Tag: dhimbja

  • Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni

    Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni

    Në ditët e nxehta të verës, dhimbja e kokës është një nga shqetësimet më të zakonshme për shumë njerëz. Temperaturat e larta dhe ekspozimi i zgjatur në diell ndikojnë ndjeshëm në gjendjen fizike dhe mendore, duke shkaktuar lodhje dhe tension të fortë në kokë. Ky shqetësim mund të bëhet më i theksuar nëse ndodhemi jashtë për periudha të gjata pa mbrojtje dhe pa hidratuar trupin siç duhet

    Një nga arsyet kryesore të dhimbjes së kokës në verë është ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit për një kohë të gjatë. Por ndikojnë edhe faktorë të tjerë si dalja në diell me flokë të lagur pas një dushi të ftohtë, që shkakton një kontrast të menjëhershëm temperaturash. Po ashtu, ajri i thatë dhe i nxehtë, si dhe luhatjet e tensionit të gjakut apo lodhja e muskujve për shkak të temperaturës së lartë, ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës

    Personat që vuajnë nga migrena apo sinuset e bllokuara janë më të ndjeshëm dhe shpesh ndiejnë përkeqësim të simptomave kur ekspozohen në vapë. Një tjetër faktor që shpesh neglizhohet është ulja e nivelit të sheqerit në gjak. Kur ecim në diell apo kryejmë aktivitet fizik, trupi harxhon më shumë energji për të ruajtur temperaturën e brendshme dhe si rezultat ndodh lodhja, dehidratimi dhe krijimi i një presioni të brendshëm që përkthehet në dhimbje koke

    Simptomat e dhimbjes së kokës të shkaktuar nga vapa janë të ndryshme. Disa persona ndiejnë një dhimbje therëse ose pulsuese në pjesën e përparme të kokës. Të tjerë kanë ndjesi të përziera, lodhje, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje në qafë dhe shenja të qarta të dehidratimit si tharje e gojës apo ndjesi marramendjeje

    Për të shmangur këtë gjendje është e rëndësishme të qëndroni sa më shumë në ambiente të freskëta, të ajrosura dhe larg rrezeve të diellit gjatë orëve të mesditës. Ata që punojnë jashtë apo duhet të lëvizin gjatë ditës duhet të organizojnë lëvizjet herët në mëngjes ose në orët e pasdites kur dielli është më i butë. Në çdo rast, duhet të keni me vete një shishe me ujë të freskët për të ruajtur hidratimin e trupit. Vendosja e një kapeleje dhe përdorimi i syzeve të diellit janë masa të thjeshta por shumë efektive për të mbrojtur kokën dhe sytë nga nxehtësia

    Nëse pas kthimit në shtëpi ndieni dhimbje koke, një dush i vakët do të ndihmojë në uljen graduale të temperaturës së trupit. Gjithashtu mund të lagni një peshqir me ujë të ftohtë dhe ta vendosni mbi ballë dhe sy për disa minuta ndërsa pushoni në një dhomë të freskët. Një tjetër zgjidhje praktike është përdorimi i qeseve të çajit të ftohur me kamomil të cilat mund të vendosen mbi sytë tuaj për të qetësuar irritimin dhe për të reduktuar fryrjen e shkaktuar nga dielli

    Nëse këto masa nuk japin përmirësim dhe dhimbja përsëritet shpesh, atëherë këshillohet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar probleme të tjera shëndetësore.

  • Dhimbja e kokës pasi keni pirë shumë alkool/ Ja se si ta përballoni

    Dhimbja e kokës pasi keni pirë shumë alkool/ Ja se si ta përballoni

    Dhimbja e kokës nga alkooli, e njohur ndryshe si ‘shqetësimi i mëngjesit’ pas një nate me shumë pije, është një përvojë e zakonshme për shumë njerëz. Ky grup simptomash shfaqet kur niveli i alkoolit në gjak bie në zero, zakonisht disa orë pas konsumimit të tepërt, dhe mund të zgjasë nga 6 deri në 24 orë.

    Sipas Grupit Ndërkombëtar Kërkimor për Hangover-in, simptomat ndahen në tre kategori kryesore:

    -Simptomat fizike: dhimbje koke, të përziera, të vjella, lodhje, gojë e thatë, dridhje, rrahje të shpejta zemre dhe probleme me gjumin.

    -Simptomat psikologjike dhe njohëse: ankth (“hangixiety”), nervozizëm, humor i ulët, vështirësi në përqendrim dhe kujtesë, ngadalësim i funksioneve njohëse.

    -Simptomat fiziologjike: inflamacion sistemik, stres oksidativ, çekuilibër elektrolitesh, hipoglicemi, çrregullime në ritmin cirkadian dhe në neurotransmetues.

    Secili ka kufijtë e vet ndaj alkoolit, por një dehje mund të ndodhë edhe me konsum të moderuar, pasi sasia minimale që shkakton simptoma ndryshon nga personi në person. Shpejtësia e konsumimit ndikon gjithashtu, sa më shpejt të pihet, aq më i lartë është niveli i alkoolit në gjak dhe rreziku për dehje.

    Faktorë të tjerë që ndikojnë janë biologjia personale: gjinia (p.sh., gratë metabolizojnë alkoolin më ngadalë se burrat), pesha, gjendja shëndetësore, gjenetika dhe mosha. Të rinjtë janë më të prirur për dehje sesa të moshuarit, pasi zakonisht pinë më shumë dhe më shpejt në raste feste.

    Gjendja fizike para konsumit gjithashtu ndikon: pirja e alkoolit me stomak bosh, pa hidratuar mjaftueshëm dhe mungesa e gjumit e përkeqësojnë simptomat.

    Shumë prej metodave të njohura për të lehtësuar simptomat, si hidrimi me ujë ose lëngje, mbështetja e mëlçisë me përbërës natyralë, zvogëlimi i inflamacionit me antioksidantë apo ibuprofen, rritja e dopaminës me kafe ose çokollatë, dhe rivendosja e elektroliteve me pije sportive, nuk janë mbështetur nga prova shkencore të forta.

    Një rishikim i vitit 2020 mbi trajtimet e ndryshme arriti në përfundimin se nuk ka ndërhyrje me efekt të provuar, dhe cilësia e studimeve ekzistuese është shumë e ulët. Studime të mëparshme kanë dhënë të njëjtin rezultat.

    Mënyra më efektive për të shmangur shqetësimet e dehjes mbetet të pini me masë, ngadalë dhe të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës.

  • Dhimbja e kokës mund të jetë një shenjë paralajmëruese e diabetit: Ja çfarë duhet të dini

    Dhimbja e kokës mund të jetë një shenjë paralajmëruese e diabetit: Ja çfarë duhet të dini

    Diabeti është një sëmundje kronike që prek mënyrën se si trupi përpunon sheqerin në gjak, dhe shpesh shoqërohet me simptoma të njohura si etje e shtuar dhe urinim i shpeshtë. Por një tjetër simptomë më pak e njohur, por jo më pak e rëndësishme, është dhimbja e kokës.

    Specialistët theksojnë se dhimbja e kokës mund të jetë një tregues i luhatjeve të niveleve të glukozës në gjak, si në rastet e hipoglicemisë (nivel i ulët i sheqerit në gjak), ashtu edhe të hiperglicemisë (nivel i lartë). Këto dhimbje zakonisht shfaqen në formën e një ndjesie pulsimi në kokë, të shoqëruara me ndjesi të përziera, lodhje, ndjeshmëri ndaj dritës apo zërit, si dhe dobësi fizike.

    Kur niveli i sheqerit në gjak bie ndjeshëm, personi mund të përjetojë dridhje, djersitje, konfuzion apo gjendje të fikëti. Në të kundërt, kur niveli është shumë i lartë, shfaqet etja e vazhdueshme, nevoja e shpeshtë për urinim, turbullim i shikimit dhe lodhje e përgjithshme.

    Për të parandaluar këto dhimbje koke, rekomandohet monitorimi i rregullt i niveleve të sheqerit në gjak dhe ruajtja e tyre brenda kufijve të shëndetshëm. Një regjim ushqimor i balancuar ndihmon ndjeshëm: ushqime si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët janë të dobishme për stabilitetin e glukozës. Në rastet kur sheqeri në gjak bie shpesh, këshillohet shtimi i vakteve të ndërmjetme.

    Hidratimi është gjithashtu thelbësor. Përveç konsumit të tetë gotave ujë në ditë, ndihmojnë edhe ushqimet me përmbajtje të lartë uji si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi.

    Ekspertët sugjerojnë gjithashtu mbajtjen e një ditari për të identifikuar shkaktarët e mundshëm të dhimbjes së kokës, përfshirë ushqimet apo situatat që e paraprijnë atë. Kjo mund të ndihmojë në përshtatjen e mëtejshme të planit të kontrollit të diabetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

  • Dhimbja e dhëmbit zhduket vetëm me këto metoda në kushte shtëpie

    Dhimbja e dhëmbit zhduket vetëm me këto metoda në kushte shtëpie

    Disa kura natyrale, si shpëlarja me ujë të kripur apo përdorimi i kompresa të ftohta, mund të ndihmojnë për të lehtësuar përkohësisht dhimbjen e dhëmbit.

    Megjithatë, nëse dhimbja vazhdon, është e rëndësishme të shkoni te dentisti për të trajtuar shkaktarin kryesor të problemit.

    Çfarë është dhimbja e dhëmbit?

    Dhimbja e dhëmbit është një ndjesi e pakëndshme që mund të jetë nga e lehtë deri në shumë e fortë dhe ndodh rreth dhëmbëve apo nofullës. Zakonisht tregon se ka ndonjë problem me dhëmbin ose mishrat e dhëmbëve.

    Nëse keni dhimbje dhëmbi, është me rëndësi të kuptoni shkakun e saj që të dini si të veproni më mirë për të lehtësuar simptomat si dhimbja, ënjtja apo irritimi.

    Kur ndihmojnë kurat natyrale?

    Nëse dhimbja është e lehtë dhe kalon brenda një dite ose dy, mund të përdorni disa metoda natyrale si: shpëlarja me ujë të kripur dhe përdorimi i kompresës së ftohtë.

    Këto ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe pastrimin e gojës. Por nëse dhimbja vazhdon, duhet patjetër të konsultoheni me dentistin.

    Kujdes! Nëse jeni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji apo keni ndonjë sëmundje, konsultohuni me dentistin përpara se të përdorni ndonjë përbërës natyral.

    Metodat natyrale më të zakonshme për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit:

    Shpëlarja me ujë të kripur

    Uji i kripur është dezinfektues natyral.

    Ndihmon në pastrimin e gojës dhe në uljen e inflamacionit.

    Si ta përdorni: përzieni gjysmë lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shpëlani gojën për disa sekonda.

    Shpëlarja me peroksid hidrogjeni

    Ndihmon në uljen e dhimbjes dhe në vrasjen e baktereve.

    Shumë efektiv për mishrat e përgjakur dhe reduktimin e pllakes dentare.

    Si ta përdorni: përzieni peroksid 3% me ujë në sasi të barabarta dhe përdoreni për të shpëlarë gojën. Mos e gëlltisni!

    Kompresë e ftohtë

    E dobishme veçanërisht nëse dhimbja vjen nga ndonjë goditje apo traumë.

    Ftohja ngushton enët e gjakut, duke ulur dhimbjen dhe ënjtjen.

    Si ta përdorni: vendosni një qese akulli të mbështjellë me peshqir [për 20 minuta] në pjesën ku keni dhimbje. Përsëriteni çdo disa orë.

    Qeset e çajit me nenexhik

    Njihet për efektin qetësues dhe ftohës.

    Mund ta përdorni një qese të ngrohtë ose ta vendosni në frigorifer për disa minuta dhe ta aplikoni mbi dhëmbin që ju dhemb.

    Hudhra

    Ka veti antibakteriale dhe qetësuese.

    Si ta përdorni: shtypni një thelb hudhre për të krijuar pastë dhe vendoseni mbi dhëmbin që ju dhemb. Mund të shtoni pak kripë. Ose mund ta përtypeni ngadalë një thelb të freskët.

  • Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

    Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

    Dhimbjet e mesit janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

    Saktësisht mjekët thonë se 80% e personave në të gjithë botën kanë vuajtur nga ky problem në një periudhë të caktuar të jetës së tyre.

    Kjo shifër duket se ndahet njësoj si tek burrat ashtu edhe tek gratë zakonisht pas moshës 50 vjeç.
    Mosha është shpesh faktori kryesor në nisjen e kësaj dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra.

    Shumë e bezdisshme për këdo, dhimbja e mesit mund të reduktohet dhe evitohet me disa hapa të thjeshtë që mund t’i ndiqni vetë në shtëpi.

    Më poshtë janë disa nga këto metoda që do të lehtësojnë pa masë ditët tuaja.

    Përse dhembin kockat
    Kur kockat dëmtohen e veçanërisht ato të shtyllës kurrizore ju bëjnë që të përjetoni hernien diskale. Kjo sëmundje nëse zhvillohet në pjesën e poshtëme të mesit do të bëjë që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme po në këtë zonë. Dhimbje të tjera lidhen me atë që quhet nervi shiatik i cili kur ngacmohet dhe dëmtohet shkakton po ashtu dhimbje. Faktorë të tjerë të jashtëm si qëndrimi për kohë të gjata në një pozicion. Qoftë ulur apo në këmbë këto qëndrime, mund të jenë përforcues dhe shkaktorarë të dhimbjeve të shtuara të mesit. Të dëmshme janë gjithashtu edhe ushtrimet me pesha të rënda apo sforcimet e vazhdueshme të trupit.
    Si t’i qetësoni në kushte shtëpie

    Para se t’ju drejtoheni ilaçeve apo trajtimeve të mirëfillta të fizioterapisë, bëni kujdes me mirëmbajtjen e trupit. Sa më shumë presion të ushtroni mbi trupin tuaj aq më shumë do të rritet dhimbja. Prandaj duhet të bëni disa lëvizje të thjeshta për disa minuta në mënyrë që të qetësoheni plotësisht.
    Kompresa
    Kompresat, të ftohta apo të ngrohta mund t’ju ndihmojnë që dhimbja të largohet përkohësisht. Fillimisht duhet të vendosni në mesin tuaj disa copa akulli apo një shishe me ujë të ftohtë. Në mënyrë që temperatura e ftohtë të mpijë zonën nga ku çlirohet dhimbja. Kjo metodë është ideale edhe nëse e keni dëmtuar shtyllën kurrizore apo keni kryer ndërhyrje kirurgjikale pasi largon edhe fryrjen.Më pas rreth 24 orë më pas mund të vazhdoni me kompresat e ngrohta në mënyrë që të relaksoni muskujt.
    Qëndrimi
    Qëndrimi shtrirë apo ulur në shumë raste mund të jetë ndihmues për qetësimin e dhimbejve të mesit. Gjithësesi mjekët rekomandojnë që të qëndroni në lëvizje pavarsisht kësaj në mënyrë që muskujt të mos ngjeshen me njëri tjetrin.
    Nëse keni nevojë të qëndroni shtrirë bëjeni këtë për disa orë, por jo në pjesën më të madhe të ditës.
    Aktiviteti fizik
    Një nga pikat më të forta për të pasur një trup dhe organizëm të shëndetëshëm është aktiviteti fizik. Përveçse ju ndihmon të ndërtoni muskuj fleksibël dhe të fortë do t’ju çlirojë edhe nga dhimbje e tepërta. Gjithnjë konsultohuni me mjekun tuaj në mënyrë që të merrni një program stërvitje të personalizuar. Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike dhe fleksibël. Si përshemull përkulja përpara duke i mbajtur këmbët drejtë apo përkulja para teksa jeni ulur. Mbajini majat e gishtave gjithnjë të hapura dhe mundohuni të tërhiqni kurrizin sa më shumë. Në çdo rast nëse dhimbja e mesit vazhdon për më shumë se 3-4 ditë konsultohuni me një mjek specialist.

  • Vuani nga dhimbja e kokës? Limoni i përdorur në këtë mënyrë do t’ju japë zgjidhjen

    Vuani nga dhimbja e kokës? Limoni i përdorur në këtë mënyrë do t’ju japë zgjidhjen

    Nëse vuani nga dhimbja e kokës apo migrena, një alternativë natyrale dhe e padëmshme për trupin mund të jetë më efikase sesa përdorimi i vazhdueshëm i ilaçeve anti-inflamatore. Një nga zgjidhjet më të thjeshta që ofron natyra është limoni – por jo vetëm duke e konsumuar, por edhe përmes një metode që mund të tingëllojë e pazakontë.

    Sipas përvojave të shumta popullore dhe këshillave të mjekësisë alternative, vendosja e fetave të freskëta limoni mbi ballë mund të ndihmojë në lehtësimin e menjëhershëm të dhimbjes së kokës. Mjafton të prisni një limon në feta të holla, të shtriheni në një ambient të qetë dhe të vendosni fetat në zonën e ballit për disa minuta. E ftohta dhe përbërësit natyralë të limonit ndihmojnë në qetësimin e nervave dhe reduktimin e tensionit.
    Lëngu i limonit njihet për përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe për efektin e tij detoksifikues, por kur aplikohet në lëkurë, ai gjithashtu mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të veprojë si relaksues natyral. Disa praktika të mjekësisë holistike e lidhin këtë metodë me teknika të akupresurës dhe aromaterapisë, pasi aroma e limonit gjithashtu ndihmon në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit.

    Megjithëse kjo metodë nuk është e certifikuar shkencërisht, shumë persona që vuajnë nga migrena raportojnë përmirësim të ndjeshëm pas përdorimit të limonit në këtë mënyrë. Ekspertët këshillojnë që, nëse nuk ka reagime alergjike në lëkurë, kjo zgjidhje mund të provohet si një alternativë e sigurt dhe pa efekte anësore.
    Për më shumë përfitime, limoni mund të përdoret edhe si pjesë e dietës për të forcuar imunitetin dhe për të reduktuar inflamacionin në trup, që shpesh lidhet edhe me dhimbjet kronike të kokës.
    Në çdo rast, nëse simptomat janë të shpeshta dhe të forta, konsultimi me një mjek specialist mbetet hapi më i rëndësishëm.
    /vizionplus.tv

  • Simptomat e problemeve me zemrën! Si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

    Simptomat e problemeve me zemrën! Si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

    Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër, por nuk është gjithmonë dhimbja e mprehtë dhe pulsuese që shohim shpesh në televizor.
    Sidomos tek gratë, simptomat për fat të keq mund të jenë shumë më delikate.
    Një kardiolog ndau gjashtë shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës.

    Ja gjashtë shenja për të cilat duhet të keni kujdes:
    Vështirësi në frymëmarrjeNdoshta do t’ia atribuonit ndjenjën e gulçimit sforcimit në palestër ose ngjitjes së shpejtë të shkallëve. Megjithatë, ka edhe arsye të tjera që duhen mbajtur mend.
    Vështirësia në frymë mund të lidhet me një sërë gjërash, të tilla si infeksionet e mushkërive, gjendja e dobët fizike ose kushtet e motit Por kjo mund të tregojë edhe një formë të dështimit të zemrës ose çrregullimit të ritmit të zemrës.
    Aktiviteti fizik mund të veprojë si diçka pozitive, por në rastin e problemeve me zemrën, mund t’i përkeqësojë simptomat.
    Dhimbje gjoksiTë gjithë kemi parë filma dhe shfaqje ku dikush papritmas i kap gjoksin dhe rrëzohet, por në realitet, dhimbja në gjoks mund të jetë shumë më delikate.
    Lloji i shqetësimit në gjoks që njerëzit shpesh ia atribuojnë dispepsisë ose gjendjes së dobët fizike, në fakt mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një ataku kardiak të afërt.
    Dhimbje në krahun e majtëKjo është një nga simptomat më të njohura, por dhimbja në krahun e majtë nuk duhet injoruar.
    Pse dora e majtë? Zakonisht, dhimbja që buron nga zemra rrezaton në krahun e majtë dhe kjo lidhet me rrugët nervore, zemra dhe krahu i majtë ndajnë të njëjtin pleksus nervor. Është dhimbje që transferohet në një pjesë tjetër të trupit për shkak të mënyrës se si funksionojnë nervat.
    Palpitacione (rrahje të shpejta të zemrës ose punë e shpejtë)Nëse ndonjëherë e keni ndjerë zemrën tuaj të ndalojë së rrahuri ose të rrahë me shpejtësi, mund ta keni lidhur këtë me ankthin dhe shpesh është kështu.
    Megjithatë, mund të jetë diçka më serioze. Mund të jetë për shkak të stresit, por mund të jetë edhe ndonjë formë e aritmisë, siç është fibrilacioni atrial.
    MarramendjaMarramendja e moderuar herë pas here mund të jetë normale, por nëse ndodh shpesh, duhet të merret seriozisht. Shumica prej nesh përjetojnë marramendje herë pas here, zakonisht nga ngritja e papritur në këmbë, por episodet e përsëritura mund të tregojnë një problem me ritmin e zemrës, nëse zemra rreh shumë ngadalë apo shumë shpejt.
    Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet episodeve të rënda të marramendjes, kur duhet të mbahesh pas mobiljeve për të qëndruar në këmbë.
    Lodhje ekstremeTë gjithë ndihemi të lodhur ndonjëherë , por lodhja që vazhdon dhe ndërhyn në funksionimin e përditshëm nuk duhet injoruar. Ndoshta ka qindra shkaqe të lodhjes, dhe zemra është vetëm një shpjegim i mundshëm. Megjithatë, fibrilacioni atrial – i cili është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës – shkakton karakteristikisht lodhje dhe letargji. Dështimi i zemrës mund të shkaktojë gjithashtu një ndjenjë të theksuar rraskapitjeje.

  • Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

    Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

    Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër, por nuk është gjithmonë dhimbja e mprehtë dhe pulsuese që shohim shpesh në televizor.

    Sidomos tek gratë, simptomat  për fat të keq mund të jenë shumë më delikate.

    Një kardiolog ndau gjashtë shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës.

    Ja gjashtë shenja për të cilat duhet të keni kujdes:

    Vështirësi në frymëmarrje

    Ndoshta do t’ia atribuonit ndjenjën e gulçimit sforcimit në palestër ose ngjitjes së shpejtë të shkallëve. Megjithatë, ka edhe arsye të tjera që duhen mbajtur mend.

    Vështirësia në frymë mund të lidhet me një sërë gjërash, të tilla si infeksionet e mushkërive, gjendja e dobët fizike ose kushtet e motit Por kjo mund të tregojë edhe një formë të dështimit të zemrës ose çrregullimit të ritmit të zemrës.

    Aktiviteti fizik mund të veprojë si diçka pozitive, por në rastin e problemeve me zemrën, mund t’i përkeqësojë simptomat.

    Dhimbje gjoksi

    Të gjithë kemi parë filma dhe shfaqje ku dikush papritmas i kap gjoksin dhe rrëzohet, por në realitet, dhimbja në gjoks mund të jetë shumë më delikate.

    Lloji i shqetësimit në gjoks që njerëzit shpesh ia atribuojnë dispepsisë ose gjendjes së dobët fizike, në fakt mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një ataku kardiak të afërt.

    Dhimbje në krahun e majtë
    Kjo është një nga simptomat më të njohura, por dhimbja në krahun e majtë nuk duhet injoruar.

    Pse dora e majtë? Zakonisht, dhimbja që buron nga zemra rrezaton në krahun e majtë dhe kjo lidhet me rrugët nervore, zemra dhe krahu i majtë ndajnë të njëjtin pleksus nervor. Është dhimbje që transferohet në një pjesë tjetër të trupit për shkak të mënyrës se si funksionojnë nervat.

    Palpitacione (rrahje të shpejta të zemrës ose punë e shpejtë)
    Nëse ndonjëherë e keni ndjerë zemrën  tuaj të ndalojë së rrahuri ose të rrahë me shpejtësi, mund ta keni lidhur këtë me ankthin dhe shpesh është kështu.

    Megjithatë,  mund të jetë diçka më serioze. Mund të jetë për shkak të stresit, por mund të jetë edhe ndonjë formë e aritmisë, siç është fibrilacioni atrial.

    Marramendja

    Marramendja e moderuar herë pas here mund të jetë normale, por nëse ndodh shpesh, duhet të merret seriozisht. Shumica prej nesh përjetojnë marramendje herë pas here, zakonisht nga ngritja e papritur në këmbë, por episodet e përsëritura mund të tregojnë një problem me ritmin e zemrës, nëse zemra rreh shumë ngadalë apo shumë shpejt.

    Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet episodeve të rënda të marramendjes, kur duhet të mbahesh pas mobiljeve për të qëndruar në këmbë.

    Lodhje ekstreme

    Të gjithë ndihemi të lodhur ndonjëherë , por lodhja që vazhdon dhe ndërhyn në funksionimin e përditshëm nuk duhet injoruar. Ndoshta ka qindra shkaqe të lodhjes, dhe zemra është vetëm një shpjegim i mundshëm. Megjithatë, fibrilacioni atrial – i cili është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës – shkakton karakteristikisht lodhje dhe letargji. Dështimi i zemrës mund të shkaktojë gjithashtu një ndjenjë të theksuar rraskapitjeje.

  • Shenjat e para që tregojnë se keni probleme me zemrën

    Shenjat e para që tregojnë se keni probleme me zemrën

  • Shenjat para një ataku akrdiak

    Shenjat para një ataku akrdiak

    Një reagim i shpejtë dhe njohja e simptomave të hershme të një ataku kardiak mund të shpëtojë një jetë, paralajmërojnë kardiologët.
    Një nga shenjat më të rëndësishme që dërgon trupi është dhimbja në krah, më shpesh në të majtë, por as dhimbja në krahun e djathtë nuk duhet injoruar.
    Domethënë, dhimbja që ndodh në dorën e majtë është një nga simptomat klasike të një ataku në zemër, sepse rrugët nervore të zemrës dhe dorës janë të ndërlidhura.

    Megjithatë, mjekët theksojnë se tek disa pacientë, veçanërisht gratë, dhimbja mund të përhapet në krahun e djathtë, shpatulla apo edhe në shpinë.
    Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave të tjera që mund të tregojnë një atak në zemër.
    Përveç dhimbjes së krahut, simptomat që nuk duhen injoruar kurrë përfshijnë:
    Të përziera ose të vjella të papritura
    Djersë e ftohtë
    Vështirësi në frymëmarrje
    Marramendje e shpeshtë
    Presion, ngushtësi ose djegie në gjoks
    Dhimbje që përhapet në qafë, nofull ose pjesën e sipërme të barkut
    Lodhje e pashpjegueshme, veçanërisht tek gratë
    Një nga simptomat më të rralla që mund të tregojë gjithashtu një problem me zemrën është një krizë kolle pa praninë e një ftohjeje ose infeksioni.
    Ekspertët paralajmërojnë se në situata të tilla, koha është thelbësore. Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma tek vetja ose tek një person tjetër, telefononi mjekun.
    Parandalimi dhe kontrollet e rregullta mjekësore luajnë gjithashtu një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Një stil jetese i shëndetshëm, ushqyerja e duhur, aktiviteti fizik dhe shmangia e stresit janë aleatët më të mirë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.