Tag: dheut

  • Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

    Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

    Rrëshqitja e dheut në Indonezi ka lënë të vdekur 9 persona dhe 11 të tjerë të zhdukur.
    Ngjarja ka ndodhur në qytezën Catubouw në rajonin e maleve Arfak në Papuan Perëndimore të Indonezisë.
    Agjencia Kombëtare Indoneziane e Kërkimit dhe Shpëtimit (Basarnas) tha se nga katastrofa u prekën 24 persona ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në rajon për të gjetur personat e zhdukur.
    Në pamje shihet zona ku ka ndodhur rrëshqitja e dheut në qytezën Catubouë , punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe nxjerrja e një trupi me mjete të posaçme.

  • Dy të rinjtë humbën jetën pas shembjes së masivit të dheut, pamje nga vendngjarja në Gramsh

    Dy të rinjtë humbën jetën pas shembjes së masivit të dheut, pamje nga vendngjarja në Gramsh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Holtës të qytetit të Gramshit, ku dy të rinj kanë humbur jetën pas shembjes së një masivi dheu në zonën ku ata punonin.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktimat janë identifikuar si shtetasit Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia.
    Në pamjet e publikuara në media shfaqet vendi i ngjarjes pas mbërritjes së forcave të shpëtimit.
    Në pamje shfaqet masivi i gurëve dhe dheut që është shembur dhe në mënyrë tragjike u ka marrë jetën dy të rinjve.

  • E rëndë në Gramsh, shembja e dheut zë poshtë punonjësit! Humbin jetën dy të rinj

    E rëndë në Gramsh, shembja e dheut zë poshtë punonjësit! Humbin jetën dy të rinj

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gramsh, me pasojë në jetë njerëzish.

    Dy të rinj kanë humbur jetën pasi po punonin në vendin ku u shemb masiv i dheut.
    “Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

    Top Channel

  • Rrëshqitja e dheut në Gramsh/ Gjendet i vdekur punëtori tjetër, shkon në 2 numri i viktimave

    Rrëshqitja e dheut në Gramsh/ Gjendet i vdekur punëtori tjetër, shkon në 2 numri i viktimave

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • E rëndë në Gramsh/  Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh, raportohet për një viktimë

    E rëndë në Gramsh/ Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh, raportohet për një viktimë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në zonën e Holtës në Gramsh, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral.
    Për pasojë konfirmohet se një punëtor i një kompanie që ndërton hidrocentralin ka ndërruar jetë dhe dyshohet që edhe një tjetër ka përfundur poshtë masivit të dheut.
    Sakaq, policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur drej zonës ku ndodhi tragjedia.
    Vetëm pak ditë më parë një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën një 29-vjeçar.

  • Tragjedi në Gramsh/ Masivi i dheut i zuri poshtë, policia e konfirmon: Dy të rinjtë humbën jetën! (EMRAT)

    Tragjedi në Gramsh/ Masivi i dheut i zuri poshtë, policia e konfirmon: Dy të rinjtë humbën jetën! (EMRAT)

    Një ngjarje tragjike është konfirmuar sot në zonën e Holtës, Gramsh, ku dy punëtorë kanë humbur jetën pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve në një kantier ndërtimi hidrocentrali.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktimat janë identifikuar si shtetasit Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia. Masivi i dheut dyshohet të ketë rrëshkitur aksidentalisht, duke i zënë poshtë punëtorët.
    Ngjarja ndodhi pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim, ndërsa autoritetet policore dhe grupet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.
    Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë ngjarje të rëndë, që vjen vetëm pak ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi.
    Njoftimi i policisë:
    Gramsh/Informacion paraprak
    Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Humbi jetën nga rrëshqitja e dheut, gjendet pas 7 ditësh trupi i Ardit Beshirit

    Humbi jetën nga rrëshqitja e dheut, gjendet pas 7 ditësh trupi i Ardit Beshirit

    Pas shtatë ditësh kërkime, është gjetur paraditen e kësaj të premteje trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjear, i cili humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut teksa po punonte me eskavator.
    Beshiri humbi jetën më 3 maj, pasi u zë nga një masiv dheu dhe inertesh, gjatë punës me një ekskavator në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.
    Rrëshqitja ndodhi në një distancë prej rreth 4 kilometrash dhe përfshiu një sipërfaqe të gjerë, duke e bërë kërkimin të vështirë për strukturat e emergjencës.
    Pas lokalizimit, trupi i viktimës u nxor nga masivi këtë mëngjes. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në zonën e punës.

  • E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

    E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

    Gjendet pas 6 ditësh trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, manovratorit që e zuri masivi i dheut nga shembja e digës së rezervuarit të fabrikës së pasurimit të kromit në Burrel.
    Trupi është zbuluar disa qindra metra poshtë fabrikës i mbuluar nga balta, shkruan tvklan.
    Për gjetjen e trupit të Beshirit, u angazhuan 800 persona. Terreni i vështirë solli probleme në gjetjen e të riut.
    Lidhur me këtë ngjarje Policia e Klosit ka arrestuar drejtuesin 44-vjeçarin të kompanisë së kromit në Qafën e Burrelit, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

  • E zuri masivi i dheut, gjendet pas një jave trupi i Ardit Beshirit

    E zuri masivi i dheut, gjendet pas një jave trupi i Ardit Beshirit

    Gjendet pas 6 ditësh trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, manovratorit që e zuri masivi i dheut nga shembja e digës së rezervuarit të fabrikës së pasurimit të kromit në Burrel.
    Trupi është zbuluar disa qindra metra poshtë fabrikës i mbuluar nga balta.
    Për gjetjen e trupit të Beshirit, u angazhuan 800 persona. Terreni i vështirë solli probleme në gjetjen e të riut.
    Lidhur me këtë ngjarje Policia e Klosit ka arrestuar drejtuesin 44-vjeçarin të kompanisë së kromit në Qafën e Burrelit, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

  • Mbi 700 vullnetarë dhe efektivë po kërkojnë 29-vjeçarin në Klos, masivi i dheut ka rrëshqitur rreth 6 km

    Mbi 700 vullnetarë dhe efektivë po kërkojnë 29-vjeçarin në Klos, masivi i dheut ka rrëshqitur rreth 6 km

    Gati 500 vullnetarë, mbi 100 anëtarë të Forcave të Armatosura, punonjës nga Policia e Shtetit dhe një grup nga Kosova po kërkojnë 29-vjeçarin e mbuluar nga rrëshqitja e dheut në zonën e Klosit.
    U bënë pesë ditë kërkime, që po kryhen me eskavatorë, detektorë metalesh, skanera dhe qen nuhatës të forcave të emergjencës, por ende asnjë rezultat pasi rrëshqitja ka qenë aq e madhe sa ka përshkuar një distancë prej 2 kilometrash dhe gjurmë të dherave janë gjetur deri në 6 kilometra larg.
    Ngjarja ndodhi me 3 maj, në zonën “Qafa e Burrelit” pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos rreth orës 14:30. Ngjarja ndodhi në një distancë prej rreth 2 kilometrash, ku po kryheshin punime nga një kompani private që operon në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.
    Gjatë momentit të rrëshqitjes, një punonjës 29-vjeçar, Ardit Beshiri, ishte duke punuar me ekskavator në vendngjarje. Për fat të keq, ai u zë dhe u mbulua nga masivi i dheut dhe materialet inerte të rrëshqitura.
    Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:
    Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.
    Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:
    Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit: * Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.
    * Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.
    * Policia e Shtetit: 24 efektivë.

    * Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.
    * Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.
    * Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.
    * Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër. Mbështetja ndërkombëtare:
    Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.
    Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.
    Kushtet në terren:
    Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.
    Koordinimi i operacionit:
    Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.