Tag: dhërmi

  • Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

    Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

    Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e këssaj të shtune një takim privat në Dhërmi me Alex Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin. Siç shihet në foton e mëposhtme të siguruar nga “Syri Tv”, çifti Huma Abedin dhe Alex Soros qëndrojnë të ulur në tavolinë përballë Edi Ramës dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Lindës. Burime të sigurta bënë të ditur se çifti Soros-Abedin kanë hyrë para dy netësh në territorin shqiptar përmes një jahti luksoz që ka ndaluar në Sarandë, ndërsa më pas janë sistemuar në një nga vilat qeveritare në Dhërmi, pasuri publike e vendosur në dispozicion të miqve personalë të kryeministrit Rama. Të shtunën në mbrëmje, të tre janë parë duke darkuar në restorantin luksoz në jug të vendit. Takimi është zhvilluar pa asnjë njoftim zyrtar, pa transparencë dhe jashtë çdo protokolli shtetëror.
    Vizita ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin privat të aseteve shtetërore nga ana e kryeministrit dhe mungesën e çdo sqarimi publik për arsyet e qëndrimit të figurave si Soros dhe Abedin në Shqipëri. Për më tepër, mungesa e transparencës nxit spekulime mbi natyrën e këtyre takimeve politike, personale apo financiare, ndërsa Shqipëria vazhdon të përdoret nga kreu i qeverisë si një pronë personale, ku vilat qeveritare shërbejnë si hotele private për elitën ndërkombëtare të afërt me Ramën. Kujtojmë se miliarderi i ekstremit të majtë po hetohet në disa fronte në SHBA për inicimin e sulmeve politike ndaj presidentit Trump, ndërkohë Edi Rama i bën karshillëk SHBA-ve të cilin sipas interesave e quan herë aleat strategjik, kur sundon Soros dhe herë vend të “rrezikshëm” kur vjen Trump në pushtet.

  • Takim sekret në Dhërmi, Edi Rama darkon me Alex Soros dhe Huma Abedin! A u shkel protokolli në vilën qeveritare?

    Takim sekret në Dhërmi, Edi Rama darkon me Alex Soros dhe Huma Abedin! A u shkel protokolli në vilën qeveritare?

    Filantropi Alex Soros ka zgjedhur të kalojë pak kohë pushime në Shqipëri, pas dasmës me Huma Abedin në qershor të këtij viti. Soros bashkë me bashkëshorten e tij, Huma Abedin raportohet se ndodhen prej dy netësh në jug të vendit, konkretisht në Dhërmi.
    Çiftit Soros-Abedin iu është bashkuar mbrëmjen e djeshmë edhe kryeministri Edi Rama. Në foton e mëposhtme të siguruar nga Syri Tv, shihet Rama i ulur në tavolinë përballë me çiftin, teksa darkojnë në një restorant luksoz në zonë.

    Burime për Syri Tv bëjnë me dije se Soros dhe gruaja e tij kanë mbërritur në vendin tonë dy net më parë me një jaht luksoz që e ka ndaluar në Sarandë. Gjithashtu thuhet se çifti po qëndrojnë në një nga vilat qeveritare në Dhërmi, pasuri publike e vendosur në dispozicion të miqve personalë të kryeministrit Rama.
    Vizita ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin privat të aseteve shtetërore nga ana e kryeministrit dhe mungesën e çdo sqarimi publik për transparencë lidhur me arsyet e qëndrimit të figurave si Soros dhe Abedin në Shqipëri.

  • Vila qeveritare dhe darkë në restorant luksos – Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama e pret si në çifligun e tij

    Vila qeveritare dhe darkë në restorant luksos – Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama e pret si në çifligun e tij

    Alex Soros, miliarderi i ekstremit të majtë së bashku me bashkëshorten, Huma Abedin, kanë hyrë mbrëmë në Shqipëri me jaht nga Saranda dhe janë sistemuar në vilën qeveritare në Dhërmi.

    Mbrëmjen e sotme, Soros dhe Abedin janë parë në një darkë private me Edi Ramën dhe Linda Ramën në restorantin luksoz “Moyo” në Drimadhes.

    Asnjë njoftim zyrtar, asnjë transparencë për këtë vizitë. Rama e ka kthyer Shqipërinë në një çiflig privat, vendos Vilat dhe asetet e shtetit në dispozicion të miqve të tij.

  • Grushte për një vajzë në Dhërmi/ Nipat e ish-deputetit socialist përplasen me çunat e Valbona Selimllarit (VIDEO)

    Grushte për një vajzë në Dhërmi/ Nipat e ish-deputetit socialist përplasen me çunat e Valbona Selimllarit (VIDEO)

    Një sherr i dhunshëm i regjistruar së fundmi një hoteli në Dhërmi ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në zonat turistike. Pamjet e publikuara nga media treguan një përleshje të ashpër me grushte dhe shkelma mes disa personave.
    Fillimisht, u ngritën pikëpyetje mbi mungesën e reagimit të menjëhershëm të policisë, pasi u raportua se në këtë konflikt ishin të përfshirë fëmijë dhe nipër të figurave të njohura të politikës dhe showbiz-it shqiptar.Sipas raportimeve mediatike, disa nga protagonistët janë identifikuar si Deni dhe Kejni Selimllari (djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari), Leon Frroku (nipi i ish-deputetit Mark Frroku), si dhe një nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Shkaku i sherrit, sipas raportimeve, ishte një femër dhe inate të mëparshme mes palëve.
    Pas publikimit të pamjeve dhe emrave, ka reaguar Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka dhe babai i djalit të përfshirë në sherr. Ai theksoi se djali i tij ka qenë aty vetëm për të shuar sherrin dhe jo si pjesë aktive e dhunës. “Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet je pjesë e sherrit,” shkroi Koka për portalin “JOQ”, duke kërkuar të mos përfshihet emri i ish-ministrit Lefter Koka në këtë ngjarje.
    Kjo situatë vijon të ngrejë pyetje mbi zbatimin e ligjit dhe barazinë para tij, si dhe mbi ndikimin e lidhjeve sociale në trajtimin e rasteve të tilla. Policia ndërrkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar për rastin.

  • Sherr “vipash” në Dhërmi/ Nipi i Frrokut grusht me djemtë e Valbona Selimllarit, ndërhyn dhe një i afërm i Lefter Kokës!

    Sherr “vipash” në Dhërmi/ Nipi i Frrokut grusht me djemtë e Valbona Selimllarit, ndërhyn dhe një i afërm i Lefter Kokës!

    Pamje nga sherri

    DHËRMi- Një përleshje fizike u regjistrua mbrëmjen e djeshme pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet e sherrit, ku palët e përfshirë shfaqen duke u përleshur me grushte e shkelma, u vu re mungesa e efektivë të Policisë së Shtetit. Megjithëse autoritetet nuk kanë reaguar ende për këtë ngjarje, dëshmitarë të ngjarjes kanë arritur të identfikojnë personat e përfshirë në përplasje. Një dëshmitar ka bërë me dije për JOQ se shkak i sherrit ka qenë nje femër dhe inatet e mëparshme, ndërsa sipas të tij të konfliktuar janë persona jo pak të njohur. Me sa duket, protagonistë janë emra të njohur nga bota e politikës dhe showbiz-it. Bëhet fjalë për nipin e ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. 

    “Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresoi është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, shkruan dëshmitari për JOQ. “Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një dëshmitare tjetër.
    Kjo shënon një tjetër ngjarje të dhunshme që ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj, pasi ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara gjatë këtij sezoni./ZËRI

  • Nuk po ndalen! “Plas” sërish sherri me shkelma e grushta në Dhërmi (VIDEO)

    Nuk po ndalen! “Plas” sërish sherri me shkelma e grushta në Dhërmi (VIDEO)

    Pamje nga sherri

    DHËRMI- Një tjetër përleshje fizike ka ndodhur mes disa të rinjve ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi. Kjo shënon një tjetër ngjarje të dhunshme që ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet e dërguara pranë redaksisë së JOQ tregojnë një situatë tensioni, ku palët janë të përfshirë në një sherr masiv me grushte e shkelma.
    Edhe pse situata ka agravuar, në pamje nuk duket se ka pasur efektivë të Policisë së Shtetit, prezente në ngjarje. 
    PAMJE NGA NGJARJA: 

    Autoritetet nuk kanë reaguar ende për këtë ngjarje, ndërsa nuk dihet se cilët janë personat e përfshirë në përplasje./ZËRI

  • Gjobë 200 mijë lekë për zhurmën në Dhërmi, muzika e lartë në “beach bar” kushton shtrenjtë

    Gjobë 200 mijë lekë për zhurmën në Dhërmi, muzika e lartë në “beach bar” kushton shtrenjtë

    Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmit është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve të policisë rezultoi se muzika e transmetuar kishte tejkaluar kufijtë e lejuar ligjorë për ndotjen akustike.
    Ngjarja u konstatua më 26 korrik, kur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe kontrollin e ndotjes akustike në sezonin turistik, kryen kontrolle në disa lokale përgjatë vijës bregdetare.
    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë verifikimeve në një prej lokaleve të natës, u konstatua se niveli i zërit tejkalonte normat e lejuara me ligj, çka çoi në vendosjen e një gjobe administrative për administratorin e lokalit, me inicialet E. P.
    Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë intensive në të gjitha zonat turistike të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e qetësisë për pushuesit dhe mbrojtjen nga ndotja akustike, një shqetësim i përsëritur gjatë sezonit veror.
    Policia u bën thirrje të gjithë operatorëve turistikë, pronarëve të bareve, restoranteve dhe ambienteve të argëtimit “që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre”, për të shmangur masa ndëshkuese dhe për të siguruar një ambient të qetë për turistët.

  • Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

    Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

    Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmiut është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve të policisë rezultoi se muzika e transmetuar kishte tejkaluar kufijtë e lejuar ligjorë për ndotjen akustike.
    Ngjarja u konstatua më 26 korrik, kur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi kryen kontrolle në disa lokale përgjatë vijës bregdetare.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Vlorë, gjatë verifikimeve në një prej lokaleve të natës, u konstatua se niveli i zërit tejkalonte normat e lejuara me ligj, çka çoi në vendosjen e një gjobe administrative për administratorin e lokalit, me inicialet E. P.
    Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë intensive në të gjitha zonat turistike të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e qetësisë për pushuesit dhe mbrojtjen nga ndotja akustike, një shqetësim i përsëritur gjatë sezonit veror.
    Policia u bën thirrje të gjithë operatorëve turistikë, pronarëve të bareve, restoranteve dhe ambienteve të argëtimit “që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre”, për të shmangur masa ndëshkuese dhe për të siguruar një ambient të qetë për turistët.

  • Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara në një beach bar në Dhërmi, gjobitet me administratori i subjektit

    Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara në një beach bar në Dhërmi, gjobitet me administratori i subjektit

    Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun e Vlorës, për parandalimin dhe evidentimin e ndotjes akustike nga uniformat blu.

    Një person, administratori i një ‘beach bar’ në Dhërmi është gjobitur pasi ka vendosur muzikë mbi normat e lejuara. Vlera e gjobës është 200 mijë lekë.
    Njoftimi:
    Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, në një beach bar në Dhërmi, gjobitet me 200 000 lekë administratori i subjektit.
    Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, strukturat e DVP Vlorë kanë intensifikuar në gjithë qarkun, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë.
    Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, më datë 26.07.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në një beach bar, në Dhërmi, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit E. P., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë.
    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre.

    Top Channel

  • Aksident tragjik në aksin Palasë–Dhërmi, humb jetën 9-vjeçari! Shoferi ishte i dehur

    Aksident tragjik në aksin Palasë–Dhërmi, humb jetën 9-vjeçari! Shoferi ishte i dehur

    Mbrëmjen e 24 korrikut, një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 23:10 në aksin rrugor Palasë–Dhërmi ku një fëmijë vetëm 9 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje.
    Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës drejtuesi i mjetit, shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, është arrestuar në flagrancë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Dyshohet se ai humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.
    Përplasja rezultoi fatale për njërin prej pasagjerëve, një i mitur 9-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend.
    Ndërkohë, pasagjeri tjetër, 20-vjeçari E. A., është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.