Tag: dhimbje

  • A po ju shkakton moti dhimbje koke? Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë

    A po ju shkakton moti dhimbje koke? Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë

    Dhimbjet e kokës janë një shqetësim i zakonshëm që pothuajse të gjithë i përjetojmë herë pas here. Ato mund të zgjasin nga disa minuta deri në disa ditë dhe ndonjëherë shtrihen në skalp, fytyrë apo qafë.

    Ekspertët shpjegojnë se, edhe pse dhimbja mund të jetë e fortë dhe shqetësuese, në shumicën e rasteve nuk ka arsye për panik. Megjithatë, nëse përjetoni një dhimbje më të fortë se zakonisht ose të pazakontë për ju, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

    Në rastet e dhimbjeve të lehta apo të përsëritura, mund të ndiqni disa këshilla të thjeshta që ndihmojnë në menaxhimin e tyre në kushte shtëpie.

    Vëzhgoni si dhe kur shfaqet dhimbja

    Dhimbjet e kokës rrallë kanë një shkak të vetëm. Ekspertët këshillojnë mbajtjen e një ditari për të identifikuar modelet dhe faktorët nxitës.

    Për disa persona, ndryshimet e motit, si bubullimat apo luhatjet e presionit atmosferik, mund të jenë shkak. Për të tjerë, ndjeshmëria ndaj dritës, mungesa e gjumit apo stresi mund të jenë faktorët kryesorë.

    Në ditar mund të shënoni çfarë po bënit kur nisi dhimbja, çfarë keni ngrënë apo pirë, si keni fjetur dhe si ishte moti. Për gratë, është e dobishme të shënohet edhe faza e ciklit menstrual, pasi ndryshimet hormonale shpesh ndikojnë.

    Kujdes me kafeinën

    Kafeina në sasi të vogla mund të ndihmojë që qetësuesit të veprojnë më mirë, por përdorimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt dhe të shkaktojë dhimbje më të shpeshta.

    Këshillohet të shmanget konsumimi i saj në orët e pasdites apo në mbrëmje, pasi mund të ndikojë në gjumë. Po ashtu, ndërprerja e menjëhershme e konsumit të përditshëm të kafeinës mund të çojë në dhimbje koke për shkak të mungesës së saj.

    Mos e lini veten pa ngrënë

    Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës është mungesa e vakteve. Një dietë e balancuar, e ngjashme me atë mesdhetare, me proteina, yndyra të shëndetshme dhe karbohidrate komplekse, ndihmon në mbajtjen e energjisë dhe stabilitetit të organizmit.

    Këshillohet të shmanget konsumimi i tepërt i sheqernave dhe të mos anashkalohen vaktet kryesore. Gjithashtu, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës, një nga mënyrat më të thjeshta për të parandaluar dhimbjet e kokës që lidhen me dehidratimin.

    Shmangni qetësuesit me kodeinë

    Ekspertët paralajmërojnë që përdorimi i tepruar i ilaçeve që përmbajnë kodeinë mund të përkeqësojë gjendjen, duke shkaktuar dhimbje më të shpeshta.

    Nëse përdorni qetësues pa recetë, bëjeni këtë me kujdes dhe jo më shumë se dy ditë në javë. Në rast se dhimbjet bëhen të vazhdueshme, konsultohuni me mjekun për një trajtim më të përshtatshëm.

  • Simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Gripi është një infeksion viral që kthehet çdo dimër, duke shkaktuar simptoma që variojnë nga të lehta deri në të rënda. Edhe pse shumë e ngatërrojnë atë me ftohjen e zakonshme, gripi është më i rëndë, më dobësues dhe mund të çojë në ndërlikime, veçanërisht në grupet vulnerabël.
    Njohja e hershme e shenjave të para është thelbësore për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të lehtësuar shërimin.
    Zilja paralajmëruese për gripin

    Lodhja e papritur dhe intensive është shpesh simptoma e parë e gripit, madje edhe para se të shfaqen shenjat më të njohura si ethet ose kolla.
    Nuk bëhet fjalë për lodhjen e thjeshtë të një dite të vështirë dhe as për dobësinë e shkaktuar nga ftohja e zakonshme, por për një rraskapitje që mund të “pengojë” aktivitetet e përditshme.
    Në këtë fazë, është e rëndësishme t’i jepni përparësi pushimit dhe ta lini trupin të rikuperohet.
    Qëndrimi në shtëpi, zvogëlimi i aktiviteteve dhe gjumi i mjaftueshëm forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të luftojë virusin në mënyrë më efektive. Edhe nëse nuk ka temperaturë, të qëndruarit larg punës ose shkollës për disa ditë mund të bëjë një ndryshim të madh si për veten tuaj ashtu edhe në parandalimin e transmetimit.
    Dhimbje trupi dhe të dridhura
    Menjëherë pas lodhjes, shumë njerëz përjetojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, si shpina, këmbët ose koka, shpesh të shoqëruara me të dridhura.
    Edhe nëse nuk keni temperaturë, këto simptoma janë një tregues i qartë se keni grip. Mbështilleni veten me një batanije të ngrohtë dhe merrni qetësues kundër dhimbjeve.
    Kollë dhe dhimbje fyti
    Një tjetër shenjë e zakonshme e gripit është kolla e vazhdueshme dhe e thatë. Ndërsa sëmundja përparon, mund të përjetoni gulçim ose shtrëngim në gjoks, ose edhe të keni gëlbazë.
    Nga ana tjetër, kolla shkakton dhimbje ose ënjtje dhe skuqje në fyt. Në disa raste, një dhimbje fyti paraprin ose ndodh në mënyrë të pavarur, si një reagim ndaj infeksionit.
    Kolla dhe dhimbja e fytit trajtohen me anë të hidratimit: preferoni ujë ose pije të ngrohta pa kafeinë. Nëse ju shqetëson shumë, mund të merrni edhe shurup për kollën. Gjithmonë vendosni dorën para gojës kur kolliteni dhe lani duart më pas.
    Kjo fazë kërkon vëmendje, pasi nëse nuk e kontrolloni, ekziston rreziku që gripi të zhvillohet në bronkit dhe pneumoni.
    Ethe
    Një temperaturë mbi 38°C është një nga simptomat më karakteristike të gripit. Mund të shoqërohet me të dridhura dhe një ndjenjë të përgjithshme të kequshqyerjes.
    Në fakt është një shenjë “e mirë”, sepse tregon se trupi po aktivizon mbrojtjen e tij për të luftuar gripin. Mund të merrni paracetamol ose ibuprofen për të ulur temperaturën.
    Probleme gastrointestinale
    Në disa lloje të virusit, veçanërisht tek fëmijët, mund të shfaqen diarre, të përziera ose të vjella . Edhe në këtë rast, duhet kujdes, pasi mund të dehidratoheni. Mos harroni të pini ujë, lëngje ose pije të nxehta, ose të hani pak supë.
    Kur të shqetësoheni
    Simptomat dhe kohëzgjatja e sëmundjes së gripit ndryshojnë nga pacienti në pacient. Në përgjithësi, duhen deri në një javë , ndonjëherë edhe dy javë, për t’u shëruar plotësisht.
    Megjithatë, do të ishte mirë të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
    vështirësi në frymëmarrje,
    dhimbje në gjoks,
    kollë që përkeqësohet vazhdimisht,
    temperaturë e lartë ose e vazhdueshme,
    buzë ose lëkurë blu,
    konfuzion,
    dehidratim i rëndë.
    Siç është përmendur tashmë, gripi mund të zhvillohet në sëmundje të tjera më serioze, siç janë pneumonia, bronkiti, sinusiti, otiti media dhe encefaliti.
    Parandalimi: Trajtimi më i mirë për gripin
    Vaksinimi vjetor është mburoja më efektive kundër gripit. Në të njëjtën kohë, larja e duarve rregullisht, shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë dhe qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë kontribuojnë në mbrojtjen e vetes dhe të atyre përreth nesh.

  • Qesharak deri në dhimbje/ Ironia e Vasilit: Me këtë hajdutëri, anëtarësimi në BE, pse jo që në Krishtlindjet e 2025

    Qesharak deri në dhimbje/ Ironia e Vasilit: Me këtë hajdutëri, anëtarësimi në BE, pse jo që në Krishtlindjet e 2025

    Vertet qesharak deri në dhimbje ky Edi Rama që tha pardje në Berlin përsëri se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ndodh në 2030.
    Sa më shumë hajdutëria rritet dhe korrupsioni miliarder ecën përpara, aq më optimist dhe i bindur është ky se në 2030 Shqipëria do të bëhet anëtare të BE.Ngjarjet e fundit të korrupsionit në krye të qeverisë e kanë gëzuar dhe inkurajuar edhe më shumë Ramën.
    Është arritje epokale që të sajosh një qeveri ku secili grabit si të mundet dhe çfarë të mundet.
    Është vertet shumë “interesante” që bashkë me të mëdhenjtë ikin edhe një tufë patronazhistësh besnikë, që kanë firmosur shkresa si budallenj.
    “Suksesi” me vjedhjen e parave të BE për bujqësinë e ka bindur përfundimisht Ramën se 2030 është larg.
    Ndaj bëhuni gati “të festojmë” hyrjen në BE që tani për Krishtlindjet e 2025, sepse për një hajdutëri të tillë të pacipë dhe të palodhur si kjo e Ramës ka kaq nevojë BE-ja.

  • Fëmijë dhe të moshuar të prekur/ Vjeshta shton virozat, ulje temperature…

    Fëmijë dhe të moshuar të prekur/ Vjeshta shton virozat, ulje temperature…

    Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e të prekurve nga virozat. Sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në qendra shëndetësore e spitale javën e fundit. Më të prekur janë më të vegjlit.
    “Moshat janë 4 – 5 vjeç edhe poshtë. Mosha e kopshtit dhe parashkollorit më e predispozuar të kalojë virozë”, tha pediatrja Anila Sevdari.
    Ankesat më të shpeshta sipas mjekëve në qendrat shëndetësore janë ato që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. Ndonëse karakteristike për sezonin veror pediatrit thonë se nuk munguar as shqetësimet në sistemin tretës.
    “Fillojnë me probleme të rrugëve respiratore. Në shumicën e rasteve janë me hundë, me rinit, pastaj shoqërohet me sinozit me dhimbje koke. Herë pas here sekrecionet që nuk drenohen nga fëmijët për shkak të moshës, kalojnë në otite, dhimbje veshi dhe faringite dhimbje fyti.
    Përveç rrugëve të frymëmarrjes që janë më të shpeshta, kemi pasur gastroenterite, po më pak, me të vjella dhe enterite të ndryshme që herë pas here shoqërohen dhe me temperaturë. I kemi pasur rastet në ekstrem, edhe atë lloj viroze me tre katër ditë, temperaturë të lartë, shoqëruar me stomatitet, aftet në gojë, por kemi pas dhe me temperaturë subfebrike 37 e gjysmë 38 dhe këto janë ato raste që na rrisin më shumë vigjilencë se janë rastet që kalojnë nga trakeitet nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes kalojnë në bronkite, bronkiolite tek fëmijët më të vegjël apo në bronkopneumoni që janë më të rralla”, shpjegoi ajo.
    Si duhet të veprojnë prindërit?
    “Viroza do të bëjë ciklin e vet, 3-4 ditë do ti ketë shenjat. Kur kalon më shumë se kaq, jep komplikacione në drejtim të frymëmarrjes, të dehidrimit, patjetër të paraqiten te ne. Mund të mbahet temperatura me antipiretik, por patjetër pa ilaçe”, tha pediatrja.
    Epidemiologët thonë se numri i të prekurve nga virozat javët e ardhshme pritet të shtohet kur parashikohet dhe qarkullimi i gripit stinor.

  • Ankthi: Si t’i njohim simptomat fizike

    Ankthi: Si t’i njohim simptomat fizike

    Ankthi është një gjendje që pothuajse të gjithë e përjetojnë në një moment të jetës së tyre.

     

    Ai mund të shkaktohet nga situata të përditshme si një prezantim i rëndësishëm, një provim, shqetësime financiare, apo një procedurë mjekësore. Edhe pse shpesh shoqërohet me ndjenja shqetësimi dhe pasigurie, ankthi mund të ketë edhe simptoma fizike, të cilat ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

     

    Sipas Qendrës Shëndetësore, simptomat emocionale si shqetësimi, vështirësia në përqendrim apo ndjenja e mbingarkesës janë shumë të zakonshme, por ankthi shpesh manifestohet edhe përmes trupit – me lodhje, dhimbje koke, rrahje të shpejta zemre dhe djersitje.

     

    Llojet e çrregullimeve të ankthit dhe simptomat fizike

     

    Ekzistojnë disa forma të çrregullimeve të ankthit, dhe njohja e tyre ndihmon në kuptimin e simptomave dhe në kërkimin e ndihmës së duhur.

     

    1. Çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar (ÇAP)

     

    Ky është një nga format më të zakonshme, që prek rreth 20% të të rriturve. Njerëzit përjetojnë shqetësime të vazhdueshme, edhe pa arsye të dukshme. Simptomat fizike përfshijnë:

    • tension dhe dhimbje muskujsh

    • vështirësi për t’u relaksuar

    • dhimbje koke

    • probleme me gjumin

    • dhimbje stomaku

    • lodhje kronike

    • dridhje ose djersitje e tepërt

    • gulçim

    • diarre

     

    2. Ankthi Social

     

    Kjo formë lidhet me frikën nga situatat shoqërore ku mund të ndiheni të gjykuar ose të turpëruar. Simptomat fizike më të zakonshme janë:

    • skuqje e fytyrës

    • djersitje e shtuar

    • dridhje dhe tension trupor

    • rrahje të shpejta të zemrës

    • shmangie e kontaktit me sy

    • të përziera ose të vjella

     

    3. Çrregullimi i Panikut

     

    Karakterizohet nga sulme të papritura frike intensive, që shpesh ngatërrohen me sulme në zemër. Simptomat përfshijnë:

    • rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës

    • djersitje dhe dridhje

    • ndjesi të ftohti ose të dridhura

    • gulçim dhe marramendje

    • mpirje në duar

    • dhimbje gjoksi ose stomaku

     

    4. Ankthi i Ndarjes

     

    Edhe pse më i zakonshëm tek fëmijët, mund të shfaqet edhe tek të rriturit që kanë vështirësi të ndahen nga të afërmit. Simptomat fizike përfshijnë:

    • ankth të fortë

    • dhimbje koke ose barku

    • të përziera

    • vështirësi në frymëmarrje

     

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

     

    Nëse simptomat e ankthit zgjasin më shumë se gjashtë muaj ose ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, rekomandohet të konsultoheni me një mjek ose specialist të shëndetit mendor.

     

    Simptomat fizike të ankthit mund të ngjajnë me ato të sëmundjeve të tjera, ndaj është e rëndësishme të përjashtohen shkaqe të tjera mjekësore. Ekspertët këshillojnë të kërkohet ndihmë menjëherë në rast se përjetoni rrahje të forta zemre, vështirësi në frymëmarrje ose probleme të vazhdueshme me gjumin.

  • Studimi i ri zbulon ushtrimin më të mirë për dhimbjen e artrozës së gjurit

    Studimi i ri zbulon ushtrimin më të mirë për dhimbjen e artrozës së gjurit

    Një studim i botuar në The BMJ tregon se ushtrimet aerobike, si ecja, çiklizmi ose noti, janë mënyra më efektive për të përmirësuar dhimbjen, lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës tek personat me artrozë të gjurit. Ekspertët theksojnë se edhe ushtrimet e tjera mund të jenë të dobishme si pjesë e një plani të gjerë trajtimi, por ato nuk duhet të zëvendësojnë aktivitetin aerobik si qasje kryesore.

    Artroza ndodh kur indi kërcor që zbut nyjet konsumohet, duke shkaktuar dhimbje, ënjtje dhe kufizim lëvizjeje. Gjunjët janë më të prekurit, dhe rreth 30% e të rriturve mbi 45 vjeç tregojnë shenja të artrozës në radiografi; gjysma e tyre vuajnë nga dhimbje të forta.

    Për të zbuluar se cilat ushtrime ndihmojnë më shumë, studiuesit analizuan 217 prova të rastësishme të kryera nga viti 1990 deri në 2024 me 15,684 pjesëmarrës. Ata krahasuan gjashtë lloje ushtrimesh: ushtrime aerobike, fleksibiliteti, forcimi muskulor, mendje-trup, neuromotorike dhe të kombinuara, me një grup kontrolli.

    Rezultatet treguan se ushtrimet aerobike dhanë përmirësimet më të qëndrueshme në të gjitha rezultatet e vlerësuara, dhimbje, funksion, ecje dhe cilësi jete, në periudha afatshkurtra (4 javë), afatmesme (12 javë) dhe afatgjata (24 javë). Ato ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes në afat të shkurtër e të mesëm dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin dhe performancën e ecjes.

    Ushtrimet mendje-trup përmirësuan funksionin në periudhë të shkurtër, ndërsa ato neuromotorike ndikuan pozitivisht në mënyrën e ecjes. Ushtrimet e forcimit muskulor dhe ato të kombinuara patën rezultate të mira në afatmesëm.

    Asnjëra nga llojet e ushtrimeve nuk shkaktoi më shumë efekte anësore se grupi kontroll, duke treguar se terapia me ushtrime është e sigurt.

    Autorët pranojnë disa kufizime, si mungesë të dhënash afatgjata, por theksojnë se rezultatet ofrojnë provën më të plotë deri tani për efektet e ushtrimeve tek artroza e gjurit. Ata rekomandojnë aktivitetin aerobik si ndërhyrjen e parë për trajtimin e artrozës, dhe në rastet kur ai nuk është i mundur, sugjerojnë forma të tjera të ushtrimeve të strukturuara. /Scitech Daily – Syri.net

  • Mitet rreth hipertensionit: Simptomat që njerëzit gabimisht besojnë se lidhen me presionin e lartë të gjakut

    Mitet rreth hipertensionit: Simptomat që njerëzit gabimisht besojnë se lidhen me presionin e lartë të gjakut

    Një sërë simptomash, të cilat për vite me radhë janë konsideruar si shenja paralajmëruese të hipertensionit, rezultuan të mos kishin lidhje me këtë sëmundje. Simptomat që njerëzit zakonisht besojnë se shoqërohen me presion të lartë të gjakut – si dhimbje koke, gjakderdhje nga hunda, nervozizëm, djersitje, çrregullime të gjumit apo skuqje e fytyrës – janë në fakt mite që nuk mbështeten nga asnjë provë shkencore.

    Sipas kardiologes dhe specialistes së mjekësisë së brendshme, Dr. Maja Nešović, e cila prej vitesh trajton pacientë me hipertension, këto bindje janë krijuar dekada më parë dhe vazhdojnë të përhapen edhe sot, ndonëse janë hedhur poshtë nga studime serioze. “Në fillim të viteve 1990 mendohej se dhimbjet e kokës ishin të zakonshme tek pacientët me hipertension, por asnjë hulumtim i bërë që nga ajo kohë nuk e ka konfirmuar këtë,” – shpjegon ajo për revistën Stethoscope.

    Dhimbje koke

    Një nga mitet më të përhapura është se hipertensioni shkakton dhimbje koke. Në fakt, presioni i lartë i gjakut nuk shkakton dhimbje koke, përveç rasteve shumë të rënda që njihen si “kriza hipertensive” – një gjendje që mund të kërcënojë jetën e pacientit. Kjo ndodh vetëm kur rritja e presionit shoqërohet me simptoma serioze si çrregullime të shikimit apo të të folurit.

    Studimet e fundit madje tregojnë se njerëzit me hipertension përjetojnë më pak dhimbje koke se të tjerët. Revista shkencore Neurology ka raportuar se në 40 për qind të rasteve, pacientët me presion të lartë të gjakut kanë më pak episode dhimbjeje koke krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.

    Gjakderdhje nga hunda

    Një tjetër keqkuptim i zakonshëm është se gjakderdhja nga hunda tregon hipertension. Mjekët theksojnë se kjo nuk është e vërtetë, përveç në rastet e krizave hipertensive. Vetëm rreth 17 për qind e pacientëve me hipertension përjetojnë gjakderdhje nga hunda, ndërsa në shumicën e rasteve, shkaku kryesor është ajri i thatë në ambient, fryrja e fortë e hundës apo përdorimi i barnave si Warfarin dhe Aspirinë, që ndikojnë në hollimin e gjakut.

    Dr. Nešović këshillon që nëse gjakderdhja nga hunda ndodh më shumë se një herë në javë ose është e vështirë të ndalet, duhet kërkuar ndihma e mjekut, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht hipertension. “Në shumicën e rasteve, gjakderdhja nuk ka asnjë lidhje me presionin e gjakut,” – thekson ajo.

    Gjakderdhje në të bardhën e syrit

    Edhe gjakderdhjet e vogla në të bardhën e syrit shpesh i frikësojnë pacientët me hipertension, por mjekët thonë se ato janë më të zakonshme tek personat me diabet dhe nuk lidhen drejtpërdrejt me tensionin e lartë të gjakut. Këto mikro-gjakderdhje ndodhin për shkak të brishtësisë së kapilarëve dhe mund të shkaktohen nga kollitja e fortë, sforcimi apo ndryshimet e papritura të presionit.

    Skuqje e fytyrës

    Skuqja e fytyrës është një tjetër fenomen që shpesh ngatërrohet me hipertensionin. Në realitet, kjo ndodh kur enët e gjakut në lëkurë zgjerohen për arsye të ndryshme – si ekspozimi ndaj të ftohtit, ushqimet pikante, pije të nxehta, përdorimi i kremrave për kujdesin e fytyrës apo edhe stresi emocional. Gjithashtu, tek personat me diabet ose pas konsumimit të alkoolit, ndodh skuqje për shkak të ndikimit të një substance të quajtur polipeptidi vazointestinal (VIP), e cila zgjeron enët e gjakut.

    Në të gjitha këto situata, vlerat e presionit të gjakut mund të jenë disi më të larta përkohësisht, por kjo nuk do të thotë se skuqja e fytyrës është shkaktuar nga hipertensioni.

    Marramendje (vertigo)

    Edhe marramendja shpesh përmendet si simptomë e hipertensionit, por kjo është një tjetër keqkuptim. Vertigoja mund të jetë pasojë e shumë gjendjeve të tjera, përfshirë efektet anësore të disa ilaçeve antihipertensive. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë që marramendja e papritur nuk duhet neglizhuar, pasi mund të sinjalizojë probleme serioze neurologjike ose kardiovaskulare.

    “Vrasësi i heshtur”

    Në përfundim, ekspertët theksojnë se hipertensioni është një sëmundje pa simptoma të qarta dhe shpesh quhet “vrasësi i heshtur”. Rritja e presionit të gjakut mund të ndodhë për vite të tëra pa asnjë shenjë paralajmëruese, ndërkohë që dëmton arteriet, zemrën, trurin dhe veshkat.

    “E vërteta e vërtetë është se hipertensioni është një sëmundje pa simptoma dhe si e tillë është një ‘vrasës i heshtur’. Nëse i injoroni vlerat e larta të presionit të gjakut, duke menduar se për sa kohë nuk keni simptoma nuk ka asgjë për t’u shqetësuar – gaboheni!” – paralajmëron Dr. Nešović.

    Mjekët këshillojnë që mënyra më e sigurt për ta zbuluar në kohë këtë gjendje është matja e rregullt e presionit të gjakut, si dhe ndjekja e një stili jetese të shëndetshëm me ushqim të balancuar, aktivitet fizik dhe shmangie të duhanit e alkoolit. Vetëm kështu mund të parandalohet dëmtimi afatgjatë që shkakton hipertensioni në trup.

  • Adoleshentja nga Postriba humbi jetën, shkolla ku mësonte mesazh dhimbje dhe tufë me lule në bankën bosh

    Adoleshentja nga Postriba humbi jetën, shkolla ku mësonte mesazh dhimbje dhe tufë me lule në bankën bosh

    E dashura jonë e ndjerë Albjona!
    Me keqardhje të madhe morëm vesh prej familjes sate për largimin tënd shumë të parakohshëm nga kjo jetë, të cilën aq shumë e deshe dhe për të cilën aq shumë luftove.
    Dhimbje, trishtim dhe lotë në shkollën tonë sot në këtë ditë! E sot Albjona nuk është më dhe banka e saj do të jetë bosh me një lule mbi të. Jemi shumë të trishtuar të gjithë nxënës, mësues, prindër dhe komuniteti i zonës!
    Shokët e shoqet e klasës së 8-A, si dhe të gjithë ne, do të të mbajmë mend jo vetëm për buzëqeshjen tënde të ëmbël, për mirësinë tënde ndaj të tjerëve dhe për përkushtimin tënd në mësime, por edhe për dashurinë tënde për jetën dhe për forcën me të cilën e jetove sëmundjen e rëndë dhe të gjatë.
    Lutjet tona për shpirtin tënd nuk do të mungojnë këto ditë, ashtu siç nuk do të mungojë qëndrimi ynë afër familjes sate në këto orë të një dhimbjeje të fortë dhe gati të pangushëllueshme.
    Do të na mungosh shumë Albjona! Na le një dhimbje të madhe dhe nuk do të të harrojmë kurrë! Ngushëllime familjes!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Zbuloni simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Zbuloni simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Gripi është një infeksion viral që kthehet çdo dimër, duke shkaktuar simptoma që variojnë nga të lehta deri në të rënda. Edhe pse shumë e ngatërrojnë atë me ftohjen e zakonshme, gripi është më i rëndë, më dobësues dhe mund të çojë në ndërlikime, veçanërisht në grupet vulnerabël.
    Njohja e hershme e shenjave të para është thelbësore për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të lehtësuar shërimin.
    Zilja paralajmëruese për gripin

    Lodhja e papritur dhe intensive është shpesh simptoma e parë e gripit, madje edhe para se të shfaqen shenjat më të njohura si ethet ose kolla.
    Nuk bëhet fjalë për lodhjen e thjeshtë të një dite të vështirë dhe as për dobësinë e shkaktuar nga ftohja e zakonshme, por për një rraskapitje që mund të “pengojë” aktivitetet e përditshme.
    Në këtë fazë, është e rëndësishme t’i jepni përparësi pushimit dhe ta lini trupin të rikuperohet.
    Qëndrimi në shtëpi, zvogëlimi i aktiviteteve dhe gjumi i mjaftueshëm forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të luftojë virusin në mënyrë më efektive. Edhe nëse nuk ka temperaturë, të qëndruarit larg punës ose shkollës për disa ditë mund të bëjë një ndryshim të madh si për veten tuaj ashtu edhe në parandalimin e transmetimit.
    Dhimbje trupi dhe të dridhura
    Menjëherë pas lodhjes, shumë njerëz përjetojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, si shpina, këmbët ose koka, shpesh të shoqëruara me të dridhura.
    Edhe nëse nuk keni temperaturë, këto simptoma janë një tregues i qartë se keni grip. Mbështilleni veten me një batanije të ngrohtë dhe merrni qetësues kundër dhimbjeve.
    Kollë dhe dhimbje fyti
    Një tjetër shenjë e zakonshme e gripit është kolla e vazhdueshme dhe e thatë. Ndërsa sëmundja përparon, mund të përjetoni gulçim ose shtrëngim në gjoks, ose edhe të keni gëlbazë.
    Nga ana tjetër, kolla shkakton dhimbje ose ënjtje dhe skuqje në fyt. Në disa raste, një dhimbje fyti paraprin ose ndodh në mënyrë të pavarur, si një reagim ndaj infeksionit.
    Kolla dhe dhimbja e fytit trajtohen me anë të hidratimit: preferoni ujë ose pije të ngrohta pa kafeinë. Nëse ju shqetëson shumë, mund të merrni edhe shurup për kollën. Gjithmonë vendosni dorën para gojës kur kolliteni dhe lani duart më pas.
    Kjo fazë kërkon vëmendje, pasi nëse nuk e kontrolloni, ekziston rreziku që gripi të zhvillohet në bronkit dhe pneumoni.
    Një temperaturë mbi 38°C është një nga simptomat më karakteristike të gripit. Mund të shoqërohet me të dridhura dhe një ndjenjë të përgjithshme të kequshqyerjes.
    Në fakt është një shenjë “e mirë”, sepse tregon se trupi po aktivizon mbrojtjen e tij për të luftuar gripin. Mund të merrni paracetamol ose ibuprofen për të ulur temperaturën.
    Probleme gastrointestinale
    Në disa lloje të virusit, veçanërisht tek fëmijët, mund të shfaqen diarre, të përziera ose të vjella . Edhe në këtë rast, duhet kujdes, pasi mund të dehidratoheni. Mos harroni të pini ujë, lëngje ose pije të nxehta, ose të hani pak supë.
    Kur të shqetësoheni
    Simptomat dhe kohëzgjatja e sëmundjes së gripit ndryshojnë nga pacienti në pacient. Në përgjithësi, duhen deri në një javë , ndonjëherë edhe dy javë, për t’u shëruar plotësisht.
    Megjithatë, do të ishte mirë të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme
    vështirësi në frymëmarrje,
    dhimbje në gjoks,
    kollë që përkeqësohet vazhdimisht,
    temperaturë e lartë ose e vazhdueshme,
    buzë ose lëkurë blu,
    konfuzion,
    dehidratim i rëndë.
    Siç është përmendur tashmë, gripi mund të zhvillohet në sëmundje të tjera më serioze, siç janë pneumonia, bronkiti, sinusiti, otiti media dhe encefaliti.
    Parandalimi: Trajtimi më i mirë për gripin
    Vaksinimi vjetor është mburoja më efektive kundër gripit. Në të njëjtën kohë, larja e duarve rregullisht, shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë dhe qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë kontribuojnë në mbrojtjen e vetes dhe të atyre përreth nesh.

  • Ndryshimi i klimës dhe virozat, zbuloni simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Ndryshimi i klimës dhe virozat, zbuloni simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Gripi është një infeksion viral që kthehet çdo dimër, duke shkaktuar simptoma që variojnë nga të lehta deri në të rënda. Edhe pse shumë e ngatërrojnë atë me ftohjen e zakonshme, gripi është më i rëndë, më dobësues dhe mund të çojë në ndërlikime, veçanërisht në grupet vulnerabël.
    grip
    Njohja e hershme e shenjave të para është thelbësore për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të lehtësuar shërimin.
    Zilja paralajmëruese për gripin
    Lodhja e papritur dhe intensive është shpesh simptoma e parë e gripit, madje edhe para se të shfaqen shenjat më të njohura si ethet ose kolla.
    Nuk bëhet fjalë për lodhjen e thjeshtë të një dite të vështirë dhe as për dobësinë e shkaktuar nga ftohja e zakonshme, por për një rraskapitje që mund të “pengojë” aktivitetet e përditshme.
    Në këtë fazë, është e rëndësishme t’i jepni përparësi pushimit dhe ta lini trupin të rikuperohet.
    Qëndrimi në shtëpi, zvogëlimi i aktiviteteve dhe gjumi i mjaftueshëm forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të luftojë virusin në mënyrë më efektive. Edhe nëse nuk ka temperaturë, të qëndruarit larg punës ose shkollës për disa ditë mund të bëjë një ndryshim të madh si për veten tuaj ashtu edhe në parandalimin e transmetimit.
    Dhimbje trupi dhe të dridhura
    Menjëherë pas lodhjes, shumë njerëz përjetojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, si shpina, këmbët ose koka, shpesh të shoqëruara me të dridhura.
    Edhe nëse nuk keni temperaturë, këto simptoma janë një tregues i qartë se keni grip. Mbështilleni veten me një batanije të ngrohtë dhe merrni qetësues kundër dhimbjeve.
    Kollë dhe dhimbje fyti
    Një tjetër shenjë e zakonshme e gripit është kolla e vazhdueshme dhe e thatë. Ndërsa sëmundja përparon, mund të përjetoni gulçim ose shtrëngim në gjoks, ose edhe të keni gëlbazë.
    Nga ana tjetër, kolla shkakton dhimbje ose ënjtje dhe skuqje në fyt. Në disa raste, një dhimbje fyti paraprin ose ndodh në mënyrë të pavarur, si një reagim ndaj infeksionit.
    Kolla dhe dhimbja e fytit trajtohen me anë të hidratimit: preferoni ujë ose pije të ngrohta pa kafeinë. Nëse ju shqetëson shumë, mund të merrni edhe shurup për kollën. Gjithmonë vendosni dorën para gojës kur kolliteni dhe lani duart më pas.
    Kjo fazë kërkon vëmendje, pasi nëse nuk e kontrolloni, ekziston rreziku që gripi të zhvillohet në bronkit dhe pneumoni.
    Ethe
    Një temperaturë mbi 38°C është një nga simptomat më karakteristike të gripit. Mund të shoqërohet me të dridhura dhe një ndjenjë të përgjithshme të kequshqyerjes.
    Në fakt është një shenjë “e mirë”, sepse tregon se trupi po aktivizon mbrojtjen e tij për të luftuar gripin. Mund të merrni paracetamol ose ibuprofen për të ulur temperaturën.
    Probleme gastrointestinale
    Në disa lloje të virusit, veçanërisht tek fëmijët, mund të shfaqen diarre, të përziera ose të vjella . Edhe në këtë rast, duhet kujdes, pasi mund të dehidratoheni. Mos harroni të pini ujë, lëngje ose pije të nxehta, ose të hani pak supë.
    Kur të shqetësoheni
    Simptomat dhe kohëzgjatja e sëmundjes së gripit ndryshojnë nga pacienti në pacient. Në përgjithësi, duhen deri në një javë , ndonjëherë edhe dy javë, për t’u shëruar plotësisht.
    Megjithatë, do të ishte mirë të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
    vështirësi në frymëmarrje,dhimbje në gjoks,kollë që përkeqësohet vazhdimisht,temperaturë e lartë ose e vazhdueshme,buzë ose lëkurë blu,konfuzion,dehidratim i rëndë.Siç është përmendur tashmë, gripi mund të zhvillohet në sëmundje të tjera më serioze, siç janë pneumonia, bronkiti, sinusiti, otiti media dhe encefaliti.
    Parandalimi: Trajtimi më i mirë për gripin
    Vaksinimi vjetor është mburoja më efektive kundër gripit. Në të njëjtën kohë, larja e duarve rregullisht, shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë dhe qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë kontribuojnë në mbrojtjen e vetes dhe të atyre përreth nesh