Tag: dhimbje

  • Ju kap shpesh ngërçi i muskujve? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet emergjente

    Ju kap shpesh ngërçi i muskujve? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet emergjente

    Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup

    Nëse jeni zgjuar ndonjëherë gjatë natës ose gjatë ecjes nga ngërçi, ju e dini mirë që shtrëngimet shkaktojnë dhimbje të forta.

    Periudhat e gjata të ushtrimit ose të punës fizike, veçanërisht në mot të nxehtë, mund të çojnë në shfaqjen e ngërçit në muskuj.

    Por edhe disa ilaçe dhe probleme shëndetësore mund të shkaktojnë ngërç të muskujve.

    Shumica e rasteve të ngërçit ndodhin në muskujt e këmbëve, veçanërisht në zonën e kofshës. Përveç dhimbjes së papritur dhe të mprehtë, mund të ndjeni ose shihni edhe një gungë të fortë të indeve të muskujve nën lëkurën tuaj.

    Shkaqet

    Përdorimi i tepruar i muskujve, etja, tendosja e muskujve ose thjesht mbajtja e një pozicioni për një periudhë të zgjatur mund të shkaktojë ngërç muskulor. Megjithatë, në shumë raste, shkaku nuk dihet.

    Dhimbjet e muskujve mund të jenë të lidhura me probleme mjekësore themelore, të tilla si:

    -Furnizimi i pamjaftueshëm me gjak. Shtrëngimi i arterieve që çojnë gjak në këmbët tuaja mund të prodhojë raste të ngërçit.
    -Shtypja e fijeve nervore. Shtypja e nervave në shtyllën kurrizore (stenoza e mesit) gjithashtu mund të prodhojë dhimbje të ngërçit në këmbët tuaja. Dhimbja zakonisht përkeqësohet sa më gjatë të ecni. Duke ecur në një pozicion paksa të përkulur – siç bëni kur shtyni një karrocë para jush – mund të përmirësoni dhe ulni dhimbjen.
    -Pamjaftueshmëria e mineraleve në organizëm. Mungesa e mineraleve jetësore si kalium, kalcium ose magnez në ushqimin tuaj ndihmojnë shfaqjen e ngërçit.
    Në disa raste mjekimet farmaceutike për presionin e lartë të gjakut, gjithashtu e zbrazin organizmin nga këto minerale.

    Faktorët e rrezikut që rrisin rrezikun e ngërçeve të muskujve përfshijnë:
    -Mosha. Njerëzit e moshuar humbasin masën e muskujve, kështu që muskujt e mbetur mund të kontraktohen më lehtë.
    -Dehidratimi. Personat që lodhen dhe humbasin ujë, shpesh hasin dhimbje të muskujve.
    -Shtatzënia. Dhimbjet e muskujve gjithashtu janë të zakonshme gjatë shtatzënisë.
    -Problemet Mjekësore me Shëndetin
    -Ju mund të jeni në rrezik më të lartë të ngërçeve të muskujve nëse keni probleme me diabetin, nervat, mëlçinë ose çrregullimet tiroide.

    Këto hapa ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve:

    -Shmangni dehidratimin. Pini shumë lëngje çdo ditë. Sasia e ujit varet nga ajo që hani, gjinia, niveli i aktivitetit tuaj, moti, mosha dhe mjekimet që merrni.
    -Shtrini muskujt tuaj. Bëni ngrohjen fizike para dhe pas përdorimit të ndonjë muskuli për një periudhë të zgjatur.
    -Nëse keni tendencë të keni dhimbje në këmbë gjatë natës, ushtroni pak muskujt e gjymtyrëve para gjumit.

    Ushtrimi i lehtë, siç është hipur në një biçikletë stacionare për disa minuta para gjumit, gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve gjatë gjumit.

    Kur duhet patjetër të vizitoheni tek mjeku
    Ngërçet e muskujve zakonisht zhduken vetvetiu por ndonjëherë janë serioze sa duhet për të kërkuar kujdes mjekësor. Kur ngërçet shkaktojnë problemet e mëposhtme duhet të paraqiteni tek mjeku.

    Shkaktojnë dhimbje të rënda

    Janë të lidhura me ënjtje të këmbëve, skuqje ose ndryshime të lëkurës
    Janë të lidhura me dobësi të muskujve
    Ndodhin shumë shpesh
    Ngërçi që shkaktohet nga disa ilaçe dhe medikamente
    Ngërçet njihen si efekte anësore kur përdoren disa ilaçe të caktuara për probleme të tjera të shëndetit. Ato shfaqen me nifedipine (Procardia dhe të tjerë), të përdorura për shtrëngime kraharori, tension të lartë të gjakut dhe kushte të tjera).

    Ngërçet shfaqen edhe prej disa ilaçeve të azmës si terbutalina (Brethine) dhe albuterol (Proventil, Ventolin dhe të tjerë). Disa ilaçe që përdoren për të ulur kolesterolin, siç është lovastatina (Mevacor), gjithashtu mund të çojnë në ngërçe.

    Kinina është një substancë që ul ngërçin dhe në sasi minimale gjendet tek uji tonik. Mjaft persona vënë re lehtësim nga ngërçet si rezultat i përdorimit të ujit tonik.

    Por kinina si preparat është i dëmshëm për shtatëzënat dhe për personat me probleme të tensionit. Mjaftohuni me ujin tonik pa ekzagjeruar në sasi.

    Këshilla praktike për ngërçin

    Sapo e ndjeni dhimbjen, zhvishni këmbën e prekur dhe shtypni shputën e zbathur të këmbës në dysheme. I ftohti dhe sipërfaqja e sheshtë do t’ju sillen në normalitet për pak sekonda.

    Nëse ju kap gjatë natës, tërhiqni drejt vetes gishtat e këmbës së prekur dhe dhimbja do të kalojë shumë shpejt.

  • Mos neglizhoni asnjëherë dhimbjen e syve, ja çfarë mund të fshihet

    Mos neglizhoni asnjëherë dhimbjen e syve, ja çfarë mund të fshihet

    Dhimbja e syve është një simptomë që shpeshherë neglizhohet, por që mund të tregojë probleme të ndryshme, nga ato më të lehta deri te situata që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Meqenëse sytë janë organe jashtëzakonisht të ndjeshme, çdo ndryshim në ndjesi ose shikim duhet të trajtohet me vëmendje dhe të vlerësohet nga një specialist.

    Dhimbja mund të ndihet si djegie, pickim, presion, apo një dhimbje më e thellë. Ajo mund të jetë e pranishme vetëm në njërin sy ose në të dy, në varësi të shkakut. Në disa raste është e lidhur me lëvizjen e syrit, ndërsa ndonjëherë ndihet pas syrit ose rreth tij.

    Një nga shkaqet më të zakonshme është konjuktiviti – një inflamacion i sipërfaqes së syrit që shfaqet me skuqje, lotim dhe sekrecione, por zakonisht nuk është i dhimbshëm në mënyrë të fortë. Shumë njerëz përjetojnë edhe sy të thatë, veçanërisht ata që kalojnë orë të gjata para kompjuterit. Kjo gjendje krijon ndjesi shqetësimi, sikur ka një trup të huaj në sy.

    Disa gjendje më serioze si keratiti (inflamacion i kornesë), iridocikliti (inflamacion i brendshëm i syrit), apo glaukoma akute, shfaqin dhimbje të forta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shikimit. Glaukoma mund të shfaqet papritur dhe të shoqërohet me shikim të turbullt, të përziera dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Këto gjendje kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

    Dhimbja mund të vijë edhe nga nervi optik, si në rastin e neuritit optik, i cili ndikon në shikim dhe perceptimin e ngjyrave. Në disa persona, dhimbja rreth ose pas syrit lidhet me migrenën apo dhimbjet e kokës në grupe. Shkaktarë të tjerë përfshijnë lëndime të drejtpërdrejta, si goditje, grimca pluhuri apo objekte të vogla që hyjnë në sy dhe shkaktojnë acarim.

    Edhe infeksionet më të rënda si ulçerat në korne mund të jenë burim dhimbjeje të fortë dhe kërkojnë trajtim të specializuar. Po ashtu, probleme më të lehta si elbi apo kalazioni – që janë inflamacione të qepallës – mund të shkaktojnë ënjtje dhe dhimbje të lokalizuar, edhe pse rrallë prekin shikimin.

    Është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nëse ndjeni dhimbje të fortë, turbullim të shikimit, ndjeshmëri të shtuar ndaj dritës, ose nëse keni simptoma shoqëruese si të vjella, të përziera, ose lëvizje të dhimbshme të syrit. Këto mund të jenë shenja të një gjendjeje që nuk duhet vonuar.

    Diagnoza bëhet përmes një kontrolli të detajuar nga oftalmologu, i cili mund të përdorë mjete të posaçme për të parë brenda dhe rreth syrit, të masë presionin dhe të vlerësojë nëse ka shenja të inflamacionit ose infeksionit. Në disa raste kërkohen edhe analiza më të avancuara si skanime ose rezonanca magnetike, sidomos kur dyshohet për probleme neurologjike.

    Trajtimi ndryshon në varësi të shkakut. Mund të përfshijë pika për sy me antibiotikë ose antiinflamatorë, kortizon për rastet inflamatore, lot artificialë për sytë e thatë, ose edhe ndërhyrje më të specializuara për gjendjet më serioze si glaukoma ose ulçera në korne.

    Për të parandaluar problemet me sytë, është e rëndësishme të ruajmë higjienën gjatë përdorimit të lenteve të kontaktit, të bëjmë pushime të rregullta gjatë përdorimit të ekraneve, të shmangim prekjen e syve me duar të papastra dhe të bëjmë kontrolle të rregullta, sidomos nëse kemi sëmundje kronike si diabeti apo hipertensioni. Syri.net-iefimerida

  • Probleme me Ngërçin? Faktorët e Rrezikut, Arsyet dhe Zgjidhjet

    Probleme me Ngërçin? Faktorët e Rrezikut, Arsyet dhe Zgjidhjet

    Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup
    Nëse jeni zgjuar ndonjëherë gjatë natës ose gjatë ecjes nga ngërçi, ju e dini mirë që shtrëngimet shkaktojnë dhimbje të forta.

    Periudhat e gjata të ushtrimit ose të punës fizike, veçanërisht në mot të nxehtë, mund të çojnë në shfaqjen e ngërçit në muskuj.
    Por edhe disa ilaçe dhe probleme shëndetësore mund të shkaktojnë ngërç të muskujve.
    Shumica e rasteve të ngërçit ndodhin në muskujt e këmbëve, veçanërisht në zonën e kofshës. Përveç dhimbjes së papritur dhe të mprehtë, mund të ndjeni ose shihni edhe një gungë të fortë të indeve të muskujve nën lëkurën tuaj.
    Shkaqet
    Përdorimi i tepruar i muskujve, etja, tendosja e muskujve ose thjesht mbajtja e një pozicioni për një periudhë të zgjatur mund të shkaktojë ngërç muskulor. Megjithatë, në shumë raste, shkaku nuk dihet.
    Dhimbjet e muskujve mund të jenë të lidhura me probleme mjekësore themelore, të tilla si:

    Furnizimi i pamjaftueshëm me gjak. Shtrëngimi i arterieve që çojnë gjak në këmbët tuaja mund të prodhojë raste të ngërçit.
    Shtypja e fijeve nervore. Shtypja e nervave në shtyllën kurrizore (stenoza e mesit) gjithashtu mund të prodhojë dhimbje të ngërçit në këmbët tuaja. Dhimbja zakonisht përkeqësohet sa më gjatë të ecni. Duke ecur në një pozicion paksa të përkulur – siç bëni kur shtyni një karrocë para jush – mund të përmirësoni dhe ulni dhimbjen.
    Pamjaftueshmëria e mineraleve në organizëm. Mungesa e mineraleve jetësore si kalium, kalcium ose magnez në ushqimin tuaj ndihmojnë shfaqjen e ngërçit.

    Në disa raste mjekimet farmaceutike për presionin e lartë të gjakut, gjithashtu e zbrazin organizmin nga këto minerale.
    Faktorët e rrezikut që rrisin rrezikun e ngërçeve të muskujve përfshijnë:

    Mosha. Njerëzit e moshuar humbasin masën e muskujve, kështu që muskujt e mbetur mund të kontraktohen më lehtë.
    Dehidratimi. Personat që lodhen dhe humbasin ujë, shpesh hasin dhimbje të muskujve.
    Shtatzënia. Dhimbjet e muskujve gjithashtu janë të zakonshme gjatë shtatzënisë.

    Problemet Mjekësore me Shëndetin
    Ju mund të jeni në rrezik më të lartë të ngërçeve të muskujve nëse keni probleme me diabetin, nervat, mëlçinë ose çrregullimet tiroide.
    Këto hapa ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve:

    Shmangni dehidratimin. Pini shumë lëngje çdo ditë. Sasia e ujit varet nga ajo që hani, gjinia, niveli i aktivitetit tuaj, moti, mosha dhe mjekimet që merrni.
    Shtrini muskujt tuaj. Bëni ngrohjen fizike para dhe pas përdorimit të ndonjë muskuli për një periudhë të zgjatur.

    Nëse keni tendencë të keni dhimbje në këmbë gjatë natës, ushtroni pak muskujt e gjymtyrëve para gjumit.
    Ushtrimi i lehtë, siç është hipur në një biçikletë stacionare për disa minuta para gjumit, gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve gjatë gjumit.
    Kur duhet patjetër të vizitoheni tek mjeku
    Ngërçet e muskujve zakonisht zhduken vetvetiu por ndonjëherë janë serioze sa duhet për të kërkuar kujdes mjekësor. Kur ngërçet shkaktojnë problemet e mëposhtme duhet të paraqiteni tek mjeku.

    Shkaktojnë dhimbje të rënda
    Janë të lidhura me ënjtje të këmbëve, skuqje ose ndryshime të lëkurës
    Janë të lidhura me dobësi të muskujve
    Ndodhin shumë shpesh

    Ngërçi që shkaktohet nga disa ilaçe dhe medikamente
    Ngërçet njihen si efekte anësore kur përdoren disa ilaçe të caktuara për probleme të tjera të shëndetit. Ato shfaqen me nifedipine (Procardia dhe të tjerë), të përdorura për shtrëngime kraharori, tension të lartë të gjakut dhe kushte të tjera).
    Ngërçet shfaqen edhe prej disa ilaçeve të azmës si terbutalina (Brethine) dhe albuterol (Proventil, Ventolin dhe të tjerë). Disa ilaçe që përdoren për të ulur kolesterolin, siç është lovastatina (Mevacor), gjithashtu mund të çojnë në ngërçe.
    Kinina është një substancë që ul ngërçin dhe në sasi minimale gjendet tek uji tonik. Mjaft persona vënë re lehtësim nga ngërçet si rezultat i përdorimit të ujit tonik.
    Por kinina si preparat është i dëmshëm për shtatëzënat dhe për personat me probleme të tensionit. Mjaftohuni me ujin tonik pa ekzagjeruar në sasi.
    Këshilla praktike për ngërçin
    Sapo e ndjeni dhimbjen, zhvishni këmbën e prekur dhe shtypni shputën e zbathur të këmbës në dysheme. I ftohti dhe sipërfaqja e sheshtë do t’ju sillen në normalitet për pak sekonda.
    Nëse ju kap gjatë natës, tërhiqni drejt vetes gishtat e këmbës së prekur dhe dhimbja do të kalojë shumë shpejt./AgroWeb.org
    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
    Burimi: U.S. National Library of Medicine

  • Rrëfehet Guardiola: Ky trajner më ka bërë gjithnjë me dhimbje koke kur luaja kundër tij

    Rrëfehet Guardiola: Ky trajner më ka bërë gjithnjë me dhimbje koke kur luaja kundër tij

    Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, por shpesh ai është përballë me kolegë që ia kanë bërë të vështirë rrugëtimin. Një prej tyre, që e ka bërë të djersijë shumë, është gjermani Jurgen Klopp.
    “Klopp më ka shkaktuar gjithmonë dhimbje koke. Nuk kam pasur kurrë një kundërshtar si ai. Kam kaluar shumë pasdite dhe netë në shoqërinë e stafit tim teknik duke u përpjekur të kuptoja se si ta ndaloja”, thotë Guardiola.
    Më tej, trajneri spanjoll shton: “Kishte momente kur mendoja: Ia dola, dhe të nesërmen isha i shkatërruar. Ato tre ose katër tituj kampionati që fituam kundër Jürgen Klopp janë suksesi më i madh që kemi arritur ndonjëherë, sepse niveli ishte mbresëlënës“.
    “Nuk jam përballur kurrë me një kundërshtar më të fortë, më të vështirin për shkak të stilit të lojës, tranzicioneve, mënyrës së drejtpërdrejtë se si ekipi sulmonte me shumë lojtarë”, komentoi Guardiola.
    “Jam vërtet mirënjohës për atë që bëmë në ato vite, për kampionatet që fituam pavarësisht cilësisë së jashtëzakonshme të kundërshtarëve me të cilët u përballëm“, deklaroi trajneri spanjoll i Manchester City.

  • Vdes aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

    Vdes aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

    11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq të premten në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak, konfirmoi nëna e saj.

    Vajza e vogël përjetoi dhimbje të forta koke të mërkurën dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një periudhe dy-ditore, ajo pësoi gjithsej 12 arreste kardiake, sipas mjekut që e trajtonte. “Mjekët ende nuk më kanë thënë saktësisht se çfarë i ndodhi vajzës sime dhe çfarë e vrau atë”, tha nëna e saj, Thais Brandao, për rrjetin brazilian të lajmeve G1.
    Simptomat e para filluan më 24 prill, me aktoren e re që ankohej për dhimbje koke, dhimbje këmbësh, përgjumje, humbje të oreksit dhe episode të të fikëtit. Gjatë kësaj kohe, ajo vizitoi një qendër urgjence dhe dy spitale shtetërore në São Paulo. Fillimisht, mjekët dyshuan se ishte një infeksion nga ethet e dengues, por testet e mëvonshme zbuluan praninë e një tumori në tru.
    Milena Brandao vdiq nëntë ditë pasi u shfaqën simptomat e para të rënda. Lajmi ka tronditur skenën artistike braziliane, ku aktorja e re gëzonte dashurinë e të gjithëve.
    Thais Brandao shkroi në rrjetet sociale për vdekjen e vajzës së saj: “Në orën 02:05 humbëm vajzën tonë të vogël, por jam e sigurt se ajo është në krahët e Atit tonë të Plotfuqishëm dhe në një vend të mrekullueshëm për të luajtur. Kujtimet që ndamë së bashku do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time dhe nuk do ta harroj kurrë gëzimin tënd, i cili solli dritë për të gjithë përreth teje. Vajza ime e vogël, mungesa jote tashmë po më rëndon dhe e di që do të më mungosh edhe më shumë në ditët që do të vijnë. Ti ishe një dritë në jetën tonë dhe e di që nga atje lart do të vazhdosh të na mbikëqyrësh dhe të ndriçosh jetën tonë. “Do të të dua përjetësisht dhe ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time.”

    Top Channel

  • Humb jetën aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

    Humb jetën aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

  • 5 ushqimet që s’duhet të konsumoni nëse keni dhimbje të vazhdueshme kockash

    5 ushqimet që s’duhet të konsumoni nëse keni dhimbje të vazhdueshme kockash

    Është e pamundur të mos dëgjosh/njohësh një shqiptar të vetëm që nuk ankohet për dhimbjet e kockave. Duket sikur kjo problematikë shëndetësore është ”një e keqe” e përbashkët që vazhdon të prekë gjithmonë e më shumë njerëz, pavarësisht moshës së tyre. Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku i dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit dhe inflamacione të tjera të gjymtyrëve. Mënyrat e gabuara të qëndrimit, lodhja fizike dhe faktori genetik janë disa nga faktorët që rrisin mundësinë të vuani nga dhimbjet e kockave, por jo më pak i rëndësishëm mbetet regjimi ushqimor. Më poshtë gjeni 5 ushqimet që nuk duhet të hani nqs keni dhimbje kockash:
    1.Veza: Edhe pse vezët janë një burim i pashtershëm vitaminash dhe proteinash, është e këshillueshme që personat që kanë probleme me kockat të reduktojnë sa më shumë konsumin e tyre. Duke qenë se vezët janë me origjinë shtazore, ato përmbajnë acid arachidonoic që ul mbrojtjen e organizmit në rast se vuani nga artriti.
    2.Pijet e sheqerosura: Në qoftë se ankoheni vazhdimisht nga dhimbjet e kockave, duhet të shmangni sa më shumë pijet e mësipërme dhe ato të gazuara. Këto pije kanë në përmbajtjen e tyre sheqer të dëmshëm dhe acid fosforik që përkeqësojnë gjithmonë e më shumë gjendjen tuaj shëndetësore.

    3.Mishi i kuq: Dietologët dhe ekspertët e shëndetit shprehen gjithmonë skeptikë përsa i përket konsumit të mishit të kuq. Edhe pse mishi përmban shumë hekur që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, në qoftë se ju abuzoni me konsumin e tij mund të rrisni rrezikun për të patur artrit reumatoid dhe patologji të tjera që sjellin dhimbje të kyçeve. Në vend të mishit të kuq hani mish pule, peshk ose mishin e gjelit të detit.
    4.Patatet: Patatet përmbajnë sasi të larta potasi që i nevojitet organizmit. Por pavarësisht kësaj, personat që vuajnë nga artriti ose dhimbjet reumatizmale duhet të shmangnin konsumin e patatateve pasi përmbajnë një lloj toksine të quajtur solaninë që i përshkallëzon këto dhimbje.
    5.Frutat e thata: Frutat e thata janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore Omega-3, por në mesin e kyre frutave mundohuni të evitoni sa më shumë konsumin e stikave të pishës, arrave dhe arrat e Brazilit pasi përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.
    /vizionplus.tv

  • Klop apo Alonso? Spanjolli thotë ‘Po’, Rudiger operohet me sukses

    Klop apo Alonso? Spanjolli thotë ‘Po’, Rudiger operohet me sukses

    Largimi i Ançelotit teksa dje njoftoi kapitullin e mbyllur me Realin dhe shpejt akordin me Brazilin (sipas Marca’-s) ka përshpejtuar punët te Los Blancos. Mediat pranë klubit të bardhë raportuan se Çabi Alonso i ka thnënë në parim ‘Po’ afrimit te Reali. Tratativa ka patur edhe me Jurgen Klop. Gjithësesi, pritet të shihet se kush do të jetë ai që do marrë timonin teknik të skuadrës së Florentino Perez.

    Ndërkaq është operuar me sukses mbrojtësi gjerman i Realit Antonio Rudiger. Pas ndërhyrjes ai ka shkruar në rrjete sociale.

    “Pasi luajta për më shumë se shtatë muaj me dhimbje të forta, për fat të keq ishte e pashmangshme që të më duhej të bëja një operacion në meniskun tim. Tani më në fund nuk kam më dhimbje dhe operacioni ishte i suksesshëm.

    Faleminderit ekipit mjekësor. Dua të jem në gjendje të kthehem të luaj sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kam dy turne të mëdhenj përpara, Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës për Klube, por duhet të pres përpara javë pas jave dhe do ta shohim. Do të bëj gjithçka që të ndodhë. Shihemi së shpejti dhe kujdesuni për veten.

    Vazhdo leximin

  • Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni

    Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni

    Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste kur një dhimbje koke mund të tregojë një problem më serioz shëndetësor.
    Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe të kërkoni kujdes mjekësor?
    Kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke?

    Ndiheni sikur është gjëja më e keqja e jetës suaj
    Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë që arrin kulmin shpejt mund të tregojë një gjendje serioze, siç është një aneurizëm i këputur. Në këtë rast, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor.
    Ai është i ndryshëm nga ata të zakonshëm
    Nëse një dhimbje koke shfaqet me një intensitet, kohëzgjatje ose simptoma shoqëruese të ndryshme se zakonisht, mund të tregojë një gjendje më serioze.
    I shoqeruar me simptoma neurologjike
    Nëse, përveç dhimbjes së kokës, përjetoni simptoma të tilla si ndryshime në shikim, dobësi, mpirje, vështirësi në të folur ose mungesë ekuilibri, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë një goditje në tru ose një problem tjetër serioz.
    Ilaçet kundër dhimbjeve nuk ndihmojnë
    Nëse qetësuesit e zakonshëm, si ibuprofeni ose paracetamoli, nuk e lehtësojnë dhimbjen, është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.
    Ai është këmbëngulës
    Një dhimbje koke që zgjat me ditë pa u qetësuar mund të lidhet me çështje serioze mjekësore, si hipertensioni apo edhe një tumor në tru.
    Nuk ka asnjë shkak të dukshëm
    Nëse nuk mund të shpjegoni origjinën e tij dhe nuk lidhet me faktorë të njohur, si stresi ose dehidratimi, është mirë të vizitoni një mjek.
    Shumica e dhimbjeve të kokës nuk janë shqetësuese dhe mund të trajtohen me pushim, hidratim dhe qetësues. Megjithatë, nëse dhimbja e kokës është e fortë, zgjat shumë, shoqërohet me simptoma neurologjike ose është e ndryshme nga ato të zakonshmet, është e rëndësishme të kërkoni një vlerësim mjekësor.
    Diagnoza e hershme mund të jetë shpëtimtare për shëndetin tuaj.

  • Fëmijët neglizhojnë aktivitetin fizik, adoleshentët vuajnë nga dhimbjet e shpinës nga qëndrimi i gjatë në telefon

    Fëmijët neglizhojnë aktivitetin fizik, adoleshentët vuajnë nga dhimbjet e shpinës nga qëndrimi i gjatë në telefon

    Jeta sedentare dhe përdorimi i tepruar i teknologjisë kanë reduktuar ndjeshëm lëvizjen dhe përfshirjen në aktivitete fizike, sidomos te të rinjtë. Si pasojë, një numër gjithnjë në rritje i tyre po përballet me një sërë problemesh shëndetësore.
    “Shkakton dobësim të masës muskulare dhe kjo më pas shoqërohet me probleme të ndryshme si: probleme të qafës, posturë të gabuar, dhimbje mesi, dhimbje gjunjësh, dhimbje shpatullash, probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut, në sistemin e frymëmarrjes, etj.”, tha fizioterapisti Klenton Kadillari.
    Problemet me shpinën janë rritur ndjeshëm edhe te grupmoshat e reja, për shkak të qëndrimit me orë të zgjatura përpara telefonit apo kompjuterit.

    “Ne kemi adoleshentë të cilët vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Më përpara nuk ka qenë një grupmoshë që shfaqte këto probleme, por jeta sedentare ka bërë që edhe të rinjtë të kenë probleme të tilla. Përdorimi i tepërt dhe trendi i qëndrimit në rrjete sociale gjatë gjithë kohës është një risk që ul aktivitetin fizik dhe shkakton shumë probleme.”
    Globalisht, sipas OBSH, një në katër të rritur nuk kryen aktivitet fizik, ndaj për të pasur një jetë të shëndetshme rekomandohet që të rinjtë të kryejnë mesatarisht 60 minuta aktivitet fizik, nga mesatar deri te i fuqishmi, në ditë.
    /vizionplus.tv