Tag: dhërmiut

  • Kur muret shndërrohen në ekrane – Netët e Dhërmiut në Gjon Mili Ivaf 2025

    Kur muret shndërrohen në ekrane – Netët e Dhërmiut në Gjon Mili Ivaf 2025

    Nga Thoma Gëllçi

    Pas tri netësh të paharrueshme në Korçë, ku arti u përkthye në dritë mbi fasadat e gurta të muzeut “Gjon Mili” dhe u pasurua nga ritmi qytetar, Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit Gjon Mili IVAF është zhvendosur në një tjetër hapësirë mitike të Shqipërisë – fshatin Dhërmi. Ndryshe nga qyteti, që ofron struktura të përcaktuara, skena të ndërtuara dhe ndarje të qarta mes artit dhe publikut, Dhërmiu i hap rrugë një përjetimi tërësisht tjetër. Këtu, muret nuk kufizojnë – ato projektojnë.

    Në këtë fshat të zhytur mes malit dhe detit, ku çdo rrugicë është një fragment historie dhe çdo shtëpi bart kujtesë, arti nuk është vendosur mbi podiume, por është bashkuar me trupin e gurit, me frymën e ajrit dhe heshtjen e shpellave. Festivali ka hyrë në natën e tij të dytë, duke zënë vend aty ku zakonisht nuk ka as skenografi e as shfaqje – në fasadat e bardha të shtëpive, në rrëzë të kishës së Shën Dhimitrit, në oborret e gjalla të shkollës “Gjik Bixhili”, dhe në sheshet ku të rinj dhe të moshuar takohen për të ndarë heshtjen, të cilës tanimë i bashkëngjitet një ndriçim i ri.

    Nga data 1 deri më 3 shtator 2025, Dhërmiu nuk është vetëm një vend i zgjedhur për të projektuar – është vetë ekrani, personazhi, shpirti mikpritës i veprave që vijnë nga e gjithë bota. Video-artet, dokumentarët, performancat audiovizuale dhe filmat e shkurtër nuk zënë më vend në kinema apo galeri – ato frymojnë në të njëjtën kohë me hapësirën ku shfaqen. Në këtë mënyrë, festivali e bën të pamundur ndarjen mes artit dhe ambientit – të dy janë një.

    Krahas programit të pasur artistik, magjia e Dhërmiut qëndron në vetë natyrën. Ndërsa perëndimi shtrihet mbi Jonin dhe ajri mbushet me kripë dhe borëllok, muret fillojnë të flasin. Dritat e projektorëve nuk përplasen në ndonjë ekran të zi, por ndërthuren me çarjet e gurit, me hapat që vijnë nga larg, me frymëmarrjen e publikut që nuk sheh nga një karrige e palosur, por lëviz bashkë me veprën. Ky është një art që nuk e konsumon, por e jeton.

    E veçanta e këtij edicioni është rrugëtimi. Nga Korça në Dhërmi dhe, më pas, në fund të shtatorit, në New York, festivali do të përmbyllet me prezantimin e tij ndërkombëtar. Një lëvizje që nuk ka vetëm qëllim shfaqjeje, por një akt të ndërgjegjshëm për të krijuar ura mes peizazheve, kulturave dhe perceptimeve. Nga strukturat monumentale të Korçës, te format organike të Dhërmiut dhe më tej në zemër të Manhattanit, Gjon Mili IVAF po ndërton një hartë të re të rrëfimit artistik përmes dritës.

    Këto net në Dhërmi janë më shumë se një ngjarje kulturore. Janë një përqafim midis njeriut dhe vendit, midis dritës dhe gurit, midis kujtesës dhe përfytyrimit. Këtu, arti nuk është vetëm për t’u parë – është për t’u ndier në lëkurën e vetë fshatit. Dhe kjo është një thirrje jo vetëm për të parë, por për të ndalur, për të dëgjuar, për të përjetuar – sepse në Dhërmi, muret nuk ndajnë: ato tregojnë histori me gjuhën e ekranit.

     

  • New York Times: Dhërmiu një nga 6 plazhet Europianë që s’duhet humbur këtë verë

    New York Times: Dhërmiu një nga 6 plazhet Europianë që s’duhet humbur këtë verë

    Në një artikull të fundit të publikuar nga The New York Times, Dhërmiu në jug të Shqipërisë është përzgjedhur si një nga gjashtë plazhet më të veçanta për t’u vizituar këtë verë në Europë. Mes temperaturave përvëluese që kanë përfshirë kontinentin, gazeta prestigjioze amerikane sugjeron destinacione bregdetare që ofrojnë freski, natyrë të virgjër dhe eksperienca autentike – ku Shqipëria spikat mes vendeve si Kroacia, Greqia, Italia, Franca dhe Norvegjia.Sipas The New York Times, plazhi i Dhërmiut në Rivierën Shqiptare ofron një alternativë më pak të mbipopulluar krahasuar me bregdetet e Kroacisë apo Greqisë. Me një gjatësi rreth 1 milje, ky plazh përshkruhet si një kombinim i vendeve të qeta me ujëra të kristalta, aktiviteteve ujore si kajak dhe snorkeling, si dhe një atmosferë rinore ku organizohen festivale muzikore ndërkombëtare.Për adhuruesit e zhytjes, një atraksion unik është mbetja e një avioni luftarak të kohës sovjetike, i fundosur pak larg bregut në plazhin fqinj të Drymades. Rrethinat e Dhërmiut ofrojnë gjithashtu shtigje për ecje, ullishte dhe pamje panoramike drejt detit dhe maleve Akrokeraune, të cilat shtojnë magjinë e udhëtimit në këtë cep të jugut shqiptar.Përveç Dhërmiut në Shqipëri, lista e plazheve më mbresëlënëse të Europës përfshin edhe:Golden Horn Beach në KroaciDune du Pilat në FrancëFteri Beach në Kefalonia, GreqiLa Pelosa Beach në Sardenjë, ItaliHaukland Beach në NorvegjiMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në një artikull të fundit të publikuar nga The New York Times, Dhërmiu në jug të Shqipërisë është përzgjedhur si një nga gjashtë plazhet më të veçanta për t’u vizituar këtë verë në Europë. Mes temperaturave përvëluese që kanë përfshirë kontinentin, gazeta prestigjioze amerikane sugjeron destinacione bregdetare që ofrojnë freski, natyrë të virgjër dhe eksperienca autentike – ku Shqipëria spikat mes vendeve si Kroacia, Greqia, Italia, Franca dhe Norvegjia.Sipas The New York Times, plazhi i Dhërmiut në Rivierën Shqiptare ofron një alternativë më pak të mbipopulluar krahasuar me bregdetet e Kroacisë apo Greqisë. Me një gjatësi rreth 1 milje, ky plazh përshkruhet si një kombinim i vendeve të qeta me ujëra të kristalta, aktiviteteve ujore si kajak dhe snorkeling, si dhe një atmosferë rinore ku organizohen festivale muzikore ndërkombëtare.Për adhuruesit e zhytjes, një atraksion unik është mbetja e një avioni luftarak të kohës sovjetike, i fundosur pak larg bregut në plazhin fqinj të Drymades. Rrethinat e Dhërmiut ofrojnë gjithashtu shtigje për ecje, ullishte dhe pamje panoramike drejt detit dhe maleve Akrokeraune, të cilat shtojnë magjinë e udhëtimit në këtë cep të jugut shqiptar.Përveç Dhërmiut në Shqipëri, lista e plazheve më mbresëlënëse të Europës përfshin edhe:Golden Horn Beach në KroaciDune du Pilat në FrancëFteri Beach në Kefalonia, GreqiLa Pelosa Beach në Sardenjë, ItaliHaukland Beach në Norvegji