Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale njofton se: Policia Kufitare Vlorë, e angazhuar maksimalisht për sigurinë në hapësirat detare, u vjen në ndihmë në dy raste në Vlorë dhe Dhërmi, 8 shtetasve që kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet e tyre lundruese.Pas marrjes së njoftimit nga SPK Triport, se një gomone me 4 shtetas në bord kishte pësuar defekt rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport u nis menjëherë drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e gomones, e cila kishte pësuar defekt, deri në stacion, së bashku me 4 shtetasit në bord, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.Pas marrjes së njoftimit nga SPK Dhërmi, se 4 shtetas që po lundronin me kanoe në plazhin e Porto Palermos ishin bllokuar në det dhe kërkonin ndihmë, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Dhërmi u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e 4 shtetasve në bregdet, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë në hapësirat detare, duke reaguar me profesionalizëm në çdo situatë emergjente.
Tag: dhërmi
-

Lejuan ndërtimet pa leje në breg të detit, e pësojnë punonjësit e IMT Himarë
Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” ndërsa shkak kanë qenë një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.
Pesë punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë pezulluar mëngjesin e sotëm me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.
Kryebashkiaku i Himarës ka pezulluar nga detyra punonjësit e IMT dhe drejtuesin, ndërsa shkak për këtë kanë qenë një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi. Raportohet se disa ditë më pare pati edhe procedime penale.
Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, IKMT prishi 4 struktura në Jalë, ndërkohë që sot do të shembë disa të tjera në Dhërmi dhe Jalë.
Kujtojmë se, një javë më parë, policia e Vlorës arrestoi tre persona për ndërtim pa leje dhe mori hetim dhe katër të tjerë. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale: L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç të cilët janë inxhinierë dhe drejtues teknik të projektit. Dyshohet se ata kanë lejuar punime ndërtimi nga puntorët e tyre në zonat e Jalës dhe Dhërmiut pa pasur dokumentacionin përkatës.
Për këtë vepër penale, në kërkim është shpallur edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno. Gjithashtu, në lidhje me këto ndërtime pa leje, janë marrë në hetim 4 punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë arrestuan, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi, shtetasit L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç, me funksione inxhinier zbatimi dhe drejtues projekti, pasi dyshohet se kanë lejuar punime ndërtimi nga puntorët e tyre, në zonën e Jalës dhe Dhërmiut, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Për të njëjtën vepër penale u shpall në kërkim edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 punonjës të IMT-së të Bashkisë Himarë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, konkretisht E. V., 44 vjeç, drejtor i IMT-së, dhe M. K., 30 vjeç, A. J., 27 vjeç, R. K., 30 vjeç, të tre me detyrë inspektorë”, njoftoi policia. -

Drogëra të forta brenda dhomës së hotelit në Dhërmi! Arrestohen dy anglezët, iu gjenden doza ketamine dhe ekstazie
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cocktail”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut.
Sekuestrohen 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.
Vihen në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, si dhe në automjetin e tyre, së bashku me një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. -

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Policia ka vënë në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi.
Janë sekuestruar 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.
Drogat e forta iu gjetë. në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, si dhe në automjetin e tyre, së bashku me një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
“Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al -

Drogëra të forta brenda dhomës së hotelit në Dhërmi! Arrestohen dy anglezët, shisnin ketaminë dhe ekstazi
Dy anglezë duket se nuk kishin ardhur për pushime në Shqipëri, por për ‘biznes’ me shitje drogën.
Policia thotë se janë vënë në pranga dy shtetas, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, si dhe në automjetin e tyre, së bashku me një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Nga operacioni policor i koduar “Cocktail”.u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë dhe 120 kokrra Ekstazi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.Top Channel
-

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit.
Raportohet se aksioni ka nisur mbrëmjen e së dielës, konkretisht në Jalë, nga ku u prishën katër objekte pa leje. Ndërkohë ditën e sotme ka nisur prishja e pesë objekteve pa leje në Dhërmi, ku ende nuk dihet se për çfarë do të shërbenin këto objekte.
Kryesisht në çdo sezon veror, IKMT-ja përballet me objekte të ngritura pa leje, duke bërë kështu që ajo të ndërmarrë operacione të tilla kundër strukturave të pa licencuara. -

Rrafshohen objektet informale në Dhërmi e Jalë, Tavo pezullon nga detyra punonjësit e IMT: Lejuan ndërtimet pa leje
Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra mëngjesin e sotëm 5 punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë.Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.
Lidhur me këtë para disa ditësh pati edhe disa procedime. Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, mësohet se IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime. Ndërkohë që sot, në Dhërmi, ka nisur puna për prishjen e 5 objekteve të tjera, siç shihet nga pamjet që sjell Report TV.
Sipas informacioneve, kishte nisur ndërtimi i kapanonëve që do të shërbenin për mbajtjen e materialeve për ndërtimet që do bëheshin më pas. -

Abuzuan me detyrën? Vangjel Tavo “shkrin” IMT e Himarës, shemben objektet në Jalë e Dhërmi
FOTO ILUSTRUESE
HIMARË-Pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo. Janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim.
Burime bëjnë me dije se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.
Ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objelteve pa leje. Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, IKMT ka prishur 4 objekte në Jalë, ndërsa sot ka nisur prishja e pesë objekteve në Dhërmi.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që dërguan në shkrirjen e një strukture që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet./ZËRI -

VIDEO / U bllokua tek “Akuariumi” në Dhërmi pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan
Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit. Sipas Policisë ai ishte dëmtuar në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit. Pasi u lokalizua, ai dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar dhe u transportua. Më pas u transportua në Spitalin e Himarës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar”, njofton Policia. -

Dhërmi/ Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës
Nuk e likuidoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Himarë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin turistik të Dhërmiut ditën e djeshme, pas një konflikti mes pronarit të ndërtesës në zonën bregdetare dhe një 35-vjeçari që pretendonte se nuk i ishte shlyer detyrimi financiar për punën që kishte bërë.
Policia vendore njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim L. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.
“Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. C., 27 vjeç, banues në Kavajë, se në banesën që qëndronte në fshatin Dhërmi, L. S. e ka goditur me grushte për një pagesë pune të palikujduar”, sqaroi policia për rrethanat paraprake të ngjarjes.
Pas marrjes së dëshmisë dhe kryerjes së veprimeve hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.
