Tag: dheut

  • Rrëshqitja e dheut në Klos/ Gjenden disa rroba që dyshohet se i përkasin 29-vjeçarit të humbur pak ditë më parë

    Rrëshqitja e dheut në Klos/ Gjenden disa rroba që dyshohet se i përkasin 29-vjeçarit të humbur pak ditë më parë

    Kërkimet për gjetjen e Ardit Beshirit, 29-vjeçari që u rrëmbye nga rrjedha e ujit bashkë me mjetin eskavator gjatë punës në një stog minerali në zonën e Qafë Burrelit në Klos, vijojnë pa ndërprerje.
    Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat janë bashkuar këtë të mërkurë me forcat vendase pranë vendit të ngjarjes. Deri tani janë gjetur disa shenja rrobash, që dyshohet t’i përkasin 29-vjeçarit, si dhe mbetje të mjetit eskavator.
    Ngjarja ndodhi të shtunën, më 3 maj, kur një nga rezervuaret e filtrimit të ujit në zonë pësoi çarje, duke shkaktuar një rrjedhë të fuqishme që përfshiu Beshirin dhe mjetin me të cilin ai po punonte.
    Kërkimet po kryhen me mjete të rënda dhe me pajisje të specializuara për detektimin e trupave nën tokë. Në zonën ku janë gjetur rrobat është vendosur një perimetër sigurie dhe po punohet me kujdes për heqjen e dheut në rast se nën të gjendet trupi i pajetë i të riut.
    Operacioni i kërkimit është shtrirë në gjithë gjatësinë e luginës, nga fabrika e përpunimit të kromit deri në zonat fundore të rrjedhës së ujit, dhe pritet të vijojë pa ndërprerje derisa të ketë rezultate.

  • Arrestohet një person për shembjen e dheut në Prishtinë

    Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut dje në Prishtinë. Ndërkohë, Policia ka arrestuar një person, si përgjegjës për rastin.

    Sipas Policisë, gjatë punimeve te një objekt në ndërtim në rrugën “Gjilani”, Prishtinë, është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që t’i nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Një punëtor i vdekur dhe një tjetër i lënduar nga shembja e dheut në Veternik

    Një punëtor i vdekur dhe një tjetër i lënduar nga shembja e dheut në Veternik

    Një punëtor i ndërtimit ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Veternik. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
    Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se se si pasojë e shembjes së dheut në Veternik, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
    “Sot rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë”.
    “Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Rrëshqitje e dheut në fshatin Leskovec të Prizrenit, evakuohen disa familje

    Rrëshqitje e dheut në fshatin Leskovec të Prizrenit, evakuohen disa familje

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se pas takimit me kabinetin është marrë vendim që të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara prej rrëshqitjes së dheut.
    Poashtu, Totaj njoftoi se do të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë.
    Ndërkaq, komuna do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit.
    “Si Kryetar i Komunës së Prizrenit, sot kam zhvilluar një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje në fshatin Leskovec, një situatë që po e ndjekim me shqetësim dhe përkushtim të madh. Pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe jetën e banorëve që banojnë aty. Në disa zona është shfaqur çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi”, shkroi Totaj në Facebook.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR