Një 46-vjeçar nga Tirana, ka rënë në prangat e Policisë në Dhërmi me akuzën e shitjes së kokainë. Dyshohet se drogën do ta shiste kryesisht në lokalet e natës në zonën bregdetare të Dhërmiut.
Policia ka sekuestruar 126 doza lënde narkotike kokainë, para të përfituara nga shitja e saj dhe një peshore elektronike.
Njoftimi i Policisë Vlorë
DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reset”, goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Vihet në pranga një 46-vjeçar që shiste kokainë në Dhërmi.
Sekuestrohen 126 doza lënde narkotike kokainë, para të përfituara nga shitja e saj dhe një peshore elektronike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjeje, kryesisht në lokalet e natës në zonën bregdetare të Dhërmiut, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, operacionin policor të koduar “Reset”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte ky shtetas, në Drimadhes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tag: dhërmi
-

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari
-

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
Shiste lënë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar.
Falë punës së inteligjencës policore u organizuan kontrolle në Dhërmi ku arrestua në flagrancë shtetasi P. P., banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në fshatin turistik, policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë
DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Falë inteligjencës policore, kapet në flagrancë një 19-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat turistike, pas marrjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në fshatin Dhërmi, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-P. P., 19 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. -

Shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari
Falë inteligjencës policore, kapet në flagrancë një 19-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat turistike, pas marrjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në fshatin Dhërmi, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-P. P., 19 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Top Channel
-

Përplasen tre automjete në aksin Dhërmi-Himarë
Një aksident është shënuar këtë të diel në aksin rrugor Dhërmi-Himarë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga informacionet e para mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
-

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Dhërmi–Himarë/ Raportohet për dëme të mëdha materiale, nuk ka persona të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.
Raportohet se tre makina janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe dëmtime të automjeteve. Mësohet se nuk ka persona të lënduar dhe sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë që shkaqeve të aksidentit.
-

Policia Kufitare Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo cep të territorit.