Shirat e pak ditëve më parë kanë shkaktuar probleme të shumta në Bashkinë e Matit, ku rrëshqitjet e dheut kanë vënë në rrezik jetën e dy familjeve në fshatin Fushë Baz.
10 anëtarët e familjes Gjini kanë mbetur pa banesë për shkak të rrëshqitjes së tokës.
Toka përreth banesës ka pësuar çarje të mëdha dhe vazhdon të rrëshqasë. E zonja e shtëpisë Flora Gjini tregon momentet e tmerrit kur ju është shembur banesa. Ajo tregon se të gjithë pjesëtarët e familjes ishin brenda në momentin e shembjes dhe kanë dalë jashtë menjëherë.
Flora Gjini thotë se ka marrë ndihmë të menjëhershme nga Bashkia e Matit e cila ka dërguar 2 çadra dhe një mjet për hapjen e një sheshi për vendosjen e dy kontejnerëve si dhe ju është ofruar strehim në qytetin e Burrelit por e kanë refuzuar për shkak se kanë bagëti.Megjithatë, Flora ju bën apel edhe shoqatave e bizneseve që t’i ndihmojnë në këto ditë të vështira.
Specialistët e Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Mat kanë urdhëruar familjen Gjini të mos qëndrojë në pjesën e pa shembur ende të banesës së tyre për shkak të rrezikut të lartë.
Tag: dheut
-

Shtëpia iu shemb nga rrëshqitjet e dheut, familja në Mat në qiell të hapur
-

Tragjedi në Peru, 12 të vdekur dhe 30 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut dhe fundosjes së dy anijeve me pasagjerë
Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në një qytet buzë lumit në rajonin Ucayali, në pyllin tropikal të Amazonës, në Perunë qendrore.
Agjencia shtetërore e lajmeve, duke cituar një raport të policisë, raportoi se ka 12 të vdekur, tridhjetë të zhdukur, si dhe gjashtë të tjerë të plagosur pas këtij aksidenti tragjik.
Midis viktimave janë mjekë dhe mësues. Qendra Kombëtare e Operacioneve të Emergjencave tha në një postim në X se tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit, për shkak të erozionit të brigjeve të lumit.“Është kërkuar ndihma e Marinës për operacionet e kërkim-shpëtimit”, sqaroi organizata, duke shtuar se ka “persona të zhdukur, të vdekur dhe të plagosur”, pa dhënë një numër të saktë.
Të dy varkat ishin të ankoruara kur ndodhi rrëshqitja e dheut në fillim të sezonit të shirave. Njëra ishte bosh, ndërsa tjetra mbante “rreth 50 persona”, tha Qendra Kombëtare e Operacioneve të Emergjencave. Tre fëmijë ishin midis viktimave, tha organizata. -

Emergjencë në Sri Lanka: Cikloni Ditwah shkakton 153 viktima dhe dëme masive
Bota E Shtunë, 29 Nëntor 2025 21:41
Sri Lanka ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën, pasi 153 persona u konfirmuan të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga Cikloni Ditwah. Të paktën 200 të tjerë janë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të arrijnë komunitetet e izoluara. Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive (DMC) raporton se mbi 20,000 shtëpi janë shkatërruar, duke detyruar mbi 78,000 njerëz të strehohen në afro 800 qendra ndihme. Presidenti Anura Kumara Dissanayake aktivizoi kompetencat emergjente për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës pas një jave reshjesh të dendura që përmbytën shtëpi, fusha dhe rrugë, duke shkaktuar rrëshqitje masive balte.
Cikloni Ditwah, i formuar në lindje të Sri Lankës, pritet të lëvizë drejt bregut jugor të Indisë deri të dielën. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët në distriktin Badulla, duke lënë fshatra të tëra të paarritshme. Ndër viktimat ishin 11 banorë të moshuar të një shtëpie kujdesi në Kurunegala. Mijëra trupa janë mobilizuar së bashku me policinë dhe vullnetarët. India ka dërguar dy ekipe kërkimi dhe shpëtimi, me 80 personel, si dhe ndihma.
Në Colombo, ujërat e përmbytjes filluan të prekin zonat rreth qytetit të premten, përfshirë Malwanën, ku banorët përjetuan përmbytjet më të rënda në dhjetë vjet. Qeveria ka mbyllur shkollat dhe zyrat, dhe ka pezulluar shërbimet e trenave të pasagjerëve, pasi rrëshqitjet e dheut dhe pemët e rëna vazhdojnë të bllokojnë shinat dhe rrugët kryesore. Meteorologët paralajmërojnë për më shumë reshje gjatë fundjavës, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në zonat tashmë të ngopura. -

Pamje dramatike/ Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur
Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 90 persona në Indonezi këtë javë, ndërsa shirat jashtëzakonisht të dendur të musoneve përfshiu ishullin e Sumatrës.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë përmbytjet, banorët që kalojnë nëpër ujëra të thella deri në gjoks dhe automjetet e shtëpitë pothuajse tërësisht të zhytura, me vetëm disa pjesë të çative të tyre të mbetura të dukshme.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga zonat e prekura në ato të sigurta. Ndërkohë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rrëshqitjet e dheut kanë penguar përpjekjet e tyre të kërkimit.Top Channel
-

Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur
Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 90 persona në Indonezi këtë javë, ndërsa shirat jashtëzakonisht të dendur të musoneve përfshiu ishullin e Sumatrës.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë përmbytjet, banorët që kalojnë nëpër ujëra të thella deri në gjoks dhe automjetet e shtëpitë pothuajse tërësisht të zhytura, me vetëm disa pjesë të çative të tyre të mbetura të dukshme.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga zonat e prekura në ato të sigurta. Ndërkohë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rrëshqitjet e dheut kanë penguar përpjekjet e tyre të kërkimit.
-

Përmbytjet në Indonezi, shkon në 19 numri i viktimave! 24 persona të zhdukur
Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut pas shirave të rrëmbyeshëm në ishullin e madh indonezian të Sumatrës u rrit duke shkuar në 19 të vdekur dhe 20 të zhdukur. Një raport i mëparshëm zyrtar përmendte 8 të vdekur dhe më shumë se pesëdhjetë të plagosur.
Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur provincën e Sumatrës Veriore prej ditësh, veçanërisht në rajonin jugor Tapanuli, ku janë raportuar përmbytje që nga e hëna.
Sipas raportit 24 persona rezultojnë të zhdukur në gjashtë vende të ndryshme. Zyrtari tha se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, qasja në rrugë është ndërprerë dhe rrjetet e telekomunikacionit dhe energjisë elektrike kanë qenë gjithashtu pjesërisht jashtë funksionit.
Autoritetet po bëjnë përpjekje për të shpërndarë furnizime dhe pajisje thelbësore në zonat e izoluara. Indonezia goditet shpesh nga fatkeqësi të këtij lloji gjatë sezonit të shirave, i cili zakonisht zgjat nga nëntori deri në prill. Ndryshimi i klimës ka rritur ashpërsinë e stuhive: reshjet e shiut tani janë shumë më të dendura, duke shkaktuar shpesh përmbytje të menjëhershme.
-

U përurua para 2 muajsh nga Balluku, bllokohet nga rrëshqitjet e dheut aksi Qukës-Qafë Plloçë
Vetëm pak minuta më parë rrëshqitje të reja të dheut janë evidentuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec.
Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës për te larguar inertet nga rruga. Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi.
Kujtojmë se të tilla problematika kanë ndodhur shumë shpesh brenda 2 muajve në aksin Qukës–Qafë Plloçë i cili u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti.
Përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi. -

Katastrofë natyrore, rrëshqitja e dheut rrëmben banesën dhe dy te zhdukur
Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:38
Brazzano di Cormons, Itali – Një rrëshqitje masive e dheut gjatë natës së dielë shkatërroi një shtëpi trekatëshe në provincën Gorizia, duke lënë dy persona të zhdukur, ndërsa një tjetër u shpëtua nga ekipet e emergjencës, raporton Corriere.
Sipas mediave italiane, një burrë 32-vjeçar gjerman dhe një grua 83-vjeçare janë ende të zhdukur. Një person i plagosur, i cili theu këmbën, u transportua në spitalin në Udine. Rrëshqitja e dheut përfshiu gjithashtu banesën ngjitur dhe mbuloi zonën me baltë nga kodra pranë kishës.Zjarrfikësit, vullnetarët e Mbrojtjes Civile dhe paramedikët po punojnë pa u lodhur për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të larguar mbeturinat nga rrugët e përmbytura. Njësitë e specializuara kanë përdorur varka, helikopterë dhe pompa me kapacitet të lartë për operacionet e shpëtimit.
Kryebashkiaku Roberto Falcaro ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes për shkak të rrugëve të bllokuara dhe përmbytjeve.
Situata mbetet e rëndë në Cormons dhe fshatrat përreth, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet për gjetjen e të zhdukurve dhe pastrimin e zonës nga dëmet e shkaktuara nga moti i keq.
-

Moti i keq godet Italinë, rrëshqitjet masive të dheut shkatërrojnë një banesë gjatë natës
Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:45
Moti i keq që goditi Italinë shkaktoi një rrëshqitje toke që rrëmbeu një shtëpi në Brazzano di Cormons, në provincën e Gorizias, gjatë natës së ditës së dielë.
Sipas Corriere, një person u nxor i gjallë nga rrënojat dhe kërkimet janë ende duke u zhvilluar për dy persona të zhdukur: një burrë 32-vjeçar gjerman dhe një grua 83-vjeçare, të cilën gjermani mund të ketë qenë duke u përpjekur ta shpëtonte.Një rrëshqitje masive balte përfshiu një shtëpi të vjetër trekatëshe dhe banesën ngjitur. Pjesa e tokës u shkëput nga kodra pas kishës, e cila nuk u prek nga shembja. Shtëpia e gëlltitur nga rrënojat është shtëpia e një burri 35-vjeçar, me origjinë nga Gjermania, i cili emigroi së fundmi në fshatin në Friuli Venezia Giulia, ku ai ka një dyqan ushqimesh të shijshme. Dy të moshuar jetojnë në shtëpinë ngjitur, njëri prej të cilëve u shpëtua nga ekipet e shpëtimit. Balta ka mbuluar të gjithë zonën.
Zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes për ndihmë, të mbështetur nga vullnetarët e Mbrojtjes Civile dhe paramedikët e dërguar nga qendra e operacioneve Sores Fvg me ambulanca të shumta, një makinë mjekësore dhe një ekip shpëtimi me helikopter. Personi i plagosur, i cili theu këmbën, u transferua në spitalin në Udine.
Sot në mëngjes, zjarrfikësit iu përgjigjën me varka dhe një helikopter nga Brigada e Zjarrfikësve të Venedikut në fshatin Versa, një fshat i Romans d’Isonzo në provincën Gorizia.
Zjarrfikësit kanë kryer dhjetëra operacione deri më tani për të ndihmuar shoferët në vështirësi, njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre nga ujërat e përmbytjeve dhe rrëshqitjet e dheut. Ekipet e specializuara të ndihmës për përmbytjet dhe njësitë e pajisura me stacione pompimi me kapacitet të lartë kanë mbërritur nga Veneto dhe Emilia Romagna. -

Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, 27 persona rezultojnë të zhdukur
Të paktën 76 persona kanë vdekur dhe 27 janë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur Meksikën qendrore dhe lindore gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Moti i keq, me shira të pazakontë të rrëmbyeshëm për disa ditë, ka shkatërruar rrugë, duke izoluar 119 komunitete, thanë autoritetet në një raport të paraqitur në konferencën e përditshme për shtyp nga presidentja e vendit Claudia Sheinbaum.
Ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë përfunduar punën e tyre, tha Sheinbaum, duke njoftuar se kësti i parë i ndihmës financiare emergjente, i cili do të arrijë në 466 milionë euro, u është dhënë rreth 100,000 familjeve.
Shumica e komuniteteve të izoluara, 65 gjithsej, ndodhen në shtetin e Hidalgos, i cili kufizohet me kryeqytetin, sepse shumë prej tyre janë malore dhe rrugët janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut.
Veracruz, në Gjirin e Meksikës, është goditur gjithashtu rëndë. Shumë nga komunitetet e saj përshkohen nga lumenj që mbushen me ujë brenda pak orësh kur fillojnë shirat. 12,700 ushtarë dhe marinsat janë vendosur në zonat e prekura. Disa transporte ajrore janë kryer gjithashtu për të dërguar ndihma në komunitetet e izoluara.Top Channel