të Dresdenit, pak më shumë se një e treta e pothuajse 3.000 nxënësve të anketuar raportuan se vuanin nga dhimbje koke të paktën një herë në muaj. Pothuajse po aq raportuan se kishin përjetuar më shumë se dy atake në muaj.
    Është veçanërisht e rëndësishme të shmanget kthimi në kronike të dhimbjeve të kokës. Atëherë është e vështirë të heqësh qafe dhimbjen. Prandaj mjekët rekomandojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, me orë të mjaftueshme gjumë, një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje të rregullt. Në rastin e migrenës, kjo mund të zvogëlojë numrin e atakeve. Edhe pse kjo formë e dhimbjes së kokës nuk mund të shërohet, ajo mund të zhduket sërish gjatë pubertetit./DW

  • Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    I’u tregon rivalëve se ai është ende kamponi në fuqi në F1. Maks Verstapen shënoi fitoren e tij të katërt të sezonit, duke u ngjitur në krye të podiumit në Baku pas Suzukës, Imolës dhe Monzës.

    Ai dominoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit përpara një Xhorxh Rusëll (Mercedes) jashtëzakonisht të fortë dhe një Karlos Sainz komandues, i cili kishte nisur nga jashtë rreshtit të parë me Williams.

    Mercedesiu afrua podiumit me Andrea Kimi Antoneli (e kishte arritur në Montreal tre muaj më parë), ndërsa Liam Lavson e tejkaloi veten duke plotësuar pesëshen e parë për Racing Bulls.

    Ndërkaq ishte një e diel zhgënjyese për McLaren dhe Ferrari.

    Vazhdo leximin