Deputeti i zgjedhur i Gjirokastrës, Piro Dhima, thotë se nuk po pushon edhe pse sipas tij Kuvendi është pushim. Përmes një postimi në Facebook, Dhima fton qytetarët që t’i shkruajnë nëse kanë ndonjë ide apo histori që duhet dëgjuar. “Më shkruaj ku duhet të jem… do të vij”, thotë Dhima mes të tjerash.
Më poshtë reagimi i tij i plotë.
Gusht në terren, shtator në Kuvend
Edhe pse Kuvendi është në pushim, unë jo.
Ky muaj është një mundësi për të qenë më afër se kurrë me qytetarët. Do të jem në çdo lagje, fshat, rruge të harruar, duke takuar njerëz, duke dëgjuar histori dhe duke mbledhur problemet që më pas do t’i çoj në sallën e Parlamentit.
✅ Gushti do të jetë për dëgjim
✅ Shtatori e vazhdim për zgjidhje
Nga rrugët që kanë mbetur per tu bërë, te zyrat që nuk japin shërbim si duhet, nga bizneset që zhvillohen e përpiqen çdo ditë, te të rinjtë që kërkojnë mundësi. Do t’i dëgjoj të gjithë.
️ Po përgatis një plan veprimi me interpelanca, propozime dhe pyetje parlamentare që nisin sapo hapet sezoni i ri në shtator.
️ Nëse ke një çështje, ide, apo thjesht një histori që duhet dëgjuar më shkruaj. Ky është momenti që zëri yt të dëgjohet. *Më shkruaj ku duhet të jem…do të vij.
Tag: dhima
-

Deputeti i Gjirokastrës: Kuvendi është pushim, unë jo. Më shkruaj ku duhet të jem…do të vij
-

Çfarë nuk u pa nga seanca/ Rama kthehet nga NATO, Manja dhe Dhima “shkrihen” së qeshuri (Fotot)
Pas rikthimit nga Samiti i NATO-s, Kryeministri Edi Rama është shfaqur i buzëqeshur në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Vëmendje kanë tërhequr edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetja Antoneta Dhima, të cilët janë fotografuar duke qeshur me të madhe, dukshëm të përfshirë në një moment humori mes kolegësh.Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ka bërë përsëri diferencën me stilin e tij, duke mbajtur syze dielli brenda në sallën e Kuvendit, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat dhe objektivat e fotoreporterëve.
-

Çfarë u pa sot në Kuvend/ Rama kthehet nga NATO i buzëqeshur, Manja dhe Dhima “shkrihen” së qeshuri, Braçe shkëlqen me look (Fotot)
Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një seancë ku dominoi e qeshura, veçanërisht e dy deputetëve socialistë Ulsi Manja e Antoneta Dhima, që “u kapën mat” nga fotografët e kuvendit teksa gajaseshin mes tyre.
Kuvendi nisi me atmosferë të qetë, ndërsa Kryeministri Edi Rama u shfaq i relaksuar, i sapo kthyer nga samiti i NATO-s. Ministrja Anila Denaj u fotografua teksa bisedon me ministren Kumbaro.
Erion Braçe nuk zhgënjeu as këtë herë me stilin e tij “cool”, i veshur dhe me syze dielli në sallë.
-

Gjirokastër, PS merr 3 mandate, Tërmet Peçi dhe Pirro Dhima janë deputetët nga vota preferenciale
Partia Socialiste ka marrë shumicën dërmuese të mandateve në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa numërimi ka përfunduar edhe për votat preferenciale për kandidatët.
Në të 7 KZAZ-të e Qarkut Gjirokastër ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale, ku KZAZ nr. 81, në Bashkinë e Gjirokastrës, ishte e fundit që e mbylli këtë proces.
Nga rezultatet PS ka marrë 3 mandate, ku në Kuvend do të hyjnë Mirela Kumbaro që është në listë të mbyllur si drejtuesja politike e qarkut, dhe dy deputetët nga vota preferenciale Termet Peçi me 9,468 vota dhe Pirro Dhima me 6,902 vota. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë një mandat, që kualifikon Tritan Shehun nga lista e mbyllur.
Në një intervistë për RTSH, Pirro Dhima ka shprehur falënderimet për mbështetjen e marrë nga qytetarët për të qenë deputet.
“Falënderoj banorët e qarkut Gjirokastër, të gjithë komisionarët falënderoj PS dhe strukturat e partisë. Të gjithë këtë besim të dhënë do e kthej me punë dhe përkushtim për Gjirokastrën”, tha Dhima.
Zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Gjirokastrës u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe pa probleme. Në këtë qark, Partia Socialiste ka marrë 24,457 vota, ose 62.23% në rang qarku, ndërsa Partia Demokratike 11,596 vota, ose 29.51%.
Statistikat e KQZ, votat preferenciale për PS:
Termet Peçi – 9,468 vota, merr mandatin e deputetit
Pirro Dhima – 6,902 vota, merr mandatin e deputetit
Anila Dhimitri – 3,292 vota
Shyqyri Hysi – 2,371 vota
Votat preferenciale për Partinë Demokratike:
Alma Kore – 3,569 vota
Arben Ristani – 2,881 vota
Mariklen Dervishi – 2,001 vota
Bajram Hysa – 1,499 vota -

Lista preferenciale e Fierit, shtatë kandidatët më të votuar të PS-së. Emrat që mbeten jashtë
Në qarkun e Fierit janë numëruar 52 nga 587 kuti sa i përket vota preferenciale.
Në këtë qark konkurrencë në listën e hapur ka vetëm në Partinë Socialiste, pasi demokratët nuk kanë arritur të marrin as mandatin e pestë të listës së mbyllur.
PS-ja do të marrë shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.
Listën e hapur e kryeson Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asforal Haxhiu, Zegjine Caushi, Antoneta Dhima, Ceno Klosi, Ilirjan Musko, Elton Korreshi.
Në shtatë vendet e parë është edhe deputetja aktuale Antoneta Dhima, ndërkohë që për momentin jashtë mbeten Ceno Klosi dhe deputeti Nusret Avdulla.
PS 7 mandate në listë hapur:
1 Klevis Jahaj 5531
2 Asfloral Haxhiu 3065
3 Zegjine çaushi 2113
4 Antoneta Dhima 1965
5 Ceno Klosi 1848
6 Ilirjan Musko 1573
7 Elton Korreshi 1405Top Channel
-

Përfundon numërimi, Piro Dhima kandidati më i votuar në Bashkinë Gjirokastër (rezultati)
Në Bashkinë Gjirokastër fituesi mes kandidatëve të listës së hapur të PS-së është Piro Dhima. Në përfundim të numërimit, ai ka marrë 4320 vota. I dyti është Tërmet Peci me 3501 vota, i treti Shyqyri Hysi me 805 dhe e katërta Anila Dhimitri me 164 vota. Në listën e hapur të PD-së renditja është kjo: Alma Kore me 2637, Arben Ristani me 1541, Mariklent Dervishi me 201 dhe Bajram Hysa me 186 vota. Shihni tabelat më poshtë.
-

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)
Kur kanë mbetur edhe vetëm 49 kuti votimi pa u numëruar për votat e kandidatëve, renditja në rang qarku në Gjirokastër për PS-në është kjo: Tërmet Peci 6908, Piro Dhima 3779, Anila Dhimitri 3172 dhe Shyqyri Hysi 1824 vota. Në anën tjetër në listën e hapur të PD-së, renditja është kjo: Mariklent Dervishi 1856, Arben Ristani 1788, Alma Kore 1449, Bajram Hysa 1360. Shihni tabelat më poshtë. ©Argjiroja.net
-

Piro Dhima kandidati më i votuar në Libohovë (Shifrat)
Në ndarjen e votave mes kandidatëve të listës së hapur në Bashkinë Libohovë, Piro Dhima i Partisë Socialiste ka marrë numrin më të madh. I dyti renditet Tërmet Peci. I treti Shyqyri Hysi dhe e fundit Anila Dhimitri. Ndërsa në listën e kandidatëve të PD-së, Arben Ristani është renditur i pari. E dyta është Alma Kore. Më poshtë tabelat me rezultatin e plotë.
-

Një ditë para votimit, Piro Dhima shfaqet me familjen: Më kanë mbështetur prej ditës së parë!
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër, Piro Dhima, ka publikuar sot një foto me familjen e tij. Dhima thotë se familja e tij e ka mbështetur në këtë rrugëtim prej ditës së parë.
“E shtuna e dashur gjirokastrite sot është e veçantë, jo thjesht se respektojmë kohën e zgjedhësve për reflektim, por edhe sepse pas javësh intensive komunikimi dhe plot emocion me njerëzit fantastik të Qarkut tonë, pak kohë e gjeta edhe për familjen time të vogël❤️ që pa u ndjerë, por me zemër e me shpirt, më ka mbështetur fort që në ditën e parë të këtij angazhimi publik, sepse edhe familja e vogël beson fort te familja ime e madhe politike“, shkruan Dhima. -

Gerta Dhima, zgjedhja e re e fierakëve – një fushatë që afron politikën me qytetarin
Fier – Gerta Dhima, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, po shihet gjithnjë e më shumë si zgjedhja e preferuar e qytetarëve në këtë zonë. Me një fushatë të fokusuar në dëgjimin aktiv dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me komunitetin, Dhima është pranë njerëzve të zakonshëm, duke vizituar lagje, familje dhe biznese lokale.
E dalë nga platforma “Deputeti që duam”, ajo po dëshmon në çdo hap se është pikërisht përfaqësuesja që qytetarët kishin nevojë. Me prioritet të veçantë ndaj të rinjve, fuqizimit të grave dhe zhvillimit të turizmit lokal, Gerta Dhima sjell një model të ri përfaqësimi, që synon të kthejë politikën në shërbim të njerëzve dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për Fierin. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Banorët shprehen se vlerësojnë stilin e saj të afërt dhe angazhimin e vazhdueshëm në terren, duke e konsideruar atë si një zë të besueshëm për komunitetin në Parlamentin e ardhshëm.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”