Tag: dhimbje

  • Dëmet që shkakton migrena në trup përveç dhimbjes së kokës

    Dëmet që shkakton migrena në trup përveç dhimbjes së kokës

    Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është shumë e famshme për efektet dhe krizat e vazhdueshme që shkakton dhe njihet si një nga dhimbjet më të forta të kokës.
    Mund të shkaktojë ditë të tëra pa gjumë dhe një sërë simptomash të tjera të cilat vijnë prej dhimbjes së vazhdueshme. Kur kjo dhimbje mbaron, duket sikur edhe efekti i saj ka mbaruar gjithashtu, por jo gjithnjë është kështu.
    Sipas ekspertëve kjo sëmundje i shkakton trupit një sërë dëmesh të tjera të cilat nuk kanë lidhje me dhimbjen e kokës.

    Probleme me këmbët
    Sipas të dhënave 1 në 6 persona që vuajnë nga migrena kanë probleme edhe me këmbët.
    Bëhet fjalë për një problem neurologjik i cili e shtyn këtë pjesë të trupit të lëvizë në mënyrë të pavullnetshme. Gjithashtu mund të ndjeni pickime apo mpirje të zonës së këmbëve.
    Probleme me zemrën
    Personat që vuajnë nga migrena kanë 50% më shumë mundësi të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtu përfshihen atakët në zëmër, ishemia apo sëmundje të tjera të zemrës.
    Megjithëse mjekët nuk janë ende të qartë se si migrena e ndikon kaq negativisht zemrën, të dhënat tregojnë se gratë janë më të rrezikuarat.
    Probleme me gjumin
    Pagjumësia është një nga problemet më të mëdha dhe të shpeshta që migrena shkakton. Dhimbjet e mëdha dhe të vazhdueshme në kokë e bëjnë të pamundur mbylljen e syve dhe pushimin e qetë.
    Migrena me pagjumësinë janë ngushtë të lidhura pasi mund të provokojnë dhe shkaktojnë njëra tjetrën. Këtë e pohojnë edhe 66% e të pyeturve në një studim të publikuar në vitin 2016.
    Probleme me muskujt
    Dobësimi i muskujve është gjithashtu një problem primar tek personat e prekur nga migrena. Mund të prekë trupin nga koka deri tek këmbët, duke shkaktuar kontraksime, djegie apo dhimbje të muskujve. Për rrjedhojë do të keni edhe më shumë vështirësi në lëvizje.
    Shëndeti mendor
    Duke qenë se migrena bën që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme, ndikon shumë edhe shëndetin mendor.
    Këtu përfshihen ndjenja ankthi apo depresioni të cilat kthehen në arsye për të pasur dhimbje të shtuara.
    Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që vuajnë nga migrena janë shumicën e kohës në ankth se kur dhimbjet e sëmundjes do të shfaqen përsëri.
    Dëmton jetën shoqërore
    Të kesh një jetë sociale të shëndetshme do të thotë edhe të jesh prezent e më energjinë e duhur.
    Të dhënat tregojnë se në 4000 persona, rreth 2/3 e tyre shprehen se nuk janë më të njëjtët që pas zhvillimit të sëmundjes.
    Kjo për shumë arsye, por së pari prej pamundësisë për të kryer aktivitete gjatë kohës që sëmundja godet.
    Gjithashtu dhe për shkak të ndjenjave të shtuara të nervozitetit, ankthit apo depresionit.
    Për ta parandaluar sëmundjen në mënyra natyrale AgroWeb.org ju sugjeron një listë me ushqimet e duhura kundër sëmundjes duke klikuar këtu.

  • Dëmet që Shkakton Migrena në Trup – Përveç Dhimbjes së Kokës

    Dëmet që Shkakton Migrena në Trup – Përveç Dhimbjes së Kokës

    Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh.

    Është shumë e famshme për efektet dhe krizat e vazhdueshme që shkakton dhe njihet si një nga dhimbjet më të forta të kokës.
    Mund të shkaktojë ditë të tëra pa gjumë dhe një sërë simptomash të tjera të cilat vijnë prej dhimbjes së vazhdueshme.
    Kur kjo dhimbje mbaron, duket sikur edhe efekti i saj ka mbaruar gjithashtu, por jo gjithnjë është kështu.
    Sipas ekspertëve kjo sëmundje i shkakton trupit një sërë dëmesh të tjera të cilat nuk kanë lidhje me dhimbjen e kokës.
    Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju shpjegojmë pikërisht këto efekte të mëdha që kjo sëmundje ka mbi të gjithë organizmin.
    Ndiqini më poshtë të listuara të gjitha këto efekte negative.
    Probleme me këmbët
    Sipas të dhënave 1 në 6 persona që vuajnë nga migrena kanë probleme edhe me këmbët.
    Bëhet fjalë për një problem neurologjik i cili e shtyn këtë pjesë të trupit të lëvizë në mënyrë të pavullnetshme.
    Gjithashtu mund të ndjeni pickime apo mpirje të zonës së këmbëve.
    Probleme me zemrën
    Personat që vuajnë nga migrena kanë 50% më shumë mundësi të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.
    Këtu përfshihen atakët në zëmër, ishemia apo sëmundje të tjera të zemrës.
    Megjithëse mjekët nuk janë ende të qartë se si migrena e ndikon kaq negativisht zemrën, të dhënat tregojnë se gratë janë më të rrezikuarat.
    Probleme me gjumin
    Pagjumësia është një nga problemet më të mëdha dhe të shpeshta që migrena shkakton.
    Dhimbjet e mëdha dhe të vazhdueshme në kokë e bëjnë të pamundur mbylljen e syve dhe pushimin e qetë.
    Migrena me pagjumësinë janë ngushtë të lidhura pasi mund të provokojnë dhe shkaktojnë njëra tjetrën.
    Këtë e pohojnë edhe 66% e të pyeturve në një studim të publikuar në vitin 2016.
    Probleme me muskujt
    Dobësimi i muskujve është gjithashtu një problem primar tek personat e prekur nga migrena.
    Mund të prekë trupin nga koka deri tek këmbët, duke shkaktuar kontraksime, djegie apo dhimbje të muskujve.
    Për rrjedhojë do të keni edhe më shumë vështirësi në lëvizje.
    Shëndeti mendor
    Duke qenë se migrena bën që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme, ndikon shumë edhe shëndetin mendor.
    Këtu përfshihen ndjenja ankthi apo depresioni të cilat kthehen në arsye për të pasur dhimbje të shtuara.
    Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që vuajnë nga migrena janë shumicën e kohës në ankth se kur dhimbjet e sëmundjes do të shfaqen përsëri.
    Dëmton jetën shoqërore
    Të kesh një jetë sociale të shëndetshme do të thotë edhe të jesh prezent e më energjinë e duhur.
    Të dhënat tregojnë se në 4000 persona, rreth 2/3 e tyre shprehen se nuk janë më të njëjtët që pas zhvillimit të sëmundjes.
    Kjo për shumë arsye, por së pari prej pamundësisë për të kryer aktivitete gjatë kohës që sëmundja godet.
    Gjithashtu dhe për shkak të ndjenjave të shtuara të nervozitetit, ankthit apo depresionit.
    Për ta parandaluar sëmundjen në mënyra natyrale AgroWeb.org ju sugjeron një listë me ushqimet e duhura kundër sëmundjes duke klikuar këtu./AgroWeb.org

  • “50% e hernieve diskale vetëshërohen”, mjeku: Shpesh ngatërrohen me dhimbje muskulare. Ja si ti dalloni

    “50% e hernieve diskale vetëshërohen”, mjeku: Shpesh ngatërrohen me dhimbje muskulare. Ja si ti dalloni

    Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën, ishte i ftuar doktor Altin Erindi, i specializuar për mjekësinë fizike dhe rehabilituese
    Mjeku doli në lidhje me Hernien diskale, sëmundje kjo që mesa duket është një nga më të përhapurat në vendin tonë.
    Popullsia në përgjithësi vuan nga kjo sëmundje, nga vitet 1980 e deri sot është një nga sëmundjet më të përhapura.
    Preferohet që tek mjeku të shkohet që në fazat e para të dhimbjes që situata të mos jetë rënduar ende.
    “Herniet, në varësi të nivelit ku dalin, pasi ka përveç mesit edhe në qafë, ngatërrohen shpesh me dhimbje muskulare.
    Shenjat e hernies zakonisht janë ato që ngatërrohen me dhimbje nervore. Shiatika është në të vërtetë një hernie diskale në gradën e pestë”, u shpreh mjeku.
    Erindi ka sqaruar gjithashtu mënyrat e trajtimit të hernies diskale.
    “Kirurgjia kur rastet janë më të rënda dhe e dyja është fizio terapi, që kemi rase përmirësimi apo nevojë për kirurgji më pas që janë raste të pakta.
    Hernia duket si diçka e tmerrshme por realisht në më shumë se 50 për qind të rasteve hernia shërohet, duke e lënë në qetësi rreth një muaj ajo shërohet plotësisht vetë.
    Një përqindje tjetër nuk kanë asnjë simptomë pasi dalin në vende që nuk prekin nervat”, tha ai.

  • Trajneri Conte me dhimbje koke pas barazimit ndaj Bologna, humbet 3 titullarë për ndeshjen e radhës

    Trajneri Conte me dhimbje koke pas barazimit ndaj Bologna, humbet 3 titullarë për ndeshjen e radhës

    8 Prill 2025

    9:16

    Telesport

    Pas barazimit 1-1 ndaj Bologna, disa lajme jo të mira kanë mbërritur nga fusha për trajnerin e Napoli, Antonio Conte. Për ndeshjen e radhës ndaj Empoli, ai nuk do të ketë në dispozicion 3 lojtarë.
    Bëhet fjalë për Scott McTominay, Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa. Tri titullarë të rëndësishëm të skuadrës napoletane, që është në garë për titullin kampion në Serie A.
    McTominay kërkoi të zëvendësohet në minutën e 70-të për shkak të një problemi muskulor. Skocezi doli me dhimbje të mëdha dhe do të duhet të vlerësohet përpara ndeshjes kundër Empoli.
    “Scott mori një goditje në kofshë dhe doli sepse kishte dhimbje të forta. Ai ka një problem muskulor që shpresojmë ta zgjidhim për ndeshjen e radhës“, tha Stellini, zv.trajneri i Napoli që drejtoi ekipin pas skualifikimit të Conte.
    Ndërsa Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa do të mungojnë pasi janë të skualifikuar. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë në këtë ndeshje dhe do të mungojnë ndaj Empoli.

  • Broja: Jam në formë, më e mira ende nuk ka ardhur

    Broja: Jam në formë, më e mira ende nuk ka ardhur

    Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares luajti 25 minuta në barazimin që Everton mori 1-1 kundër Arsenalit në “Goodison” të shtunën. 23-vjeçari më 9 janar vuajti një dëmtim që e mbajti jashtë për dhjetë ndeshje në Premier League dhe pas minutave me Kombëtaren ka fituar besimin e David Moyes te Everton.
    Për “Evertontv” Broja tha se ka shumë për të dhënë dhe më e mira ende nuk ka ardhur. Djaloshi tregon se nuk ndjen më dhimbje dhe futet me besim në fushë.
    “Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të futem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është çdo gjë që doja, të mos kisha dhimbje, të shijoj futbollin, të luaj përballë tifozëve dhe të provoj të bëj më të mirën për skuadrën. Jam 100% i sigurt që ka shumë më tepër që mund të vijë prej meje. Më e mira nuk ka ardhur akoma. Mund të bëj shumë më tepër.

    Do të ketë momente kur golat të vijnë dhe do të luaj shumë më mirë, e sigurt. Siç e thashë, gjëja më e rëndësishme për mua është që u ktheva sërish, të luaj pa dhimbje dhe të lë pas çdo dëmtim që kam pasur në të kaluarën dhe të shoh përpara.
    Çfarëdo të jesh, çfarëdo lojtari, është gjithmonë e rëndësishme kur të kesh një mundësi t’i tregosh trajnerit, tifozëve, klubit dhe të gjithëve çfarë mund të bësh. Kjo është pjesë e të qenit një futbollist. Çdo herë që shkel në fushë, duhet të japësh çdo gjë, nuk ka rëndësi kush je, çfarë niveli luan, është gjithmonë për të bërë më të mirën për veten dhe klubin. Dua të futem në fushë dhe të jap gjithçka mundem.
    Siç thashë, më e mira do vijë. E di çfarë mund të bëj. E di kapacitetin tim dhe mund të shty duke filluar nga aty. Gjithmonë mundohen dhe mendoj se ka qenë gjithmonë në natyrën e Evertonit. Mund ta shikosh dhe sot po ashtu. Nuk ndalojmë.
    Ne vazhdojmë deri në vërshëllimën përfundimtare. Duam të ngjitemi sa më lart në tabelë. Kemi akoma shtatë ndeshje të mbetura dhe e dimë se do të ndeshemi më disa skuadra të mëdha sërish, por do të japim gjithçka dhe të sigurohemi që të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur”, u shpreh 23-vjeçari.
    Broja luan te Everton i huazuar nga Chelsea deri në fundin e sezonit dhe shpreson që të bind drejtuesit e klubit nga Liverpool që ta blejnë në verë.

  • “Këtë doja, tani nuk kam më dhimbje”! Armando Broja karikon edhe tifozët shqiptarë: Tani vjen koha ime

    “Këtë doja, tani nuk kam më dhimbje”! Armando Broja karikon edhe tifozët shqiptarë: Tani vjen koha ime

    Armando Broja zgjodhi që të rrezikonte gjithçka në ndeshjet e marsit me Shqipërinë. Pavarësisht se po vinte nga dëmtime të shpeshta, Broja nuk e mendoi dy herë t’i bashkohej Shqipërisë edhe në momentin që nuk ndihej ende në 100% e tij. Ndihmën e tij e dha duke na ofruar sadopak sinjale pozitive në shpërthimet ndaj Anglisë dhe njëkohësisht duke kontribuar në dy golat e parë ndaj Andorrës, në të parin duke fituar faullin dhe në të dytin, duke asistuar për Manajn.
    Në momentin e asistit për Manajt, fytyra e Armando Brojës i thoshte të gjitha. Nuk ishte një festim, ishte një pamundësi, një dëshpërim dhe inat me veten, e ndien veten shumë në borxh me shqiptarët që çohen në këmbë në stadiumet e Europës dhe Shqipërisë sa herë përmendet emri i tij.
    Pas super asistit, fytyra e Brojës dukej sikur thoshte: “Më falni, e di që nuk kam bërë ende asgjë për ju, por as vetë nuk e kuptoj se çfarë po ndodh me mua”. Ndoshta Zoti e ka shkruar kështu, që pas vështirësive, të vijë një gol kundër Serbisë dhe ky njeri të shkojë në qiellin e shtatë. Ky besim i madh nuk i mungon as Armando Brojës, një cilësi që e ka karakterizuar gjithmonë. Në një intervistë të fundit për klubin e Everton pas ndeshjes me Arsenal, Broja ka entuziazmuar edhe tifozët shqiptarë duke thënë se tani ndihet gati dhe se nuk ka më asnjë dhimbje në trup. Duket se mallkimi dhe dëmtimet e shpeshta i janë lënë të kaluarës dhe Broja është gati të shpërthejë si dikur në kohën e Southampton.?“Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të kthehem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është gjithçka që doja, të jem pa dhimbje, të shijoj futbollin tim, të luaj para tifozëve dhe të përpiqem të bëj më të mirën për ekipin. Jam 100 për qind i sigurt, ka shumë për të ardhur nga unë. Më të mirat janë për të ardhur nga unë. Ka shumë më tepër që mund të bëj.
    Do të ketë momente ku do të vijnë golat, do të vijnë asistimet dhe unë do të luaj shumë më mirë, sigurisht. Por, siç thashë, gjëja më e rëndësishme për mua është të rikthehem dhe të luaj pa dhimbje dhe thjesht të lë çfarëdo lloj lëndimi që kam pasur në të kaluarën dhe të vazhdoj përpara.
    Është shumë e rëndësishme të shënon një gol tani, kur të vjen mundësia duhet t’i tregosh trajnerit, tifozëve, klubit dhe të gjithë të tjerëve se çfarë je i aftë që të bësh, kjo është pjesa e të qenit lojtar. Sigurisht që unë dua ta kaloj atë vijë të bardhë dhe të jap gjithçka kam, por më e mira nuk ka ardhur ende, e di se çfarë jam i aftë të bëj”, tha Broja. /Sport Ekspres/

  • Programi për pensionistët/ Berisha: Do keni Kartën e Konsumatorit, do zgjerohet lista e rimbursimit, do ulet çmimi i energjisë dhe ujit

    Programi për pensionistët/ Berisha: Do keni Kartën e Konsumatorit, do zgjerohet lista e rimbursimit, do ulet çmimi i energjisë dhe ujit

    Programi për pensionistët/ Berisha: Do keni Kartën e Konsumatorit, do zgjerohet lista e rimbursimit, do ulet çmimi i energjisë dhe ujit

    Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë takimit me pensionistët, u shpreh se do të merren masa të menjëhershme për të lehtësuar gjendjen e tyre ekonomike.

    Ai premtoi kthimin e TVSH-së për pensionistët, duke theksuar se kjo ishte një nga shumë masat që do të zbatoheshin për të përmirësuar kushtejet e jetesës së kësaj shtrese të shoqërisë.

    “Pensionistët nuk do e blejnë ushqimin njësoj si rrogëtarët. Pensionistët do e blejnë me atë çmim, por shteti do u kthejë atyre TVSH-në e çmimit, 20 përqindëshin.

    Edi Rama premtoi, në qoftë se u kujtohet, në vitin 2013, se nuk do merren ushqimet me këto çmime, do ua heqim TVSH-në çmimeve. Jo vetëm që nuk ua hoqi, por çmimet u dyfishuan pothuajse.

    Kurse ne vendosim kartën e konsumatorit, të cilën do e ketë çdo pensionist dhe çdo rrogëulët dhe do marrë kthim të TVSH-së rreth 450 euro në vit. I bie afërsisht rreth 3 pensione aktuale.

    Do të zgjerojmë listën e rimbursimit të ilaçeve. Dy gjërat me ilaçet. U garantoj se ilaçe të pasigurta nuk do hyjnë në Shqipëri në mënyrë kategorike sepse do rikthejmë ligjin që kishin, që ndalonte tregtimin e ilaçeve që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE.

    Ilaçet që tregtohen në BE kontrollohen nga enti i BE për ilaçet dhe janë të sigurta se e kanë lëndën aktive që vepron dhe nuk ka lëndë të tjera të rrezikshme. Ne rikthejmë këtë ligj në 100 ditët e para.

    Ne do ulim çmimin e energjisë elektrike nga 9.5 që u bë tani, ne do ta ulim në 7.

    Do përgjysmojmë tarifën e ujit për pensionistët dhe rrogëulëtit.

    Pra, të gjitha këto masa ne besojmë se shpresojmë të lehtësojmë gjendjen ekonomike dhe sociale të kësaj shtrese të nderuar që ndodhet në gjendje faktikisht jo të njerëzishme.

    E rëndësishme është që ju në ato takime që keni me miqtë tuaj, me njerëzit tuaj, të çdo bindje politike, ta diskutoni këtë paketë.

    Paketë dhembshurie i themi ne, kështu e meriton. Sepse në qoftë se ka dhimbje, duhet ta njohësh që ka dhimbje dhe të luftosh që ta zhdukësh këtë dhimbje.

    Dhe në fakt sot ka dhimbje. Ai që merr 130 euro, 120 euro, 150 euro, ai ka dhimbje. Ai po nuk i ndihmua nga dikush, mbetet pa ilaçe ose pa bukë.

    11 maj është një rast që të bëjmë ndryshimin.

    Edi Rama kërkon një mandat të katërt.

    Kërkon një piramidë të re mashtrimesh.

    Kërkon një rrënim të mëtejshëm të Shqipërisë, largim tjetër të shqiptarëve dhe varfërim të mëtejshëm.

    Kërkon përqendrim të pasurisë dhe pushtetit në një grusht të vogël njerëzish që shkojnë dhe vetëm për larje makine shpenzojnë 10 mijë euro në muaj. Se ku e ka marrë, imagjinoni sa shpenzon kryeministri për larjen e makinave të tij.

    11 maji është një ditë që bën ndryshimin e madh dhe unë ftoj çdo pensionist, pavarësisht nga bindjet e tij të bashkohet në këtë përpjekje të përbashkët.

    Të ndahemi nga kjo dhimbje që ndjehet në mbarë shoqërinë shqiptare.

    Të ecim, ta ndryshojmë dhe të ecim, ta bëjmë të jetueshme Shqipërinë.

    Shqipëria nuk është e jetueshme në këtë mënyrë me këtë skamje”, tha Berisha.

  • Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje shumë të madhe

    Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje shumë të madhe

    E emocionuar dhe me zërin që i dridhej, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti i dha sot lamtumirën koleges së saj, Margarita Xhepa.

    Kurti mori pjesë në homazhet në ndër të aktores, Margerita Xhepa e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

    “Unë e kisha vajzë e kisha shoqe dhe e kisha mikeshë. Nuk kemi ç’të bëjmë, unë jam më e madhe se ajo, duhet të hesht se kam dhimbje të madhe shumë, shumë”, tha ajo për mediat.

  • Homazhe për Margarita Xhepa, aktorja Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe

    Homazhe për Margarita Xhepa, aktorja Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe

    Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit po mbahen homazhe në nder të aktores Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, një ikonë e kinematografisë shqiptare.
    Aktorja Tinka Kurti foli shkurtimisht për media duke u shprehur se Xhepa ishte shoqe e mikeshë, e se ndjen dhimbje të madhe.
    “E kisha vajzë, shoqe, e kisha mikeshë. Nuk kemi se çfarë bëjmë, unë jam më e madhe se ajo. Duhet të hesht, ka dhimbje të madhe shumë”, tha ajo.
    Homazhet po mbahen në Teatrin e Operës dhe Baletit që prej orës 10:00, e pritet të përfundojnë më 13:00.
    Aty kanë marrë pjesë familjarë të aktores së madhe, kolegë dhe figura të larta politike e kulturore./tvklan

  • Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje të madhe shumë

    Tinka Kurti nderon në homazhe Margarita Xhepën: Kam dhimbje të madhe shumë

    E emocionuar me zërin që I dridhej, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti I dha sot lamtumirën, koleges së saj Margarita Xhepa.
    Kurti mori pjesë në homazhet në ndër të aktores, Margerita Xhepa e cila u nda nga jeta një ditë më parë.
    “Unë e kisha vajzë e kisha shoqe dhe e kisha mikeshë. Nuk kemi c’të bëjmë, unë jam më e madhe se ajo, duhet të hesht se kam dhimbje të madhe shumë, shumë.” tha ajo për mediat