Tag: dheut

  • Tregim nga Xhabir Ahmeti: Druvari

    Tregim nga Xhabir Ahmeti: Druvari

    Pasdite. Niset Druvari për dru me Kalin e tij. Drutë i ka larg. Ecën shtegut të malit duke e ngrehur për kapistre Kalin. Para tyre dëgjohet ndonjë sëpatë nga ato të fundit të druvarëve të tjerë, të cilët nguten mos t’i zërë nata. Druvari ulet të pushojë pak. Kali kërkon ndonjë fije bari. Rreth tyre përhapet era e mirë e barit dhe e drurëve të prerë. Era e butë e malit i freskon lehtas. Pastaj çohet Druvari t’i bëjë drutë dhe ta ngarkojë Kalin. Mbrëmja dikur nis të hedhë nga pak ngjyrë të kuqërremtë dhe e ngjyen visoren. Shpejt arrin nata. Hukama e errësirës që bredh grykës thuajse i pyet: çfarë bëni këtu? Druvari ngutet. Ia vë samarin Kalit. Duhet shpejtuar sepse nuk do të duket t’i vendosë mirë drutë. Kali rri i pa lëvizur derisa ngarkohet. Pastaj nisen kah fshati. Ata janë në kufirin midis mbrëmjes e natës. E ka një copë udhë të bëhet. Shtegu para tyre shtrihet si një gjarpër i pafund e tretet në shtëllungat e zeza të errësirës midis ahave. O zot!… Druvari s’e di më ku nis shtegu për te shtëpia, po e di Kali. Nisen. Shtegu me gurë e hurdha, të cilët Kali i kapërcen, po jo edhe Druvari. Dalëngadalë o Dori! i thotë Druvari i humbur në errësirën që është paluar mbi lulet dhe barin e malit. Një erë fare e lehtë vazhdon të fryjë dhe loz me gjethet, të cilat prodhojnë tinguj që kur bashkohen me hukamën e grykës së malit kah ecin, e luhatin guximin e Druvarit. Druvari fishkëllen një melodi ngadalë. Potkonjtë e Kalit që shkelin nëpër gurë bëjnë zhurmë dhe hedhin shkëndija. Këto duken si yje që digjen e fiken dhe flasin për Plutonin që përgjon t’i fikë jetët dhe pas çdo kthese i hap dyert e nëntokës për udhëtarët e pakujdesshëm. Zogjtë e malit trazohen. Dhe fluturojnë të frikësuar në thellësitë e errësirës. Kali ndërkohë hingëllin dhe ngutet i shqetësuar. Druvari e lëshon Kalin dhe e bën gati grykëgjatën. Përgjon. Pikat e djersës i shkojnë ballit e faqeve dhe pikojnë në freskinë e natës skaj shtegut. Për një kohë të shkurtër qetësia e mbulon malin. Nata atëherë e fut nën pelerinën e vet hapësirën e malit. Kali edhe më tej nuk është i qetë. Pastaj e shpejton hapin. Druvari ngutet ta arrijë. Mbi ballin e Druvarit lëvaret një kaçurrel, të cilin era e lëviz andej-këndej. Ai e largon me dorën e djathtë. Era përsëri e lëviz. Druvari e pranon lojën e erës. Jepja erë, jepja! thotë vetë me vete. Nata, pastaj, e nxjerr arsenalin e vet të errët. Së pari dëgjohet herëkeqja. Pastaj Frika ngre krye. Edhe Pasiguria. Ulërima të largëta ujqish e ilustrojnë atrmosferën. Dikur Kali turfullon. Ndoshta e ndjen erën e ujqve që kanë lënë gjurmë shtegut. E di Kali, ujqit ia mbajnë krahun Plutonit. Druvari një vesh e bën dy, sepse edhe ky e di. Nuk dëgjohen më ulërima ujqish. Por s’e ka Kali me ujqit se ka besim te Druvari, pronari i tij i cili s’e jep aq lehtë Kalin e tij që është si kali i Halil Sokolit. Pse vallë atëherë e ngadalëson trokun? Nuk është nga frika, jo. Kali e dëgjon muzikën e ujëvarës që shfaqet para tij. Një mrekulli e padëgjuar. Bukurinë e këtyre tingujve mund ta shijojë vetëm një kalë beduinësh që për herë të parë fati e nxjerr në këtë visore bleroshe. Po edhe një kalë si ky i Druvarit që nuk ndahet nga puna. Kali shpejt arrin dhe ndalet para hurdhës me ujë të cilën e mbushë ujëvara e shoqëruar nga tingujt magjikë. Kali është i etshëm. Dhe, pi gjatë, gjatë.“Ati im”! i thotë Druvari Kalit kur turfullon përsëri për t’ia bërë me dije të zotit se e ka shuar etjen. “Ti e paske hetuar ujin këtu, ati im. Sa i mençur që je! A aq i etshëm paske qenë, a”? Kali e ul edhe një herë kokën dhe pi edhe pak , kurse Druvari ia lëmon qafën. Për besnikërinë që ka. “Ati im” e përsërit ai dhe ulet. Edhe Druvari e shuan etjen pas Kalit. Pastaj e vazhdojnë rrugën drejt fshatit.Udhës Druvari e kërkon yllin për t’u orientuar, po Kalit s’i duhet ylli. Ai e sheh rrugën edhe në terr. Ecin, ecin. Dhe, Kali edhe një herë turfullon. “Ndoshta e xiglon pluhuri në hundë”, mendon Druvari. “Po mund të jetë ndonjë bishë që ka dalë për gjah”?!… Kali turfullon për së treti a për së katërti. Çfarë mund të jetë tash?!… Druvari e ndal Kalin. Qetësi. Kali e lëviz kokën thuajse kërkon të ecë. Duket më se Kali “i bën vërejtje patronit pse lejoi të mbeten kaq vonë në këtë grykë mali. Thuajse e di atë fjalën e urtë se nata s’ka dëshmitarë. “Hajde ati im!”, i thotë Druvari, po vazhdojmë. Nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se të shkohet përpara. Dhe, ecin, ecin edhe më tutje. Hija e kuqe e pasigurisë i ndjek hap pas hapi. Druvari e kthen kokën majtas e djathtas, para e prapa. Dëgjohet vetëm troku i Kalit. Druvarit i janë rënduar këmbët. Më vështirë është të zdirgjesh tatëpjetës se sa të ngjitesh përpjetës.Pas një kohe të gjatë, kur dritat e rralla të fshatit duken nga larg, harron Druvari rrugën që ka kaluar bashkë me Kalin e tij! Ia hedh kapistrën rreth qafe Kalit të gjorë, i del prapa dhe i bie me thupër:“Yjaaa! Ngutu, cofëtinë, kur do të arrijmë në shtëpi”?!Kali nuk hidhërohet. Gjatë kohë mban dru për druvarin. E ka kuptuar se për kuajt skllavëria bëhet dikur sinor më i sigurt se liria. Çfarë mund të bëjë Kali në liri? Në liri përgjojnë ujqit! Më mirë të mbajë dru, ta durojë kamxhikun e të ketë për të ngrënë tagji se të bredhë nëpër lirishtat e maleve, ku ujku David gjithmonë e mposht dhe e vret Goliatin Kalë. Sigurisht që e qan veten Kali, por kështu ngushëllohet duke e zbuluruar pozitën e rëndë të skllavit me ëndrra kuajsh dhe vazhdon thuajse s’ka ndodhur asgjë. Shkon me të njëjtën tempo. E ngre kryet Druvari, e ul kryet Kali. E ecin. E lënë nga pak malin pas vetes Druvari e Kali, padroni dhe skllavi. Po afrohen. Po i afrohen fshatit. E njohin të dytë një shkëmb të madh që quhet Kepi i Kuq. Epo nuk jemi larg.Por lodhja i ka kufijtë e vet. Nuk njeh as padronë e as skllevër. Ajo nuk lejon aq lehtë të realizohet dëshira e Druvarit të zbresë më shpejt në fshat. Megjithatë Druvari e Kali nuk ndalen, ndonëse barra e lodhjes e frenon hapin e tyre. Afër, afër, por atyre ka nisur t’u duket se kjo rrugë s’ka fund. Pastaj koha rrëshqet si lumi malor që rrjedh atje poshtë në humnerë, i përgjumur. Edhe Druvari e Kali janë të përgjumur. “Auuu sa afër duket nga Kepi i Kuq fshati, sa shumë kemi ecur e kemi edhe pak udhë”! thotë Druvari!Ngadalë trokëllimat e Kalit i gëlltit gumëzhima e lumit malor të cilit i afrohen duke u zdirgjur tatëpjetës. Pastaj fillojnë të dëgjohen të lehura të rralla të qenve të fshatit. Druvari e shkund pluhurin nga tirqit e tij. Një dorë e padukshme, e pikëlluar, ia shkund edhe sikletin. Rehatia kthehet ngadalë te dy udhëtarët e lodhur. “Do të qëndrojmë edhe pak, ati im”! thotë Druvari. Kali atëherë turfullon thuajse do t’ia bëjë me dije se ia ka falur gabimin për të bërtiturat që i bëri dhe veçmas pse e quajti cofëtirë. Pastaj Kali e ëndërron syhapur ahurin e shtruar me kashtë, pak tagji dhe gjumin. Druvari e pret çastin kur do ta shkarkojë kalin.Ja, më në fund, edhe hyrja e fshatit. Ajo kalon nën gështenjat e mëdha, kurorat e të cilave e dendësojnë errësirën. Po Kali e di rrugën e vet. Edhe Druvari tash ka marrë zemër. Të dytë ecin më lehtë. Druvari del te koka e Kalit dhe e mban për kapistre duke u përpjekur që ta ndjekë yllin e tij të orientimit, i cili herë del e herë fshihet prapa kurorave të gështenjave. Çudi pse kërkon Druvari yllin e tij, kur më janë afruar te kullat e para.Tash të dytë, Druvari e Kali, e ndjejnë dorën e sigurisë që ua shtrin fshati me drita të ndezura nëpër dhomat e disa kullave. Shtëpi e ëmbla shtëpi!…Fshati është i qetë nën mbulesën e pafundme qiellore me yje e pa re dhe në pushtetin e Gjumit. Të gjithë flenë. A thua çfarë bën në këto çaste e Bukura e Dheut e Druvarit? Edhe gjelat s’i ka prekur aurora që ta lajmërojnë ardhjen e ndritshme të saj në formë të ballit të nuses që shfaqet mbi kurrizin e malit, në lindje. Druvari me Kalin e tij i shpejtojnë hapat. E di Kali se ku ndalet zakonisht Druvari. Dhe, ja ku janë – para dritares së kullës së të Bukurës së Dheut të Druvarit.Ngrihet perdja e imagjinatës së Druvarit të ri. Ndizet shkëndija e dashurisë. I nxitur nga një xixë e brendshme që e çon Erosi përmes shigjetave të tij të vockla, Druvari mundohet ta marrë me mend të Bukurën e tij të Dheut si fle si qengj, të cilën kurrsesi nuk pajtohen t’ia japin Shtatë Vëllezërit e saj. E ka lypur Druvari, dy herë ka çuar shkues, po kot. Shtatë Vëllezërit s’ia kanë dhënë. Për të dhënë s’ia kanë dhënë, por ata anise janë shtatë vëllezër, dashurisë s’i dalin dot përpara as me shtatë pçushkë. Druvari s’e ka pasur ende pranë atë hyri. S’ia ka prekur as atë dorë të bukur që tash e imagjinon si t’i kishte gishtat e saj të hollë prej “shimshiri”, por mjafton që të dytë disa herë kanë shkëmbyer buzëqeshje dhe shikime të ngrohta te kroi i fshatit.Derisa të tjerët flenë, ajo, E Bukura e tij e Dheut sigurisht e pret, e zgjuar sepse e ka parë kur Druvari ka shkuar në mal. Edhe ajo e imagjinon atë si Halilin e këngës popullore. Këtë e ndjen edhe Druvari dhe ritmet e zemrës i shtohen si zogut të frikësuar. Ajo sigurisht më ka parë duke shkuar me Kalë kah mali dhe pret të më dëgjojë së paku kur do të kaloj pranë kullës së saj, mendon Druvari dhe e shtrin imagjinatën: do të vijë dita kur do të bredhim bashkë bjeshkëve. E bukura e Dheut e kujton si kalonte çaste plot krenari ai, Druvari shtathedhur e shpatullgjerë kur binte rrugës pranë kullës së saj. Dhe, druvarit i bëhet sikur e sheh së largu një flakë të vockël qiriu në dritaren e kullës së të Bukurës së Dheut. Vetëm prushi i dashurisë e ka mbajtur zgjuar të Bukurën e Dheut. Ajo i ka pritur trokëllimat e Kalit kur do të kalojë pranë kullës së saj, mendon Druvari dhe atë e përshkon një e dridhur. E shkund ëndërrimin. Do i kthjellët të arrijë në shtëpi. Atëherë i thotë Kalit:“Hajde ati im”…Por atëherë ata janë krejt afër kullës së të Bukurës së Dheut dhe – ja çudia! E Bukura e Dheut do t’i ketë dëgjuar hapat e Druvarit dhe trokun e Kalit. Ajo atëherë del te dritarja t’i dëgjojë sa bukur kumbojnë ato trrak-trruk, trrak- trruk para se të çelë agimi, herët, kur pushtetin absolut ende s’e lëshon Hipnosi i cili e kalon jetën pranë burimit të përroit malor vija e të cilit krijohet pastaj dhe fill pastaj lëvaret mbi shkëmb me muzikë përrallore duke rënë në hurdhë ku e bën një liqenth si oazë shpëtimi dhe ku e shuan etjen Kali e Druvari.Druvari ndalet para kullës. Ndalet edhe Kali. Hulumton Druvari nëpër imagjinatën e tij, i hap sytë mirë. Kali hesht. Atëherë Aurora para se ta ngrejë dorën lart mbi kurrizin e malit e lëshon një rreze magjike e cila i lidh Druvarin me të Bukurën e Dheut. Aq duhet që Druvari ta shohë të vërtetë të Bukurën e Dheut mbështetur në parvazin e dritares së hapur. Dhe kjo pamëni i ndez flakë ndjenjat e dy të rinjve. Shqetësimi që pason e turbullon Druvarin. Djali tash e sheh këmishën e natës të së Bukurës së tij të Dheut pak të shpërthekuar dhe gjirin e saj të bardhë si vezullon në dritën e zbehtë të rrezes, ndërsa ajo i lexon ndjenjat e tij të forta nga sytë dhe i vjen një ndjenjë që e bind vajzën se është çasti të fluturojë dhe të bjerë në krahët e Druvarit. Aq duhet, një rreze krejtësisht e hollë sa të shihen konturat e pemëve që ta ftojnë erën t’i lëvizë gjethet në shenjë të Erosit dhe të bëhen orkestër i dashurisë. Njëherësh atëherë e bën Druvarin ta harrojë Kalin dhe atij i vjen të këndojë. Druvari atëherë ia jep këngës:Moj e mira n’ato maleRritju bacës dalkadaleKëto xixa e këto shkëndija që e mbërthejnë Druvarin kanë një magji të pashpjegueshme dhe çuditërisht e përçojnë atë çastin e zjarrtë të dashurisë nga njëri te tjetri, nga Druvari te E Bukura e tij e Dheut. E anasjelltas. Dhe, ja mrekullia: ajo ia kthen:Boll jam rritë nuk rritna tjetërJam si lira mbështjellë në letër!…Druvari atëherë e nxjerr pagurin me raki dhe e pi një gllënjkë. Pastaj e vazhdon këngën:Nuk je lirë po je dukatPo të shoh andërr natë për natë…Dhe, Aurora atëherë i hedh edhe dy rreze drite të holla, të holla, sa për t’i lidhur edhe më fort Druvarin dhe të Bukurën e Dheut.Del për sheshi ëndrra e dy të rinjve në skenën e botës reale. Vlojnë psherëtimat në të dy anët. Pastaj Kali e gjen derën e kopshtit pak hapur dhe futet brenda të gostitet me bar të njomë në kopshtin e kullës. Në këso çastesh shpesh gjendet një qen prishaqejf që ia jep të lehurës, si qeni i Sharrit i Shtatë Vëllezërve të së Bukurës së dheut. Pastaj skenat e paparapara shkojnë varg. Njëherë zgjohen Shtatë Vëllezërit. Pastaj e Bukura e Dheut tërhiqet nga dritarja duke i lënë në ajër ato fjalët magjike: TË DUA DJALË! Kurse Kali, Kali ikën nga zhurma e Shtatë Vëllezërve dhe nga e shtëna me allti që dëgjohet nga një dritare e kullës.Ikën edhe Druvari pas tij.Dhe mbyllet skena.Druvari i shkarkon drutë në kurt po sa mbërrin në shtëpiu, e fut Kalin në ahur dhe e kalon natën me përjetimin më të bukur që i ndodhi. Kurse Kali i ëndërron blerinat me bar të njomë.

    ObserverKult

    lexo edhe:

    Për Prometeun e gjallë – Xhabir AhmetinTregim nga Xhabir Ahmeti: Emira

    Xhabir Ahmeti: Kacafytem me pikëllimin…

  • “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

    “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

    Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
    Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, e këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi.
    Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
    “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
    “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
    Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
    “Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.
     

    Top Channel

  • “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, Korreshi ironi dhe batuta te “Ligjet”

    “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, Korreshi ironi dhe batuta te “Ligjet”

    Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
    Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, e këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi. Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
    “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
    “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
    Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
    “Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.

  • Shirat e rrëmbyeshëm në Indi, të paktën 15 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut

    Shirat e rrëmbyeshëm në Indi, të paktën 15 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut

    Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në shtetin Uttarakhand të Indisë.
    Pamjet filmike tregojnë përmbytjen e qytetit Sahastradhara nga ujërat e baltës, duke shkaktuar dëme të mëdha në dyqane, rrugë dhe banesa, ndërsa banorët kërkonin strehim.
    “Dyqani im u përmbyt nga uji”, deklaroi një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI.

    Sipas gazetës Indian Express, 13 trupa janë nxjerrë ditën e martë në qytetin Dehradun dhe nga një tjetër trup në zonat Pithoragarh dhe Nainital.
    Uttarakhand përjeton shpesh përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të cilat disa ekspertë i lidhin me ndryshimet klimatike. Në muajin gusht, një përmbytje dhe një valë balte përfshinë fshatin Darali, duke lënë të paktën 60 persona të zhdukur sipas autoriteteve lokale.
    /vizionplus.tv

  • Të paktën 1,000 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Sudanin Perëndimor, grupi rebel: Vetëm një i mbijetuar

    Të paktën 1,000 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Sudanin Perëndimor, grupi rebel: Vetëm një i mbijetuar

    Të paktën 1,000 persona kanë humbur jetën nga një rrëshqitje dheu në malet Marra në Sudanin Perëndimor, sipas një deklarate të Lëvizjes/Ushtrisë Çlirimtare të Sudanit, një grup rebel që operon në zonë.

    Sipas grupit, rrëshqitja e dheut ndodhi të dielën pas reshjeve të dendura, duke rrafshuar pjesën më të madhe të fshatit Tarasin dhe duke lënë vetëm një të mbijetuar. Lëvizja ka kërkuar ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
    Malet Marra janë kthyer në një strehë për civilët që kanë ikur nga Darfuri i Veriut, për shkak të luftës civile midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nisi në prill të vitit 2023. Mbi 800,000 persona janë larguar nga Darfuri që nga fillimi i konfliktit.
    Guvernatori i Darfurit, Minni Minnawi, e quajti ngjarjen një “tragjedi humanitare”. Ai është i lidhur me ushtrinë sudaneze, ndërsa fraksione të Lëvizjes Çlirimtare janë zotuar të luftojnë përkrah ushtrisë kundër RSF-së.
    Lufta ka shkaktuar krizë humanitare, uri të përhapur dhe akuza për gjenocid në rajonin e Darfurit. Një zyrtar amerikan ka vlerësuar se deri në 150,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 12 milionë janë zhvendosur që nga nisja e konfliktit.

    Top Channel

  • Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistanit

    Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistanit

    Dëmet që i kanë lënë mbrapa shirat e rrëmbyeshëm.
    Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e vërshimeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut.
    Si pasojë e vërshimeve kanë vdekur më shumë se 300 persona në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në ditët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në provincën Kiber Paktunkva.

    Autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.
    Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë thënë se i kanë varrosur tetë trupa të paidentifikuar, sepse asnjë familjar i tyre nuk ka qenë i gjallë.
    Shirat e rrëmbyeshëm në periudhën qershor-shtator sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore.
    Vetëm këtë vit, në Pakistan kanë vdekur mbi 650 persona si pasojë e këtyre kushteve atmosferike.
    Ndonëse rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet janë pasoja të zakonshme të shirave të rrëmbyeshëm, shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto situata atmosferike më intensive dhe më të shpeshta.
    Për viktima nga shirat është raportuar edhe në Kashmirin e administruar nga India.
    Përveç dëmeve në njerëz, shirat e rrëmbyeshëm i përkeqësojnë rrëshqitjet e dheut dhe ndonjëherë rezultojnë me bllokim të rrjedhës së lumenjve.
    Ndërsa shkaku i saktë i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të kohëve të fundit ende nuk është përcaktuar, shkencëtarët besojnë se shkrirja e akullnajave është faktor kontribuues.
    REL

  • Japonia lëshon paralajmërime të nivelit të lartë ndërsa përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut godasin Kyushu-n

    Japonia lëshon paralajmërime të nivelit të lartë ndërsa përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut godasin Kyushu-n

    Shira të rrëmbyeshëm goditën ishullin jugor Kyushu të Japonisë të premten, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje toke dhe paralajmërime urgjente për evakuim. Autoritetet japoneze lëshuan alarmin më të lartë për rrezikun e fatkeqësive natyrore në disa zona të prefekturave Kagoshima dhe Miyazaki.

    Në qytetin Aira të Kagoshimës, një rrëshqitje dheu zuri poshtë dy persona, të cilët fatmirësisht u shpëtuan dhe janë aktualisht në spital, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive.

    Më shumë se 360,000 banorë janë urdhëruar të evakuohen për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut. Pamje televizive treguan lumenj të fryrë, rrugë të përmbytura dhe ujë deri në gju në një qendër tregtare në qytetin Kirishima.

    Kaos edhe në transport: shumë linja trenash dhe autobusësh janë pezulluar, ndërsa dhjetëra fluturime janë anuluar.

    Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar për shira dhe stuhi të mëtejshme gjatë orëve dhe ditëve në vijim. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të ndërmarrin masa paraprake për të garantuar sigurinë personale.

  • Tre të vdekur, 15 të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Pakistan, shumë prej viktimave turistë

    Tre të vdekur, 15 të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Pakistan, shumë prej viktimave turistë

    Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve të verës në Pakistanin verior vranë tre persona, automjetet e të cilëve u mbuluan nga balta, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për 15 persona që ende rezultojnë të zhdukur.

    Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve të verës në Pakistanin verior vranë tre persona, automjetet e të cilëve u mbuluan nga balta, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për 15 persona që ende rezultojnë të zhdukur. Shumë nga viktimat ishin turistë nga pjesë të tjera të Pakistanit që vizitonin Gilgit-Baltistan, një provincë e njohur për liqenet dhe luginat e saj, kur një rrëshqitje dheu goditi një rrugë malore.
    “Tre trupa janë gjetur, ndërsa më shumë se 15 persona janë ende të zhdukur”, tha të dielën Abdul Hamid, një zyrtar policie në distriktin Diamer të Gilgit-Baltistan.
    Ai tha se operacioni i shpëtimit, i cili filloi dje, “rifilloi në orën 6 të mëngjesit të sotëm” për të nxjerrë më shumë se 10 automjete nga balta.
    “Ekipet e shpëtimit nxorën gjithashtu katër persona të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike”, konfirmoi numrin e viktimave Faizullah Farak, zëdhënësi i qeverisë provinciale.
    “Qindra turistë u trajtuan dhe banorët e fshatrave fqinje u ofruan atyre strehim dhe ndihmë të përkohshme”, shtoi ai.
    Përmbytjet në provincë dëmtuan gjithashtu 50 shtëpi, katër ura, një hotel, një shkollë dhe bllokuan rrugët kryesore.
    Musoni i verës, i cili sjell 70 deri në 80 përqind të reshjeve vjetore të Azisë Jugore midis qershorit dhe shtatorit, është jetik për jetesën e miliona fermerëve në një rajon me rreth 2 miliardë njerëz.
    Por shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë vrarë 221 persona që nga fillimi i musonit të verës në fund të qershorit, sipas autoriteteve.
    Të premten, më shumë se 50 persona vdiqën në 24 orë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Shumica e viktimave u vranë ose nga çatitë ose muret e shembura, u rrëmbyen nga përmbytjet e menjëhershme ose u goditën nga rryma elektrike.
    Departamenti kombëtar meteorologjik parashikon se rreziku i shirave të rrëmbyeshëm dhe rritjes së mundshme të papritur të niveleve të ujit mbetet i lartë në provincat në veri dhe lindje të vendit, ndërsa ekziston edhe rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
    Të paktën 13 turistë pakistanezë u rrëmbyen nga përmbytjet e menjëhershme në një provincë tjetër në Pakistanin verior në fund të qershorit.
    Vendi po përpiqet gjithashtu të rimëkëmbet nga përmbytjet shkatërruese të vitit 2022, të cilat prekën pothuajse një të tretën e Pakistanit dhe më shumë se 33 milionë njerëz. Rreth 1,700 njerëz vdiqën dhe shumica e të korrave të vendit u shkatërruan.
    Vendi është ndër më të prekurit ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, me 255 milionë banorët e tij që përjetojnë ngjarje ekstreme të motit gjithnjë e më shpesh.

    Top Channel

  • Reshjet e shiut përmbytin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

    Reshjet e shiut përmbytin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

    Të paktën 34 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha në Indinë verilindore gjatë katër ditëve të fundit, raportuan autoritetet dhe media të hënën, teksa shërbimi meteorologjik parashikon më shumë shira.

    Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkim u evakuuan të hënën, sipas autoriteteve, ndërsa ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vendosën në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 persona të bllokuar në zonat e përmbytura.
    Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë nga një rrëshqitje dheu në rajonin Sylhet, në pjesën verilindore të vendit, ndërsa qindra strehimore u hapën në zonat malore të Rangamati, Bandarban dhe Khagrachari dje, të dielën.

    Relentless rains have wreaked havoc across Northeast India, leaving 34 dead and thousands displaced. Assam, Arunachal, Manipur, Mizoram, Tripura & Sikkim are reeling under floods and landslides. IAF rescue ops are underway. #NortheastFloods #IAFRescue #Monsoon2025 #AssamFloods… pic.twitter.com/mwshPSp3a7
    — The Daily Jagran (@TheDailyJagran) June 2, 2025

    Autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të mëtejshme të dheut dhe përmbytje, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e cenueshme të qëndrojnë vigjilentë ose të evakuohen.
    India Verilindore dhe Bangladeshi janë të prirura për shira të rrëmbyeshëm që shkaktojnë rrëshqitje dhe përmbytje vdekjeprurëse, duke prekur miliona njerëz çdo vit.
     

    Top Channel

  • Reshjet e shiut përmbysin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

    Reshjet e shiut përmbysin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

    Të paktën 34 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha në Indinë verilindore gjatë katër ditëve të fundit, raportuan autoritetet dhe media të hënën, teksa shërbimi meteorologjik parashikon më shumë shira.

    Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkim u evakuuan të hënën, sipas autoriteteve, ndërsa ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vendosën në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 persona të bllokuar në zonat e përmbytura.
    Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë nga një rrëshqitje dheu në rajonin Sylhet, në pjesën verilindore të vendit, ndërsa qindra strehimore u hapën në zonat malore të Rangamati, Bandarban dhe Khagrachari dje, të dielën.

    Relentless rains have wreaked havoc across Northeast India, leaving 34 dead and thousands displaced. Assam, Arunachal, Manipur, Mizoram, Tripura & Sikkim are reeling under floods and landslides. IAF rescue ops are underway. #NortheastFloods #IAFRescue #Monsoon2025 #AssamFloods… pic.twitter.com/mwshPSp3a7
    — The Daily Jagran (@TheDailyJagran) June 2, 2025

    Autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të mëtejshme të dheut dhe përmbytje, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e cenueshme të qëndrojnë vigjilentë ose të evakuohen.
    India Verilindore dhe Bangladeshi janë të prirura për shira të rrëmbyeshëm që shkaktojnë rrëshqitje dhe përmbytje vdekjeprurëse, duke prekur miliona njerëz çdo vit.
     

    Top Channel